Më në fund/ Del data për gjyqin që ndan “Vulën” e Partisë Demokratike

0

Gjykata e Apelit në Tiranë ka caktuar 11 qershorin (ora 10:00) si datën kur do të rinisë sërish gjykimin e vulës dhe statutit të Partisë Demokratike.

Mësohet se realtore është gjyqtarja Alma Ahmeti me pjesëtare të trupës gjykuese Iliba Bezati dhe Elona Toro që do të rishqyrtojnë çështjen e 2021-it.

Çështja për vulën e Partisë Demokratike u rikthye në Apel pas vendimit të Gjykatës së Lartë me 27 dhjetor 2023. Në vendim, Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerëson se Apeli nuk ka kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk ka kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe ka interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural.

Më në fund/ Del data për gjyqin që ndan

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu