Njerëzit mbipeshë humbasin 16 deri në 23 kilogramë me ilaçin e sapo miratuar për diabetin

0

Një dozë javore e një medikamenti të miratuar së fundmi nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së për trajtimin e diabetit të tipit 2 mund të ndihmojë të rriturit pa diabet të humbin peshë gjithashtu, zbuloi një studim i ri.

Tirzepatide, u studiua te njerëzit pa diabet në tre doza: 5, 10 dhe 15 miligramë. Pjesëmarrësit me obezitet ose që ishin mbipeshë dhe morën dozën 5 miligram humbën mesatarisht 16 kilogram, ata që morën dozën 10 miligram humbën mesatarisht 22 kilogramë dhe pjesëmarrësit që morën 15 miligramë humbën mesatarisht 23.6 kilogramë.

“Pothuajse 40% e individëve humbën një të katërtën e peshës së tyre trupore,” tha bashkëautorja e studimit, Dr. Ania Jastreboff.

Në fillim të studimit, pjesëmarrësit kishin një peshë mesatare prej 104.8 kilogramë dhe BMI mesatare prej 38.

Njerëzit në studim morën gjithashtu seanca këshillimi për t’i ndihmuar ata të qëndrojnë në një dietë të shëndetshme me një deficit ditor prej 500 kalori, si dhe të paktën 150 minuta aktivitet fizik çdo javë. Ndërsa kjo sigurisht ndihmoi, nuk shpjegon përmasat e humbjes së peshës të parë në studim, tha Gabbay. a.m.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu