VARKA E NOES DHE “PËRMBYTJA E PËRBOTSHME” E DOSJEVE
Gjithnjë kam besuar se në vendet e vogla gëlojnë çudira të mëdha. Sikurse jam i yshtun me refuzu antibiotikun e kësaj, se një proverb i tillë është kërthi në prehrin e një nëne rrethanash të tjera. Dhe në Shqipëri ka kaq shumë bëma, sa tashembas nuk ka komoditet kurrkush, kurrqysh, për të përcaktuar masën e tyre. Mbetet vetëm kujdesi i një evidentimi numerik. Në kryeradhën e çudirave tash e sheh veten hapja e dosjeve, ndryshe çelja e portave të komunizmit që beh si domosdoshmëri nga prurjet motivuese të kaskadës së sugirimit të shtetit. Hapjen e dosjeve, gjithnjë e kemi kuptuar këtë si një gjest nderi, dhe është i tillë, për sa kohë që në dëshirën tonë të njeriut të lirë, kemi përqafuar demokracinë si vullnesën e të drejtave dhe lirive të shënjtëruara që merr përsipër të na garantojë ajo. Por dardha e ka bishtin prapa. Sa më shuëm që largohemi nga kjo goditje përfundimtare ndaj kamunizmit, aq më e pamundur, aq më ndëshkuese do të ravijëzohet ky ndëshkim. Zanafilla mund të na ndihmojë vetëm me argumentin Noe dhe varkën e tij, që shpëtoj kreaturën e Zotit nga e përbotshmja përmbytje. Gojët e liga, një përmbytjeje i mëshojnë, në rast se kemi vendosur të çmontojmë edhe hallkën e fundit të diktaturës komuniste, hapjen e dosjeve dhe zbatimin e praktikave ligjore, me kah përftimin e vlerës përfundimtare. Aq e molepsur është shtati i shtetit dhe strukturave që mabjnë në këmbë atë. Kurrrfar dëshire nuk mundet me mu ofru si ushqim për të pranu, se një pjesë e konsiderueshme e korit shteteror, në një mënyrë apo në një tjetër, janë të nominuar si ish-veprimtar të sigurimit të shtetit. Një larmi e pafundmë emrash, të cilët serviren si pseodonime të të rekrutuarve të sigurimit, qarkullojnë nga kafenetë, e-mailet, MSN-të, gazetat e deri tek akuzat e ndërsjellta politike. Aq fort bien këto bori, sa do të besoje instinktivisht edhe veten tënde njësi e kësaj armate. Të besosh se kjo fantazëm është realitet i prekshëm, veprues, në të ashtuqujturen, klasë politike shqiptare, atyre që ishin deri dje në pushtet, dhe këtyre që kanë zatetur pushtetin për fytit, është më shumë se një paradoks, parathënie e një tragjedie. Nëse sigurimi i shtetit, do të thotë e kaluar, zhgënjyese do të ishte për optimistët, të besojnë se sa e sigurt është e tashmja dhe e ardhmja e projekteve të tyre të ardhmërisë. Çështja e dosjeve të sigurimit, domosdoshmëria e hapjes së tyre, dhe pamotivimi për ta bërë një gjë të tillë është debatuar para e mbrapa në këto 17 vitet e fundit, duke u kthyer gjithnjë në tematikën e zhvillimeve politike shqiptare si një kryelajm. U gatuan aq shumë ligjërime, kumte, orvatje definicionesh, rekujeme, u endën kaq shumë varjante dhe u filozofua deri në pafundësi, thua se kjo do të ishte një nga feksjet më të mistershme nga ku ne shqiptarët të mund të shihnim paqen e përjetshme shpirtërore dhe të divorcoheshim përngaherë nga e kaluara. Dhe në të vërtetë domosdo duhej, ngutazi t’i vihej kapaku kësaj pune, e të mos zvargej deri në pafundësi, hapja ose jo e dosjeve. Por jo vetëm hapja, ose mbyllja si veprim mekanik. Të bëhej ajo që bota tjetër e viktimizuar nga ky mekanizëm kobzi e bëri me kohë, duke u shkëputur përfundimisht nga periudha më e errët dhe më çnjerëzore. Tu tregohet vendi dhe kuvendi atyre që deri dje, për një arsye apo për një tjetër, me vullnetin e tyre, lë të themi të lirë, u përfshinë në strukturat e sigurimit të shtetit dhe i shërbyen me devotshmëri atij regjimi, pasojat e të cilit i përngjajnë një apokalipsi, shoqëror dhe social, mental dhe psikik, ekonomik dhe politik. Edhe sot, sikundër herët e tjera, kjo dukuri përshkënditi duke i vënë zjarrin kashtës së eshkur të debatit të dosjeve. Sërish po debatohet shumë, aq sa duket çudi se si mund të vazhdojë diskutimi mbi një çështje të rrahur deri në rraskapitje, për një tematikë, që do të ishte në gjëndje të të ligjërojë edhe shqiptari më i mënjanuar nga kjo pjesë e realitetit të dhimbshëm shqiptar. Si më parë, palët e interesuara politike dhe eksponentë të rëndësishëm shtetëror dhe mediatikë u rreshtuan në dy kampe; pro dhe kundër hapjes së dosjeve. Si edhe herët e tjera, edhe kësaj here, u thirrën në ndihmë argumente racionale, emocionale, kolektive dhe individuale, derisa drobitën, u lodh nga debatuesit, dhe mesa duket finalja do të ketë përsëri një trofe për të dhënë, një sfidant për të kurorëzuar, ASGJËNË. Sakaq shoqërisë do të vazhdojë t’i qëndrojë mbi kokë si një re e stërmadhe, gjithnjë kërcënuese kjo damkë e zezë e ndjellakeqe. Ajo që e bën më kërcënuese dhe më sëmbuese këtë dalldi komuniste që rizgjohet hera herës nga letargjia, është se sa herë që hapja ose mbajtja e kyçur e dosjeve, rikthehet në atmosferën cingëritëse politike, prapavijë të vetme dhe ngulmin më të ethshëm ka përdorimi i këtij argumenti si një artileri që e gjejme ngaherë të rrjeshtuar në vijën e parë të frontit. Dhe kjo strategji lufte del nga sirtarët për të marrë tipare të një plani ofensiv, kjartazi me qëllimin e shfrytëzimit nga një palë për interesat e saja. Nëse urët e këtij zjarri i gjejmë në duart e klasës politike të majtë, përnjëherësh pyetësori ka përgjigjen standarte, se ata e furnizonë këtë makinë mediatike dhe tamtamesh; së pari për të kamufluar gërryerjen brenda vetvetes që i shkakton erozioni i kohëzgjatjes në opozitë dhe davaritja nga podiumet e beneficeve, privilegjeve dhe përfitimeve, limf e cila ka mbajtur ata në jetë. Së dyti, në pamundësi për të luftuar me argumenta shkatërrues që furnizon gjenerimi i një qeverisjeje të dështuar, ata kapen pas dosjeve, si i mbyturi për shkumë. Nëse pas debatit të dosjeve konstatojmë personazhe të politikës së djathtë, më shumë se personale që shpesh janë rrekur të artikulohen nga vullnete dhe ndërgjegje të inatosura, ajo trajtohet edhe në një prizëm viktimizues. Montimi i fantazmës së dosjeve në një platformë që rëndon në kurrizin ulok të shumicës së shqiptarëve, rëndom motivohet për të manipuluar situatat e krizave. Kjo taktik politike shakadahet në realitetin shqiptar, nisur dhe nga njohja e psikologjisë kolektive, diagnostikim, të cilin protagonistë të regjur i kanë të skeduara tashmë në kartelat e tyre. A nuk po ndodh kështu. Sot në këtë Shqipëri ke më shumë njerëz të merakosur për dosjet se sa për një realitet të larmishëm problemesh që e kanë kapluar atë për fytit, duke i fashitur çdo shpresë ardhmërie. Parë në një këndvështrim tjetër, hapja e dosjeve ka në fondament, nevojën për t’u shkëputur një herë e përgjithnjë nga e kaluara. Domosdoshmëri nga priktikat gjeopolitike dhe globalizmi. Kjo është një formulë e thjeshtë, me përfundimtare të qartë dhe aspak e ngërthyer në teorira, filozofi, praktika ligjore dhe vullnete zgjidhjeje. Hapja e dosjeve, nga njëra anë do të çelte portat e një tragjedie, asaj të implikimit në sistemin komunist. Një gjest i tillë, mund të themi i domosdoshmë do të sillnte një përmbytje, të ngjshme më atë të përbotshmen. Mungesa e një Noe, varkës së tij në një rast përmbytjeje që do të provokohej nga hapja e dosjeve, mbart në vetvete një poroblem që gjithnjë i druhemi. Por kjo nuk është Thembra e Akilit. Tjetërkund u fle lepuri palëve, atyre të interesuara që dosjet të hapen dhe atyre që janë në anën tjetër të llogores. Mendoj se është lidhja shpirtërore me të kaluaren, ajo që mban gjithnjë të dyzuar vullnetin e klasës politike dhe atyre që kanë forcë vendimmmarrjeje për t’i dhënë fund këtij makthi, këtij turpi, kësaj parade maskash. Dallohet gjithnjë e më qartë se, hapja e dosjeve, kapitullimi i diktaturës komuniste është një pamundësi, është një hap i ngrirë që kurrë nuk do të hidhet, është një pakt me të shkuaren që gjithnjë e më shumë vështirëson mundësitë për t’u prishur. Por gjithsesi pa një Noe dhe varkën e tij, hapja e dosjeve do ta paguanim me një çmim shumë herë më të madh se ç’po e paguan nderi dhe demokracia sot të flesh me gjarpër në gji. Nga ALBERT VATAJ ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI? Një “kulturë europiane” e thjeshtuar vetëm në trajtat e saj “oksidentale”, s’mund të përfytyrohet. Kulturorisht, si dhe shpirtërisht, Europa ngërthen në vetvete gjithë sa ka krijuar hapësira e quajtur “ballkanike”. Në barrën e keqkuptimeve që, me kalimin e shekujve, vijnë duke u shtuar mbi marrëdhëniet e Perëndimit me vendet ballkanike, bën pjesë edhe përçmimi për thuajse gjithë sa është ballkanike, duke e përfillur këtë rajon si vis pa qytetërim “oksidental”. Duke i veshur Ballkanit prirjen për të përmbysur situatat gjeopolitike të Europës, intelektualë mediokër të Perëndimit europian i fajësojnë popujt ballkanikë për mynxyra deri nga ato që s’i nxë mendja. Analistët madje flasin rëndom për “ballkanizim”, në një kuptim fortësisht pejorativ, për të dëftuar gjithë sa, në doke, në kulturë dhe në nivelin e jetesës, i kundërvihet Perëndimit “të tyre”. Kështu Ballkani, më shumë se një rajon, është bërë një problem, duke qenë fjala për një “Ballkan” që ekziston më së shumti në mendje, se në terren. Në një situatë të tillë është bërë tanimë detyrë të thyerit e mjaft prej modeleve me të cilat janë modeluar faktet e historisë botërore përkundrejt historisë së rajonit tonë, posaçërisht të atyre modeleve që përftojnë një shembëlltyrë të shformuar mbi zhvillimin e historisë europiane në të cilën Lindja shfaqet si një periferi e Perëndimit. Sidomos “ne ballkanikët” s’kemi më se përse të vijojmë duke pranuar një histori të njerëzimit siç është shkruar në mënyrë diverguese vetëm prej “popujve të mëdhenj”, një histori që e vështron rajonin tonë si një “botë shtojcë”, e cila gjallin jashtë qendrës së historisë botërore të identifikuar me një traditë vetëm e vetëm “oksidentale”. Shfaqet së rishti, në këtë pikë, pyetja e përhershme: A ekziston përnjëmend një dallim i rëndësishëm mes të ashtuquaj turit “Oksident” dhe të ashtuquajturit “Orient” europian? Dhe, po qe se ai ekziston, ku qëndron? Mandej, ka të bëjë apo jo vendi ynë me një dallim të tillë? Dhe, nëse ka të bëjë, a është ky një dallim thjesht gjeografik, apo që ka një bazë kulturore? Me tjera fjalë: kemi të bëjmë me dallime të rendit historik, apo atij qytetërimor? Më 16 prill 1999, përpara Bundestag-ut, deputeti kristian demokrat Karl Lamers, duke folur për shembëlltyrën e formuar në Europë për Ballkanin, thoshte: “Duhet të guxojmë e të rivëmë në diskutim shembëlltyrat tona në karakterin absolut të tyre”. Në fjalën e tij Lamers-i e vinte theksin ndershmërisht jo në kushtet historike dhe sociale të rajonit, që gjithsesi ndikojnë të sotmen dhe të ardhmen e rajonit në diskutim, por në karakterin raprezentativ të këtij realiteti që të huajt, pa e kuptuar, ndërtojnë në mendjen e tyre. Ndoshta ngase është bashkatdhetar i Kant-it, por Lamers-i ka gjithsesi të drejtë kur flet për shembëlltyrat sa i përket kësaj zone jug-lindore të Europës. Ngase asnjë njohje s’realizohet përveçse nëpërmes shembëlltyrës së objektit që duam të njohim, sidomos kur nuk flitet një lëndë shkencore, por bëhet fjalë për atë material të ndryshueshëm, me kufij të vagullt, që është njeriu, shoqëria që ai formon, qytetërimi që atë e mbruan dhe vendosja e tij para modelesh të tjera kulturore. Përkundër vizionit të kthjellët të Lamers-it, ngjan disi “spitullake” siguria e zotërisë sonë të dashur Bova, ambasador italian i akredituar në Shqipëri, i cili në konferenecën për shtyp për të paraqitur veprimtarinë “Shqipëria, kjo e panjohur”, shpallte pak ditë më parë: “Italia ka qenë dhe do të vijojë të jetë oksigjeni i vërtetë perëndimor për Shqipërinë”. Por ne, gjithsesi, e dimë që Shkëlqesia e Tij nuk është bashkatdhetar i Kant-it… Shembëlltyra e shformuar e “Orientit” nga ana e një numri intelektualësh mediokër të Perëndimit është, për mendimin tim, fryt i asaj që në psikologji quhet transfert. Modelin mund ta nxjerrim nga alegoria e Arnold Toynbee-t me njerëzit e egër të hutuar nga të zënët e hënës, d.m.th. nga dukuria e eklipsit. Njerëzit e egër, simbas Toynbee-t, nuk e kuptojnë se hija që zë gjithçka, përveç një copëze të vogël të diskut ndriçues, projektohet prej vetë botës së tyre. Në mënyrë të ngjashme, shumë popuj të Perëndimit i shohin me përçmim e dhimbsuri bashkëkohësit e tyre të quajtur “jo-oksidentalë”. “Në përgjithësi, – vëren Toynbee-i, – jemi shumë të zënë me punët tona për të vështruar më nga afër, dhe kalojmë përtej duke menduar se hija që pllakos mbi ato qenie shëndetliga qenkësh fantazma e vetë së ka luarës së tyre”. Çuditërisht të ngjashëm me “njerëzit e egër” të Toynbee-t, intelektualët mediokër të “Oksidentit” duken aq të hutuar nga realiteti ballkanik, sa të harrojnë se me emërtimin “Europë”, në kohët klasike, nënkuptohej vetëm Gadishulli i Hemit (Haemus), d.m.th. Ballkani i sotëm. Vetëm më vonë, nga fillimi i Mesjetës, nisi të quhej Europë i gjithë “kontinenti i bardhë”. Ndonjëherë, sikundër dëshmon harta e famshme e Fra Mauros, deri në vlug të Rilindjes emërtimi “Europë” vihej grafikisht diku mbi Dalmacinë e jugut ose Shqipërinë e veriut. Pikërisht në këtë rajon zanafillor u krijuan ato që sot i përfillim si “themele” të qytetërimit europian. Do të silleshim, pra, vërtet si “të egër” po të harronim se aty tek u takuan Traka dionisiake, Greqia orfike, Iliria pellazgjike dhe Roma e kristianizmit arkai k u përvjua Europa e vërtetë, jo ajo gjeografike, por ajo shpirtërore, d.m.th. në këtë pjesë të kontinentit u plazmuan më vlerat më të shquara të njerëzimit. Në këtë mënyrë rajoni ynë, falë pozicionit të tij të mbrothët që e vë në lidhje të ngushtë me dy kontinente të mëdha, ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm si vatër qytetërimi dhe si ndërmjetës shkëmbimesh kulturore. Mos u habitni tani po qe se, ndonjë të “egër” të dalë nga alegoria e Toynbee-t ta gjejmë edhe mes skribëve italianë, për shembull nën emrin Fabio Martelli, bolonjez, paraqitur lexuesve italianë si “kurator studimesh historike dhe antropologjike me impiant të gjerë”. Në një libër të tij të fundit, titulluar “Capire L’Albania” (shtëpia botuese “Mulliri” 1998), me një papërgjegjshmëri që kurrfarë lidhjeje s’ka me oksigjenin e premtuar prej z. Bova, bolonjezi i “Mullirit” ka vendosur të përgojojë me çdo kusht “identitetin” e shqiptarëve. Duke u marrë me parahistorinë e shqiptarëve, ai shqetësohet se këta e mbushkan historinë e tyre me “mite” dhe “legjenda”, ndërkohë që historianët italianë e kanë lejen ta mbushin historinë e tyre të vjetër deri edhe me përrallat e ujkonjës që ushqen me cicë bijtë e Rhea Silvias. Me ëndje të posaçme bolonjezi thashethemnor u qepet zbulimeve të ilirologjisë për t’ia mohuar popullit shqiptar iliricitetin e provuar tanimë shkencërisht. Duke qenë kryekëput i padijshëm në fushë të gjuhësisë, ai guxon të përtallë përkatësinë indoeuropiane të shqipes, kinse ajo qenkësh një “dogmë” zyrtare. Pa u kënaqur me kaq, si lehaqen ordiner që është, i përvishet të drejtës së lashtë dokesore të shqiptarëve për të dalë në zbulimin se ajo i paskësh shërbyer si bazë ideologjisë diktatoriale të E. Hoxhës. Si end një rrjetë paragjykimesh kundër letërsisë së Rilindjes kombëtare shqiptare, rrugaçi bolonjez kënaq kompleksin e vet të inferioritetit duke detraktuar me sa mund shkrimtarin Ismail Kadare. Madje për “më të shquarin” intelektual ai zbulon në Shqipëri Shahin Kadarenë, ndërkohë që Dr. Shahini, mjek i nderuar, ka në kulturën shqiptare të vetmen meritë të jetë vëllai i I. Kadaresë! Mua vetë, në librin e tij, do të më gjeni të përshkruar, me llafologjinë e tij tipike marksiste-leniniste, si themeluesin e një “ideologjie reaksionare të mbështetur mbi dogmat e së djathtës ultranaziste” (f. 220). Si antropolog “me impiant të gjerë”, që s’mund të mos i dijë gjitha, nga kërthiza e botës së tij që quhet “Bolonjë” ai bën edhe zbulime të rëndësishme fantastiko-spiunore duke shkruar: “Analiza e realitetit shqiptar e disa eksponentëve të Departamentit të Shtetit përkon, në fakt, posaçërisht me perspektivat e elaboruara nga Plasari…” (f. 222) për të vijuar në më shumë se dy faqe të tjera ballafaqimin e “perspektivave të elaboruara” prej meje me tezat e George Tenet-it, nëndrejtor i CIA-s (ff. 222-224). Aq i mirinformuar vetëshpallet ky karagjoz bolonjez sot, në epokën e interneti t, sa esesë sime “Vija e Tedoosit rishfaqet” (1993, 1995 etj.) ia vë në dyshim botimin në Shqipëri, duke e siguruar lexuesin italian se as në bibliografinë e Bibliotekës Kombëtare, Tiranë, ajo nuk ekzistuakësh! Pavarësisht këtyre, avazi (angl. commonplace) më problematik i transfertit të tij psikik duket se është ai që vetë e quan “immagjinari oksidental” i shqiptarëve, d.m.th. yni, ku bolonjezi përzien si makaraonat e s’ëmës elemente të historisë ilirike me ato të epopesë së Skënderbeut, tregimtarinë e Kadaresë me pasues të Ptolemeut të Aleksandrisë, Alfonsin e Aragonit me Aliun e Tepelenës etj. Unë, qetësisht, do të desha t’u kujtoja intelektualëve të këtillë të papërgjegjshëm, nga cilido cep i Italisë qofshin, se shkencat e ardhura prej lëvizjes romantike europiane, si romanistika, gjermanistika, sllavistika, po ashtu edhe albanistika, duke luftuar sistematikisht paragjykimin e vjetër voltairean kundër Mesjetës, kanë dëftuar tanimë se çfarë ka sjellë Gadishulli ynë në pasurinë e përbashkët të njerëzimit gjatë formimit të atij qytetërimi që sot e quajmë “europian”. Është e vërtetë se në dhjetëra e dhjetëra libra mbi rajonin tonë, pra edhe mbi Shqipërinë, është bërë commonplace të folurit për një thyerje njësisë politike (si dhe shpirtërore) të kontinentit europian, filluar me ndarjen e famshme të Perandorisë romake në dy pjesë. (Me një ndarje të tillë, nën emrin e perandorit Teodos, merret edhe njëri nga librat e mi.) Por, ta shpërdorosh një këso ndarjeje duke e zmadhuar deri sa të mbërrish të flasësh, sikundër bëhet në dhjetëra e dhejtëra libra, për përftimin e dy botëve të ndryshme, “orientale” dhe “oksidentale”, bazuar në dy perandori, një të Lindjes dhe një të Perëndimit, ky është një prej falsifikimeve më të rënda të kësaj nyeje historike. Kam bindjen se do të vijë një ditë e kthjellët, kur do ta pranojmë sheshit se dy perandori të tilla s’kanë ekzistuar kurrë. D.m.th. kurrë. Shembëlltyra e dy perandorive është konceptuar a posteriori, gjatë pozitivizmit historik të epokës moderne, ndërsa prej dokumenteve të kohës një siatuatë e tillë në mënyrë absolute s’del. Në thelbin e vet, si dhe në shfaqjet e jashtme të saj, Perandoria romake rezulton një unicum. Simbas Idaceut, Marciani “përftoi monarkinë” (“obtinuit monarchiam”) dhe “monarchia” në latinishten e greqizuar të Mesjetës s’do të thotë veçse “qeverisje njëshe”. Sikur historianët e ashtuquajtur “oksidentalë” t’i lexonin me vëmendje kronikat që përbëjnë historinë kishëtare të shekujve V-VI: Idaceun, Prosperin, Viktorin Tununensis, Marcelin Komesin etj., do të vërenin me lehtësi se Perandoria asnjëherë nuk u bë “dy”. Dhe as mund të bëhej “dy”. Perandoria, në suazën e së cilës funksiononin si të parët tanë, ashtu dhe të parët e italianëve të sotëm, përbënte një konceptim historik aq një jtësor (unitar), sa rrethanat s’mund t’ia cenonin aspak pandashmërinë. Po ta shohim në sy një realitet të tillë faktesh, do të na bëhet bëhet e qartë se si francezët, për shembull, e kanë zmadhuar tek s’thuhet rolin e tyre në historinë e njerëzimit duke e bërë gjithë historinë e “Orientit” një kapitull ose dy, të vendosur në bisht të çdo vëllimi “historie universale”. Për një hulumtues të paanshëm është diçka që duket sheshit se Klovi, Karli i Madh dhe gjithë shpura e “mbretërve perëndimorë”, frëngj apo gjermanë, përkundrejt dinastive bizantine ishin një pakogjë. Të rrëzosh sot këtë sipëraní të trilluar “oksidentalizante” do të thotë të kujtosh se i ashtuquajturi “Orient bizantin” ishte qendra e përpunimit dhe e sintezës rreth së cilës u zhvillua me shekuj historia europiane, madje në këtë “Orient” vendosej atëherë fati i njerëzimit. Për shekuj me radhë ai që sot e quajmë “Oksident” vetëm sa gravitonte rreth Bizantit. Aty u përqendrua ideja perandorake dhe përsëri aty një shtet mundi ta bënte realitet një ide të tillë, ai ishte “legjitimiteti” perandorak, sikurse qe edhe vetë “modeli” i perandorisë. Në Gadishullin tonë nënshtetësit e kësaj pjese të Perandorisë vijuan ta quanin veten “romanë”, në greqishten bizantine Rhomaioi. Perandoria vetë ishte Basilea ton Romaion, d.m.th. “Perandoria e romanëve”, ndërsa vetë perandorët edhe për shekuj vijuan ta quanin veten mbasardhës të Augustit. Të kishte ekzistuar një Toynbee edhe në kohën, le të themi, të Justinianit, kur “Perëndim” donte të thoshte ende një botë amorfe, nuk është çudi ta kishte konstatuar dukurinë e transfertit në kahun e kundërt. Atëherë do ta kishte formuluar alegorinë e tij me “njerëzit e egër” të vendosur në Bizant, prej nga shohin me përçmin e dhimbsuri bashkëkohësit e tyre të ashtuquajtur “oksidentalë”. Territoret perëndimore, në atë kohë, qenë për Bizantin vetëm një zonë infiltrimi. Ky infiltrim i fuqishëm mbulonte, për shembull, jo vetëm mbarë Gadishullin italik, por mbërrinte deri në Irlandë, dhe vargu i papëve grekë (ose sirianë) në Romë vijonte në një kohë kur në Kostandinopojë askush nuk dinte më latinisht. Ndodhte, pak a shumë, e kundërta e asaj çfarë ndodh në shekujt tanë. Që “Oksidenti” të lindte dhe të ekzistonte, u desh një proces i ngadaltë dhe i vështirë i shkëputjes nga orbita bizantine drejt gjetjes së një qendre të vetën, “njerëzit e egër” të së cilës një ditë prej ditësh do të pandehnin se hija që pllakos mbi ne këndej s’qenkësh veçse fantazma e “së kaluarë sonë”. Po ta fokusonim vështrimin mbi Gadishullin përkundrejt, mund të vërenin lehtësisht se thuajse gjithë Italia, nga Bari në Gjenovë dhe nga Gjenova në Venedik, duke filluar prej shek. VI, ose ishte një provincë e kësaj Perandorie, ose çonte një jetë tipike “orientale”. Qytetarët e republikave detare qenë më së shumti “borgjezë” të Bizantit vendosur në tjetër truall. Dogja i Venedikut ishte një “dux” i llojit bizantin, ndërsa për thuajse gjithë princërit “oksidentalë” qe ëndërr të siguronin një titull perandorak nëpërmjet ndonjë martese me bijat e dinastive bizantine. Një nuse e këtillë pati qenë, në shek. XI, Maria Argjiropullos, që skandalizoi kishën perëndimore me truket dhe tualetet me të cilat qe nisur e stolisur, si dhe me sapunrat dhe parfumrat e përdorur, të cilët në “Oksident” as njiheshin Dhe unë ju siguroj që N. Iorga e ka vërtetuar bindshëm se prej Rhomaioi-ve të tillë vinte dhe Romeoja simpatik i “Romeo e Xhulietës”, emri i të cilit do të thotë pikërisht Rhomaion, d.m.th. një i krishterë i ritit bizantin. Përfytyroni tani egërshanin e sipërpërmendur bolonjez, teksa e pushton mllefi dhe guxon të ngrihet edhe kundër vetë evidencave historike, duke shkruar në librin e tij: “Plasari […] shfaq gjithashtu edhe një dashaligësi të thellë antiitaliane duke lënë të kuptohet se “vija e Teodosit” paskësh ndarë edhe Italinë, tepër e kushtëzuar kjo nga Orienti…” (f. 218). Sikur ju të pranonit ta bënim së toku një shëtitje në qytetin historik të lagunave, një “Orient” të tillë të gjallë do ta ndeshnim gati në çdo hap. Jo vetëm në stilin e ngrehinave të kultit apo në katrakteristikat e organizimit urban, por ja: edhe kur një veneciankë ngjitet në çati për të nderë teshat e lara (ose për të përgjuar më mirë shtëpinë e fqinjëve), ajo ka dalë në heligo, që është vendi i shtëpisë ku bie dielli, nga gr. helios. Kur edhe sot shëtisim nëpër k analet e qytetit me gondolë, mund të mos e dimë që, për shkak të trajtës së përzgjatur e të lakuar, nuk është fjala veçse për një kondolion bizantin. Madje harrojmë se njëherë e një kohë Venediku ishte vetëm ai që quhej Rialto, kanali më i thellë (rivus altus), ndërsa kryevendi i tij i vërtetë ishte Eraclea, emër që vjen me siguri prej perandorit bizantin të shek. VII, Heraclius. Për të mos jua shpërdoruar durimin me të dhëna historike, do të them më në fund që personalisht jam i bindur se shembulltyra e shformuar e përshkruara nga alegoria e Toynbee-t s’ka për të vijuar përjetësisht. Vlerat e krijuara brenda kësaj zone të privilegjiuar, që është rajoni ynë, bëjnë pjesë në mënyrë të padiskutueshme në trashëgiminë e përbashkët të kulturës europiane. Dhe një “kulturë europiane” e thjeshtuar vetëm në trajtat e saj “oksidentale”, s’mund të përfytyrohet. Kulturorisht, si dhe shpirtërisht, Europa ngërthen në vetvete gjithë sa ka krijuar hapësira e quajtur “ballkanike”. Edhe diçka: kemi motiv për të besuar se hapësira në të cilën u përftuan një Zamolxis, një Orfe, si dhe arkretipi antropologjik i “vëllait të vdekur të kthyer”, nuk i ka shteruar ende burimet e veta shpirtërore. Historiani i madh i qytetërimeve (Toynbee) propozonte dy zgjidhje për t’i ikur shembëlltyrës së shformuar që ai alegorizon: “Ose figura zotëruese duhet të kthejë kryet, ta kuptojë dënim që po shkakton dhe të lëvizë nga vendi për të mos e penguar më dritën, ose viktimat e saj, mbas përpjekjesh të kota për t’ia tërhequr vëmendjen dhe duke i kërkuar të ndërrojë pozicion, duhet të ngrihen dhe t’i ngulin një thikë në shpinë”. Ç’është e vërteta, me këto që thashë vetëm sa përmblodha subjektin e një librit më të fundit, që po përpiqem ta nxjerr nga dora. Ju siguroj se s’bëhet fjalë për “thikë në shpinë”, por thjesht për një “instrument” i cili t’i ndihmojë sadopak miqtë tanë “oksidentalë” për të depërtuar në këtë rajon dhe, në mos për t’i dashuruar popujt e tij, së paku për t’i kuptuar ata më mirë. Bot a Shqiptare nr. 44, 6-21 gusht 2001. Nga Aurel Plasari
BIZNESMENË DE JURO DEBITORË, DE FACTO BOSË! Paketa e rregullimit të tregut të lirë të qeverisjes Berisha, duhet përgëzuar, pasi është një ndër elementët që afron Shqipërinë me BE-në. Por përball mundësive të një qeverisjeje të mirë, janë edhe mundësitë e spekullimit të krimit ekonomik, kryesisht atij të kohës së qeverisjes tetëvjeçare të Partisë Socialiste. Ligji i falimentimit është më kancerozi për shoqërinë shqiptare. Është normale që parlamenti shqiptar duhet verifikuar bizneset e mëdha të shpallura të falimentuara dhe ish pronarët që edhe ekzistojnë sërishmi brenda bizneseve. Për vetë kushtet e shoqërisë shqiptare, në fakt është punuar mirë përgjatë dy viteve të fundit. Vetëm nga janari e deri sot, në shkallë vendi, kanë shpallur falimentimin 366 biznese të mëdha. Mjaft të tjera u deklaruan të ngrira. Shteti shqiptar pësoi një dëm ekonomik prej 200.000.000 dollarësh. Edhe përgjatë viteve të mëparshme ka patur manovra të tilla, duke dëmtuar rëndë arkën e shtetit. Mospagimi i tatimfitimeve nga biznesi i madh e ka rënduar jo pak zhvillimin e shpejtë ekonomik. Pronësia dhe shkëmbimi ndërmjet shteteve i shërbimeve të prodhimeve, janë kryefjala e ekonomisë së lirë. Si të mirat e partneritetit, ashtu edhe ato të realizuara, reflektojnë në standardet ekonomike. Por defektet rregulluese të tregut – punë, si pagat minimale, puna e zezë dhe në anën tjetër evazioni fiskal, madje edhe i mbartur pëgjatë viteve, kanë bërë qeverinë Berisha të vërë vëmendjen mbi këtë hata ekonomike. Se, të jemi të qartë, në këto raste me kaq shumicë, kanë humbur tepër pak biznesmenët dhe paradoksalisht tepër shumë shteti. A ka ish biznesmenë të falimentuar që janë bosë, madje edhe njihen publikisht si administratorë? Akoma nuk po e merr vesh qeni të zotin, biznesmenët e këtij “fisi” ishin treg i kapitalit të huaj, apo kapital vendas për treg të huaj. Nuk mjafton vetëm efektiviteti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, por rregullimi i ligjit të falimentimit dhe kontrolli deri në detaje i personave. Kjo, pasi edhe mund të ndodhë që ish drejtorë të tatim taksave të akuzuar për korrupsion, në bashkëpunim me bizneset e mëdha, sot të jenë vetë biznesmenë. Madje edhe ortakë me pikërisht ata biznesmenë. Mund të ketë edhe tatimorë edhe ish taksadarë që kanë çështje të hapura penale për akuzë 650.000.000 lekëshe praktike korruptive me një biznesmen të madh, por pasi taksadari shkarkohet nga puna, çel biznes së bashku me bashkëpunëtorin, madje edhe merr objekt, si shpërblim nga ai. Fjala është për të njëjtën kompani, edhe pse e drejta të lind të pyesësh, mos vallë “vjedhja” në arkën e shtetit, ndahet përgjysëm?! Në këtë dramë të ekonomisë, ekonomia kriminale shfaqet krejt qesharake, normalisht në fundin e saj. Në media kanë dëshirë të lakohen si biznesmenë të fuqishëm, si militantë të njërës apo tjetrës forcë politike, si miq të Fatos Nanos, kur ai ishte në pushtet, apo të Sali Berishës sot. Ata bëjnë si VIP-a të shoqërisë, si diva të politikës, edhe kur prej vërteti janë qindra milionë borxh. Duket se ky është ngushëllimi, parajsa e vetme që ende duket se funksionon në qytete të veçanta, por kurrsesi këtu në Tiranë. Ka edhe nga ata të çmendur që deklarojnë publikisht në televizion se Kryeministri Sali Berisha do vijë në përurim të një magazine doganore, duke u përpjekur të fshehin krimin ekonomik, të lexueshëm edhe për audiencën qytetare. Nëse para dy vitesh ishte kohë e mirë për zhvillimin e krimit ekonomik, sot qeveria Berisha këndvështrimin e ka tek biznesi i lirë, serioz, tek strategjia e nxitjes së prodhimit, tek produktiviteti, reagimi ndaj kërkesës së tregut, industrisë konkuruese në kushte të barabarta e normalisht edhe efiçencës së kostove, duke e afruar gjithnjë e më shpejt Shqipërinë me Bashkimin Europian. Është jo e papritur që ndryshueshmëria, fundi i fantazmave ekonomike, prodhon pak ankth, irriton mundshmërinë e privonacionit të formacioneve kriminale për të parandaluar përfundimin e etapave të zakonshme. Fundi i provë – gabimeve mendojmë se duhet kuptuar si formim koncepti që zhvillon mjedisin, shoqërinë, interesat, vlerat, liritë, që formëson jo vetëm biznesin, por edhe respekton mendimin e lirë që ndihmon të kuptohet e zhvillohet më mirë bota ku njeriu jeton. Sokol Pepushaj
TË DASHUR MIQ… RESPEKTONI LIGJET E ETIKËS I dashur Kryeredaktor I dashur Drejtor Te dashur pronare te gazetës”Shqipëria Etnike” Marr shkas t’ju drejtoj ketë letër,sidomos nga artikulli Juaj i datës 20 Tetor 2007 me titull”Cotenella dështim i radhës ne Ulqin”. Është artikulli i disate,i pasakte dhe totalisht disinformues, për sa i përket aktivitetit te grupit “COTONELLA-spa”ne Ballkan dhe sidomos ne Shqipëri: Ju bej me dije, te dashur botues e pronare te gazetës, se “Cotenella-spa” nuk ka ushtruar e nuk ushtron aktivitet ne prodhimin e veshjeve te brendshme ne ULQIN, ne BAR apo ne ndonjë tjetër vend te Republikës se Malit te Zi, prandaj janë te pavërteta e dashakeqëse te gjitha ato qe janë shkruar ne artikull. Nuk kuptoj kurajon Tuaj profesionale për te botuar artikuj te ndryshëm apo informacione, me koeficient 100% pavërtetësie dhe me koeficient te larte dashakeqes e kënaqësie për”dështim biznesesh”. Te dashur miq duhet te kuptoni qe ju duhet, dhe ne respekt te gazetës Suaj, te respektoni ligjet e Etikes dhe te informimit gazetaresk, sepse ne te kundërt duhet te parashikoni dhe pasojat ligjore te mos respektimit te tyre. I bindur ne mirëkuptimin Tuaj, përfitoj nga rasti. T’ju përshëndes. ADMINISTRATORI, Gjergj Leqejza
GAZETA “SHQIPËRIA ETNIKE” FILLON DIALOGUN ME COTONELLA-N MË NË FUND Permes ketyre rradheve, deshirojme te sqarojme opinionin publik fillimisht, por edhe z. Gjergj Leqejza, i cili me permes adreses mail te zj. Majlinda Popovic, ka derguar nje leter. Eshte gjykimi dhe vleresimi juaj personal ne lidhje me “artikullin e disate,i pasakte dhe totalisht disinformues, per sa i perket aktivitetit te grupit “COTONELLA- spa ne Ballkan dhe sidomos ne Shqiperi” (citim nga teksti juaj). Sjellim ne vemendje se gazeta “Shqiperia Etnike” ka vleresuar aktivitetin e kesaj kompanie, si edhe te kompanive te tjera prestixhoze, vendase dhe te huaja, sic eshte edhe rasti i “COTONELLA”-s ne numrat e kaluar me titull ““Bum” investimesh në Shkodër. Gjiganti Italian COTONELLA vjen me qendër në kryeqendrën e Veriut” me autore Vasel Gilaj dhe Artur Vashja, te cilin sipas informacioneve tona, ju e dispononi. E njejta gje mund te thuhet edhe per viziten e Miss Italia 2006, Claudia Andreati ne Shkoder, e cila sponsorizohet nga “COTONELLA”. Njekohesisht, jemi te detyruar edhe profesionalisht, t’ ju kujtojme se artikulli ne fjale, te cilit i referoheni ju me titull “COTONELLA, deshtimi i rradhes ne Ulqin”, ka per autore nje zonje te nderuar, e identifikuar me emer por edhe si ish- punonjese e kesaj kompanie ne Ulqin te Malit te Zi. Pak e shume, eshte e njejta procedure qe ndoqet edhe ju kete here: derguat nje mail ne adresen e redaksise sone per te pergenjeshtruar nje shkrim qe ka nje autore te caktuar, e cila po serish permes mail-it ka komunikuar me ne. Duke e ndjere detyrim profesional, etik dhe moral, ne ju lame hapesire ne dispozicion, pavaresisht etiketimeve qe i keni bere gazetes permes kesaj letre ne redaksi, por edhe ne media te ndryshme vizive lokale. Persa i takon “kurajos sone profesionale per te botuar artikuj te ndryshem apo informacione, me koeficent 100% pavertetesie dhe me koeficent te larte dashakeqes e kenaqesie per “deshtim bisnesesh””, sqarojme se nuk na ka munguar dhe nuk do te mungoje guximi te denoncojme sa here qe kemi informacione te siguruara nga ne, apo edhe me shume se dy burime te ndryshme ne lidhje me nje ceshtje te caktuar. Profesionalisht, nuk tentojme t’ju bindim ne cfare themi sic edhe jemi te bindur, se ne mes rradheve te letres suaj, nuk do te gjenim natyrshem mbeshtetje per tezat e hedhura nga artikullshkruesja nga Ulqini. Eshte detyra juaj besojme, te mbroni deri ne fund bisnesin tuaj, pavaresisht veshtiresive te shumta, qe si edhe shume bisnese te tjera “xhoinvencer” kane hasur dhe do te hasin. Per kete ju mirekuptojme, sic kerkojme te njejten gje edhe nga ana juaj: “Shqiperia Etnike” ka qene, eshte dhe do te mbetet nje dritare e hapur, prej nga do te fryje vetem era e lirise se fjales, mendimit, shprehjes dhe veprimit, pacenuar etiken profesionale por edhe pa akuzuar ne mungese te fakteve. Eshte kjo nje nga arsyet themelore, qe “Shqiperia Etnike” eshte e vetmja gazete qe botohet ne Shkoder, e cila i ka rezistuar prej 7 viteve egersise dhe pabarazise se tregut mediatik absurd shqiptar. “Keshilla” qe ju ja jepni “te dashur miq duhet te kuptoni qe ju duhet, dhe ne respekt te gazetes Suaj, te respektoni ligjet e etikes dhe te informimit gazetaresk, sepse ne te kundert duhet te parashikoni dhe pasojat ligjore te mos respektimit te tyre”, tingellon paradoksale ne kontekstin qe na drejtohet. Me pak fjale, ju kerkoni te na mbyllni gojen, syte dhe veshet, pas mese 17 viteve perpjekje dhe sakrifica, qe ne si gazetare dhe si gazete, se bashku me koleget tane, kemi bere per lirine e fjales, permes se ciles ne keto momente, po perfitoni edhe ju. Ne kontekst, ju na kujtoni pasoja ligjore, por te cilat nuk kane asnje lidhje me “ligjet” e Etikes dhe te informimit gazetaresk, qe perkthyer ne shqip, tingellojne pse jo ta themi hapur, kercenim ndaj “Shqiperise Etnike” dhe medias ne pergjithesi. Ne mbyllje, duke ju falenderuar per kohen qe keni gjetur te komunikoni me ne, por edhe per dialogun (te pakten ne e konsiderojme keshtu) publik qe keni ndermarre me gazeten, rikonstatojme me kenaqesi qe z. Gjergj Leqejza, ne kete leter, i paraqitur si administrator i “Shqiperia Trikot Shkoder” (nje nga laboratoret e COTONELLA-S), vazhdon te jete titullari me i larte i kompanise italiane ne Shkoder, pavaresisht se ne ditet e kaluara, ne nje media private televizive, nje tjeter zoteri, Gjovalin Shtjefni u prezantua si perfaqesues i COTONELLA-s ne Shkoder. Ne fakt, edhe ne nuk donim ta besonim qe “vreri” i paarsyeshem dhe jo kundershtues me fakte i atikullit per COTONELLA-n ne Ulqin, ishte i dirigjuar ne prapaskene nga z. Leqejza. Se fundi, ju sigurojme se ne do te vijojme punen tone me shume profesionalizem, duke evidentuar vlera dhe kontribute pozitive per rajonin e Shqiperine, sic edhe probleme dhe fenomene negative qofte edhe ne bisnesin shqiptar e shkodran, pavaresisht nese ne vendet e tyre apo gjetke, jane prestixhoze dhe te fuqishme, gjithnje dhe si gjithmone, mbeshtetur ne fakte si deri me tani. Bisnesin dhe median, i kemi pare dhe do ti shohim gjithmone si partnere te fuqishem ne drejtim te zhvillimit te komuniteteve, pavaresisht mendimit qe ju keni ne lidhje me kete. Kjo leter, sic edhe materialet e tjera vizive te disa diteve me pare qe cenojne integritetin e gazetes “Shqiperia Etnike” dhe te lirise se medias ne pergjithesi, do ju dergohen me precedence perfaqesive diplomatike, organizmave vendas dhe ndekombetare qe monitorojne respektimin e standartave te profesionalizmit, paanshmerise dhe te drejtave themelore te njeriut por edhe te shtypit. Si gjithmone, duke qene te bindur ne mirekuptimin tuaj, letra juaj do te konsiderohet ne kontekstin e saj te plote nga redaksia dhe si e tille do te trajtohet, por sinqerisht duke ju siguruar se nuk ndjehemi aq shume te kercenuar tani per tani! Redaksia e “Shqiperia Etnike”
ITALIA, “BUM” I EMIGRANTEVE Sipas raportit te Karitas Italia Jane 3 milion e 700 mije “te rregulltit” ne Itali. Nje numer i rritur me 21.6% ne nje vit. Jane 3 milion e 700 mije “te rregulltit” ne Itali. Nje numer i rritur me 21.6%- baras me 6.2% te popullsise se pergjithshme (ne BE eshte 5,6%)- ne nje vit, e rreshton Italine per nivelin e rritjes ne krye te rednditjes evropiane. Kete vleresim e ben raporti 17/o mbi emigracionin i redaktuar nga Karitas Italiana dhe Fondacioni “Migrantes”, i prezantuar keto dite. Ne vitin 2006 kurba e rritjes (700 mije ne nje vit) ka qene e tille, qe nese konfirmohet, do te beje qe pas 20-30 viteve te huajt te kalojne shifren e mese 10 milion personave. E reja e ketij viti, eshte prania e barabarte e femrave perballe burrave (49.9%) eshte e tille qe te jete mazhorance. Te vetmet qe kane nje numer me te madh “mashkullor” jane Lombardia dhe Pulia. Te miturit arrijne numrin 700 mije (18,4% e totalit). Cdo 10 emigrante, 5 jane evropiane (gjysma jane komunitare), 4 te ndare ne mes afrikaneve dhe aziatikeve dhe 1 amerikan. Shtimi me 700 mije ne nje vit (1/6 me shume krahasuar me vitin e meparshem), eshte numri i pergjithshem i te huajve te numeruar jo me shume se 5 vite me paren, ne 2002. Rumunet me 15,1% te prezences, jane komuniteti me i madh ne numer; pasojne marokenet (10.5%), shqiptaret (10.3%) ose rreth 381 mije, ukrahinasit (5,3%). 6 emigrante nder 10 jetojne ne veri; ne qender eshte 26,7%, ne jug 10,2% dhe ne ishuj 3,6%. Ne 6 vite, nga 2000 deri ne 2006, emigrantet e Lindjes jane shtuar me 14%, ndersa Afrika ka humbur 5% dhe Amerika 2%. Raporti sinjalizon qe ne dy vitet e fundit, rritja ka qene shume e forte, ne kushtet edhe te mungeses se legalizimeve (“rregullimeve”) dhe duke bere presion mbi kuotat e hyrjes. Ato qe ka imponuar kete ritem, kane qene nevojat e industrise dhe te familjeve per krahe pune shtese (540 mije kerkesa), bashkimet familjare (dicka me pak se 100 mije) dhe lindjet e reja ne mes emigranteve (thuajse 60 mije). Nese ritmi i rritjes do te vijoje edhe ne dyviteshin 2007-2008, Lombardia do te kaloje nga 850 ne mbi 1 milion te pranishem; Veneto, Emilia- Romanja dhe Roma do te kalojne gjysemmilionet; Piemonte do ti afrohet shifres 400 mije, Toskana 350 mije. Nen shifren e 100 mije emigranteve do te mbesin vetem Trentino Alto Adixhe, Abruco, Sardenja, Bazilikata, Molize dhe Vale d’Aosta. Sipas nje ballafaqimi fillestar te te dhenave akoma jo zyrtare, rezulton qe ne mes 5 vendeve me me shume emigrante ne Evrope, jane Gjermani (7.2 milion), Spanja (4 milion), Franca (3.2 milion, sipas te dhenave qe i referohen vitit 1999), Mbreteria e Bashkuar (3 milion) dhe ne vendin e peste Italia me rreth 2.3 milion te pranishem, nje e dhene qe eshte e nenvleftesuar. Nese do te konfirmoheshin vleresimet me te rifreskuara te Karitasit, Italia do ta kalonte menjehere ne vendin e trete te klasifikimit, menjehere pas Gjermanise dhe Spanjes. Te punesuarit e huaj jane 1.348.000 (me shume se gjysma ne sherbime dhe mese 1/3 ne industri)- 2/3 jane ne veri- ndersa te papunet jane 127 mije. Rritja vjetore e punesimit ka qene pak me eulet se 200 mije persona; niveli i aktivizimit ka rezultuar te jete 73,7% (me i larte rreth 12% se ai i italianeve), ai i punesimit rreth 8,6%. Te huajt kane peshe ne masen 6,1% mbi Prodhimin e Brendshem Bruto; paguajne thuajse 1.87 miliarde euro taksa permes 2.3 milion deklarimesh per te ardhurat. Mese gjysma e grave (rreth 700 mije) jane te punesuara ne sektorin shtepiak dhe te kujdesit (shume punojne ne “te zeze”). Me shume se 1/4 e te huajve punojne ne orare jo te favorshme: 19% ne mbremje (nga 20- 23), 12% gjate nates (pas ores 23) dhe 15% te dielen. 85% punojne si punemarres. Sipermarresit jane shtuar me 8% (jane 141.393); 70% punojne ne tregti dhe ne ndertim. Emigrantet fitojne mesatarisht 10.042 euro ne vit; ne vitin 2006 daljet e derguara nga Italia kane tejkaluar 4,3 milion euroa, per nje rritje vjetore 11,6%. Rumania, me 777 milion euro, eshte destinacioni i pare i flukseve te daljes. Sjellja e emigranteve ndaj italianeve eshte konsideruar “miredashese”: shumica pohon se ndjehet mire ne Itali; veshtiresia me e madhe eshte ajo e gjetjes se nje shtepie e qera (57%). Zyra Kombetare Antidiskriminacion ka konstatuar vitin e shkuar 218 raste diskriminimi racor nder 10 mije sinjalizime. Nje martese nder 8 perfshin tashme nje qytetar te huaj (vetem 20% e martesave te perziera jane protagoniste femrat italiane krahasuar me meshkujt); ciftet e perziera jane mese 200 mije. Nxenesit e huaj jane mese gjysem milion, 5,6% e popullsise shkollore. Gjysma e italianeve vazhdojne te jene kunder emigracionit edhe pse nuk eshte shqetesimi i tyre kryesor, i mposhtur nga mungesa dhe pasiguria e vendeve te punes. Perktheu Blerti DELIJA Marre nga “Korriere della Sera”
PERTEJ SOLLAKUT Nje nga “handikapet” e presidences se mundshme Topi, para 20 korrikut 2007, ka qene pikerisht qendrimi qe ai mund te mbante ne lidhje me prokurorin e Republikes Theollori Sollaku. Edhe vete segmente te opozites, stepeshin per nje vote “pro” me shume ne emer te mbrojtjes se Sollakut se sa te votonin “kunder” nenkryetarit te PDSH-se. Menjehere pas marrjes se mandatit nga presidenti Bamir Topi, te gjithe lideret e pakices parlamentare ne shqiperi, nxituan jo vetem ti shterngojne doren fitimtarit, por edhe te shprehin konsiderata dhe besim ne paanshmerine politike te ish- numrit 2 te mazhorances. Vete Topi pati kurajon, qe edhe ne studio televizive, gjate periudhes qe ishte thjeshte kandidat per kandidat presidencial, te deklaronte se nuk do te hezitonte te shkarkonte Sollakun nese do ti kerkohej nga Kuvendi, sic edhe e ripohoi edhe pak dita para ngritjes se komisionit hetimor “Sollaku 2”. Me 25 tetor 2007, ne nje takim ne kuader te levizjes se ndermarre per Rimekembjen e Partise Socialiste, ish- kryeministri Nano paralajmeroi rezultatin e votimit te 5 nentorit 2007. Si per ironi te fatit, analiza e bare ne ate takim ne ish- kreu socialist, u lexua thuajse i plote edhe ne seancen e shkarkimit ne Kuvend te Sollakut nga deputet i mazhorances. Sipas gjasave, veshtire qe nje deputet jo shume i njohur politikisht, te kete patur nuhatje te pasugjeruar, per te perdorur kunder opozites si argument, nje fjalim politik te liderit 15 vjecar te se majtes shqiptare, prej te cilave 8 vite pa nderprerje ne pushtet. Si ne rastin e zgjedhjes se presidentit Topi, edhe kete here duket se vota e Nanos dhe mbeshtetesve te tij ne Kuvend, mund te bashkohej me votat e cunguara te mazhorances, nese do te ishte e nevojshme. Kete qellim kishte edhe leximi i nje ekstrakti te fjalimit te ish- kryeministrit nga nje deputet i shumices kuvendore. Nano dhe perkrahesit e tij, perfaqesojne aktualisht nje “ushtri paqeje” e cila dashje pa dashje po kthehet ne perfaqesues te opozites, asaj pjese qe nuk ka zgjedhur nihilizmin te pakten edhe per dy vjet qeverisje te mazhorances se djathte. Kryeministri Berisha edhe ne opozite kishte kerkuar largimin e Sollakut, sic ka perseritur shpesh edhe gjate viteve te pushtetit se nuk i intereson shume emri i pasuesit te tij, duke lene te hapur edhe opsionin e propozimit te emrave konkrete prane presidentit te vendit nga opozita aktuale. Ne kushtet e reja te krijuara, partite e majta veshtire te bashkepunojne ne procesin e zgjedhjes se pasuesit te Sollakut, e keshtu Nano dhe “opozita” e tij konstruktive, kane shanse reale te propozojne kreun e ri te akuzes. Duket si nje rebus i ngaterruar, por ne fakt gjithcka eshte shume me e thjeshte nga sa mendohet. Nano dhe perkrahesit e tij, po ndihmojne Berishen te forcoje mazhorancen: tashme jane jo te pakte deputetet, te cilet me afrimin e fundit te mandatit, i mbajne syte zonat elektorale apo selia blu per nje rikandidim te mundshem apo te premtuar, pasi tashme vota e tyre “kunder” mund te shkonte dem me nje bashkim te mundshem te votave “te ushtrise se paqes” me ato te mazhorances. Por tashme, Nano ka nje “bonus” te trasheguar ne dore nga kontributi ne zgjedhjen e presidentit te ri re Republikes me 20 korrik 2007, te cilit sipas gjasave, u shtohet edhe nje tjeter “bonus” me i vogel sigurisht, ai i presionit ne distance ndaj deputeteve te mazhorances, qe mbase per lidhje miqesore apo te tjera preferenca, mund te ishin kunder shkarkimit te Sollakut. Cili mund te ishte kompensimi per ish- kryesocialistin? Sigurisht, jo dy keshilltaret apo te tjere qe Topi ka marre prane vetes nga stafi i tij. Ai kerkon shume me teper: fronin e Partise Socialiste! Po luan fort me antaresine roze ne mbare vendin, por serish rivali Rama, duket i forte nen mbrojtjen e mandatit “nje antar, nje vote”. Por ka edhe nje menyre tjeter, te pakten per ti bere presion, kete here “nga brenda llojit”. Nje prokuror i ri, i cili qartas nuk eshte i emeruar apo i preferuar nga mazhorance, nen kupolen e “pavaresise kushtuetuese”, mund te krijonte premisat e fillimit te hetimit per kryetarin e PS-se, por mbi te gjitha rivalit te Nanos per karriken e PSSH-se. Pse jo, mund te kishin serish nje komision hetimor per ish- ministrin e Kultures, apo edhe per abuzimet ne Bashkine e Tiranes, te cilin do ta mbeshteste jo vetem pjesa me e madhe e mazhorances, por edhe segmente brenda vete opozites. Edhe pse ekziston precedenti i vitit 1993 i burgosjes se liderit te opozites, nuk mendojme se nje skeme e tille, mund te arrije deri ne fund. Ose me sakte, nuk do te jete e nevojshme. Sipas gjasave, “kalaja” duhet te dorezohet shume me shpejt aq me shume kur tashme “lufta” brenda llojit, po behet me e forte. Me fillimin e mandatit nga ana e Bamir Topit, ishin te pakte analistet qe mendonin se Sollaku nuk do te prekej. E ne fakt, ashtu ndodhi: kreu i akuzes, si edhe paraardhesi, eshte ne “zgrip” te fronit te tij kushtetues! Mbase thelle- thelle, ne kohen e “dashurise” 6- mujore Nano- Berisha, qe polli Sollakun, vete ky i gezohej ngritjes se nje komsioni hetimor qe do ti paraprinte shkarkimit te Arben Rakipit qe ne tentativen e pare. Edhe pse u deshen dy tentativa brenda me pak se nje viti, “nga e njejta arme” ra edhe “koka e Sollakut” mbi sokakun e Parlamentit Shqiptar. Themi keshtu, pasi presidenti Topi e ka jo te veshtire, por te pamundur te ktheje pas nje vendim te ish- mazhorances qe i perkiste deri me 20 korrik. Arsyeja eshte shume e thjeshte: Bamiri aktualisht eshte 50 vjec. Pas 5 viteve te presidences, do te jete 55 vjec. A mendoni se ne nje moshe te tille mund te dale nga politika? Nese jo, ku do te rigjeje strehe pervecse tek PD-ja? A mendoni se pas 5 viteve PD-ja do te ndryshoje kryetarin?….. Blerti DELIJA
PASOJAT E GJAKMARRJES MESJETARE Fenomeni i gjakmarrjes dhe baza kryesore e tij, Kanuni vazhdojne te sfidojne ligjet, perballe paaftesise vepruese te strukturave te shtetit. Permasat e gjakmarrjes, kryesisht ne Veriun e Shqiperise, jane drastike. Jane me qindra familjet e ngujuara apo qe jane detyruar te jetojne te fshehur per ti shpetuar dores hakmarrese ne emer te gjakmarrjes mesjetare. Duket se edhe shteti eshte dorezuar perballe kesaj plage shume shekullore, teksa detyrohet qe femijet e Shkodres ti grumbulloje ne nje shkolle ne Polican (ne jug te Shqiperise) per te zhvilluar mesim larg familjeve, nen mbrojtje. Edhe familja e Dardan kelmendit, nje familje shkodrane e persekutuar nga rregjimi 45- vjecar komunist, pervec ketij kalvari, po perjeton edhe ate te gjakmarrjes se verber. Madje, pikerisht per pikpamje politike, vellai i Dardanit Frimi, ne dhjetor te vitit 1997, ne grindje e siper plagos ne kembe djalin e Demush Gradecit, Tanin, duke e lene ate sakat pergjithmone. Pas kesaj ngjarje, familja e Dardanit beri te gjitha perpjekjet e mundshme per tu pajtuar me familjen e demtuar, por ata e refuzuan kategorikisht dhe nuk e pranuan asnjehere doren e shtrire per pajtim. Ne mes ketyre dy familjeve, qendron ne menyre tragjike gjakmarrja dhe mbeshtetja e Kanunit, i cili mjerisht vepron ende sidomos ne Shqiperine e Veriut. Familja e Dardan Kelmendit, u mbyll brenda 4 mureve, duke u ruajtur dite e nate nga hakmarrja ne emer te gjakmarrjes e pales tjeter. Pervec problemeve sociale, filluan edhe problemet ekonomike te mbijeteses, duke e bere te pamundur kete menyre jetese. Ne rrethanat e krijuara, 43- vjecari Dardan Shefqet Kelmendi, ashtu si krejt familja e tij, prej kohesh jane detyruar te largohen nga Shqiperia, te kercenuar me jete. Dihet vetem se ata jetojne jashte vendlindjes, por pa nje adrese, pasi me shume informacion do ti rrezikonte jeten: gjakmarrja nuk njeh asnje kufi, as edhe ate shteteror! Shembulli i Dardanit dhe i familjes se tij, eshte nje nga ato mijera, qe vuajne pasojat e gjakmarrjes mesjetare. Eshte nje fenomen qe po na demton edhe imazhin tone ne syte e botes, jo vetem per menyren e ashper te veprimit, por edhe paaftesine e theksuar te shtetit per ta frenuar, duke lene nje Kanuk mese gjysem shekullor, te kete me shume peshe se ligjet e shtetit aktualisht.
FAMILJA REÇI NË KALVARIN E HAKMARRJES Po bëhen gati dy vjet e gjysëm që Gentian Reçi së bashku me nënën e vet plakë, janë detyruar të braktisin Shqipërinë, pasi jeta e tyre është vënë disa herë në rrezik. Familjarisht ky djalosh njihet për bindje legaliste. Në të vërtetë, partia Lëvizja e Legalitetit është përballur me presione të dy krahëve të fuqishëm politikë, PD-së e PS-së që tash 16 vjet ndërrojnë pushtetet me njëra – tjetrën. Babai i Gentianit, Tahir Reçi, që në fillim të proçeseve demokratike, është përfshirë në aktivitete politike dhe është përballur, si shumë të tjerë me kërcënata, bile edhe atentate, deri terroriste. Terrori në Shqipëri ka marrë dhe po merr jetë të pafajshme njerëzish, saqë kohët e fundit edhe deputetit Erion Braçe i qe vënë tritol poshtë makinës, në mes të kryeqytetit. Në zgjedhjet e 24 qershorit 2001, mësojmë se Tahir Reçi, ka reflektuar kontribut politik në krah të partisë së pretendentit të fronit mbretëror Leka i Parë, dhe kanë qenë grupe me prapavijë politike komuniste që e kanë kërcënuar me eleminim fizik. Pas atyre zgjedhjeve, presioni është shtuar përmes telefonatave anonime, formë e cila funksionon edhe sot përmes telefonave fiks dhe të gjitha shërbimeve celulare të cilat kanë ende të ligjshme metodën e fshehjes së numrit, saqë edhe vetë kryeministri Berisha ka deklaruar në parlament se është kërcënuar me telefonatë anonime. Nejse, çudira të tilla ngjasin vetëm në Shqipëri. E keqja është se ky plak 63 vjeçar detyrohet të jetojë në ilegalitet dhe prej afro dy vitesh e gjysëm djalin dhe gruan është detyruar t’i largojë, diku drejt perëndimit, me shpresën se nuk do ia vrasin. Por para se të largoheshin edhe Gentian Reçi dhe e ëma Sofije, kanë përjetuar tmerre. Mësojmë se pikërisht me 13 dhjetor 2004, mbasdite, teksa familja Reçi po kthehej për në shtëpi nga një miting i organizuar në Shkodër me rastin e 14 vjetorit të demonstratës antikomuniste të 13 dhjetorit 1990, ka hasur në pritë të tre personave, të cilët i kanë paralajmëruar se do i vrisnin nëse nuk hiqnin dorë nga përkrahja e Shoqatës Antikomuniste 13 Dhjetori 1990. Gjithsesi, ata kanë shkuar në shtëpi, por në orët e vona të asaj nate, tre persona me maska, ata apo të tjerë, nuk u mësua kurrë, duke u paraqituar si forca speciale të policisë, u kanë shkuar në shtëpi, u kanë vënë automatikët në gjokse duke i terrorizuar, u kanë kthyer mbrapsht gjithë materialet e shtëpisë dhe pasi nuk kanë gjetur asgjë të paligjshme, janë larguar duke u thënë “Tani e ka rradhën vetëm plumbi”. Këtë deklaratë e jep për gazetën Tahir Reçi, i cili shton se të paktën e ka patur një shans që djalin e gruan nuk i ka këtu. E kërcënatat pasojnë njëra – tjetrën për të kulmuar me atë pasmesnatë të zezë, ku sapo kish filluar 7 prilli i vitit 2005. Atë natë të zezë që shqiptarët e kanë tmerr, pasu u kujton 7 prillin e vitit 1939 kur Italia fashiste pati pushtuar Shqipërinë, ku mbreti Ahmet Zogu, s’kishte rrugë tjetër veçse të merrte familjen dhe djalin dy ditësh, Lekën e Parë dhe të emigronte drejt Greqisë, e ka tmerr edhe familja Reçi, përkrahëse e Partisë “Lëvizja e Legalitetit”. Ja pra, në atë fillim të 7 prillit 2005, teksa familja Reçi po flinte në gjumë në shtëpinë e vet në Shkodër, breshëri automatiku janë derdhur në drejtim të dritareve. Plumbat kanë zgjuar komshinjtë, të cilët të nesërmen kanë deklaruar se dy persona me motorrçikleta kanë qëlluar, si nëpër filma. Ai sulm me armë ka bërë që djali Gentiani të futet poshtë krevatit dhe prindërit të përpiqen t’i rrinë afër për ta shpëtuar nga mundësia e ndonjë rikoshete të plumbave. Gjithsesi, djali Gentiani është gërvishtur në kokë dhe në të ndenjura nga copat e xhamave të thyer. Edhe prindërit kanë marrë ca plagë. Mësojmë se për tre ditë, një mjek i lagjes, i ka mjekuar në shtëpi, ku djali ka patur jo vetëm plagë, por edhe dhimbje koke, marrje mendsh e të vjella. Anarkistët, nuk janë mjaftuar me aq. Të nesërmen e ngjarjes makabre, poshtë derës së jashtme të familjes Reçi, kanë futur një letër kërcënuese: “Herën tjetër nuk u shpëton dot as Zoti vetë”. Nga ai moment kjo familje është fshehur. Tahir Reçi, plak, vazhdon të jetojë në ilegalitet, ndërsa djali dhe e shoqja kanë marrë rrugët e perëndimit, pasi jeta e tyre është e rrezikuar, ashtu si edhe e shumë të tjerëve. Kur do të vijë ajo ditë, që shqiptarët të jetojnë të lirë në vendin e vet. JETMIR DELAJ
POLITIKË E KULTURË Viti 1990 na i hoqi brakeshat. Liria u paraqit para nesh si një shkretëtirë e pamatë nëpër të cilën qemë të detyruar të ecim, të rrimë në vend, të kthehemi në pikën e nisjes, derisa u nis të kuptohet se shkretëtira duhej të mbillej. Të mbillej për të na treguar pikat e horizontit: Lindje, Përëndim, Veri, Jug. Viti 1999 i hoqi brakeshat dhe Kosovës e ky vit që po kalojmë po ia heq edhe shqiptarëve të Maqedonisë. Nevoja për të veshë një kostum të ri e për të dalë në pjacë u bë e pamohueshme. Shqiptar në mileniumin e tretë të Erës së Re. Kah do vemi dhe si do vishemi – ky dualitet apo alternativë, mund të thirret me fjalë të tjera dhe: “politikë e kulturë” Homo Ballkanicus Ky term i formuluar prej s’di se kuj, por i trajtuar së fundi në veprën e mbretëreshës së poezisë bullgare Blaga Dimitrova paska tingëlluar gjithnjë i denjë edhe për shqiptarin: “-Duke pyetur gjen Stambollin- sepse gjithmonë kërkon rrugën më të shkurtë e më të shpejtë. Gjithmonë sillet vërdallë e gjithmonë e humb rrugën. Nuk ka nevojë për udhërrëfyes, as për hartë. Dhe vetë tallet me vetveten. I lindur në udhëkryq ai synon atje. Udhëkryqi është kryqi i tij”. Të gjitha këto janë shenja kulturore të Homo Ballkanicus. Mund të numërohen edhe të tjera, por mjaftojnë për kësaj radhe. Dhe këto specie kanë marrë përsipër të udhëhiqen prej ca specieve të tjera, që janë politikanët, Homo Politicos të Ballkanit. Homo Politicos Kjo rracë e zgjedhur nga Homo Ballkanicus për t’u vetqeverisur ka për detyrë të realizojë atë që fjala e urtë orientale ka si kryemotiv: Haja qenit Pija qenit Edhe bjeri karadyzenit S’besoj të ketë një shqiptar normal që mund të na thotë përmendësh anëtarët e kabinetit të Mbretit Zog I, apo të Enver Hoxhës, por sigurisht që kushdo mund të rreshtojë më së miri listën e njërëzve të kulturës, të cilët e çojnë menjëherë te burimet e identitetit të vet. Në këtë kontekst, kushtrimi për politikë duhet kthyer në një kushtrim për kulturë, veçanërisht për brezin e ri. Në dialogun Gorgias, Sokrati dhe Kalikles thonë se: “Nëse shoh një të ri që i përkushtohet filozofisë, unë them se ai është fisnik…por kur je në moshë të thyer dhe ende vazhdon vetëm të filozofosh, atëhere bëhesh qesharak”. Kulturë apo Politikë? Fjala Kulturë, si një nga fjalët më të ndërlikuara të kësaj bote, megjithëatë vjen nga “Kult”, besim te tradita, dhe ruan gjithmonë një kuptim normativ duke mbetur sinonim i humanizmit. Shpesh termi njëjtësohet me të drejtë me fjalën “Qytetërim”. Shumë filozofë duke dashur t’i dallojnë këto dy koncepte thonë se “Teknika përbën trupin e një qytetërimi, kurse kultura shpirtin e tij”. Shkruan Ernest Koliqi në një ese të veten të botuar te “Shejzat” se: “Sot për sot veprimtari politike e cila nuk ndriçohet prej kulturës nuk asht tjetër veç nji lojë kote, qi argton ndoshta ata qi e lozin, por pengon ecjen e kombit mbi udhën fatale të historis.” Por nga ana tjetër “të urresh politiken do të thotë të mos besosh te ardhmëria, te njeriu, do të thotë të përçmosh njerëzimin” thotë Freund te “Essence du politique” Çështja është si t’i ekuilibrosh këto të dyja Punë të vogla me dashuri të madhe Ky citat marrë nga shënimet e shqiptares së madhe Nënë Terezës, është një prej mësimeve më të pa aplikueshme gjer më tash në botën shqiptare. Të gjithë mendojnëse kanë ardhur në këtë botë për punë të mëdha. Kjo shpjegon edhe pse Faik Konica thoshte dikur se, edhe diplomati më i regjur anglez do mbeste i mahnitur duke parë sesi rrahen çështjet e politkës ndërkombëtare në tavolinën e fundit të klubit të Mamurasit. Mjaft intelektuakë të vertetë shqiptarë kohë mbas kohe kanë qenë të detyruar të përpiqen për të tërhequr vëmendjen e njerëzve të tyre rreth kësaj çështjeje. Kështu për shembull është po e Ernest Koliqit vëzhgimi kuptimplotë se: “në mes nesh ka mjerisht shumë prej asish që ngatrojnë në mendje të tyne kuptimin e atdhedashunis me atë të patriotizmit. Kujtojnë se për të qenë atdhetar duhen krye vepra të spikatuna tek s´ve: me vu kryet në rrezik për çashtje, m’u dallue nëpër veprime të jashtzakonshme, me shkri pasunin e m’u dërmue në flijime mbinjerzore” Lajmësi nuk vritet Njeriu i kulturës është përndryshe “lajmëtar”. Ai na bën të gjithëve (kë më shumë e kë më pak) të jetojmë në realitetin mediatik. Te të gjithë popujt e qytetëruar të jetuarit në realitetin mediatik dhe të jetuarit në realitetin imediat është në favorin e së parës. Janë ato që ndërtojnë para nesh një tjetër realitet, të bukur emocional e ndriçues. Thuhet në Kanunin e Lekës se “Lajmëtari do të jetë i lir n’udhë të vet”, sido që të jenë rrethanat e arësyetimet kanunore. Mënyrat për t’i zënë rrugën lajmëtarit janë të ndryshme. Por në realitetin tonë duket se më të përdorshmet dhe më të suksesshmet janë: Censura ekonomike. Komprometimi me politikë. Këto mund të rreshtohen edhe si sukseset e politikës shqiptare ose ndër misionet më të përmbushura të saj. Në këtë mënyrë fati i “lajmëtarit” paska qenë vetëm kalimi nga censura politike në censurën ekonomike, ndërkaq që përpjekja për t’i kompromentuar politikisht vazhdon me ritme edhe më të shfrenuara. Intelektualë apo inteligjentë? Shpesh i ngatërrojmë me dije a me pavetëdije këto dy koncepte. Në përgjithësi përcaktimi i sotëm gjuhësor i këtyre fjalëve mund të përmbidhet shkurtazi: “Inteligjent: njeri me aftësi të dalluara për ta kthyer realitetin që e rrethon në dobi të vetes” dhe “Intelektual: njeri meaftësi tëdalluara për ta kthyer realitetin në dobi të të gjithëve”. Me sa kemi arritur të marrim vesh vendi ynë po përjeton një stinë lulëzimi të inteligjentëve. Ky lloj gjenetik ka gjetur të gjithë klimën e nevojshme për shtim masiv dhe po shënon rendimente të panjohura askund. Rraca tjetër, në bazë të parimit darvinist të seleksionimit natyral, vjen e rrëgjohet dita-ditës, duke kompozuar rekuiem për vetveten. © Phoenix – Qendra e Studimeve Shqiptare “Ernest Koliqi” Shkodër Riprodhimi dhe shpërndarja vetëm me lejen e redaksisë. Dr. Stefan Çapaliku
QOFT MALLKUE KUSH QET NGATRRIME… …Nder k’ta vllazën shoq me shoq Kush i ndan me flak’ e shkrime Ç’ka Zoti vet përpoq. Dom Ndre Mjeda Shumë kush mund të thotë se pse ky titull. Dy janë arsyet që do t’i shtjelloj gjatë faqeve në vazhdim. Arsyeja e parë merr shkas nga akuzat e disa kundërshtarëve të Berishës gjatë viteve 1992 – 1997, vite ku më i zellshmi do të ishte publicisti Frrok Çupi. Ndër shumë akuza hedh edhe teorinë e prirjeve të Berishës drejt lidhjeve me fondamentalizmin islamik. Arsyeja e dytë është amaneti i një miku të nderuar, i cili ishte në krahun e kundërt të Frrok Çupit me shokë. Ky mik kishte besim tek doktor Berisha, dhe shprehet se ai nuk ka asgjë të përbashkët me fondamentalizmin. Në shtator të vitit 1997 ai më jep një këshill në formë amaneti, meqë do vendosesha në Tiranë të vëzhgoja më nga afër Berishën dhe të vërtetoja besimin që ai kishte, se doktori nuk është pjesë e prirjeve fondamentaliste. Duke qenë se kaloi një periudhë e gjatë nga viti 1997 deri më 2006 pata mjaftë kohë për të arritur në një përfundim, se cili kishte të drejtë, Frrok Çupi kur e akuzon për fondamentalizëm apo miku im ( emrin di ta citoj në faqet në vazhdim ), i cili e mohonte një gjë të tillë. Fillimisht duhet të analizojmë pse Frroku është i ashpër me doktorin. Dihet se arsyet për të urryer dikë janë të shumta, paraqitja fizike, suksesi profesional, suksesi në karrierë apo suksesi në ekonomi. Këto janë shtysat për të urryer dike, kur ti nuk i ke këto cilësi. Arsyeja tjetër është prishja e një marrëveshje, prishja e një marrëveshje reciproke dhe e fundit kur ai të sulmon dhe mundohet për të të dëmtuar me gjithçka ai mundet. Atëherë cilat nga këto arsye janë ato që e shtyjnë Frrokun drejt një urrejtjeje patologjike për doktorin. E para, paraqitja fizike e Berishës, aftësia profesionale si mjek dhe suksesi në politikë janë arsye për të nxitur tek ai zilinë, smirën dhe urrejtjen. Zilia për tjetrin errëson gjykimin dhe shkakton një urrejtje, e cila të çon drejt një krimi të ulët, deri në vrasjen e një njeriu. Kjo e ka zanafillën që me paraardhësit tanë. Zilia errësoi gjykimin e Kainit dhe e çoi në një veprim të shëmtuar, siç ishte vrasja e vëllait të tij, Abelit. Homeri na tregon se si Agamemnoni nga zilia i merr të dashurën Akilit dhe kjo bëhet shkak për përçarje në kampin grek. Zilia për disa cilësi të jashtëzakonshme, që kishte Aleksandri i Madh e çonte Filipin, të atin drejt një armiqësie me të. Po kështu edhe Demosteni, nga zilia dhe smira për Filipin e më vonë Aleksandrin bëhet i famshëm, duke vjedhë vrer kundër tij (plus paratë që merrte nga Persët ). Suksesi i këtij oratori ishte shkatërrimi i Tebes nga Aleksandri. Edhe në Romën e lashtë, senati do të bëhej arenë e përgjakshme shpesh herë duke u nisur tek tjetri nga zilia. Sepse suksesi i njërit nxiste urrejtje tek tjetri. Nga zilia për sukseset e Çezarit senatorët nxitën konfliktin mes tij dhe Pompeut. Janë të shumtë rastet kur zilia të shtyn për të vrarë dhe mund të justifikosh vrasjen e një njeriu. Por futja e një populli në luftë vëllavrasëse i shtyrë nga zilia që ushqen ndaj drejtuesit të shtetit, nuk ka asnjë justifikim. Pra në rastin e Frrokut mendoj se ishte zilia shkaktare që ky i fundit arrin në një urrejtje patologjike, e cila shihet qartë në përmbledhjen e tij: “ E pashë shtetin duke rënë” Frrok Çupi justifikohet në këtë libër se prishja me doktor Berishën i ka zanafillat e saj tek gazeta “ Rilindja Demokratike”, e më pas sulmet e doktorit ndaj tij u thelluan për pesë vite me radhë në periudhat ’91-’97. Në qoftë se gjithçka personale në armiqësi midis këtyre të dyve është e vërtetë sipas variantit të Frrok Çupit, atëherë unë personalisht do t’i jepja të drejtën që ky t’i bënte një atentat, gjë që është e motivuar, mbasi në fund të fundit vdekja e një njeriu, që të jemi të sinqertë është fatkeqësi vetëm për familjen e tij. Dhe dy herë fatkeqësi në qoftë se ai është në moshë të re, apo e lë familjen në një mjerim ekonomik. Por nuk qëndrojnë justifikimet për të future një popull në luftë civile për inate personale me kryetarin e shtetit. Dhe ashtu si oratori i madh Demosteni, i cili përveç zilisë për Aleksandrin kishte dhe një motiv, shpërblimin nga Persët. Ashtu mendoj dhe Frroku, përveç zilisë dhe urrejtjes, duhet të jetë paguar për të na future në luftë civile, ose duhet të mendojmë të kundërtën që ky njeri tepër inteligjent dhe shumë i formuar nga ana kulturore, një kundërshtar shumë i vështirë për tu mposhtur në polemika, na del një naiv absolute, i cili me talentin e tij shfrytëzohet nga të tjerët për të nxitur dhe krijuar një katastrofë kombëtare, si ajo e vitit ogurzi 1997. Është më se e kuptueshme se edhe një lypsar ka përfitim, kur policia largon lypësin tjetër përballë apo edhe tregtari i një dyqani, i cili i bën llogaritë me një ndjenjë kënaqësie kur falimenton dyqani përballë me të njëjtin mall. Në qoftë se Shqipëria do të degradohej siç u katandis në vitin 1997, askush nuk mendon se këtu kishte ndonjë interes shtetet si Kili, Bolivia apo Tailanda, etj. Personalisht mendoj me aq nivel sa kam dhe niveli im është i shtresës së thjeshtë të popullsisë, se ’97 ishte produkt i dy faktorëve, politik dhe ekonomikë. Arsyeja e parë, ajo politike vjen pas marrëveshjes së Dejtonit, do të vinte radha për problemin e Kosovës, do të shtrohej pyetja në kancelaritë ndërkombëtare: “ A janë të aftë shqiptarët për vetëqeverisje në përgjithësi”. Argumenti se shqiptarët nuk janë të aftë mbrohet me sinqeritet, pasion dhe pa asnjë lloj hipokrizie nga intelektualët dhe historianët e kampit sllavo-grekë që nga mesi i shek XX. Por kancelarive europiane këto argumente do t’i paraqiteshin që nga viti 1878 e në vazhdim. Në rastin e ’97-ës a ishin të interesuar fqinjët bashkë, apo njëri veçmas nuk mund ta them saktësisht, ose më saktë nuk kam informacio0n bindës për ta mbrojtur. Por ato patën sukses dhe suksesi i tyre do të ishte tepër i madh në qoftë se Europa dhe Shtetet e Bashkuara do të na kthenin krahët. Por Zoti është i madh. Ai nëpërmjet anglosaksoneve, të cilëve u detyrohemi që nga 1878, na dhanë edhe kësaj radhe mundësinë për të dalë nga ferri. Që të jemi konkret, ndihma e anglosaksonëve më 1878 konsiston në atë se ato refuzuan të njohin “Traktatin e Shën Stefanit”, i cili ishte hartuar për të na zhdukur përfundimisht nga vëllerëzit tanë turq, si dhe vëllezërit e mëvonshëm të së majtës shqiptare, rusët. Ashtu si çdo amerikan thotë: “ N’Zotin na besojmë dhe Zoti e ruajtë Amerikën edhe për ne”. Shpesh herë në artikujt e tij Frrok Çupi përdor termin “malok”, “verior”, “tropojanë”, “Barish” në vend të Berishës, dhe duke qenë se Berisha prej katër-pesë brezash vjen nga një familje myslimane, Frrok Çupi me mjeshtëri djallëzore këtë fakt të natyrshëm do ta përdorte si argument për të demonizuar Berishën dhe për ta paraqitur atë si fondamentalist islamik. Mbasi një argument i tillë Europën dhe Shtetet e Bashkuara i shqetëson pa masë. Përpos emrit Sali, që është emër mysliman, sot, por në fakt është emër biblik. Periudhat 16-vjeçare, ’91-’06 vërtetoi se Berisha nuk ka asnjë lidhje me fondamentalizmin. Frrok Çupit i bie detyra e vështirë për të pranuar se ka marrë shpërblim për dezinformim dhe denigrim të qëllimshëm dhe në qoftë se nuk ka marrë atëherë ai mbetet një naiv i padjallëzuar që u desh ta paguante me çmimin më të shtrenjtë të mundshmin, me rrënimin e shtetit dhe një prapaktheu të gjatë. Përveç arsyes politike është edhe ajo ekonomike, e cila mund të cilësohet si karburant i motivimit politik. Mjafton të hidhet një vështrim rreth atyre që përfituan nga kjo katastrofë. Cilët ishin peshqit e mëdhenj në Shqipëri dhe peshkatarët jashtë Shqipërisë që përfituan? Duke qenë se nuk kam informacion të mjaftueshëm për të thënë më saktë se kush përfitoi më mbetet tu besoj dy gjërave, fjalëve të popullit të thjeshtë dhe akuzave të ndërsjellta të KPD-së. Mbas vitit 1997, duke qenë se jetoja në Tiranë, shpesh herë merrja pjesë në mitingjet e organizuara nga doktor Berisha në atë periudhë kur numri i simpatizantëve të PD ishte në minimum. Në mitingje zakonisht shkoja vetëm dhe meqë nuk kisha njeri të bashkëbisedoja gjatë kohës që Berisha mbante fjalimet e zakonshme me një burrëri të palëkundur, koinçidonte që në 80% të rasteve, në të njëjtën kohë me fillimin e mitingut në xhaminë Et’hem Beu, hoxha bënte faljen mbasdite. Unë i bëja pyetje vetvetes. Ky njeri nëse do të ishte fondamentalist siç pretendonte Frroku, duhet të kishte mjekër, pantallona model arab dhe në këtë momente duhet të ishte në xhami duke u falur. Po në të vërtet ishte e kundërta ai ishte aty në shesh me një pamje burrërore, i rruar gjithmonë dhe me një veshje e paraqitje fizike të ngjashme si një aktor filmash anglosaksonë. Pra ai ishte aq mysliman, sa ç’është pjesa më e madhe e popullsisë myslimane shqiptare, e cila nuk e ka problem moskryerjen e riteve, ose siç janë pjesa më e madhe e të krishterëve shqiptarë, të cilët nuk kanë shumë problem moskryerjen e riteve. Pra thënë troç: – Shqiptarët e të dy besimeve, në 90% të rasteve janë liberalë në ekstrem, për sa i përket praktikimit të ritit të besimit. Pra Berisha mysliman? Ai mbante fjalim, kur hoxha falej dhe duhej të ishte në xhami, ashtu si unë i krishterë, që në kohën kur jepet mesha dhe kaloj me qindra herë para kishës, tepër rrallë futem brenda për të marrë pjesë në meshë. Që të jem i sinqertë në shumë raste bëj të kundërtën, sytë në vend që të drejtohen nga kisha mund të drejtohen drejt një femre në mënyrë mëkatare. Pas disa vitesh arrita në përfundimin të cilin miku im që tani do t’ia përmend emrin, kishte të drejtë dhe ai ishte i nderuari dhe i ndjeri Dom Fran Ilia, Kryeashqipeshkëv i Kishës Metropolitane të Shkodrës. Në një bisedë ku ishin tre-katër persona, ndër ta edhe unë, njëri i drejtohet: -Monsinjor ju jeni Kryearqipeshkëv, keni bërë afërsisht 20 vite burg, nuk duhej të dilnit hapur si mbështetës i Berishës në mitingun e organizuar në Pallatin e Sportit në Shkodër (gjatë fushatës elektorale më 31 maj 1997_. Ai është akuzuar për fondamentalizëm islamik, plus që është malësor dhe nuk është edhe ndonjë familje me emër? Por Dom Franoja mbasi e dëgjon, me buzë në gaz i bën disa pyetje: – A mundet një fondamentalist me krenu më Gjergj Kastriotin e Nënë Terezën. – A mundet një fondamentalist me u krenu me origjinën e lashtë kombëtare dhe vetëdijen europiane. – A mundet një fondamentalist, i cili nuk mohon origjinën e fisit të tij, e cila para tre-katër brezash ishte e krishterë. Sigurisht që jo. Në fakt Berisha krenohet publikisht. Pastaj drejtohet nga unë: – Viktori asht më i riu nër ne, por Barletin e Fishtën i ka idhuj dhe ka me pranu fjalët e mija, se fisi i Berishës nuk asht i panjoftun. Ai asht fis që rranjën e ka në Berishë të Pukës. Dhe asht një nga fiset ma me emër në Shqypni, pamvarësisht se sot asht i përhapun, disa me besimin mysliman e disa me besimin e krishterë. Disa në Shqipni, Kosovë e Shkup. Ky fis asht tepër i lashtë, jo se e them unë, por e thotë shkrimtari ma i madh shqiptar, i botuar në latinisht dhe në të gjithë gjuhët e Europës, rekord që nuk është arritur nga asnjë shkrimtar shqiptar deri në ditët e sotme, pra nga humanisti Marin Barleti. Po citojmë si ma poshtë: nëpërmjet më fisnikëve, të tjerë të atij vendi dhe kryetrimave të rinisë, ishin dy vëllezër nga familja e lashtë e Berishëve, Dhimitri dhe Nikolla, ndihmën e të cilëve Skënderbeu e kishte të shënuar dendur. Këta kur dëgjuan për fatkeqësinë e ushtrisë sonë dhe përfundimin e rrethimit të Belgradit ( Beratit ), kur morën vesh pastaj për rebelimin e pabesinë e Moisiut nuk vonuan aspak, por vrapuan fluturimthi për te roja dhe kryeporta e mbretërisë, të trembur se mos roja atje shpërqendrohej nga frika, apo nga që s’kish kush e frenonte dhe se mos vendi mbetej pa mbrojtës, sidomos kur vinin lajme se Sebalia ndodhej ende në Epir. Dhe kështu këta me plot arsye u kujdesën së pari për të kërkuar ushtarë dhe e rritën rojën dhe u dhanë zemër burrave me fjalë e me vepra, duke u’a shtuar në çdo mënyrë dashurinë për Skënderbeun. Këtë përshkrim Barleti do ta fillonte nga faqet 445-447 në librin “ Historia e Skënderbeut” botimi i III, i përkthyer nga Stefan I, Prifti. Tiranë 1983. Po kështu, në faqet 604-605 Barleti na përshkun pikëllimin e madh të Skënderbeut për kapjen rob nga turqit të tetë figurave kryesore, Moisiu i Dibrës, Gjuric Vladeni, Muzaka i Angjelinës, Gjin Muzaka, Gjon Përlati, Nikoll Berisha, Gjergj Kuka dhe Gjin Maneshi. Pra nga ky fis i madh që Barleti thotë se është tepër i lashtë do të dalin burra që do të përmenden për luftë, zejtari, tregti, intelektualë apo meshari siç është rasti i Dom Tom Berishës, mik i Bajram Currit. Apo politikanë në Kosovë, si Kol Berisha, intelektuali si Anton Berisha, përkthyesi i “Epit të Gilgameshit”, fotografi Fadil Berisha, këngëtari Agron Berisha. Kushdo që do të ishte pjesëtar i një fisi të lashtë do ta kishte për krenari, në qoftë se emri i tij përmendet nga Barleti, siç është rasti i Berishëve, Gazullorët, Malqajt, Skurajt, Kuka, Maneshi etj… Kjo ishte ajo që tha dom Franoja, që për saktësi unë u detyrova të konsultohem me “Historia e Skënderbeut” të Marin Barletit. E ndjej veten të çliruar moralisht pasi kreva një amanet që më kishte lënë 9 vjet më parë Dom Frano Ilia. Asht e natyrshme që një gazetar të ketë bindjet e veta, por duhet të jetë dhe realist dhe i paanshëm. Por në kemi disa analistë të shquar, ose më saktë që janë shquar si anti-Berishë, ndër ta veçojmë si më të zellshmit, Frrok Çupi e Mustafa Nano. Përveç këtyre dy ekstremistëve anti-Berishë kemi edhe analistë të tjerë të cilët po fillojnë të marrin fizionominë e analistit të paanshëm dhe objektiv. Këto janë Andi Bushati, Blendi Fevziu, Fatos Lubonja etj. Nuk mund të rri pa përmendur edhe një analist tjetër, i cili gabimisht përzihet në gazetari, mbasi ai është erudit i jashtëzakonshëm dhe vendi i tij duhet të jetë Akademia. Ky është Ardian Klosi, i cili e ka shumë të vështirë të shkëputet nga ndjenja anti-Berishë. Ka që kanë ndryshuar qëndrim kryekëput, këta janë Preç Zogaj ose Nikollë Lesi. Në fakt për këtë të fundit e kam shumë të vështirë të jap një përkufizim. Ndoshta për të përfundimin më të saktë e ka dhënë Edi Rama, në një intervistë në përvjetorin e gazetës “ Koha Jonë”, kur shprehet: “ Tre gjëra janë për mua enigmë, Zoti, seksi dhe Nikollë Lesi”. Morali i kësaj ese është se kur kemi inate më dikë dhe ky person mund të jetë drejtues shteti apo partie politike, nëse nuk kemi mundësi për ta konkurruar, mund të na lejohen shumë gjëra, të gjitha mjetet djallëzore për të arritur qëllimin. Në fund të fundit politika është një lavire e bukur që i tërheq të gjithë, edhe ato që janë të tredhur e se shijojnë dot (votuesit), por jo deri sa të arrijmë në një gjendje aq të ulët, siç është nxitja e luftës vëllavrasëse për përfitimin e interesave personale. Nga Viktor Kadeli
ZEF BUSHATI: “TE ÇRRENJOSIM KOMUNIZMIN”, FJALIM I MBAJTUR ME 14 SHTATOR 1991 Partia Republikane, republikanet kryeqytetas se bashku me ju te gjithe kemi dale sot ketu me flamurin tone te lire te kuq, simbol i gjakut te derdhur ne shekuj nga shqiptari per liri e demokraci me shqiponjen e zeze,se ciles sot ne i hoqem gurin e rende me pese cepa qe i shtypte kryet e saj krenare. Sot shqiponja eshte e lire qe ne krahe te saj te perfshije te gjithe shqiptaret kudo qe jane ne nje Shqiperi te lire e demokratike. Partia Republikane, pjese perberese e opozites shqiptare, se bashku me partite politike te frontit opozitar, duke shprehur vullnetin dhe aspiratat mbare kombetare te popullit hoqen sot simbolin e sundimit te urryer komunist enverist. Republikanet ne mbare Shqiperine e perjetojne dhe e pershendesin kete ngjarje te madhe historike.Vitet qe do te vijne kete mitingdo ta pershendesin si nje fitore te re te demokracise. Edhe nje here ne republikanet kerkojme me vendosmeri qe ligjerisht te hiqet ylli i kuq,te hiqet draperi dhe cekani,te hiqet,te hiqet aurora me kallinjte e grurit qe ne vend te bukes na sollen urine.Keto simbole na sollen percarjen dhe shkaterrimin kombetar,varferine dhe urine. Tani i takon Kuvendit Popullor,qeverise dhe presidentit ta ligjerojne heqjen e ketyre simboleve antikombetare.Nese nuk e bejne qe ne seancen e pare te Kuvendit Popullor heqjen e simboleve,ne do te mblidhemi prape,ketu,ne kete shesh dhe nuk do te levizim qe ketej pa u plotesuar kjo kerkese. Partia Republikane eshte e bindur,e patundur edhe per kerkesat e tjera te ligjeshme te popullit shqiptar. Te shperndahet sigurimi i shtetit.Kjo krijese,simbol i diktatures komuniste,simbol i frikes,i terrorit fizik e shpirteror,qe mbart gjate 50 vjeteve krime monstruoze.Kjo shperndarje duhet te behet ne syte e popullit. Nuk do te kete paqe ne Shqiperi sa kohe qe nuk do te kete drejtesi per te gjithe. Republikanet shqiptare jane te vendosur deri ne fund qe te hiqet drejtimi komunist nga Radio Televisioni,Agjensia Telegrafike dhe Ministria e Jashtme.Monopoli komunist mbi keto institucione pengon ecjen perpara te demokracise. Nuk do te kete paqe e pajtim kombetar ne Shqiperi sa kohe nuk do t’u njihen te drejtat e plota mijera te burgosurve politike qe vuajten mundimet e ferrit ne mbrojtje te lirise dhe demokracise. Nuk do te kete paqe e pajtim kombetar sa kohe nuk do te vihet ne rrugen e zgjidhjeve ceshtja e dhjetra-mijera emigranteve shqiptare qe moren rruget e botes per t’i shpetuar diktatures komuniste. Ne ditet e veshtira qe po jetojme Partia Republikane i ben thirrje Kuvendit Popullor dhe qeverise te ndjekin cdo hap problemin e vellezerve tane qe jetojne ne trojet e tyre ne Jugoslavi. Kosovaret i kemi vellezer te gjakut e te gjuhes.Fati i tyre nuk mund te vecohet nga fati i Nenes Shqiperi. Ne republikanet jemi te vendosur se vetem duke u plotesuar keto kerkesa jetike te kohes,populli do te besoje ne strukturat shteterore e shoqerore.Vetem keshtu do te besoje ne demokracine.Nga ky miting Partia Republikane u ben thirrje komunisteve conservatore e te rinovuar te kuptojne realitetin dhe te heqin dore nga taktikat djallezore. Populli shqiptar ka nxjerre mesimet me te renda nga e kaluara.Ai shikon vetem perparadrejt lirise e demokracise,drejt nje jete me te denje qe ta vere ne radhen e popujve te Evropes.Ne e dime mire se kjo rruge nuk eshte e shtruar me lule.Populli do te ece ne kete rruge sepse vetem aty e ka shpetimin dhe qe ta kete te lire kete rruge,populli duhet te shporre nga pushteti komunistet.Kjo eshte ne logjiken e drejte e ne te miren e popullit.Nese komunistet kane fuqi te shohin sadopak ne te tashmen e sidomos ne te ardhmen,duhet te heqin dore nga deshira per te mbajtur me cdo kusht monopolin mbi jeten e vendit.Kete duhet ta kuptoje edhe vete presidenti Ramiz Alia qe vjen nga rradhet e komunisteve.Kjo do te ishte prova e pare e rinovimit. Partia Republikane i ben thirrje Qeverise se Stalibilitetit te shpejtoje reformat ekonomikene konsultim te vazhdueshem me popullin.Te shpejtohet e te nxitet me cdo mjet privatizimi.Te forcohet me cdo kusht rendi public.te zoteroje ligji,si baze per suksesin e reformave.Per keto Partia Republikane eshhte e gatshme te jape tere ndihmesen e saj,sepse kjo eshte dhe deshira e popullit. Ne te njejten kohe i bejme thirrje qeverise qe te ruhet nga gabimet ne zbatimin e ligjeve brenda dhe sidomos ne fushen e mardhenieve me jashte. Ne republikanet jemi per bashkimin e gjithe popullit.Jemi per bashkpunimin me te gjithe ata qe kane ne zemer limine,dinjitetin dhe te drejtat e njeriut,demokracine,pluralizmin.Ne do te luftojme ne rradhet e para qe demokracia te behet realitet i plote,qe ne Shqiperi te trumfoje liria dhe demokracia. Rrofte populli shqiptar! Rrofte demokracia!
TE PREKESH ENDRREN “Lufto te prekesh endrren“:te tha dikush ne dite.Cilen enderr?Ate qe thure me mijera nete me radhe,dhe prite çdo sekonde per ta jetuar qofte edhe per ne moment.E ne fund te tunelit s’e kape kurre ate moment.Duke qene pjese e apsurditetit,ajo enderr mbeti as me pak e as me shume se nje fragment,ne sfond abstrakt ,memec e i shurdhet ne netet e tua te zbehta.Eh sa endrra i mbeten ndér njeriut ,sa sa nete marrin jete nga ne mendim shpeshehere i çmendur se te nesermen,bardhesia e drites te nje dite te re qe do te lind,do te jete me ndryshe,shume me e paster ,me e çilter.Por çuditerisht te gjitha ditet karakterizohen nga e njejta ngjyre,ngjyre pa emer,qe te tremb e qe pengon qarkullimin e ajrit te shpreses.Sikur endrrat te mos egzistonin,me siguri kendveshtrimi i njeriut do te ishte ndryshe.Te pakten nuk do te kishte pritje.E sheh veten tende dhe perpiqesh ta rinjohesh,kerkon te gjesh nje gjuhe te perbashket,t’i tregosh qe ndihesh keq dhe qe ke nevoje per te.E ndjen te domosdoshme te gres diku ne “sepse” per deshtimin tend.Por gjithçka brenda teje hesht.Ti nuk neh as veten tende,tashme nuk e di as cili je ne te vertete.Thjeshte mundohesh te identifikohesh me fjalet e para qe mund te te bien ne mend.”Jam nje gjymtyre qe leviz pa destinaci.Jam nje mendje qe ka humbur aftesine e te menduarit,e cila sete lodhur ne kerkimin e “sepse-se” se famshme qe nuk e gjeti dot.Jam nje zemer qe rreh mekanikisht,qe ka humbur çdo ndjesi duke perpetuar ne kaos ndjenjash njeheresh.”Vetem kaq di te citosh mbi identitetin tend.Sa here i vrave ndjenjat ,sa te tjera i ndrydhe brenda per te mos i nxjerre kurre.Sa ndjenja te tjera t’u mohuan,t’u thyen nga dikush ,nga disa e mbase nga te githe.E ti nuk e gjen veten tende askund brenda atij kaosi,nuk di ç’ka mbetur me aty.Ndoshta nje zhgenjim i çastit,nje deshim apo nje dhimbje flene ende aty.Kane zene rrenje te thedha,por ti thjeshte ke humbur ndjeshmerine e çdo gjeje Gjithçka brenda teje ka vdekur,por pamvaresisht kesaj ti vazhdon te thithesh ajrin e kesaj bote ,vazhdon te jetosh minutat shekullore te kesaj jete,te flasesh me ata qe i urren çdo dite me shume,dhe te marresh fryme nga vetja jote ,te cilen ke filluar ta marresh inate.Ti urren veten tende sepse ndoshta do te ishte ndryshe,sikur…sikur… Ndoshta…Por tani je i vetedijshem qe nuk ka me as “sikur” e as “ndoshta”.Koha e mori ne rrjedhen e saj boten,e bashke me te,te zvarriti edhe ty,pa te pyetur.Ti je i bere keshtu.nuk deshe kurre,nuk ndjeve kurre edhe pse nganjehere te genjeu ndergjegja qe dikur e pate.Tani edhe ajo zvarritet nuk dihet se ku ne labirintet e udheve te tua.Nuk i mendove kurre “ATA”Nuk e mendove kurre ate moment.Por as nuk e mendove asnjehere se ndoshta nuk ishin “ATA”ishte vetem “AJO”,ajo qe mohoi gjithçka.Kujton vetem momentin kur te pagezuan me ne emer.I moren J-ne jetes,duke te thene qe shume shpejt do te lodhesh nga ajo.I moren E-ne estremi duke te thene qe shume shpejt do te arrish deri atje.I moren T-ne tridhimit duke te treguar te verteten tendeI moren I-ne inatit duke te thene qe ne dite do ta perdoresh kunder vetes.I moren m-ne mashtrimit duke te bere te besosh qe edhe ti nje dite do te mund ta prekesh endrren tende.Me kete emer te pagezuan dhe keshtu u quajte per shume vite me radhe.Tani kerkon nje identitet te ri.Ndoshta kerkon te quhesh;ne i humbur ne kerkim te endrres. E nderkohe sheh horizontin tend dhe dallon ne rruge qe te shpie vetem ne nje drejtim,ne nje drejtim qe s’s’ emer,s’s’ identitet dhe ka ne fund….te hidhur,por çuditerisht ngjason me ne enderr.Vrapon drej saj si çmendur i bindur se kjo eshte endrra qe po kerkoje ,dhe perpara te del ne zara i kuq dhe i madh.Rreth tij sillen si te çmendur disa qenie te shperfytyruara qe ngjasojne kaq shume me ty. E ne qender, pikerisht ne nje vend nderi ne ene e madhe,e mbushur plot me … ate….pluhurin e bardhe.Ndersa pak me tej eshte e shkruar me germa te medha ngjyre ndryshku “MIRESE ERDHE NE BOTEN TENDE”I bindur se me ne fund ke gjetur endrren tende e provon pa u mendar dy here.Dhe me te vertete ,me ne fund,me nje identitet te ri e preke endrren tende.Ja,per ne çast e gite bota eshte ne duart e tua,i gjithe universi eshte ne duart e tua.Ja,me ne fund endrra jote ku gjete lumturine,gezimin,jeten…Por vazhdon ta shijosh endrren tende i vetedijshem se ajo enderr qe tashme ke prekur,doemos ka ne fund….te hidhur…. EMIRANDA LUKAJ
MJERIMI I SË MAJTES Mjerimi për gjithkë dhe ndaj gjithçkaje, i kuptuar në prizmin e ndjesive të nalta dhe epjes së instinkteve, mbetet trishtues, i dhimbshëm dhe shpresëhumbur. Por të të pllakos një gjëndje e tillë për një tufë hijenash që ende buzët u kullojnë gjak e jargë, kjo do të tejkalonte çdo perceptim ndjesor. Gjithsesi le të lëmë mënjanë termat dhe ta kundrojmë të sotmen politike, pavarësisht se mjerane, me një sy konstatues dhe përcaktues. Po të kundrosh nga një pikëvështrim interesimi politik, atë që po ngjet përreth dhe brenda Partisë Socialiste, lidershipit të kampit opozitar, përnjëheresh të ngërthen një pesimizëm që tejkalon frikën latente të një vëzhguesi të përciptë. Por ngjiz deri në brumosje idenë fiske, se tashmë ky është një rast i pashpresë. Pakkush do të besonte se do të ndodhte kaq shpejt kjo gjëmë në atë parti që mbajti me thonj për tetë vjet pushtetin e një populli me shpirt nëpër dhëmbë. Tash kur pushteti është për ta vetëm një përvojë e shndritshme dhe e begatë, e lënë pas si një vegim, dhe një ambicje që theket në gjoksin shpuzë të çdo socialisti për projektet e së ardhmes, kjo katrahurë do të dëmtonte jo vetëm PS-në, në veçanti, por të gjithë klasën e majtë politike. Përfshi këtu dhe vetë atë klasë që ka fatin të drejtojë shtetin. Kjo për arsyen se kur orjentimin i opozitës humbet në logjikë praktikën e përcaktimit të koordinatave të drejtimit, pas dhe para tij janë të destinuar të gjithë ta humbasin. Partitë e tjera që përbëjnë tërësinë e komponentëve të opozitës, duke u gjendur në një moment të tillë çoroditje, humbjeje të orjentimit, do ta kenë tepër të vështirë të drejtohen. Pësojnë një lloj krisje të gjithë praktikat e bashkëpunimit dhe ndërveprimit politik. Programet dhe planet që garantojnë produktivitetin veprues, mbeten vetëm fragmente mediatike, të pushtuara kryesisht nga delire dhe protagonizmi, pa ide, pa imazh, pa platformë, pa forcë vepruese. Në këto kushte e majta e gjen veten të ngërthyer nga praktika e kahershme e të qenit parti e ndërvarur nga vendimmmarrja e partisë lidershipit. Mungesa e përgjegjësise dhe vetëdijes politike si njësi politike, individuale, ka bërë që në klasën politike shqiptare të ngjizet një filozofi, pothuajse tipike shqiptare. Konkretisht, ajo e ndërvarësisë. Kjo do të ishte optimiste për një eksperiment, por jo për një përvojë politike. Ndërvarësia politike, gradualisht zbraz trupin nga e gjithë masa limfatike që ka shërbyer në lindjen e rritjen e saj. Pas kësaj, pra sot do të kemi parti mumje, ose më sakte parti robotë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre, ndërsa zbatojnë përpikmërisht urdhërat e dhënë nga dikush tjetër. Në një farë mënyre, pjesa “shpëtimtare” e opozitës, pjesa përfituese e hises së hienës nga preja e luanit, kundron duke bërë spektatorin e keq nga plateja e amfiteatrit politik. Dhe këtë e bën duke bërë një gabim të madh që do ti kushtojë vetë asaj. Nëse kampi socialist gradulisht përfshihet në një betejë paanë, gati të pamotivuar, siç edhe po spikat, duke u orjentuar gjithnjë e përnga deformimi i plotë i saj, ndoshta edhe një copëtim që do ta shkatërronte përfundimisht atë. Në këtë gjëndje mjerane PS e përkund veten, e yshtur nga një ser faktorësh, ku më i spikaturi mbetet roli prej kaposhi i kreut të saj. Në një parti kaposhësh, kaposhi që kikirik është gjithnjë potencial rreziku, të cilit i druhen edhe kur je pranë, por edhe kur ke vendosur të mbetesh i distancuar. Dhe PS gjithnjë e ka shfaqur këtë simptomë, duke dëshmuar kështu se aty gjenerohet gjithnjë konflikt, se çdo gjë është një shkas për të përfunduar në shënjestër. Shpesh lidershipi i kësaj partie, dhe në kor me të dhe analistë politike, lektorë mediatik, e turli robsh të ngeshëm për filozofi politike, kanë menduar dhe dëshmuar njëzëri për demokraci në këtë parti. Nga njëra anë ata i ndërseheshin Berishës për autoritarizëm dhe zbatuese i politikës së vjetër, ndërsa vetë Rama ka dëshmuar publikisht tejkalimin e kundërshtarit të tij. Roli i gardianit ka bërë të mundur në PS, por nuk do të kishte gjasa të bënte vaki në PD, të frymëzojë mendimin kundër, të potencojë oponencën, duke kërcënuar seriozisht paqen politike brenda partisë. Kjo betejë pa parime, me vertebra të shkeputura, përveçse do të prishte klimën, do të orjentonte strukturat për nga një çoroditje të kushtueshme. Çmimi minimal i gjëndjes së krijuar është humbja e besimit në radhët e militantëve, të cilën po e shfrytëzon mjeshtërisht paraardhësi i Ramës, ish-Kryeministri, Fatos Nano. Baza socialiste është në dilemë. Një luhatje të pozicionimit politik e ka çorganizuar më tepër se ç’ka qenë. Pamotivimi politik ka shkalafitur të gjithë vullnetet e përgjegjësisë për mobilizim. Këtë e di shumë mirë kreu socialist Rama dhe gjithë kori i opozitës, ndaj roli veprues i tyre dallohet qartazi i tërhequr në prapavijë. Shumëkush do të besojë se opozita po lufton, po kacafytet me pushtetin, po mësyn fuqishëm shtetin në pikat më delikate, duke u nisur nga propoganda mediatike, nga vrullet televizive dhe zelli i protagonistit. Në kushtet e tilla, kur rrallëherë vendi ka qenë më i drobitur nga një qeverisje që paaftësinë e shet si kosto e reformës, roli i Partisë Socialiste, i opozitës në përgjithësi duhej të ishte më dinamik, i kalkuluar dhe tronditës. Ndryshe nuk do të kuptohej “mirëkuptimi” opozitar që rrethrrotullon keqqeverisjen e djathtë dhe “dashamirësia” për ta lënë të punojë Berishën. PS në veçanti dhe e majta në përgjithësi, po dëshmojnë se për sa kohë që janë shumë larg nga pushteti, ata as që e vënë ujin në zjarr, si për mungesën e energjisë elektrike, krimin në familje, korrupsionin dhe mjerimin rrapëllitës që porsi një ortek zbret duke përfshirë të gjithë nën vete. Shqiptarët, kanë edhe një tjetër argument bindës së klasa politike, as nuk ka qënë, as nuk është dhe as nuk do të jetë një faktor ndikuen në mbrojtjen e interesave, apo ndikimin në përmirësimin e kushteve të jetesës. Ata, në të tre kohët janë për veten e tyre. E sërish pësimi nuk na u bë mësim. Sërish ne shkojmë në kutitë e votimit, sërish shprehim vullnetin tonë, dhe ata sërish vijojnë të zbatojnë të njëjten filozofi politike, të njëjten praktikë të marrëdhënieve me militantët, me përkrahësit dhe në përgjithësi me shqiptarët. Nëse problemet brenda vetevetes kanë nxjerrë jashtë funksionit Partinë Socialiste dhe së bashku me të gjithë opozitën, kjo nuk do të thotë, se, që sot e më pas ne do të kemi një kah të politikës që do të lërë të lirë, larg kokëçarjeve dhe zemërimit partiak. Jo. Do të kemi një qeverisje që do të vijojë të “punojë” e qetë, me fjalë të tjera të mos zgjojë asnjë përgjegjësi që burojnë nga kontrata zgjedhore, e bërë me shqiptarët. Se s’do të ketë se kush t’ia tërheq veshin. Edhe nëse merr kurajon ndonjëri, natyrisht se pas tij, është ose një motiv personal, një muhabet kafeneje, një plankonspekt partiak, e broçkulla të këtij tagri. Pra do të dalë, se i duhet, se i kanë thënë, por jo se ka diçka për të thënë. Një mjerim i tillë, nuk buron nga mungesa e informacionit, nga pamundësia për të ndjerë dhimbjen e krizave që po e kafshojnë herë pas here trupin e drobitur të Shqipërisë. Mjerania e këtij mjerimi buron nga moskokçarja për gjërat që tejkalojnë kolltukun, apo personin e tyre. Ishte ose jo kjo filozofia e së vërtetës, ajo që orjentoi logjikën e politikëbërjes në këtë vend, kjo vetëm pyetje retorike mund të jetë. Nga Albert Vataj
SOT KRYEMINISTRI BERISHA NE SHKODER PER 50 VJETORIN E “LUIGJ GURAKUQIT” Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha i shoqeruar kryeparlamentarja Jozefina Toaplli, nga ministri i Arsimit dhe Shences Genc Pollo dhe personalitete te tjera te larta te shtetit dhe politikes shqiptare, eshte sot i pranishem ne festimet e 50 vjetorit te krijimit te Universitetit “Luigj Gurakuqi”, i cili ne ate kohe lindi me emrin Instituti i Larte Pedagogjik. Aktivitet ne kuadër te këtij evenimenti shume te rendesishem kombëtar, kane filluar qe me daten 8 nentor, pasdite, kur ne sheh u organizua nje koncert i madh festiv me kengetare te rinj por edhe te njohur nga treva te ndryshme. Dita e sotme, 9 nentori 2007, parashikon nje seri aktivitesh ne nje axhende te ngjeshur, ku me e i rendesishmi eshte aktiviteti jubilar ne sallen e takime te “Luigj Gurakuqit”, ku do te pershendese kryeministri Sali Berisha, ministri i Arsimit Genc Pollo dhe te tjere personalitete te larta. Përvjetori i 50-te i krijimit te Universitetit te Shkodres “Luigj Gurakuqi”, merr vlera te veçanta edhe per nje fakt tjeter shume te rendesishem, pervec atij se eshte institucioni me i hershem akademik ne Shqiperi pas Universitetit te Tiranes. Universiteti i Shkodres, eshte i vetmi institucion akademik ne hapesiren gjeografike nga Tirana e lart, duke shërbyer si formues i nje armate te tere intelektualesh ne kete haperise, por edhe per Malin e Zi vitet e fundit. Historiku Mbi një truall të begatë e me tradita të shquara e të gjithanshme do të lindte më 2 shtator 1957 (me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 150, datë 18. 04. 1957) Instituti i Lartë Pedagogjik i Shkodrës (ILP), duke qenë e para shkollë e lartë në vend pas asaj të Tiranës dhe një nga institucionet më të rëndësishme të vendit dhe qendra më e madhe mësimore, shkencore dhe kulturore e Veriut të Shqipërisë.
“MËVEHTËSIA, LIRIA DHE MOSVARTËSIA” NË ANËN E PADUKSHME ME RASTIN E 95 VJETORIT TË “DITËS SË ZË-VENDIMIT TË MËVEHTËSISË”, “DITËS SË FLAMURIT” DHE “KONGRESIT/KUVENDIT TË VLORËS, 28 NËNTOR – 7 DHJETOR 1912. ME RASTIN E 70 VJETORIT TË BOTIMIT PËRKUJTIMOR TË REVISTËS LEKA, “PËR 25 VJETORIN E DITËS SË LIRISË KOMBËTARE, KUSHTUAR ATDHETARËVE TË VËRTETË” Ende nga data 5 e deri me datën 19 nëntor 1912, Ismail Qemali nuk ishte përcaktuar e nuk deklarohej nëse do të kërkonte gjysëm autonomi, autonomi apo indipendencë të plotë. “Akt/Proçes-Verbali i Mëvehtësisë”, pas deklarimit verbal u plotësua si dokument i shkruar, por nuk ishte i firmosur nga të gjithë delegatët e caktuar si përfaqësuesit e zgjedhur sipas kazave, një delegat me të drejtë firme për kaza nga kazatë e përzgjedhura, siç u vendos në “Mbledhjen e Parë” me 28 nëntor 1912. Akt/Proçes-Verbali i dt. 28 nëntor 1912 dhe të gjitha Akt/Proçes-Verbalet deri me dt. 7 dhjetor 1912, nuk u shprehën për kufinjtë e Shqiperinë me teritore 4 Vilajetet administrative osmane, sepse nuk dihej se si do të ishin e si do të vendoseshin kufinjtë politikë të shtetit të ri. Dokumentin e dt. 28 nëntor e firmosën vetëm aq delegatë sa u ndodhën atë ditë dhe me datën 30 nëntor 1912. Origjinali i këtij “Proçes-Verbali” ka humbur dhe ruhet vetëm si faksimile. Ka mundësi që të ketë humbur edhe një origjinal Akt/Proçes-Verbal, i firmosur nga të gjithë delegatët përfaqësues të kazave të Shqipëris (?) Më 28 nëntor, edhe më përpara e më mbrapa, ishin ngritur flamuj të ndryshëm e të improvizuar dhe jo një flamur unik zyrtar i paracaktuar. Historia e pjesmarrjes dhe e firmave të Ahmed Muhtar Beut/Zogut e Baba Hysen Efendi Hoxhë Gjirokastrës në “Kuvendin/Kongresin e Vlorës”. Shtypi vendas dhe i huaj e komentojnë dhe e shpallin mëvehtësinë, si autonomi ku ruhet ende sovraniteti dhe suzeraniteti i Sulltanit. Kur doli ushtria turke zyrtarisht nga Shqipëria? Pse nuk ka Shqipëria një Ditë Çlirimi nga okupacioni turko-osmanlli?! Kur do të botohen Marëveshjet e Fshehta Sekrete? Pavarësisht nga paraqitjet e ndryshme të formës së hënës në fazat e saj, ajo i tregon tokës gjithmonë të njejtën faqe. Këto fenomene u shpjeguan plotësisht me vërshimin triumfal të shkencës pas Rilindjes Europiane. Kështu pra, ne nuk e shohim anën e padukshme të hënës, e cila është edhe shumë më e ftohtë se ana e dukshme. Fotografimi dhe eksplorimi i anës së padukshme të hënës u bë i mundur vetëm në shek XX. Dhe që t’a justifikojmë këtë figurë të hapjes, dua të them se, ana e padukshme e historisë dhe diplomacisë rreth pavarësisë së Shqipërisë dhe rreth ngritjes e konsolidimit të shtetit, ka qenë dhe vazhdon të jetë një terrnajë e tymnajë, për shkak të imponimit të një interpretimi, filozofie e konceptimi zyrtar që ka shkuar deri edhe në dhunimin e të vërtetës e realitetit historik. Më në fund, mirë e keq, shtet/kryeministri shqiptar Sali Berisha, e ka dhënë lejen që historinë t’a analizojmë e t’a shkruajmë edhe në anët e errëta, sado të hidhura që mund të jenë ato. Duke u futur në punë, për realizimin e kësaj direktive, “reforme në fushën e historisë”, piksëpari me keqardhje konstatohet se, shumica e botimeve historike dhe e shkrimeve të gazetari-historisë, shumica e emisioneve televizive, me protagonistë kryesisht gardën e vjetër, megjith ndonjë arnim e korigjim, nuk kanë arritur të dalin jashtë kornizave tradicionaliste. Siç e dimë, botimet e historiografisë së vjetër vataniste, zogiste dhe enveriste, madje edhe botimet e kohës së Demokracisë, deri më sot janë shquar me përzgjedhjet, me pikat-pikat, deri edhe me fallsifikime banale e me interpretime tendencioze. Publiku i gjërë dhe i kulturuar shqiptar, duhet t’a mësojë edhe realitetin se në literaturën për periudhën e shkëputjes së shqipëtarëve dhe Shqipërisë, pa kufinj politikë, nga Turqia, gjen edhe pohime se okupatori turko-osman dhe levat e tij fanatike, arritën t’a turbullojnë, t’a komprometojnë e t’a komandojnë kastën politike përfaqësuese të vendit të shqiptarëve dhe një pjesë të intelektualëve e patriotëve të Rilindjes Kombëtare, aq, sa ata u vonuan shumë dhe nuk e kërkuan me kohë as zyrtarisht, as gjysëm zyrtarisht indipendencën e vendit. Simbas dokumenteve historike, gjejmë vetëm kërkesa me një tip autonomie kulturore e me disa rregullime administrative, ku vazhdimisht ka dominuar vija për qëndrimin nën Turqinë dhe ruajtja e unitetit tokësor me të. Pasojat e këtij lloj oportunizmi e gjumi letargjik, jo aq të pavetëdijshëm, ishin paralajmëruar fare qartë e pa asnjë lloj mëdyshje, nga Sami Frashëri. Dhe kështu ndodhi ajo, që kur çdo gjë u la për minutin e fundit, natyrisht gremisja e të “sëmurit të Bosforit”, na zuri edhe ne nën gërmallat e tij dhe la pasoja të rënda. Ka qenë një fakt historik se vetëm kur po thyhej Turqia edhe në frontet e Janinës dhe Shkodrës, hyri në veprim misioni diplomatiko-patriotik i Ismail Qemalit. Siç e dijmë tek ne ka pasur edhe disa marëveshje të fshehta ende të papublikuara, madje edhe Kongrese famëkeqe e deri edhe veprimtari masive të armatosura për ringritjen e flamurit turk në një pjesë të qyteteve e fshatrave shqiptare me kërkesën e hapur për ribashkimin me Turqinë etj! E ashtuquajtura si “kryengritja përparimtare antifeudale me veshje fetare”, e fshatarësisë së Shqipërisë së Mesme dhe jo vetëm e saj, e ringriti flamurin me hanë e yll edhe brenda në Vlorë e në disa qytete të Shqipërisë, duke shkelur edhe “Marveshjet e Cakranit”. Këto dukuri dhe fakte mjaft të rënda, me të ashtuquajturat si “lëvizje rebele”, kishte filluar t’i trajtonte edhe vetë teksti Historia e Shqipërisë: “Në Vlorë u ringrit flamuri turk, ashtu siç ishte bërë edhe në qytetet e tjera” (“Historia e Shqipërisë”, Vëll. 2, bot. 1959, f 428) Më pas historianët, si rezultat i disa hungurimave, ranë në një lloj “krize interpretative” dhe kështu iu drejtuan Enver Hoxhës për t’i bërë interpretimin “dialektik marksist-leninist”. Diktatori Hoxha qysh fillimisht deklaroi: “Flamuri me gjysmë hënë i lëvizjes fshatare shqiptare me veshje fetare, ishte flamuri i vegjëlisë dhe i pushtetit të Këshillave të Popullit” (shih E. Hoxha, “Vepra 12, f 130) Më pas E. Hoxha e trajtoi disa herë këtë temë duke bërë edhe një lloj “studimi historik model të dialektikës”, ku e deklaroi edhe si “lëvizje përparimtare antifeudale, ekonomiko-shoqërore haxhiqamiliste”, të cilën e zbërthyen e rizbërthyen pastaj interpretë-terxhumanët duke e shpërfytyruar komplet realitetin historik. Mjerisht, siç e kishte thënë Noli, “në Shqiperi, mbrenda natës si me magji tradhëtari më i madh, bëhet patrioti më i madh dhe patrioti bëhet tradhëtari më i madh”! Ndryshe nga sa e ka trajtuar përgjithësisht historiografia zyrtare shqiptare deri më sot, nëpër disa shkrime të kohës, gjenden disa deklarime e pohime mjaft të diskutueshme, për të cilat detyrimisht ka ardhur koha, të jepen edhe disa shpjegime më të ndryshme se sa interpretimet, justifikimet e dredhirat e historiografisë zogiste e enveriste. Po sjell ndonjë shembull: Durrës, 26 nëntor 1912. “Fletoria “Liri e Shqipërisë” lajmon: Në Durrës u shpall vetqeverimi i Shqypnisë me 26 nanduer. Flamuri komtar u ngrit mbi konakun e Durrsit pa ndonji ceremoni të madhe. Nëpunësve u kje thanë qi ja t’i binden qeverimit të ri, ja të shkojnë. Flamuri i Shqypnis, thonë telegrafisht asht nji shqype e zezë me dy krena në lamë të kuqe. “Liri e Shqipërisë”, Nr. 63 shkruen: “Flamuri i Shqypnisë u ngul në Durrës përmbi kulm të qeverisë së Turkis e bamun shqyptare, e si sundimtar u zgjodh Hamid Begu. Nji nga shqyptarët e ktushëm u thirr të bajë flamurin tonë, e gatoj nji flamur të kuq me shqipen e zezë dy krenësh, nji lloj si e shtypte “Albania” në krye të faqes së sajë, por ky mundim vojti më kot, nga se krenët tonë e ma tepër myslimanët, si për herë, edhe kët radhë qitne bishta, tuj thanë se me dy krena e ka Nemcja, Rusija etj e na shqyptarët duhet të ndryshojmë nga kta t’a bajmë me nji krye. Shifni çë marrsi! Akoma s’na u mbush mendja, edhe pse jemi në grykë të vorrit! Çë bane? Ndreqne nji flamur të kuq, por me nji zog të zi në përngjasim të korbit, me nji krye, bamun kaq keq, sa shqyptarve të vërtetë u erdhi marre, dhe tradhëtarve gëzim dhe s’pushojshin tue e qestisë… hidhnimi u shtue edhe ma, kur pame se ideali ynë u rxue prej duerve të serbve…” (Cit. sipas rev. Leka, botim i jashtzakonshëm me rastin e 25 vjetorit të Lirisë sonë Komtare…, I, 1937, f 416-417) Cilido lexues me të drejtë do të pyeste: Ka vërtetësi historike këtu, apo ky është një trillim banal?! Nga film-historia “Nëntori i Dytë”, i cili është kthyer edhe si një ritual fetar i përvitshëm, nga disa tekste e nga disa copëza kujtimesh, na ishte thënë se “të gjitha intrigat i kishin bërë autoritetet turke dhe peshkopi ortodoks i Durrësit Dhespot Jakovi”, kurse sipas këtij citimi na del se më i rëndë na paska qenë furriku i fanatizmit e panturqizmit injorant, si ai i 1914, me Kongresin e Shijakut, “Dum Babën”, “Dum harfet e shenjta”… me disa Haxhilerë, Hafizlerë e njerëzit e shërbimit sekret turk në krye… (“Histori e Shqipërisë”, Vëllimi i Dytë, 1965, f 369; Libri “Lufta për Çlirimin Kombëtar 1878-1912”, Tiranë 1962, f 499, “Ngritja e Flamurit në Durrës” etj) Vjenë, 27/08/1912. Korespondenti i gazetës vjeneze “Neue Freie Presse” botonte intervistën e Ismail Qemalit, në Trieste, i cili i deklaronte: “Në lëvizjen shqiptare nuk duhet të kujtohet një të ndarë nga Turqia. Shqiptarët e ndiejnë veten otomanë dhe e vetmia dëshirë e tyre është për të bashkëvepruar për të ngjallurit e përparimin e mbretërisë turke. Shqipëtarët nuk kanë pse të dyshojnë për besnikërinë e qeverisë së sotme turke. Lëvizja e shqiptarëve ka mbaruar, pse i ka arritur qëllimet e veta, dua të them, të larguarit e turqve të rinj nga sundimi”. (Po aty, rev. Leka, 1937, f 412- 413) Kështu pra, na prezantohet Ismail Qemali edhe në Korrik 1912, si në kohën e “Librit të Kuq” më 1911… (vijon) Nga Agron Luka
FALEMDERIT JOZEFINË Një rrugë e gjerë pranë Kishës së Madhe të Shkodrës po shtrohej me asfalt, ndërsa pezull rrinte premtimi për një bum investimesh, që do të kryhej në këtë qytet, të lënë pas dore për vite me radhë. Në ato ditë entuziaste, ashtu sikur varfanjakut i hedh një kothere bukë, një banderolë bashkiake u fanit në rrugë, diku pranë kishës: Faleminderit Jozefinë! Qytetarët kujtuan njëherë se ky falenderim doli nga shpirti i atyre banorëve, që i kishte mbytur balta, gënjeshtrat, gropat e rrugëve dhe pluhuri, por ata shumë shpejt e kuptuan se koha e xhaxhit nuk paska ikur dhe falenderimi në emër të qytetarëve vinte nga stafi miop i kryebashkiakut Luka, i cili si çdo titullar në administratën shqiptare i zgjedh vartësit më të paaftë se vetja. Një rrugë e pakryer dhe një falenderim servil 13 milionë Euro Shkodrës, qytetit të anatemuar për vite me radhë në periudhën e komunizmit dhe fatkeqësisht edhe pas tij. Më e keqja është, se tani lëngun Shkodrës po ia pinë pinjollët e persekutuar nga komunizmi, të cilët si donë të rinj post-komunistë, ngaqë nuk dinë ndryshe, mundohen të kopjojnë ish-persekutorët e tyre dhe vijnë me turr, e të marrin përpara, duke shpifur sa majtas-djathtas, sikur janë duke bërë nam të madh, pasi për herë të parë në Shkodër kanë sjellë 13 milionë Euro (shumicën nga një bankë islamike), në kohën kur ministri i financave Bode (në heshtje) dërgon për 9 muaj në qytetin e tij, Korçë, plot 41 milionë Euro për infrastrukturën rrugore. Pra, mbi 3 herë më shumë sesa në Shkodër… Menjëherë sapo falenderimi e “dha efektin” e vet publik të devotshmërisë “qytetare” dhe mirënjohjes shkodrane për investimet që po sjell në qytet znj. Topalli, ai u hoq, por edhe rruga mbeti pa u përfunduar. Kryebashkiaku Luka përdori një banderolë për t’i përvjelur “në konfidencë” shtresën e fundit të asfaltit rrugës… së Jozefinës. Nuk e di se a do të shtrohet ndonjëherë shtresa e fundit në këtë rrugë, por ajo që vihet re në Shkodër, përveç përmbytjeve të rrugëve, është edhe ngadalësimi i procesit të punës për rrugët që patën filluar të shtrohen. Kryebashkiaku Luka po shërben si katalizator bllokues i këtij procesi, ashtu siç bëri në kohën e tij edhe me investimin italian për rrugën Shkodër – Hani i Hotit, dhe për të justifikuar dështimin që sjellin metodat e punës së tij, ai shkon si fëmijë i llastuar e fshihet pas logos së PD-së apo fustanit të znj. Topalli, sikur kësaj të fundit ai i paska lindur në derë. Kryebashkiaku i fasadave Para disa ditëve dëgjova edhe për një investim rreth 450 milionë lekë të vjetra për të lyer fasadat e ndërtesave, që përfshihen në atë që konsiderohet si Piaca e Shkodrës. (A nuk do të ishte më mirë, që këto para të shkonin për të bërë trotuarin, qoftë edhe nga njëra anë, të rrugës pa trotuare që shkon nga “5 heronjtë” deri në lagjen Kiras?! Se njerëzit ecin si kafshë në mes të rrugës, duke rritur pasigurinë e saj dhe duke e paraqitur këtë qytet si jashtë kohe!) Firma fituese e tenderit të fasadave ka ardhur nga Vlora, pasi kryetari Luka ia ka “zënë dorën” – i nxjerr paratë jashtë Shkodrës, pasi firmat lokale mund të flasin për përqindjet që u kërkon kryetari. Duket se këtë metodë e ka mësuar nga disa ministra a drejtues të KESH-it, të cilët u kënaqën duke ua dhënë tenderat firmave të huaja dhe jo atyre shqiptare. Kështu që në vend që paratë të rrinë në Shqipëri, apo në Shkodër, ato shkojnë diku jashtë Shqipërisë dhe për rrjedhojë edhe jashtë Shkodrës. A nuk ngjan kjo me të zotin e shtëpisë, që në vend që paratë t’ia japë për përdorim familjarëve të tij, ai shkon e i harxhon ato pas grave të përdala diku jashtë?!… Partia Demokratike në pushtet duhet të tregojë kujdes tani, që pushteti është shtrirë edhe më shumë në dorë të saj. Njerëz të korruptuar dhe pamoral po manipulojnë në emër të titullarëve të lartë, për të kapur poste me peshë për zhvillimin dhe ekonominë e këtij vendi. Nuk e di, ndoshta edhe nuk i njohin sa duhet, por përderisa znj. Topalli e të tjerë, kanë të dhëna se dikush po manipulon në emër të tyre, ata nuk duhet të qëndrojë indiferentë, se në fund të fundit edhe ata paguajnë çmim politik, nëse një i zgjedhur prej tyre dështon, ose kur ndonjëri manipulon në emër të tyre, apo abuzon me paratë publike. Kemi rastin e një kryetari komune, që nuk u rizgjodh për shkak të abuzimeve rrëqethëse, që bëri me paratë publike në kohën kur ishte kryetar komune. Meqë ka 8 klasë shkollë të rregullt (të tjerat ???), ai është mjaft i suksesshëm në përdorimin e instikteve. Hapi fjalë poshtë e lart se znj. Topalli po e mbështet për t’u futur shef në doganën e Hanit të Hotit, apo drejtor i tatimeve në Malësinë e Madhe, se më poshtë nuk pranon. Meqë nuk mundi t’i dalë në krye kësaj aventure (duket që znj. Topalli e mori vesh se ai po manipulon në emër të saj dhe nuk e mbështeti), ai nuk u tërhoq, por arriti që me 10 mijë Euro të siguronte vendin e Drejtorit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive në Malësinë e Madhe. Këto para ai nuk ia dha ndonjë njeriu afër znj. Topalli, por dikujt tjetër në PD, i cili bëri të mundur, që një grua profesioniste të hiqej nga puna dhe në vend të saj, të futej një injorant, që as letra nuk di të shkruajë. Që në kohën e Konicës e Nolit, ky vend duket së është i mallkuar, pasi vetëm injorantët dinë të shfrytëzojnë psikologjinë sociale orientale të këtij vendi, dhe janë pikërisht injorantët ata, që nuk kanë skrupuj dhe me pafytyrësi pranojnë çdo lloj pune, meqë nuk dinë të bëjnë asnjë punë. Ky vend vazhdon t’i shohë me inat njerëzit e mençur e profesionistë, prandaj mbetet i tillë, i pazhvilluar! Arben Çokaj |