Shkruan Avokat Arben Llangozi
A do të hetohen edhe lidhjet e korrupsionit me prokuroren e gatshme Esmeranda Basho dhe antarët e tjerë të grupit gjobvënës?
Arrestimi i 5 punonjësve të Policisë në Sarandë, mes tyre edhe shefi i Komisariatit, nuk është një ngjarje e zakonshme. Ky është tregues i qartë se në Komisariatin e Sarandës ka funksionuar një rrjet i organizuar korrupsioni, ndikimi dhe abuzimi me pushtetin.
Ky komisariat prej kohësh është denoncuar nga ana ime si një vatër ku ligji nuk është zbatuar njësoj për të gjithë, ku qytetarët janë përballur me presione, gjoba selektive dhe vendimmarrje të dyshimta. Sot lind nevoja që hetimi të mos mbetet vetëm te disa punonjës policie, por të shkojë deri te rrënjët e ndikimit të paligjshëm.
Në këtë situatë të rëndë, unë besoj se mes personave të arrestuar ka edhe njerëz të pafajshëm, punonjës që ndoshta janë gjendur në një zinxhir urdhrash, presioni apo rrethanash që nuk i kanë kontrolluar vetë. Drejtësia duhet të godasë korrupsionin, ndikimin e paligjshëm dhe urdhëruesit realë, por njëkohësisht duhet të mbrojë çdo njeri të pafajshëm që mund të jetë përfshirë padrejtësisht në këtë çështje.
AMP duhet të hetojë me seriozitet çdo lidhje mes drejtuesve të komisariatit, prokurorisë dhe personave të tretë që kanë ndërhyrë në çështje konkrete. Duhet hetuar prokurorja Esmeranda Basho, roli i kushëririt të saj Mariglen Basho dhe çdo komunikim apo takim me ish-shefin e komisariatit Gëzim Bashllari.
Ditën e dijeshmë Mariglen Basho ka qenë në zyrën e Bashllarit, çfarë është diskutuar, për cilat çështje është folur dhe ka pasur ndikim të paligjshëm mbi vendimmarrjen e prokurores. Nëse drejtues policie, kanë ndikuar në mosnxjerrjen e urdhrave të ndalimit, në orientimin e hetimeve apo në mbrojtjen e personave të caktuar nëpërmjet Mariglen Bashos, nëse vërtetohet atëherë nuk kemi më thjesht korrupsion policor, por kapje të drejtësisë në nivel lokal.
Pamjet filmike të komisariatit janë prova kyçe, që provojnë se Mariglen Basho Ditën e dijeshme ka qënë në zyrën e shefit të komisariatit Gëzim Bashllari.Ato duhet të sekuestrohen menjëherë, të verifikohen hyrjet dhe daljet, oraret, takimet dhe kontaktet e çdo personi që mund të ketë ndikuar në hetime. Nuk duhet të zhduket asnjë pamje dhe nuk duhet të manipulohet asnjë provë.
Në këtë rrjet duhet të hetohen edhe Ardit Kulla dhe shefi i Policisë Rrugore, Lulëzim Hysenaj dhe Elion Alla, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e zinxhirit të gjobave, presioneve dhe vendimmarrjeve të paligjshme në Sarandë. Pasi ky grup nuk është gjë tjetër veçse pjesë e një grupi gjobvënësish.
Kjo çështje nuk duhet të mbyllet me disa arrestime sa për statistikë. Nëse hetimi nuk shkon te urdhëruesit, lidhjet, ndërmjetësit dhe mbrojtësit institucionalë në prokurori, atëherë korrupsioni do të goditet në sipërfaqe dhe rrjeti do të mbetet përsëri në këmbë.









