Kreu Hapësirë Kardinali Ernest Troshani, ish-burgu i Spaçit, të persekutuarit e komunizmit dhe...

Kardinali Ernest Troshani, ish-burgu i Spaçit, të persekutuarit e komunizmit dhe Zoti Trump

0
23

Shkruan Qamil Gjyrezi

Para disa ditësh u zhvillua në oborrin e burgut të Spaçit një meshë e mbajtur nga Kardinal Ernest Troshani. Shkaku i arrestimit ishte se ai kishte kremtuar një Meshë të Shenjtë për shpirtin e Presidentit të ndjerë amerikan John Fitzgerald Kennedy. Ish-burgu i Spaçit në Mirditë u kthye të premten në një vend pelegrinazhi dhe kujtese.

as dekadash, në vendin ku vuajti 12 vite burg gjatë regjimit komunist, u rikthye eminenca e tij Kardinal Ernest Simoni Troshani. Me të mbërritur atje, ai vizitoi ambientet ku ishte mbajtur i burgosur dhe u ndal pranë fotografive të ish-bashkëvuajtësve, duke kujtuar vitet e persekutimit dhe sakrificën e qindra të dënuarve politikë. Më pas, Kardinali kremtoi Meshën e Shenjtë në oborrin e ish-burgut, në praninë e ish-të përndjekurve politikë, besimtarëve të shumtë, përfaqësuesve të komuniteteve fetare, dhe politikës. Në mesazhin e tij, ai rikujtoi momentin e arrestimit e dënimit si dhe u bëri thirrje shqiptarëve të jetojnë me besim, të jenë më pranë Zotit dhe ta duan njëri-tjetrin. “Jeni bijtë e të madhit Zot, të duani njëri tjetrin, atdheun, me mbrojt të vërtetën. Falënderoj Zotin që na ka bashkuar, njerëzit që me admirim me kanë pritur”, thotë ai. Teksa e konsideruan Spaçin një simbol të qëndresës komuniste, përfaqësuesit e ish-të përndjekurve politikë, pushtetit vendor dhe dioqezës së Rrëshenit kërkuan më shumë vëmendje nga për ruajtjen e ish-burgut të Spaçit, i cili prej vitesh vijon të degradohet. “Thirrja ime është për qeverinë shqiptare. Ky sit nuk duhet të shkatërrohet. Po u shkatërrua brezat e rinj do të thonë s’ka ndodhur gjë. Kjo do ishte fatkeqësia më e madhe, sepse ajo që harrohet, përsëritet”, tha Dom Gjergj Meta. Në shenjë mirënjohjeje për jetën e tij të përkushtuar dhe dëshminë e besimit përballë persekutimit, Kardinalit 98-vjeçar iu dorëzua një certifikatë mirënjohjeje dhe një dhuratë simbolike me emblemën e Spaçit. Në këtë ditë nuk mungoi as mesazhi i Atit të Shenjtë, Papa Leone XIV, i cili u lexua gjatë ceremonisë.
Mbas meshës së shenjtë të Kardinalit Ernest Troshani në ish-burgun politik të Spaçit luajta në Trombë pjesën ‘Panis Angelicus’ një meditim artistik, në “Dhomën e Maskave”. Aty Arneni i “Tek Bunkeri” ka bërë një mrekulli muzeale përmes regjistrimit të rrëfimeve në kufje të ish të dënuarve politik në këtë burg minierë dhe zhvillova një intervistë me gazetarin Gjegj Marku.

E ardhmja e ish-të përndjekurve politikë dhe integrimi në B.E.

Përndjekja politike nuk është vetëm një ngjarje historike. Ajo mbetet një shenjë kolektive e kujtesës që shoqëria duhet ta interpretojë dhe ta përpunojë. Integrimi europian e vendos dinjitetin njerëzor, të drejtat dhe shtetin e së drejtës në qendër. Kjo e bën trajtimin e ish-të përndjekurve një simbol të pjekurisë demokratike. Në një perspektivë të re, ish-i përndjekuri nuk duhet të mbetet vetëm një figurë e vuajtjes, por të shihet si qytetar me të drejta, kujtesë dhe kontribut në shoqëri. Integrimi në BE nuk kërkon harrimin e së kaluarës. Përkundrazi, kujtesa historike mund të shndërrohet në një element të identitetit demokratik shqiptar. Pajtimi nuk do të thotë fshirje e historisë. Pajtimi do të thotë kalim nga konflikti i kujtesave drejt një kuptimi të përbashkët të së shkuarës. E ardhmja duhet të jetë edukimi i brezave të rinj me historinë, në mënyrë që diktatura të mos mbetet vetëm një kapitull i harruar, por një shenjë paralajmëruese kundër përsëritjes së saj. Bashkimi Europian mund të shihet si një shenjë e një rendi të ri politik dhe kulturor, ku individi, liria dhe dinjiteti kanë përparësi ndaj ideologjisë. Si përfundim e ardhmja e ish-të përndjekurve politikë duhet të kalojë nga kujtesa e dhimbjes te dinjiteti, nga përndjekja te integrimi dhe nga viktima te qytetari aktiv europian. Kryesorja është që integrimi europian të mos jetë vetëm ekonomik e politik, por edhe një proces i drejtësisë së kujtesës.

Presidenti Trump paralajmëron një ringjallje të “kërcënimit komunist” në SH.B.A.

Në kontekstin e këtyre ngjarjeve, po citoj edhe deklaratat e Presidentit Donald Trump për rrezikun e ringjalljes së komunizmit në SH.B.A. Gjatë fjalimit për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së në Uashington, presidenti Donald Trump paralajmëroi për një ringjallje të “kërcënimit komunist” në vend. Ai u shpreh se komunizmi është armik i lirisë dhe Kushtetutës, por theksoi se Amerika nuk do të jetë kurrë një vend komunist. Nëse e analizojmë deklaratën e Donald Trump për komunizmin nga një këndvështrim semiotik-politik, mund ta lexojmë kështu. Në diskursin e Trump-it, fjala komunizëm nuk funksionon vetëm si term historik, por si një shenjë negative, që simbolizon kufizimin e lirisë dhe kontrollin e shtetit. Komunizmi ndërtohet në kontrast me lirinë. E kaluara perdoret si argument i së tashmes. Historia e komunizmit përdoret si kujtesë politike, për të paralajmëruar shoqërinë ndaj ideologjive që perceptohen si kërcënim për sistemin demokratik. Diskursi krijon një ndarje simbolike midis “neve”, që përfaqëson lirinë dhe demokracinë, dhe “atyre”, që përfaqësojnë ideologjinë komuniste. Në kuptimin semiotik, komunizmi mund të shndërrohet nga një koncept historik në një mit politik, ku një fjalë e vetme mbart një kompleks të tërë emocionesh: frikë, kujtesë, konflikt dhe kundërshtim. Përdorimi i kësaj shenje ka edhe funksion mobilizues. Ajo synon të krijojë identifikim emocional te publiku dhe të forcojë mbështetjen për një vizion të caktuar politik. Për shqiptarët që kanë përjetuar diktaturën, fjala komunizëm ka një signifikat historik shumë konkret: përndjekje, burgje, internime dhe kufizim të lirisë. Prandaj, deklarata të tilla mund të marrin një rezonancë të veçantë në shoqërinë shqiptare. Si përfundim, deklarata e Zotit Trump për komunizmin mund të lexohet si një strategji e shenjave politike, ku komunizmi shërben si simbol i asaj që duhet kundërshtuar, ndërsa liria dhe demokracia si simbole të asaj që duhet mbrojtur.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu