Dhëndri i Saliut nuk ndihet mirë në burg, kërkon ndryshim të masës së sigurisë

0

Avokatët e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish kryeministrit Sali Berisha, do të depozitojnë kërkesë për ndryshim mase në Gjykatën e Apelit.

Malltezi u la të hënën në burg nga Gjykata e Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, lidhur me privatizimin e ish kompleksit sportiv, “Partizani” dhe ndërtimit të disa kullave mbi këtë truall.

Për dosjen “Partizani”, është akuzuar edhe ish kryeministri Sali Berisha. Mbi të, rëndojnë akuzat e korrupsionit pasiv dhe larjes së parave.

Të enjten, u la në fuqi masa për Berishën, pasi GJKKO vendosi “Detyrim paraqitje” dhe bllokim pasaporte për ish-kryeministrin.
Ish-kryeministri duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji para Oficerit të Policisë Gjyqësore, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu