Kamikazët e fundit të Berishës

0

Shkruan Zef Ndreka

Shtatori hyri me lëvizje të reja për partitë kryesore politike të Shqipërisë.
PD-ja e përfaqësuar nga Foltorja dhe PS-ja, kanë përgatitur motorët për të filluar fushatën e ardhshme elektorale që vjen pas disa muajsh.
Ndërkohë, që partitë e tjera, apo partiçkat e vogla pa elektorat, kanë mbetur si sëpata pa bisht, duke u munduar të jenë një zë, por pa peshë dhe vetëm me ankesa.
PD-ja, konkretisht Berisha, përzgjodhi drejtuesit politik të qarqeve. Kalkulimet e Berishës edhe këtë radhë janë të gabuara dhe kjo duket qoftë nga emrat e përsonave të përzgjedhur, qoftë nga reaksioni që ka krijuar nëpër qarqe.
Emrat e 12-shës që do drejtojnë politikat zonale të PD-së, janë tërësisht të konsumuar dhe nuk ofrojnë asgjë.
Demokratët i njohin më mirë detajet.
Në qarkun e Lezhës psh, Gjekmarkaj ka afro katër vite që as është dukur për kafe në atë qark. Ka qenë dhe është tërësisht i shkëputur nga realiteti politik, duke luajtur në Tiranë sa andej këtej për interesin përsonal.
Por nuk është vetëm ai, në çdo qark i njëjti fenomen ndodh me drejtuesit politik të PD-së.
Më afër se demokratëve, kjo 12-tëshe ka qëndruar pranë vulosësit Berisha!
Ndërkohë, nga pala tjetër, pra nga PS-ja, rinovimi i figurave të reja vjen paksa më natyrshëm, duke i aktivizuar me primare në lista më të sigurta për fitore. Ndërsa deputetët ekzistues, do të duhet të punojnë më fort për tu rikonfirmuar.
Ky veprim i PS-së, siguron jo vetëm fitore, por edhe rinovim normal dhe pa sforcime të partisë së tyre.
Pra, kemi njëkohësisht dy pamje të kundërta në dy forcat politike që synojnë pushtetin:
Në PD mbyllje nga Berisha,
Në PS, hapje dhe rinovim i mëtejshëm.
Rezultatet e këtyre politikave elektorale, do ti prekim shumë shpejt dhe do shohim sa lehtësisht janë gënjyer demokratët nga Berisha ose janë vetëgënjyer gjithnjë në shërbim përsonal duke shfrytëzuar interesin përsonal e familjar të legjendës së tyre.
Është e pa konceptueshme se si e sa besojnë ënde tek Non Grata i shpallur përjetësisht jo vetëm nga DASH-i, por edhe nga Gjykata e Lartë e SHBA-ve. Plus që edhe Britania e Madhe e vulosi non gratën përjetësisht, duke e shtuar dozën e dënimit.
Por, Berisha për të zgjedhur deputetët kamikaz të tij, ka premtuar se do të bëje primaret, që do të thotë hapur, se përsona të dyshuar si Gazmend Bardhi, Gjekmarkaj etj mund të mos kandidohen fare pasi do eliminohen nga votat e foltoristëve.
Kështu Berisha do të ndjehet më i sigurtë me kamikazët e tij të cilët janë të gatshëm të shtypin “butonin” kur ta kërkojë nevoja.
E gjitha kjo, në fund të fundit, mund të thuhet se është pragu i varrosjes së PD-së, që po vjen shpejt nga kamikazët e fundit të Berishës…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu