Emisioni “Kepi i tundimeve” që trasmetohet në “Top Channel”, ka shkaktuar zemërim dhe rebelim tek opinioni publik.
Me anë të komenteve në rrjete sociale, qytetarë të ndryshëm shprehen se ky emision nuk jep asnjë mesazh për rininë përveçse degjenerim.
Ata akuzojnë “Top Channel” se po jep maksimumin për të transmetuar përdhunime live.
Ka nga ata qytetarë që emisionin e quajnë bordello.
Më poshtë po sjellim disa nga komentet.
“Ça mesazhi jep ky program për rininë? Veç kurvëri, degjenerim, siç është bërë Top Channel, duke reklamuar vetëm anti-familje.Vdiq Tani vdiq, dhe Topi bashk me Digitalbin….Emision me përdhunime, madje live në ekran….
Kepi degjenerimeve, në Top qenef….Produksioni që jep maksimumin për të degjeneruar popullin shqiptar, një aktrim për të vjellë nga këta injoranta që janë brenda…Ju jeni bordello, kush ju ndjek juve..”, shkruajnë qytetarët./CNA.al