Gruaja e ish-kryeministrit të Kosovës u pagua nga bashkia e Tiranës (DOKUMENTI)

0

Anita Haradinaj, gruaja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se ka përfituar mbi 15 mijë euro nga bashkia e Tiranës dhe televizioni kombëtar Klan vitin e shkuar. Deklarimi i Haradinajt u bë në kuadër të dokumenteve që duhet të plotësojnë zyrtarët në Kosovë.

Anita Muçaj Haradinaj, figurë e njohur në mediat dhe televizionin shqiptar dhe veçanërisht si prezantuese e lajmeve në RTK, ka deklaruar se zotëron mbi 58 mijë e 800 euro në para të gatshme. Këto të ardhura kanë ardhur nga qeraja dhe pagesat që ajo e merr për pjesëmarrjen në projekte të ndryshme. Po ashtu, Anita ka në pronësi një automjet të markës BMW, me një vlerë të deklaruar prej 8000 eurosh.

Për herë të parë, Anita ka zbuluar edhe shumën që ajo ka fituar për rolin si opinioniste në spektaklin e ndjekur me padurim nga fansat, Big Brother VIP Kosova. Sipas deklarimit, ajo është kompensuar me 16 mijë e 900 euro për angazhimin e saj atje.

Gruaja e ish-kryeministrit të Kosovës u pagua nga bashkia e

Të ardhurat vjetore të Anitës nuk përfundojnë këtu, pasi ajo ka raportuar po ashtu se ka fituar 50 mijë euro nga një biznes ku është aksionare. Shtojmë këtu edhe 15 mijë e 800 euro nga Bashkia e Tiranës dhe nga angazhimi i saj me KLAN TV, si dhe një tjetër 48 mijë euro nga qiraja e një shtëpie në Prishtinë.

Gruaja e ish-kryeministrit të Kosovës u pagua nga bashkia e

Anita Haradinaj nuk është e vetmja figurë publike që merr para nga projektet e bashkisë së Tiranës.

Prej vitit 2016 bashkia e drejtuar nga Veliaj ka ndarë rreth 200 milionë lekë në vit për të ashtuquajturat projekte, shumica të tretura në drejtim të paditur, por që janë përdorur për të blerë oponentët, figurat publike dhe shoqërinë civile, e cila nuk ndjehet prej 8 vitesh për korrupsionin galopant dhe degradimin e kryeqytetit.

Nuk dihet se çfarë projekti ka bërë Anita Haradinaj në Tiranë dhe për qytetarët e Tiranës, por nga deklarimi i pasurisë, zbulohet se është paguar mbi 15 mijë euro.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu