Qytetarët shqiptarë që fluturojnë shpesh tashmë do të kenë mundësi të abonohen duke përfituar bileta me çmime më të ulëta. Kompania ajrore Wizz Air njoftoi se do të nisë edhe në Shqipëri programin WIZZ Multipass, i cili është programi i parë i abonimit ajror në Europë.
Abonimi u jep pasagjerëve mundësinë të ruajnë çmimin fiks të biletës për plot 12 muaj. Kjo ofertë ëshë e disponueshme për fluturimet ndërkombëtare për dhe nga Shqipëria, si dhe për fluturimet brenda për brenda dhe ndërkombëtare, për dhe nga Italia.
MultiPass nga Wizz Air u jep mundësinë të gjithë pasagjerëve që abonohen të fluturojnë një herë në muaj drejt destinacioneve të zgjedhura, duke paguar një tarifë mujore fikse që nuk varet nga sezoni, dhe as nëse është një rezervim i bërë në minutën e fundit. Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë pasagjerët që duan të udhëtojnë gjatë gjithë vitit pa shpenzuar shumë.
WIZZ MULTIPASS: TARIFA E ABONIMIT MUJOR PËR FLUTURIME NDËRKOMBËTARE ME NISJE NGA SHQIPËRIA
PLANI |
NJË RRUGË |
KTHIM |
VETËM BILETA | 34.99 EURO | 69.99 EURO |
BILETA + WIZZ PRIORITY | 61.99 EURO | 123.99 EURO |
BILETA DHE VALIXHE + 20 KG VALIXHE CHECKED-IN | 69.99 EURO | 139.99 EURO |
BILETË + WIZZ PRIORITY + 20 KG VALIXHE CHECKED-IN | 96.99 EUR | 193.99 EUR |
Duke u abonuar, pasagjerët shqiptarë do të mund të planifikojnë udhëtimet që përshtaten më mirë me nevojat e tyre. Ata mund të zgjedhin mes fluturimeve me një rrugë, apo fluturimeve vajtje-ardhje, duke zgjedhur gjithashtu nëse dëshirojnë të shtojnë opsionin Wizz Priority dhe/ose valixhe. Ashtu si rezervimet e zakonshme me Wizz Air, shërbimet shtesë mund të blihen apo shtohen përpara fluturimit nëpërmjet faqes online “Check-in & bookings”.
Me këto tarifa, WIZZ MultiPass mund t’i ndihmojë pasagjerët të kursejnë deri në 40% me biletat e tyre drejt destinacioneve më të njohura të këtij viti. Një mundësi e shkëlqyer për këtë sezon veror, veçanërisht për pasagjerët që duhet të udhëtojnë shpesh nga Shqipëria drejt destinacioneve ndërkombëtare.
Klientët do të mund të rezervojnë biletën e tyre menjëherë pas fillimit të abonimit dhe ta kryejnë udhëtimin vetëm pesë ditë më vonë. Në rastin kur pasagjerët zgjedhin ta nisin abonimin muajin në vijim, ata mund ta kryejnë udhëtimin duke nisur nga dita e 6-të e muajit deri në fundin e tij. Abonimi rinovohet çdo ditë të parë të muajit.
WIZZ Multipass mund të blihet edhe në mes të muajit, në rastin që kanë mbetur më shumë se 5 ditë deri në fund të muajit. Klienti do të tarifohet menjëherë dhe mund të fluturojnë drejt destinacionit të tyre brenda 5 ditëve. Në këtë rast, pasagjeri zgjedh një periudhë më të shkurtër për muajin e parë pasi abonimi do të rinovohet çdo ditë të parë të muajit. Për më shumë informacion rreth WIZZ MultiPass, vizitoni faqen zyrtare të Wizz Air.