Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Lësho karrigen
A e mendon zotrote
për t’keq pse me pa?
apo pse kishte ambicje
të ishte në këtë dynja.
Lind e rritet n’kuvende, ajo,
me të, e drejta po lëshon shtat,
ty, po t’kokrrohet mendja
që me mëri, me e pa.
Vështir t’gjesh, mendojnë
që dy mendje, në lojë,
nuk u bajshin të njëjtit
veçse, frymojnë njësoj.
Por, për një gjë gjithmonë
trimat shqiptar që motit,
i mbajti fort të bashkuar
atdheu, i bekuari i Zotit.
Hej, mos luaj ma me ta,
ju, j’u luajt mendja vendit,
qysh se erdhe n’krye t’kresë
gabimi yt e kapi fatalitetin.
Ik e lëshoje sa ma parë
atë vend që e ke zaptu,
asnjë të mirë ky shqipëtar
ka kaq vite që nuk ka gëzu.
Fundi juaj e preki fundin
sa i pashën është për ty?
vetë e zgjodhe, shihja hajrin
gjithë vendin mrapsh ke kthy.
Mendje të dijshme ka fal Zoti
e me mbrojtë të bardhin konak,
lësho karrigen e lërja të drejtit
atij, që betohet popullin me e dasht.







