Luçiano Boçi: Përballja e SPAK me Sali Berishën është çështje pasioni, jo korrupsioni

0

Luçiano Boçi mendon se përballja e SPAK me Sali Berishën, është çështje pasioni, jo korrupsioni.

“Disa prokurorë të SPAK varen nga Rama, disa varen nga ndërkombëtarët, por në fund barazvaren. SPAK është i varur, nuk është i pavarur. Kur njerëzit thonë që është i varur nga ndërkombëtarët e pranojnë varësinë si pavarësi. Kjo është e çuditshme. Kjo është e vërtetë që SPAK e ka këtë lloj konfliktualiteti.

Si institucion SPAK ka qënë i mbështetur nga opozita, ka qënë organi që u mbështet më shumë në debatet e reformës në drejtësi, me atë shpresën që do të ishte krejtësisht i pavarur dhe do të merrej me aferat e pushtetit dhe jo me goditjen pasiononte politike ndaj liderit të opozitës.

Nqs ka një armiqësi të shprehur ndaj opozitës është pasioni politik të mënyrës se si e shkel ligjin SPAK hapur fare në raport me vendimet që duhet të marrë për kreun e PD, zotin Sali Berisha dhe këtu e vërteta del e zbuluar tërësisht dhe në opinionin publik.

Shpresuam se SPAK do të luftonte atë krimin zgjedhor dhe dështoi që në dosjet 184 dhe 339 kur i dërgoi në prokuroritë e rretheve”, tha ai për televizionin e familjes Berisha.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu