Do publikohen përgjime të “frikshme”: E përfshirë Mimoza Kusari

0

Gazetari Berat Buzhala, ka paralajmëruar publikimin e një audio-përgjimi e që thotë se janë të përfshirë njerëz të pushtetit.

Në audio-incizimin të cilin Buzhala ka paralajmëruar se do ta publikojnë, thotë se është e përfshirë Mimoza Kusari, shefe e grupit parlamentar të VV-së.

Implikon pushtetin në koordimin me Radoiçiqin për çështje të brendshme të Kosovës.

Gazetari Buzhala ka thënë se këto biseda ndërmjet zyrtarit e njerëzve të Radojiçiq kanë ndodhur edhe pas kohës sa ky i fundit u shpall “non grata” nga ShBA, e me urdhër-arrest nga Prokuroria e Kosovës.

“Sa prej jush besoni se rrethi më i ngusht i Kryeministrit Albin Kurti, ka qenë në komunikim me rrethin më të ngusht të Milan Radojiçiqit, ose sa nga ju besoni se njëri ndër 3-4 njerëzit më të afërt të Kurtit, ka fol në telefon me Radojiçiqin dhe pasi ky i fundit ka hyrë në listën e zezë të ShBA-ve, e pas urdhër-arrestit për të”, ka thënë Buzhalla.

Më tej, Buzhala thotë se ky përgjim i cili do të publikohet, ka për qëllim “demaskimin e propagandës e jo pse në vetvete se kjo që ka ndodhur është kriminale, por dyshimet për veprimtari kriminale në këto koordinime shtohen, duke e ditur faktin se për Radojiçiq ka një urdhër-arrest në Kosovë”.

Autoritetet në Kosovë vitin e kaluar kanë lëshuar një urdhërarrest për Radioiçiqin pasi dyshohet për ndërhyrje në rastin e njohur si “Brezovica”, përkatësisht për “frikësim të dëshmitarëve gjatë procedurës penale”.

Por, ai dyshohet se ka ikur në Serbi. Që nga viti 2011, Radoiçiq është i njohur edhe për autoritetet gjyqësore në Serbi.

Ndaj tij dhe Zvonko Veselinoviqit është ngritur aktakuzë për përvetësimin e 32 kamionëve të kompanisë Hypo Alpe Adria Leasing.

Aktakuza ishte ngritur nga Gjykata Speciale në Beograd dhe koha e ngritjes së aktakuzës përkoi me vendimin e Beogradit për të nisur dialogun me Prishtinën dhe me thirrjen drejtuar serbëve nga veriu i Kosovës për heqjen e barrikadave.

Radoiçiq dhe Veselinoviq u liruan nga akuzat në vitin 2016. Më 2011, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, e kishte emëruar Veselinoviqin si personin që kishte organizuar ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës atë vit dhe për shkaktim të trazirave në atë pjesë të shtetit.

Barrikadat ishin vendosur për herë të parë për të penguar Kosovën që të shtrinte pushtetin në veri.

Që atëherë, barrikadat janë bërë simbol i destabilitetit në veri të Kosovës.

SHiko Videon:

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu