‘Në Vlorë janë 5 grupe kriminale’, ja kush e dominon qytetin

0

Seria e krimeve ka vijuar siç provoi vrasja e djalit të Buzëderrit dhe seria e hasmërive ku është përfshirë “Armando Sulejmani, Çipuri. Një emër që ka sjellë frikë në Vlorë vitet e fundit.

Ai i ka shpëtuar disa atentateve ndërsa në ngjarje të tjera, është vënë në rreth si i dyshuar. Prej vitit 2015, në Vlorë ka nisur një luftë e re. Tashmë, të fortët e 97-ës nuk operojnë më në formacione bandash. Ata janë fuqizuar dhe krijojnë aleanca fluide që ndrysojnë sipas interesave në bizneset e krimit.

‘Kam përshtypjen që shumë prej tyre kanë hyrë në bzinese të ligjshme, por kanë hyrë perfiferia, e bandës, nga ata që për shkak të rolit janë dënuar me 25 vite burg, apo 16 vite burg si dy anëtarët e Gaxhait që nuk morën burgim të përjetshëm, i shpëtuan brugimit përjetë’ u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror.

‘Janë 5 grupe të cilat herë pas herë ndërrojnë aleancta, sot 4 prej tyre janë kudnër 1 grupit të vetëm por deri dje ishin 3 kundër 2. Policia e e ka infot, MEMEX është plot me informacion për kontigjentët e vjetër apo të rinj, edhe pse janë shumë të shënjestruar shumë nga këta perosna nga këto grupe të forta’ u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço

Grupi i Çipurit, përmendet për armiqësinë e egër me atë që në Vlorë e njohin si grupi i “Fshatarëve”. Fjala është për djemtë e familjes Llanaj nga Selenica. Personi kyç i grupit është Ferdinand Llanaj, i njohur me nofkën “Robi”. Llanajt, përmendeshin për aleancën e fortë me Edison Harizajn, i ekzekutuar në mënyrë brutale në vitin 2018 në Durrës. Personazhi i njohur me nofkën “faqedjeguri”, u godit pikërisht në kohën kur konsiderohej si një prej njerëzve më të rëndësishëm mes të fortëve të Vlorës. Atë e konsideronin si “Padrino”.

Historia e ngritjes së Llanjave në nivele të larta, është e historia e mjaft grupeve të tjera në Shqipëri që janë detyruar për shkak të hasmërive. Në qershor të vitit 2011, vëllezërve Ferdinand dhe Aleksandër Llanaj, i vrasin babain, Baftjarin. Ky i fundit, ishte akuzuar për vrasjen e shtetasit Gjysho Xhaferraj në vitin 1998. Në Shtator të atij viti, tentohet të vritet Nihat Xhaferraj që mbeti i plagosur. Policia arrestoi një nip të familjes Llanaj por ai u lirua shpejt për mungesë provash. Në vitin 2012 vritet Nure Xhaferraj, djali i Gjyshos që ishte viktima i parë i hasmërisë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu