Bertrand Russell, një mendje brilante dhe disa përkufizime tmerrësisht korrekte

0
Shkruan Albert Vataj
– I gjithë problemi me botën është se budallenjtë dhe fanatikët konservatorë, janë gjithmonë kaq të sigurt për veten dhe veprën e tyre, dhe njerëz e mençur, kanë kaq shumë dyshime dhe janë gjithnjë të pakënaqur nga ajo që bëjnë, edhe pse ata kurrë nuk i janë deficitar gjenialitetit, me të cilin i qasen të tashmes.
– Tri janë, pasionet e thjeshta, por jashtëzakonisht ndikuese, që kanë patur frerët e pushtetit të jetës sime: malli për dashuri, kërkimi ngulmues dhe pamjaftueshmëria me dijen dhe keqardhja e padurueshme për vuajtjet e shumta të njerëzve.
– Një jetë pa aventura, ka të ngjarë të jetë rutinore dhe e mërzitshme, pa larmi dhe eventualitet, por një jetë në të cilën aventura lejohet të marrë çfarëdo lloj forme dhe të përcaktojë identitetin tënd, thjeshtë është një jetë e shkurtër, me shumë adrenalinë dhe pa asnjë vlerë.
– Nëse do të kishte sot në botë një numër të madh njerëzish që dëshironin dhe përpiqeshin pareshtur për lumturinë e tyre, më shumë sesa të dëshironin fatkeqësinë e të tjerëve, ne do të mund të ishim të shpërblyer me një parajsë tokësore, absolutisht të merituar.
– Ata, të cilët ishin aq fatkeq sa t’u privohej intimiteti i thellë përjetues dhe përfshirja e fortë në magjinë e dashurisë reciproke, kanë humbur gjënë më të shtrenjtë që jeta duhet tu jepte.
– Megalomani ndryshon nga narcizisti nga fakti se ai dëshiron të jetë i fuqishëm dhe ta dëshmojë këtë, në vend që të jetë simpatik dhe i adhuruar, dhe… kërkon të imponohet përmes frikës dhe jo përmes dashurisë. Këtij lloji i përkasin shumë të çmendur, dhe shumica prej tyre janë njerëzit e mëdhenj të historisë.
– Dashuria është shumë më tepër, sesa thjeshtë dëshira e zjarrtë për marrëdhënie seksuale. Për hir të së vërtetës, ajo, shpesh, për shumë burra dhe gra, është mjeti kryesor për të shpëtuar nga makthet e vetmisë, rrezik që merr nën kërcënim pjesën më të madhe të jetës së tyre.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu