Kriteret e anëtarësimit në BE”, përfaqësuesi i CDU: Me rëndësi pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e shtypit

0

Lidhur me miratimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian ka reaguar edhe në nënkryetari i Grupit Parlamentar të grupimit politik CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, Johann Wadephul tha se nuk ka kompremis për kriteret e anëtarësimit.

Wadephu thotë se Shqipëria ka disa piika që duhet ti plotësojë me rigorozitet, ndërsa për Maqedoninë e Veriut thotë se deputetët atje kanë treguar largpamësi.

“Negociatat e anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë të afërta. Ky është një hap historik drejt integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE. Negociatat duhet të fillojnë tani shpejt në mënyrë që më në fund të ndezin një dinamikë të re pozitive. Deputetët e parlamentit të Maqedonisë së Veriut kanë treguar largpamësi. Ata janë shprehur pro një propozimi kompromisi nga Franca që po kërkon shumë prej tyre.

Por kjo hap derën për në BE. Mbetet për të shpresuar se ky hap është gjithashtu mënyra për të promovuar bashkëjetesën multietnike në të gjithë rajonin dhe për të ulur tensionet. Megjithatë, duhet të jetë po aq e qartë se ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim ndaj kritereve të anëtarësimit. Për Shqipërinë në veçanti, Bundestagu ka formuluar kritere të qarta për pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e shtypit. Këto kritere ende nuk janë përmbushur. Pres që qeveria e Edi Ramës t’i zbatojë këto reforma me guxim dhe BE-ja do të kërkojë zbatimin e tyre gjatë bisedimeve” thotë ai.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu