Nr. 113 i gazetës në print

0
Politikanët spiunë, bomba në dorë të nomenklaturës së kuqe

Megjithëse politika shqiptare ka qenë e “gatshme” të hapë dosjet e spiunëve të sigurimit të shtetit formalisht, ajo asnjëherë nuk ka qenë e gatshme të formalizojë vendimin për hapjen e dosjeve duke miratuar përfundimisht ligjin përkatës.

Nëse ky ligj u miratua në periudhën e parë të qeverisjes demokratikase, ku Berisha krijoi dhe komisionin Mezini, i cili penalizoi dhe përjashtoi shumë politikanë nga konkurrimi për deputetë, ardhja në pushtet e socialistëve bëri që ky ligj të humbte forcën e tij duke dobësuar edhe punën e komisionit “Bezhani”, deri në mbylljen përfundimtare të këtij institucioni. Mbyllja e këtij komisioni erdhi si rezultat i luftës të ashpër që politikanët e përfshirë me dosjet e sigurimit të shtetit i bënë këtij ligji. Nëse Berisha e personalizoi luftën e tij politike duke spastruar emrat e kundërshtarëve të vet politikë deri në vitin ’97 nëpërmjet komisionit Mezini, duke hequr nga kandidimi edhe shumë figura që nuk kishin lidhje me dosjet e sigurimit, ardhja në pushtet e socialistëve e atrofizoi dhe bllokoi përfundimisht këtë komision, duke realizuar “de facto” edhe abrogimin e këtij ligji. Pra me ardhjen e socialistëve në pushtet si dhe forcimin e SHISH, ku në strukturat e tij u kthyen thuajse të gjithë ish krerët e ish-Sigurimit të Shtetit, u bë e mundur riaktivizimi në politikë i të gjithë personazheve që kishin dosje dhe ishin rekrutuar nga arma e Sigurimit të Shtetit. Përfundimisht nëpërmjet dosjeve të spiunëve tashmë politika e vjetër e udhëhequr paskuintave nga udhëheqësit komunistë arriti të marrë në zotërim të plotë demokracinë shqiptare. Tashmë në parlamentin shqiptar, në pushtetin lokal, në gjirin e partive politike dhe shoqërinë civile gëlojnë spiunët e sigurimit të cilët të riaktivizuar në politikën shqiptare marrin urdhra nga ish nomenklatura komuniste.

Sot të dy kampet e politikës, të cilët në fakt pretendojnë se janë të ndarë në të djathtë dhe të majtë, në të vërtetë janë të njëjtat pjella dhe të njëjtat figura që janë komanduar dhe kanë bashkëpunuar me lidhje të drejtpërdrejta apo të tërthorta me sigurimin e shtetit, apo nomenklaturën komuniste. Tashmë shihet qartë se politika shqiptare nuk është e zonja të komandojë dhe të reformojë shtetin shqiptar. Tashmë janë këta spiunë të lidhur nga fija e perit e dosjes apo e pseudonimit merr urdhra nga zëra misteriozë të cilët janë në paskuintë dhe komandojnë kukullat e tyre politike. Shpeshherë,media e shkruar ka publikuar pseudonime spiunësh të sigurimit të shtetit të cilët komandojnë sot shtetin shqiptar duke paraqitur dosjet e tyre apo dëshmi të personave realë për implikimin e shumë prej personazheve publike në spiunime të rëndomta dhe të drejtpërdrejta në dëm të shumë viktimave të komunizmit. Në të vërtetë politika shqiptare nga dita në ditë po dëshmon se nuk mund të shpëtojë nga fijet misterioze të spiunazhit komunist. Në të vërtetë ajo përpëlitet midis kriminalizimit të saj me të shkuarën komuniste, ose me armën vrasëse të sigurimit të shtetit dhe zhvillimit demokratik të Shqipërisë. Shqiptarët tashmë nga dita në ditë kuptojnë se e ardhmja e tyre nuk mund të jetë e sigurtë me një klasë politike kriminale dhe të prangosur nga krimet monstruoze të së kaluarës. Nuk ishte i rastit akuza e ish-gjeneralit Agim Shehu në drejtim të kreut të mazhorancës Sali Berisha, i cili në mënyrë eksplicite e akuzonte këtë të fundit si rezident të sigurimit të shtetit.

Pra, kur kreu i mazhorancës, një njeri që deri dje ka qenë komunist i vendosur dhe shërbëtor i devotshëm i komunizmit del i implikuar me fijet e sigurimit të shtetit, atëherë ç’mund të thuhet për pjesën tjetër të politikës të cilën ne e kemi stigmatizuar në pseudonime. Ç’mund të thuash për “medicinën”, “dizenjatoren” apo “çiklistin”, për ministrat “i miri”, “i vogli”, “naftëtari”, për deputetët “çiftelia”, “inxhinieri”, “Alfons Ballshi”, “proletari”, “këndezi”, “poeti”, të cilët aderojnë në politikën e djathtë, me diplomatët “stuhia”apo “malësori”, ,me ish deputetë dhe funksionarë të PD si “qukapiku”, “shishja e qumështit”, “profesori”,”plepi” etj, apo me nomenklaturën e lartë të PS që fillon nga “cigarja”, “serbi”, “ylli” etj. Për më tej, duke vazhduar me shoqërinë civile nga “holta”, i cili pati një denoncim publik në media nga një viktimë e tij, si dhe duke vazhduar me “çorapen”, “koranin e myzeqesë”, “masovik-ushtar55”, “bozhuri”, “fatosi” etj.

Kjo listë nuk do të mbaronte kurrë nëse do të vazhdonim gjatë duke numëruar politikanë, zyrtarë, opinionistë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Tashmë këta njerëz janë shndërruar në minë me sahat në demokracinë e brishtë shqiptare, duke e sabotuar dhe minuar në çdo moment rrugën e saj të vështirë. Fitilat e “bombave” spiune janë ndezur dhe po kontaminojnë në çdo moment zhvillimin normal të ekonomisë së tregut. Fakti që sot mazhoranca shqiptare operon dhe drejton me metoda staliniste, duke injoruar ligjet e shtetit shqiptar, apo akoma më keq, duke miratuar ligje në kundërshtim me kushtetutën, tregon se Shqipëria ndodhet në një udhëkryq tejet të rrezikshëm.

Për më keq akoma, kur dihet që një pjesë e këtyre dosjeve ndodhen në duart e spiunazheve të huaja, shërbime që në kohën e vëllazërisë socialiste i shkëmbenin ato me njëra tjetrën, përbën një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare. Aktivizimi i spiunëve të sigurimit dhe katapultimi i tyre në politikë tashmë komandohet nga njerëzit dhe krerët e lartë të shtetit komunist. Klani Alia, klani Hoxha si dhe klani Kapo, sot dominojnë politikën dhe ekonominë shqiptare. Ata nëpërmjet dosjeve që zotërojnë, kërkojnë rehabilitimin e të shkuarës së tyre diktatoriale dhe rikatapultimin e tyre në politikë duke kriminalizuar demokracinë shqiptare.

Shqipëria ka dështuar

I ftuar nga Instituti per Shkencat Humane i Universitetit te Bostonit, Lubonja foli rreth temes “Shoqerite post-totalitare; rasti i Shqiperise”. Autori i “Plojes se mbrame” e konsideroi Shqiperine si nje deshtim duke fajesuar per kete partite politike dhe ata qe ai i quajti oligarke. Lubonja nenvizoi nevojen per t’iu kthyer shtetit social dhe lirise se individit per te shmangur ate qe ai e konsideroi “ekstremizem i djathte”. Lubonja ka pershkruar si te tille nje “grup te vetem qe ka grumbulluar pushtet politik, ekonomik dhe mediatik dhe qe jane nje kercenim per lirine”. Botuesi i “Perpjekja” permendi absurdin e mungeses se nje vije ndarese mes forcave politike te majta e te djathta ne Shqiperi, por nuk theksoi faktin se ky grup oligarkesh jane me se shumti te lidhur me te majten shqiptare.

Shqiperia eshte nje vend me specifikat e veta por, gjithashtu, me ngjashmeri me vendet e tjera post totalitare. Per ata qe nuk e njohin historine e Shqiperise po bejme nje paraqitje te shkurter te asaj se “c’eshte totalitarizmi shqiptar”. Kryesorja eshte se Shqiperia mbeti nje vend stalinist deri ne fund. Ne vitet 60-te Shqiperia preu marrdheniet me Bashkimin Sovjetik duke mbrojtur Stalinin dhe stalinizmin, dhe me pas u lidh me Kinen. Ne vitin 1979, Shqiperia u prish edhe me Kinen. Per t’iu treguar nje histori te shkurter krahasimi te Shqiperise dhe vendeve te tjera te lindjes, nje histori shokuese. Rreth viteve 78-79-te dy miq te mite te cilet kishin studiuar ne Moske per gazetari i shkruan nje leter Komitetit Qendror ku sulmonin diktatorin Enver Hoxha. Letra e derguar nga burgu e zemeroi me tej dikatatorin i cili i akuzoi dy gazetaret per agjtacion e propagande dhe donte t’i ekzekutonte. Keshtuqe u organizua nje gjyq me dyer te mbyllura. Edhe une u shnderrova ne anetar te nje organizate fantazme kunder-revolucionare te krijuar ne burg nga ata te dy. U ekzekutuan qe te dy. Kjo ishte Shqiperia e 79-es. Pergjate viteve 80-te, pas prishjes me Kinen, erdhi izolimi i plote per dhjete vjet me nje ekonomi perhere e me teper drejt falimentimit. Diktatori vdiq ne 85-en, por ploja vazhdoi. Viti 1991 gjen nje Shqiperi staliniste te hapur para botes dhe kjo gjithashtu krijon specifikat e veta. Kjo hapje ishte nje sfide e Shqiperise, e, gjithashtu, e krejt vendeve te lindjes, nje sfide per te krijuar sistemin shumepartiak dhe ndarjen e pushteteve. Ishte nje sfide per krijimin e shoqerise civile, krijimin e ekonomise se tregut te lire. Cfare ndodhi me keto sfida e, cfare mund te themi pesembedhjete vite me pas? Sigurisht, eshte e veshtire per te pershkruar gjithcka, dhe une do jem konciz. Ajo qe mund te them me nje fjale eshte se une shoh deshtim shume me teper se sukses pergjate ketyre 15 vieteve. Une kam teorine time. Thelbi i sfides ishte “si te implementohej sistemi demokratik perendimor” dhe do perdor nje metafore per ta pershkruar kete. Implementimi i sistemit nuk u be ne baza neutrale, por nje fare skicimi i bere mbi nje truall ekzistues. Rezultati i ketij procesi eshte nje hibrid. Hibridet ne kohe te caktuara nuk jane te suksesshem, por sterile. Sfida kishte te bente me mbushjen e hapesires mes njerezve dhe pushtetit. Ideja qendrore huazohet, sigurisht, nga Perendimi dhe, sipas se ciles shoqeria civile duhet te jete pale perballe shtetit duke ilustruar keshtu nje ide te Xhon Lokut. Nese perpiqemi per t’i krahasuar dy situatat; shoqerine civile ne Perendim me gjithe eksperiencen e sjelle dhe ate qe ndodhi aktualisht, perftojme nje hibrid i cili eshte gjithashtu pershkrues i shoqerive te tjera eurolindore. Me pelqen ta krahasoj kete fenomen me pemet, por poblemi eshte se shoqeria civile nuk po rritej nga rrenjet e lart. Pse? Sepse ishte Perendimi qe po e ushqente kete peme e cila nuk kishte ardhur ne jete si shprehje e nevojave te popullit. Elementi i dyte i asaj se pse shoqeria civile ishte ndryshe ka te beje me ate se shpesh here kjo shoqeri zevendesoi shtetin social (welfare state) duke u kthyer ne nje fare menaxhueseje te ndihmave humanitare. Sigurisht qe shoqeria cilvile edhe ne rastin e Shqiperise ishte e lidhur me idene e Antonio Gramshit, sipas se ciles shoqeria civile mund te ndikoje me prurjen e ideve. Sigurisht qe disa suksese jane arritur, vecanerisht me perpjekjet per zbutjen e toneve dhe ideve nacionaliste ne Ballkan. Ne fund kjo peme duhej te kthehej ne pozicionin normal me rrenje poshte, por kjo nuk ndodhi.

Nese flasim rreth sistemit shumepartiak dhe ndarjen e pushteteve, kjo qe nje tjeter problem madhor. Ne Shqiperi, partite e krijuara nuk perfaqesonin nje klase sociale te mesme. Duke folur ne pergjithesi partia e pare, Partia Demokratike, ishte nje parti kryesisht antikomuniste dhe partia ish-komuniste qe e nderroi emrin ne Parti Socialiste. Por sa i takon perfaqesimit, keto parti perfaqesonin te njejten shtrese njerezish. Po te shohesh programet e tyre, ideja qendrore ishte liberalizimi i shoqerise dhe i tregut. Kesisoj pa diferenca ne programe. Elementi tjeter ka te beje me trashegimin e mentatlitetit totalitar, dhe kjo u pa kur antikomunistet erdhen ne pushtet gjate pese viteve te pare duke u munduar te ishin e vetmja force dominuese dhe perjashtuese e opozites. E njejta gje ndodhi kur ish-komunistet u rikthyen ne pushtet ne vitin 1997. Ende gjendja e sistemit shumepartiak dhe perfaqesimit eshte delikate, madje edhe te huajt e kane te veshtire te gjejne nje vije ndarse mes te majtes e te djathtes ne Shqiperi. Nje tjeter hibrid i cili eshte shqetesues per mua, eshte perpjekja per te ndertuar nje media te pavarur. Ne kishim vetem nje televizion shteteror gjate viteve te para kur vendi perpiqej te pershtatej me tregun e lire. Keshtuqe i vetmi burim mbijetese ishte emigracioni. Bash per kete Shqiperia u be e njohur ne Europe per eksodet masive. Shqiperia ishte nje vend qe mund te prodhonte vetem nje te pesten e asaj qe konsumonte. Nje burim tjeter qene trafiqet ilegale; droga dhe trafiku i njerezve. Kjo, pergjithesisht, krijoi nje ekonomi problematike qe u shoqerua me procesin e privatizimit dhe spekullimeve gjithfareshe. Keshtu qe filluam te kishim te ashtuquajturit oligarke te cilet u bene te pasur shume shpejt dhe filluan te ndertonin mediat e tyre. Modeli i imituar qe ai i Berluskonit. Gazetat dhe TV-te e tyre u rriten dhe u bene te fuqishme. Kur si intelektual flas rreth filmit te Spilbergut, Jurasik Park e krahasoj ate me gjendjen ne Shqiperi. Ashtu si shkencetari i filmit me dinosauret edhe ne i kujtuam si te mira e te nevojshme mediat e reja ne Shqiperi, por tani po e kuptojme se ato jane te rrezikshme.

Ky eshte nje grup shume i fuqishem. Ne komunizem ne perjetuam nje kombinim te barazise dhe autoritarizmit dhe tani penduli po anon drejt nje grupi te vetem qe ka grumbulluar pushtet politik, ekonomik dhe mediatik dhe qe perben nje kercenim per lirine. Keshtuqe rrezikojme rreshqitjen drejt ekstremit te djathte. Pabarazi plus liri te kercenuar. Sipas meje, opsioni i vetem eshte kthimi i pendulit drejt qendres. Ne kemi nevoje te shkojme majtas perseri. Po t’i referohemi Habermasit, kur ai flet per lindjen e kapitalizmit, ideja e tij eshte se shteti social vjen pas kapitalizmit egershan. Keshtuqe ne njefare menyre ne duket te kthehemi kah autoriteti i shtetit dhe shteti social ne menyre qe te rrisim sensibiletin drejt barazise dhe lirise.

Reagime

Ervin Kulenica, inxhinier

U zhgenjeva ne kulm. Ai qe shume i vagullt dhe nuk iu pergjigj asnje prej pyetjeve qe i drejtova. U beri bisht atyre, duke folur per gjera te tjera per te shmangur keshtu pergjigjen e drejtperdrejte. Ai qe shume pesimist dhe shpalosi nje pamje te erret te se ardhmes se Shqiperise. Opinioni i tij ishte me shume demagogjik se sa filozofik. Ai nuk e pelqen klasen tone politike sepse sipas tij “Klasa e tanishme politike shqiptare eshte nje hibrid mes komunizmit dhe demokracise”. Pyetja ime eshte, nese ndryshimi ne sistemin politike nuk ishte hibrid do te kishte qene i dhunshem nje klase e re dhe e paster do te kishte dale. Por si do te kishte lindur kjo klase pa nje lufte civile? Ne fakt eshte e vertete se klasa jone politike eshte hibride, por kjo ishte ne te mire te shqiptareve, prandaj kalimi nga komunizmi ne demokraci ishte i paster, i qete dhe pa gjakderdhje.

 

Albana Orgocka, sociologe

Une nuk e kisha takuar apo pare ndonjehere Fatos Lubonjen, thjeshte kisha degjuar dhe lexuar disa nga shkrimet e tij. Shkova tek takimi me nje interes te madh, jo vetem per te takuar nje disident, por gjithashtu per te degjuar perspektiven filozofike te nje studiuesi. U zhgenjeva. Per nje studiues te rangut te tij qe duhet ta dije shume mire konceptin e nje “procesi zhvillimi” ne shoqeri te thote kategorikisht qe ne fillim te fjales se tij qe Shqiperia post-totalitare eshte nje “failure” deshtim, ishte shume zhgenjuese. Pesimizmi i tij s’kishte asgje pozitive te thoshte per Shqiperine, megjithese Shqiperia post-totalitare ka shume probleme dhe ka nje rruge te gjate per te bere drejt demokracise, nuk mund ta quash nje deshtim nese e krahason me demokracite e tjera (dhe ketu nuk e kam fjalen vetem per demokracite e vendeve eurolindore).

 

Mark Kozmo, ekonomist

Me pelqeu prezantimi i tij ne sensin se i fut njerezit ne mendime dhe ka nje perspektive unike. Ai perdori analogji te mira-p.sh. se si nuk mund ta kuptosh se c’ndjesi provohen nga perdorimi i droges nga te folurit me dike qe i perdor ato, dhe e njejta gje shkon per te kuptuarit e dikujt qe jeton ne Shqiperi apo eshte shqiptar. Ai eshte ndoshta shume pesimist, por mendoj se ai tingellon me shume pesimist se sa eshte ne te vertete. P.sh. ai tha se shume nga ndryshimet e shoqerise civile ishin siperfaqesore dhe jo thelbesore perderisa ato qene injektuar nga donatoret e huaj, por ne te njeten kohe ai pranoi se nuk ka nje alternative reale te kesaj ne planin historik. Keshtu qe edhe pse nuk mund te jete optimale apo e ngulitur, prapeseprape ishte nje hap pozitiv. Pyetje-pergjigjet qene pjesa me interesante meqenese u be me interaktive.

 

Liberalizimi i vizave dhe industria e trafikut

Shumica e shqiptarëve sot e ndjejnë veten qytetarë të botës. Kanë lëvizur përgjatë 17 viteve demokraci, kanë zbatuar gjithë rregullat, kanë ndikuar në krijimin e një imazhi të mirë. Por kemi edhe anën tjetër tëmedaljes, atë që perëndimin e bën të jetë disi i matur për lëvizjen e lirë të ca kategorive të tjera. Sipas ministrit të brendshëm Bujar Nishani, përgjatë vitit 2007, policia shqiptare ka ndaluar në tentativë të kalimit të paligjshëm të kufirit 11.823 shtetas, ndërsa të huaj që janë bllokuar në kufirin tonë  janë 103. Pra, të thuash se lëvizja ilegale është një industri fitimi nga trafikantët, nuk je shmangur nga e vërteta. Edhe të thuash se aq sa rrinë në radhë për vizë legale, aq rrinë edhe për vizë ilegale, përveç përshkrimit letrarask, nuk ke thënë gjë të pavërtetë.

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, në një intervistë botuar në gazetën “Shqipëria Etnike” me rastin e zgjerimit të “zonës së Shengenit” me nëntë antarë të rinj të BE-së, deklaroi me modesti se Shqipëria tashmë ka të çelur një dialog mbi një regjim të lirë të vizave.

Dhe pikërisht me 1 janar, e ardhmja europiane për Shqipërinë, u vendos mbi të shkuarën burrokratike, duke krijuar një të tashme produktive. Ambasadat dhe konsullatat e “Zonës së Shengenit”, filluan zbatimin e rregullores së re, ku 18 kategori përfitojnë nga ky liberalizim. Në veriun shqiptar, duke mos patur vetëm se një seli diplomatike, ata të Italisë, ky liberalizim është pritur më me kënaqësi se në Shqipërinë e Mesme dhe të të Jugut, ku diplomatët grekë janë treguar shumë dashamirës me shqiptarët. Ka kaluar një muaj dhe megjithëse çdo fillim ka edhe problemet e veta, konsullata e Italisë në Shkodër ka qenë korrekte me proçedurat dhe e shpejtë në veprime.

Duke pranuar se jo vetëm sot, por që para shumë vitesh me ish konsullin Roberto Orlando, gazetarët, biznesmenët, studentët dhe njerëzit e shkencave, të artit e kulturës e kanë ndjerë veten të vlerësuar, çka ka ndikuar dukshëm në forcimin e lidhjeve mes Italisë e Veriut shqiptar. Asnjë shenjë burokracie nuk ka treguar as ambasada greke këtu në Tiranë, paçka se ca pickime politikanësh i janë drejtuar trupit diplomatik grek. Ambasadori grek këtu në Tiranë, miku i shtypit të lirë, Kostandino Kokosis, duhet theksuar se për gazetarët ka qenë tepër dashamirës, jo vetëm tashti por edhe para liberalizimit. Ka qenë dëshira e tij që për gazetarët të komunikojmë direkt me të, duke e konsideruar intergimin si një llogari strategjike. Por duhet të jemi koshient se llogaritë duan kohën e vet të marrin jetë. Rëndësi ka që tashti po marrin frymë. Shmangia e frikës nga mosbesimi, marrëdhëniet ndërpersonale, janë konstantja e raporteve të mira, si impulse të fuqishme për integrimin e shoqërisë shqiptare në BE.

Në vigjilje të kësaj ere të re, konsulli i Italisë në Shkodër, Stefan Marguccio, pikërisht mbrëmjen e Vitit të Ri, pasditen e 31 dhjetorit, një ditë para hyrjes në zbatim të rregullores së re, diskutoi me gazetarët e veriut. Dukej se e ndjente veten si në shtëpinë e vet. Italia dhe Shkodra në të vërtetë tashmë janë shumë afër. Konsullata e Italisë për vitin 2007 ka dhënë 12.984 viza nga 6712 të vitit 2006. Një rritje vërtet e dukshme. Por konsullata italiane në Shkodër duhet përgëzuar për shumëçka më shumë. Kultura është ura që lidh e bashkon. Stimulimi i biznesit është një pikë tjetër e fortë. E shkuara po lihet pas dhe shumë shpejt Shkodra ka avantazhe për t’u bërë promoto e investimeve rajonale, pse jo dhe globale. Veç resurseve të tjera, Veriu shqiptar, ka në nëntokën e vet mbi 3 miliard fuçi nafte, që do të thotë se për më shumë se 12 vjet të prodhojë në ditë pune. Të fitosh kuptimin e realitetit përmes realitetit, do thotë të mos gabosh në marketingun e përshtatshmërisë efektive, pasi diplomacia me shpjegime larg realitetit, jep efekte të kundërta. Shqipëria interesat i ka të lidhura ndërsjelltas në Jug me Greqinë dhe në Veri me Italinë. Tashmë bizneset kryesore janë të përbashkëta. Ato janë një ndër hallkat e integrimit në BE. Kohët e fundit kompania ENEL erdhi sërish në Shqipëri për ndërtimin e një termocentrali në bregdetin tonë. Lënda e parë, qymyri do importohej nga Afrika e Jugut. Drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie Fulvio Conti, i tha gazetarit E. V. se “ENEL po sheh me shumë interes tregjet e Europës Juglindore, perspektivën, rritjen si dhe nevojat që ato kanë për kapacitete të reja të prodhimit të energjisë”.

Deri këtu shumë shumë mirë veçse ne kërkuam në të kaluarën e saj, pasi na kishte rastisur të kishim shkrim kritik për të. Dhe ja e vërteta: Vetë Gjykata Italiane e Auditit e ka dënuar për “Fonde të Zeza” nga Shqipëria, për projektin e linjës së Interkonjeksionit Elbasan – Podgoricë, përmes së cilës do bëhej integrimi i rrjetit energjitik shqiptar në Sistemin Rajonal të Energjisë, si bashkëpunëtore e KESH-it deri në vitin 2003. Numri i vendimit është “CORTE DEI CONTI, Sez. Giur. Lambardia – 22 Febbraio 2006 (c. C. 09.11.2005), nr. 114.

Liberalizimi është hap i sigurtë drejt Be-së. Po jo me “modele” lindore në terren perëndimor.

 

A E KA JETEN TE SIGURTE NJE MINOREN NEN KERCENIMIN E GJAKMARRJES!?

Fenomeni i gjakmarrjes nuk po kursen ne Shqiperi as moshat e njoma, edhe ata femije qe akoma nuk jane rritur, pra jane minorene. Jane te shumta rastet kur te rinj te parritur akoma, perplasen me gjakmarrjen, duke patur si te vetmin faj mbiemrin qe mbajne. Historia e Ergys Dushaj, lindur me 13 mars 1996 ne fshatin Mes te Komunes Postribe te Shkodres, eshte mbase me domethenesja. Ergysi ka nisur te frekuentoje shkollen “Adem Haxhia” ne vitin 2002, por vetem 3 vite me pas,edhe vajtja dhe kthimi nga shkolla iu kthye ne nje makth te vertete. Me 15 janar 2005, xhaxhallaret e Ergysit, Fatmir dhe Brahim Dushaj vrasin dy pjestare te rinj te familjes Culaj ne Koplik te Malesise se Madhe, te quajtur Andrush dhe Alfion Culaj. Vrasja dyfishe ka ndodhur per motive nderi pasi e bijat e Brahim Dushaj, u ngacmuan, u keqtrajtuan dhe u abuzuan nga Andrush dhe Alfion Culaj, te cilet jetonin ne Belgjike dhe ne dhjetor 2004 u kthyen ne Koplik per Krishtlindjet dhe pushimet e Vitit te Ri. Andrush dhe Alfion Culaj kishin nje makine dhe ngacmonin dy kusherirat. Vajzat e xhaxhallareve te tij Brahim dhe Fatmir Dushaj nuk ishin te interesuara per keto djem pavaresisht se dy kusherinjte Culaj vijonin ti ngacmonin, ti tallnin duke i thirrur me emrat e tyre. Kur arriten ne shtepi, vajzat i treguan gjithcka baballareve te tyre. Baballaret e vajzave i kerkuan familjes Culaj qe Andrushi dhe Alfioni te mos i binin me ne qafe vajzave. Gjithshatu, ata u perballen me dy te rinjte e familjes Culaj dhe i paralajmeruan ata qe kurre me te mos shqetesonin bijat e tyre. Ne fillim te janarit 2005, kusherirat e Ergysit ndiqnin shkollen “Sherif Hoxha”. Ndersa po ktheheshin nga shkolla ne shtepi, dy kusherinjte Andrush dhe Alfion Culaj i dolen perpara vajzave. Filluan ti ngacmonin te fjale te renda dhe fyese,duke u afruar me makinen e tyre. Vajzat refuzuan te pergjigjen dhe dy te rinjte i ndalen ato jashte deshires se tyre, pasi kusherinjte Culaj mendonin se ato nuk u kishin treguar respekt. Andrush dhe Alfion Culaj filluan ti bertisnin vajzave dhe me pas ti preknin ne menyre te paturpshme. Vajzat, te frikesuara nisen te ulerinin, por kusherinjte Culaj talleshin me ta dhe per argetimin e tyre, imitonin thirrjet e vajzave. Kur baballaret vajzave mesuan ne lidhje me kete ngjarje, u irrituan dhe u inatosen shume. Ata mendonte se nderi i bijave te tyre ishte shkelur shume rende. Me 15 janar 2005,ne mengjes, Brahim dhe Fatmir Dushaj, i zune prite Andrush dhe Alfion Culaj ne afersi te fshatit Shtoj i Ri te Shkodres. Ata qellojne me arme automatike ne drejtim te rinjve, te cilet mbesin te vdekur ne vend. Menjehere pas vrasjes, Brahim dhe Fatmir Dushaj u fshehen duke u larguar nga zona. Vendndodhja e tyre eshte akoma e panjohur. Baballaret e Andrush dhe Alfion Culaj deklaruan gjakmarrje ndaj familjes se Ergys Dushaj dhe babai i tij Shaban Dushaj ishte objektiv i gjakmarrjes. Shaban Dushaj filloi te qendroje i ngujuar. Ai kontaktoi pleqte e fshatit duke u kerkuar te ndermjetesonin per pajtim me familjen Culaj. Ai i ofroi prona por edhe para familjes Culaj per ta perjashtuar nga gjakmarrja, por familja Culaj nuk pranoi. Shabani kontaktoi edhe nje organizate pajtimi per ndihme, Shoqata e Misionarëve të Paqes dhe Pajtimeve të Shqiperise, port e gjitha perpjekjet per pajtim me familjen Culaj kane deshtuar. Nga frika per jeten e tij, Shaban Dushaj ne vitin 2005 iku ne Greqi. Ne shtepi mbeten vetem Ergysi dhe vellai i tij Vlerari. Mosha e tyre e mitur duket se ne pamje te pare, i mbronte nga gjakmarrja si meshkuj te fisit Dushaj, te cilet duhet te paguajne me jeten e tyre per gjakmarrjen. Megjithate, per arsye sigurie edhe frike per jeten, ne vitin 2007 Ergysi u zhvendos ne Dragoc per te jetuar se bashku me nenen tek daja i tij. Vellai Vlerar Dushaj, u largua per ne Greqi. Nen kercenim per jeten mbetet Ergysi, i vetmi pjestar mashkull i familjes Dushaj mbi te cilin mund te hakmerret familja Culaj. Historia tragjike e gjakmarrjes ne Veri te Shqiperise ka njohur raste te shumta kur gjakmarrja ka marre jete jo vetem te minoreneve, por edhe te grave dhe vajzave. Jeta e Ergysit nuk eshte me e qete, nuk eshte me e sigurte ne vendlindje, pavaresisht moshes se tij te mitur.
Sokol Pepushaj

 

Divizioni i SHA KESH, model i krimit ekonomik

– Deklarata e grupit të aksionerëve të SH. A. SESA. Shkodër –

Të autorizuar për vendim

Si përgjigje ndaj njoftimeve për thirrjen e asamblesë së përgjithshme me urdhër të divizionit të shpërndarjes së sh. a. KESH ju këshillojmë dhe ju ftojmë të bojkotoni njëzëri këtë mbledhje dhe të mos bini pre e njoftimeve të tilla të turpshme që nuk asgjë të përbashkët me ligjin e moralin. Ky akt është dezintegrues nga ana sociale po ashtu dhe diferencues dhe precendent i rrezikshëm nëse kalon pa u vënë re dhe ndëshkuar sepse bie kryesisht mbi ata të persekutuar dhe shtresa në nevojë që kërkojnë integrim e reanimacion ekonomik dhe jo kudo asfiksim të plotë. Këto aksionare nuk kanë marrë asnjë divident për 11-12 vite rradhazi dhe i takon atyre të jenë pronarë ligjërisht e moralisht e t’i ofrohet blerja.

–        Ky akt është nga ana juridike i paligjshëm sepse nuk është përfillur këshilli mbikqyrës sidomos në tjetërsimin e pronës dhe në ndërrimin e statutit dhe se duhej pastruar terreni i jashtëligjshëm që krijoi administrata e pushtetit të mëparshëm dhe jo të bëhej palë me to për të goditur të persekutuarit që duan mbështetje dhe një diskriminimin pozitiv të vazhdueshëm nga ana e shoqërisë dhe e shtetit.

–        Ky akt përbën shkeljen me flagrancë të ligjeve financiare dhe ekonomike. Është një paradoks, absurditet unik shqiptar për më profanin në këtë fushë sepse rendi i ditës ishte vetëm një fotokopje e katër viteve më parë qëna detyroi të futemi në një luftë juridike tre vjeçare. Për çudi ofrohej ajo vlerë për ta blerë sikur shoqëria të ishte ndalur dhe të mos kishte funksionuar që prej asaj dite. Këtyre memureve ju ka mbetur ora e memories dhe arsyes së shëndoshë. Por këto memure juriste që punojnë pa asnjë kuadër ligjore ju deshten pushtetit të mëparshëm, i duhen edhe këtyre sepse janë specializuar për djallëzi deri në perfeksion.

Aksionarë ne kemi besim se do t’i thoni ndal kësaj farse të ndyrë me bojkotin tuaj, ndal dorës hajdute të klaneve të caktuara që pasi e kanë hedhur në greminë për ta zhvleftësuar duan ta shtetizojnë dhe pastaj ta coptojnë për të kënaqur interesat e tyre për t’ia shitur partnerëve që flenë e nuk duken dhe të vrasin me armët e shtetit.

Lëreni shtetin të bëjë mbledhjen monolog, ne do të vazhdojmë rrugën tonë drejt kërkimit të së drejtës me durim duke sensibilizuar të gjithë organizmat ndërkombëtarë duke ekspozuar “modelin e mrekullueshëm shqiptar” të ekonomisë së tregut.

Grupi i autorizuar për veprim

GJERGJ MALAJ

Përfaqësues i aksionarëve të sh. a. SESA. Shkodër dhe njëkohësisht nënkryetar i këshillit mbikqyrës

 

Itali: Sistem zgjedhjesh per zgjidhje

Presidenti i Italise Xhorxho Napolitano ka ngarkuar presidentin e senatit italian Franko Marini per te pare mundesine e formimit te nje kabineti qeveritar. Qellimi i kryesor i qeverise se pritshme duhet te jete reforma zgjedhore ne vend. Me perjashtim te disa forcave politike si AN e Finit, Lega Nord e Bossit dhe Forca Italia e Berluskonit, pjesa tjeter e spektrit politik italian kerkon reforme zgjedhore. Ne medyshje eshte aleati i dikurshem i Berluskonit, Pierferdinando Casini, i cili le te hapur nje spiral tjeter pervec zgjedhjeve te menjehershme te kerkuara nga Qendra e Djathte Italiane. Qendra e Majte ne pushtet deri tani me Prodin, kembengul ne nevojen e nje reforme zgjedhore para zgjedhjeve te rradhes, qofshin edhe te parakohshme. Nje gje eshte e sigurte ne gjithe kete situate: problemi me i madh eshte sistemi zgjedhor ne itali dhe kerkohet me force implementimi i sistemit te zgjedhjeve ne Gjermani. Aktualisht, Italia ka nje sistem te tille miks me baze mazhoritare, por qe i jep peshe te madhe partive qe edhe ne Shqiperi quhen te vogla.

Nga vendi fqinj pertej Adriatikut, kemi importuar mjaft te mira por edhe disa probleme, mes te cilave ato me sistemin zgjedhor. Mandati 2005-2009 eshte pervec te tjerave, edhe ai i verifikimit te forces reale te partive te quajtura te vogla, meqenese para rreth 3 viteve te gjitha “bijezat” arriten pjesen me te madhe te suksesit qe gezojne “nen sqetullen” e te medhenjeve PS dhe PD. Ne saj te ketij rezultati, ka ministra qe militojne pa nderprerje prej thuajse 10 vitesh panderprerje ne dikastere qe mesa duket, nuk eshte e rendesishme ngjyra partiake. Aftesia e politikes eshte largpamesia, madje duke shkuar pertej zgjedhjeve te vitit 2009. Sipas gjasave, nese sistemi proporcional i paster do te zgjidhet si model, as PD dhe as PS nuk do te arrijne pragun 51% qe te qeverisin te qete vendin. Duhet menduar edhe levizja e ndonje partie te djathte ne koalicionin e majte apo anasjelltas, e tipit UDEUR e Masteles ne Itali qe per hatrin e bashkeshortes se akuzuar per perfshirje ne afera korruptive, nuk kursen rrezimin e qeverise se Prodit. Apriori, sistemi proporcional qofte edhe me baze rajonale, nuk sjell ndonje te mire per vendin ne driten e zhvillimeve te ketyre 3 viteve te fundit. Shqiperia ka nevoje per nje qeveri te forte, mbase edhe te zgjedhur direkt nga populli, me mire se nje president i tille me kompetencat mese honorifike qe i njeh kushtetuta jone si republike parlamentare. Nje kryeminister qe futet ne gare si i tille, ndoshte edhe me nje kabinet te mundshem te prezantuar paraprakisht qe ne skuader, merr ose jo votebesimin e qytetareve te tij. Krize presidenciale, me nje modifikim te natyrshem te Kushtetutes (ne lidhje me kuorumin e nevojshem per tu zgjedhur: nje presidenti honorifik i duhen 84 vota, ndersa nje qeverie te gjithepushtetshme i duhen 71 vota?!), veshtire te kete, ndersa qeveritare, eshte gjithmone “pas dere”. Ne nje sistem te tille, i cili veshtire te pesoje deformime rruges, pershtatet me parimin mazhoritar te zgjedhjeve. Futet ne Kuvend vetem ai person qe votohet direkt nga zgjedhesit dhe partite behen me te pergjegjshme ne perzgjedhjen e emrave: vendosin persona me reputacion dhe qe i garantojne voten e zgjedhesve, ndoshta duke lene jashte gare edhe shume lidere te cilet jane mesuar te hyjne ne Parlament permes “vrimes se gjilperes” se votave te grumbulluara andej- kendej nga partite.

Presidenti i Italise Napolitano priti ne seline e tij 19 delegacione politike ne konsultimin per krizen aktuale qeveritare. Ndersa ne Kuvendin e Shqiperise, aktualisht numerohen: Mazhoranca- Partia Demokratike, Partia Demokristiane, Partia Agrare- Ambjentaliste, Partia Demokrate e Re, Partia Bashkimi Liberal, Partia Levizja Demokristiane, Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Ne krahun e Minorances- Partia Socialiste, Partia Levizja Socialiste per Integrim, Partia Socialdemokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia Aleanca Demokratike. Vetem me kete konfigurim te paster, jane 12 subjekte politike, te cilat aktualisht kane peshe e rol ne Kuvendin e Shqiperise. 19 delegacione ne nje shtet rreth 60 milionesh me 12 ne vendin tone me me pak se 2.5 banore brenda kufinjeve?! Shihet qarte nevoja per nje reduktim permes votes se ketij numri, por edhe jetes se gjate te tyre thjeshte vetem ne emer te “kontornos” demokratike qeverisese. Mjafton te hedhim syte ne vendet e zhvilluara si SHBA, Britania, Gjermania, Franca ku sistemi zgjedhor eshte me i suksesshem pasi ka reduktuar ndjeshem numrin e partive politike me force vendimmarrese ne parlamentet respektive, permes pragjeve te larta eletorale. Nje prag 5% ne Shqiperi, nuk do te demtonte asnje nga shqiptaret, brenda dhe jashte vendit. Por do te nxirrte jashte loje forca politike “me nje furgon elektorat” dhe lideret e tyre te perjetshem, por qe fale aleancave zgjedhore kthehen ne faktor per zhvillimet politike te vendit.

Por a duhet te dalin jashte loje partite e ashtequajtura te vogla? Ne sistemin e zgjedhjeve te pergjithshme, PO! Ata mund te konkurrojne lirshem, por behen pjese e lojes nese me “forcat e tyre” kalojne pragun 5%, i cili logjikisht perkon edhe me numrin 7 te deputeteve qe formojne nje grup parlamentar apo qe kthejne ne parlamentare nje parti. Ne te kundert, mund te organizohen ne nivel lokal, aty ku mendojne se mund te garojne perballe forcave te medha politike, duke i dhene mundesi amplifikimi figurave te spikatura te konkurrojne serish ne nje mazhoritar te paster: qytetaret te njohin jo vetem kryetaret, por edhe keshilltaret bashkiake, komunale apo rajonal.

E nese kerkojme qe ne “emer te demokracise dhe vlerave te saj” te mbajme “kontornon demokratike”, eshte skema e Senatit te Republikes. Gjithmone, nje senat qe zgjidhet nga nje elektorat me i kualifikuar (Italia ka si limit moshen 25 vjec per te drejten e votes), por qe nuk mund te shprehet per qeverine. Madje, roli i tij mund te kufiziohet vetem ne disa sektore ose vetem ne disa ligje qe kerkojne nje shumice te cilesuar ne Kuvend dhe nese nuk miratohen prej tij, provohet ne Senatin shumengjyresh me proporcional te paster. Ka edhe nje ide tjeter, ate te Bundesratit (Dhomes se Ulet) te Parlamentit Gjerman, ku perfaqesohen edhe landet (rajonet) e ndryshme. Keto dy trupa se bashku (Kuvendi + Senati ose Kuvendi + “Bundesratin” (shqiptar)), mund te zgjedhin natyrshem kreun hinorifik te shtetit, por jo me nje shumice te cilesuar, te pakten pas nje nurmi votimesh, por pa shkrire Parlamentin apo Senatin.

Ne fakt, per sistemin tone zgjedhor, ky duket si problemi me i vogel. Akoma nuk ka nje zgjidhje te qarte per identifikimin e shqiptareve si zgjedhes permes nje rregjistri elektronik por edhe nje karte identiteti te pafalsifikueshme lehtesisht. Duhet zgjidhur edhe problemi i komisioneve te mbikqyrjes se zgjedhjeve, te cilat ne shume raste, por edhe kur vota “nuk vidhet” (term i paster shqiptar!), deformohet per interesa te subjekteve politike qe komisioneret perfaqesojne. E se fundi, por jo nga rendesia: gjetja e nje motivi qe te shtyje shqiptaret drejt kutive te votimit. Nga viti ne vit, nga zgjedhjet ne zgjedhje, ata po i largohen qendrave te votimit, duke rene ne shifra te frikshme abstenimi, jo vetem ne Shkoder, por edhe ne rajone te tjera. Motivimi direkt apo indirekt, eshte i lidhur me kete sistem qe kemi aktualisht: persona pa asnje vlere qofte edhe njerezore, por as edhe me kontribut shoqeror, pasi marrin teseren e nje partie qe eshte ne koalicion qeverises, emerohen ne poste te larta, te cilat si pasoje e mungeses se vizionit te menaxhimit te nje pozicioni publik, shemtojne imazhin e demokracise ne syte e zgjedhesve. Ata e kane te lehte te zgjedhin absteminin, per te mos u bere pjese e nje loje me nje rezultat te paracaktuar, te pakten ne keto 17 vjet!

Blerti DELIJA

 

ARGUMENTA PONDERANTUR

Njeriut, sado i shformuar të jetë ,duhet t’i mbesë ndonjë vlerë, diku në qënien e tij.

Pjesa dermuese e sigurimsave shqiptarë kanë qënë të pamoraltë, genjeshtarë, manipulatorë, frikacakë,zvarranikë, egoistë: shkurt, të zhburrëruar, deri në qelizat e trupit. Po një pjesë e SHIKU-t, apo SHISH ka pasur traditën e turpshme të Ish-Sigurimsave te Komunizmit,ose më mirë, një pjesë e mirë e tyre ka qënë po ai kontigjent i mëparshëm, që kishin të ndryshëm vetëm emrin.

Zhurma për hapjen e dosjeve i ngjan një treni të ndryshkur që bën zhurmë në shinat e metalta, me qellim të metaltë dhe, jo si detyrë e prekshme humane.

Ish “padronet “ tanë kërcenojnë, tundin letrat për errësirën e përgjakshme, që kanë bërë vetë. Ata, si krijuesit e një të keqeje kombëtare deshirojnë të bëjnë fajtorë përsëri viktimat e tyre. Përsëri këta qenër të tërbuar, me një uri shtazore rreken, që në mjegullnajat e krijuara të bëjnë plaçkë njerzish.

Te djegur shtepishë , të burgosur, të internuar e të pushkatuar, të përsekutuarit e sotëm kërkojnë drejtësi!

Po, a thua kjo drejtësi e nëpërkëmbur ndër vite i ka ardhur koha të thotë fjalën e vet dhe, në një formë tjetër, e cila mund të jetë me efikase, për të shpërbërë këtë mizori lubish?

Me dhimbje te madhe lexova një artikull, ku ish-shefi i SHIK-ut tregonte një gënjeshtër të madhe, në një gazetë. Ai spjegonte se, njëherë e një kohë, rreth 500 trupa kosovare ishin përgatitur në Shkodër, për të hyrë në Tiranë dhe, se si dy kosovarë ishin arrestuar për revoltën e 14 shtatorit. Ai nuk mjaftohet me kaq por, duke qënë në kontradiktë me veten, thotë se terthorazi, nëpërmjet Perekli Tetes e kishin lajmëruar Azemin, për atentatin që do t’i bëhëj.

Po në atë artikull shton, se po të kishin dijeni për vrasjen e Azem Hajdarit, ata do të merrnin mase, që ta parandalonin. Ai shpjegon se si e kishin përgjuar PD,etj,etj.

Sigurisht, kjo nuk don fjalë. Pas këtij shkrimi, me erdh në mendje gënjeshtari mendjehollë Dr.Gebels, i cili propagandoi një gënjeshtër të madhe, të stisur nga një tiran, siç ishte Hitleri…

Në diktaturë nuk ka diktatorë të vegjël dhe te medhenj, ka vetëm një fjalë; Diktator!

Në gënjeshtra nuk ka gënjeshtarë të mëdhenj dhe të vegjël, ka vetëm një fjalë;Genjeshtar!

Kam qënë, që në momentet e para të levizjes Anti-Komuniste, në Shqipëri. Në levizjet e para në Shkodër, si organizatior dhe pjesëmarrës në demonstrata por, dhe në hapjen e kishave dhe xhamive. Kam qënë në mes studenteve të Tiranes 90-91, gjithashtu kam qënë në të gjithë kohën e turpit 97, ku neokomunistët dogjën e shkatërruan Shqipërinë, për karrigen e thyer të komunizmit. Kam qënë në Shkodër, kur prefekti Podgorica dha dorëheqjen, kur Prefekti Laçej, një intelektual i mirë, akuzoi qeverinë si shkaktare e dhunës në Shkodër dhe, më vonë u flak në rrugë nga komunistët.

Kam qënë me 13-14 Shtator në pregatitjen mortore te mikut tim Hajdari,në grevën e studenteve të Shkodrës e të Tiranës  me 1998. Ne grevën e urisë në Shkodër që u bë nga Unioni Antikomunist Shqiptar, për lirimin e të burgosurve të 14 Shtatorit, e cila doli me sukses. Pra, deri ne shtator te vitit 2000, qe kam emigruar në SHBA, nuk kam rreshtur së punuari kundër padrejtësisë dhe kastes së kuqe…

Si pjesëmarrës dhe organizator i këtyre ngjarjeve të shenura në Shqipëri, nuk e kam njohjen time të intriguar si SHISH, por si deshmitar okular,dhe si i tillë jam munduar të menaxhoj situata të pakontrollueshme të zemerimit të shokëve të mi, ku tani ndihem i lenduar, kur i shoh të papunë , të nëpërkembur, nga ata njerëz të cilëve u shërbyen për të marrë karrigen e pushtetit. Ata më pyesin shpesh herë:

“A mos vallë jemi të tradhëtuar ?”.Por, une akoma nuk besoj në Tradhëti, pikërisht se besoj tek njerezit e mirë, të cilët nuk janë politikanë te mirë , por do të bëhen politikanë të mirë, duke kthyer kokën prapa, prej nga kanë ardhur dhe çfarë dëtyre kanë për t’i shërbyer popullit të vet. Gjithashtu, për të gjetur rrugët më të mundshme për të çuar Shqipërinë përpara. Sikur mos të kisha besim, do të isha bërë një kafshatë e vështirë për “tradhëtarët” e demokracisë. As ata vetë, as familjet e tyre nuk do të gjenin qetësi kurrë, deri sa të pagonin tradhëtinë e tyre. Latinët thone:”Cum principia negate non est disputant”,që do të thotë “Me atë që mohohen parimet, nuk duhet diskutuar”.

Ne anti-komunistet kemi heshtur, deri tani me mendimin, që më e rëndësishme është çeshtja e Kosovës, se problemet tona. Nëse kemi ndalur aktivitetin tonë në terren, nuk do të thotë se kemi pushuar se qëni. Gjithashtu, besoj se qeveria Berisha do të thotë fjalën e vet, megjithëse në një këndveshtrim jam shume i paqartë, se çfarë po ndodh me këtë qeveri. Opozita e djeshme, sot në pozitë , para se të vinte në pushtet, ishte zotuar se do të shkatërronte kleptokracinë e klanit te kuq në Shqipëri, e cila ka një rreth të gjërë dhe të komplikuar. Por, shohim se asnjë nuk është arrestuar nga këta gjarperinj, që janë të gatshem për të marrë pushtetin nesër . Ne shohim vetem një luftë të pushtetit të sotëm brenda vetvetes, ku viktima janë disa vocrrakë militantë të së djathtës.

Në të njëjtën kohë,  kleptokratët e kuq, jo vetëm që nuk janë prekur aspak, por ata qeshin me çfarë po ndodh brenda kampit demokrat…

Miliona dollarë të bankave të vjedhura gjatë 97-tes , janë shndërruar në miliarda sot. Milionat e vjedhura gjatë qeverisjes së klanit të kuq janë shndërruar në akullore për disa qeveritarë të sotem, të cilët lëpijnë me kënaqësi, duke dhënë PO-në e madhe për tenderat e sotëm.

U arrestuan disa peshq të vegjël, për vrasjet e punonjësve te SHIK në Vlorë , në Cerrik, por ata që komanduan 97-tën asnjë prej tyre… A nuk duket e gjithë kjo si një ironi për të gjithë atë demokratë nacionalistë, që kanë sakrifikuar jetën e tyre dhe të familjeve, që kanë punuar me mish e me shpirt për demokracinë shqiptare dhe, nuk kanë fituar asgjë?!

Ne shohim, që pikërisht këta demokratë nacionalistë janë të etiketuar nga figura të diskredituara të SHIKVE, ose SHISHËVE. Megjithatë unë përsëri kam besim në reformat. që ka nisur qeveria e zotit Berisha, e cila do pastrojë edhe këtë organ, si organet e tjera, duke bërë një revolucion në psikologjinë e informimit, që të jetë i përgjegjeshëm dhe, jo si para disa kohësh, që shikasi, pas një shishe wiski binte në “delirium tremens”, ku shikonte armiq të zi, blu e kaf….

Për turpin e ish SHIK-SHISH, janë mbushur dosje të gënjeshtra me “spiunë të huaj” e me “mercenarë kosovarë”,”Kryqëzata”,”Revolucioni Islamik kryesuar nga katolikë”, etj,etj.

Dosje të tilla të turpshme mund të bëjnë vetëm njerëzit e neveritshëm, ku në gjakun e tyre levron etja kanibaleske komuniste. Në ato dosje është dhe emri im dhe i shokëve të mi antikomunistë e nacionalistë shqiptarë.

Për 14 Shtatorin u arrestuan dy kosovarë të ndershëm, që nuk kishin të bënin me asnjë prej palëve, që ish-Shefi i SHISH tregon. Ata jetonin afër familjeve demokrate dhe, si të tillë përjetonin të njëjtën dhimbje, si demokratët shqiptarë, për atë dramë të madhe, që i kish ndodhur Shqiperisë. Qeverinë e Fatos Nanos e quanin të turpshme dhe iligjitime. Vrasja e Azemit ua ndezi dhe më keq gjakrat, dhe për këtë arsye revolta në shpirtin e tyre u bë një me tonën.

14 Shtatori nuk kishte lidhje me aludimet e turpshme që bën Fatos Klosi, por kishte një qëllim të dyfishtë, nderimin e fundit për Azemin dhe rrëzimin e qeverisë se Fatosve të komunizmit, të cilët ishin dhe dirigjuesit e këtij akti makabër.

Dua të sqaroj diçka që nuk e kam shkruar më parë; nëse lidershipi demokrat do të kishte deshirë të ringrinte pushtetin democrat, mbas rrezimit te qeverise Nano, ne do ta kishim shumë të thjeshtë këtë.

Komunistët fituan terren, pikërisht, se ata antikomunistë, që kishin ardhur për të dhënë jetën për liri, u larguan, pasi u konfirmua se pushteti i marrë nga ne nuk do të udhehiqej nga lidershipi demokrat.

Shumë arrestime që u bënë më vonë, qenë të rastit. Ata që bënë 14 Shtatorin nuk u arrestuan kurrë…U përfolen disa emra, apo u bë ndonjë tentativë për ndonjë person, por komunistët nuk e patën shansin të kënaqnin etjen e tyre shtazarake…

Më vonë, SHISH nuk vonoi të mbushte faqet e dosjeve për Kryengritjen e Armatosur, që po organizohej në Veri dhe, pikërisht në Shkodër. U sajuan disa emra jo të panjohur për publikun, si Mark Krroqi, Hivzi Bushati etj. I siguroj hartuesit e shumtë të kësaj dosje të turpshme, (që më vonë iu dergua Parlamentit Shqiptar, gjoja si zbulim i madh.),se janë të pandershëm dhe genjeshtarë.

Shumica e atyre emrave, që përfliten nuk kanë asgjë të përbashkët me ato çfarë flitet, apo shkruhet. Ata janë njerëz të thjeshtë, ose publik, por nuk janë në ajzbergun antikomunist, i cili shpeshëherë ka nxjerrë krye, jo si organ komunist që mbjell gjak, por si organ i pergjegjshëm për fatet e demokracisë në Shqipëri.

Antikomunistët asnjëherë nuk janë hakmarrë ndaj atyre që i kurbanizuan. Në momentet me dramatike dora e antikomunistëve është ndalur, kur ka qënë mbi kokën e komunistit gjakatar, duke menduar se nuk është në nderin e tij të hakmerret. Kurse krimineli komunist ,jo vetëm që nuk është ndalur kurrë, por ka vazhduar gjeneratë pas gjenerate përsekutimin. Shumë antikomunistë dhe demokratë u larguan nga Shqipëria, jo prej frikës, por vetëm për të mos u bërë si kriminelët komunistë ,pra për të mos e pranuar revanshin.

Një pjesë e shtypit shqiptar po bën një punë shumë të mirë për botimin e dosjeve të Byrosë Politike, për bëmat e tyre, për të treguar se çfarë mizorësh ,intolerantësh, injorantësh, servilësh, hajdutësh dhe kriminelësh kanë qeverisur popullin shqiptar.

Por ka dhe ndonjë gazetë, që në mënyrë të terthorte mbron kastën e kuqe,duke botuar paçavuret e ndonjë mbeturine të klanit të bllokut të kuq, ku tregon përralla me Katallanë.

A nuk i duket Fatosve, Ramizve, Nexhmijeve me soj e sorollop, që po na kujtojne që klemenca e jonë ka qënë një gabim fatal? A nuk ju duket që me shkrimet dhe fjalimet e tyre të neveritshme po na çërmojnë plagët e vjetra, dhe po ua them, se nuk është vonë që të kaperdijnë vetveten e molepsur me gjak e tmerr në një qoshe në pritjen e gjygjit të fundit nga Zoti. Në mos 54 vjet vuajtje, torturë, burgje, internime, pushkatime

do t’i paguajnë një ditë ata dhe fëmijët e tyre, që kërkojnë me u ba padron të Shqipërisë së Re. Syrus thotë:”Sero in periculis est consilium queerer”, që do të thotë: ”Eshtë shumë vonë me kërku këshilla, kur rreziku të vjen”.

ALFONS GRISHAJ, MICHIGAN, USA

 

Ngërçi politik i PD-së

Prej kohësh zëra brenda dhe jashtë PD-së flasin për ndryshime apo riformatim të qeverisë Berisha. Flitet shumë për rishpërndarje postesh, por pak për kriteret, sipas të cilave duhet të ndodhë diçka e tillë. Në këto kushte ndryshimet në qeveri, edhe sikur të ndodhnin nuk do të nxirrnin në pah asgjë më tepër, përveçse domosdoshmërinë e ndryshimeve të tjera, e kështu pafund.

Derisa në një pikë do bëhej më se e qartë që ndryshimi themelor duhet bërë te kreu dhe jo anëtarët e qeverisë. Secili prej ministrave në veçanti apo të gjithë së bashku në përgjithësi, janë krejt të parëndësishëm …përballë kryeministrit. Është ai që më shumë se kushdo tjetër i jep tonin dhe formën qeverisjes, pavarësisht se kush është ministër në cilin kabinet. Prandaj ndryshimi i tonit apo mënyrës së qeverisjes që synon riformatimi, nuk mund të ndryshojë me ndërrim ministrash. Mbase pikërisht këtë ka kuptuar kryeministri aktual, teksa mohonte nevojën për ndryshme në qeveri. Këto ndryshime veçse do të theksonin nevojën e një ekipi të ri qeverisës, me një kryeministër tjetër. Kjo nuk do të thotë se qeverisja aktuale nuk ka nevojë për ndryshime apo për një vrull të ri. Pushteti konsumon çdo qeveri edhe sikur të jetë e suksesshme, jo më qeverinë aktuale, që së fundmi ka humbur edhe fabulën e anti-korrupsionit. Por kjo është e pamundur për momentin. Jo thjesht sepse nuk do Berisha, por sepse të gjitha figurat kryesore politike brenda gardhit të PD-së janë reduktuar në kopje të kryeministrit.

Është e pamundur që suksesin që nuk e arrin dot origjinali, ta arrijë kopja e tij. Këtu qëndron edhe ngërçi themelor i Partisë Demokratike. Ajo është identifikuar kaq shumë me liderin e saj, saqë asnjë ndryshim cilësor nuk është i mundur. Natyrisht ministra mund të vijnë dhe të ikin, por qeveria do të mbetet e njëjtë, qeveria Berisha. Që nga zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2005, kjo parti gradualisht ka humbur të gjitha shtresat me të cilat u mbështoll lideri i saj. KOP-i është reduktuar te ministri Basha, që politikisht është i njehsuar me Berishën. Të rikthyerit dhe ish-themeluesit kanë humbur protagonizmin politik pas dyerve të mbyllura. Protagonistët me profil të lartë politik të PD-së gjatë viteve të saj në opozitë, si Spartak Ngjela apo Besnik Mustafaj, janë përjashtuar ose heshtur. Ndërsa i vetmi profil origjinal dhe me individualitet politik i PD-së, Bamir Topi, është larguar drejt Presidencës. Tashmë në PD ka ngelur vetëm Berisha dhe sozet që gjithnjë e më tepër i ngjajnë atij. Prandaj edhe kriza e identitetit të PD-së është e njëjtë me krizën e identitetit të liderit të saj. Sot PD-ja dhe lideri i saj janë të dyzuar midis fshatit dhe qytetit, midis ish-pronarëve dhe të ardhurve, midis ish-komunistëve dhe ish të persekutuarve, midis bizneseve dhe punëtorëve, e kështu me radhë. PD-ja është një parti që u themelua si anti-komuniste, por që sot ka një kryetar ish-komunist përballe një PS-je me të parin kryetar që nuk ka dalë nga organika e Partisë së Punës. PD-ja dikur u themelua si lëvizje e kryeqendrave më progresive urbane, ndërsa në zgjedhjet e fundit ajo votat i mori në zonat më të thella rurale. Natyrisht që edhe PD-ja dhe baza e saj do të evoluojnë, pyetja shtrohet në cilin drejtim? Që nga riardhja e saj në pushtet në 2005, PD-ja ka ecur vetëm në një drejtim; në drejtim të liderit të saj, duke u njehsuar tërësisht me të. Aq sa çdo ndryshim real që do të nënkuptonte ndryshimin e liderit, do të përbënte edhe një kërcënim real për vetë ekzistencën e saj.

Në këto kushte asnjë ndryshim apo riformatim real nuk mund të ndodhë në qeverisje. Tashmë PD-ja nuk ka luksin që kish dikur PS-ja, e cila konsumimin e qeverisjes e përballonte duke ndryshuar kryeministrat dhe ekipet qeverisëse. Një lëvizje kjo që çdo forcë politike e bën për të ndenjur në pushtet. Mjafton të kujtojmë këtu zëvendësimin e Tony Blair nga Gordon Brown, pavarësisht nga arritjet madhështore politike të Blair. Përkundër këtyre rasteve, PD-ja ka ngecur te vetë lideri, që përbën njëkohësisht kushtin e ekzistencës dhe të bllokimit të saj. Prandaj sa më shumë konsumohet qeverisja e PD-së, siç konsumohet çdo qeverisje, aq më pak ajo është e aftë ta ridimensionojë atë. Përballë konsumimit qeverisës, PD-ja thjesht shtrëngon radhët rreth liderit, edhe pse grupime apo individë brenda saj përplasen me njëri-tjetrin. Në thelb këto përplasje nuk janë veçse deklarata besnikërie dhe devotshmërie ndaj liderit dhe denoncime të kundërshtarëve që nuk e duan liderin edhe aq sinqerisht sa ata. Deklarata që i tregojnë liderit kontributet në kohë të vështira përkundër përfitimeve të rishtarëve në pushtet. Natyrisht përplasje të tilla nuk mund ta ridimensionojnë qeverisjen. Ato maksimalisht mund të prodhojnë një rishpërndarje postesh në qeveri. Ama kjo rishpërndarje nuk do ta bëjë qeverisjen më përfaqësuese, ajo thjesht do ta bëjë qeverinë akoma më identike me kryeministrin, nga ku buron edhe vetë konsumimi i qeverisjes.

Tashmë e vetmja mënyrë për t’u bërë ministër në PD është të bëhesh një kopje sa më ideale e kryeministrit. Politikanë të kalibrit Ngjela, të cilit ky kallëp i rrinte tepër ngushtë, jo vetëm që nuk mund të bëheshin ministra, por nuk mund të rrinin as brenda PD-së. Prandaj, fatkeqësisht shanset janë që PD-ja drejt zgjedhjeve të ardhshme do të shkojë me një ofertë të vjetër, që nuk do mund të mbulohet nga ministra të rinj.

BLENDI KAJSIU

 

Karamahmud Pashë Bushatliu rikthehet “Vezir” në Shkodër pas 212 viteve

– Pranë dinastisë së Bushatlive kontribuoi Patër Erazma Babre, jo vetëm si mjek –

Autoritetet më të larta të qeverisjes vendore në Shkodër miratuan bocetin e shtatores apo monumentit që do t’i kushtohet njërit prej vezirëve apo pashallarëve më të suksesshëm shqiptarë që sunduan e drejtuan Shkodrën e më gjërë, pra Karamahmud Pashë Bushatliut. Pa dyshim Karamahmudi si bir i trojeve shqiptare i lindur e rritur në familjen famëmadhe të BUSHATLINJËVE, ishte i dyti vezir (Pas babait të tij e Mehmet Pashë Plakut, Bushatliu), i cili sundoi e drejtoi pashallekun më të madh e më sinjifikativ shqiptar. Vetë Karamahmud Pasha si i Ati qeverisjen e Shkodrës e  bazoi në ndihmën e pakursyer të Malësorëve patriot (shumica Katolik), me të cilët vendosi rregullin e qetësinë në qytet e në krejt pashallekun e Shkodrës, ku si “kompensim” për kontributin shtetformues vendosi barazinë në mes besimeve dhe krahinave, ndaj në këto vite në trojet katolike u ndërtuan vepra institucionale urbanistike (ura e rrugë) si dhe objekte kulti (kisha e manastire) e tjerë. Nën qeverisjen e Karamahmud Pashës u kthye ëndrra dhe lavdia e Ilirisë së dikurshme, ku në prill të vitit 1786 në Potgoricë (në atë kohë safi shqiptare) ishte zhvilluar kuvendi që themeloi KONFEDERATËN ILIRIKE, e cila shtrihej që nga Tivari në Vlorë, dhe që nga Peja, Prizreni, Gjakova, Ohri, Korça, Gjirokastra e më gjërë, duke ju “bashkuar” edhe Albania Venedike që fillonte në Tivar e deri në Dubrovnik, ku si kryeqytet kishin po kryeqytetin e lavdishëm Ilirik, Shkodrën. Duke bërë që Iliria të shtrihet në një territor etnik me rreth 90 mijë km2. Duhet theksuar se pranë dinastisë së Bushatlive ishte marrë si mjek familjar italiani Pater Erazmo Balneo, i cili influencoi edhe në edukimin e vetë Karamahmudit me kulturën Europerëndimore, duke bërë që ky vezir apo Pasha shqiptar, jo vetëm të shpallte mvehtësinë nga perandoria Otomane, por edhe të krijojë aleancat me Europën. Natyrisht kjo rrugë nuk ishte e lehtë për Karamahmudin, pashallekun dhe konfederatën Ilirike, pasi disa herë u përball me ushtritë otomane, por edhe dredhitë e ndonjë shteti europian, që nga mungesa e fuqisë për të përballuar turqit luante lojën e dyfishtë me konfederatën Ilirike dhe drejtuesin e saj Karamahmud Pashë Bushatliun. Karamahmud Pasha ra heroikisht në mbrojtje të trojeve të Ilirisë me 22 shtator të vitit 1796 kundër klyshëve të Rusisë në Ballkan (Malit të Zi të asaj kohe). Mbas vdekjes së këtij burri shteti, konfederata Ilirike kishte një fat jo të mirë, për shumë arsye, por mbi të gjitha, përfaqësuesit e Karamahmudit nuk ishin në nivelin  e duhur ndaj nipi i tij, Mustafa Pasha u “dorëzua” para presionit të Shtetit Otoman dhe tradhtisë të Rusisë, e cila e futi pinjollin e fundit të Bushatlinjëve (në pushtet) në mes dy zjarreve, ku zjarri otoman deshe  dogji, por falë ndërhyrjes Austriake, ai vërtet shpëtoi vetë, por humbi pushtetin dhe dinastinë e Bushatlinjëve në vitin 1832. Në fakt ndërhyrja e perandorisë Austrohungareze përveçse i shpëtoi jetën Mustafa Pashës, i vuni në vend edhe nderin Karamahmud Pashës, e cili akuzohej për tradhti ndaj Austrohungarisë, që gjoja i kishte vrarë të dërguarit e saj për ta rregulluar me sulltanin, kur në fakt ishin këta të dërguar që bënin lojën e dyfishtë në favor të Rusisë dhe interesave të saj në Ballkan, ndaj u dënuan me hak nga pashai famëmadh, gjë që e kishte kuptuar edhe vetë mbretëria Austrohungareze, ndaj kërkoi t’i shpëtohet jeta nipit të Karamahmudit, Mustafa Pashës. Karamahmud Pashë Bushatliu e meriton në Shkodër, shtatoren apo monumentin, duke e rikthyer në Shkodër pas 212 viteve mungesë, ku kësaj radhe edhe pse jo i gjallë, por i përjetësuar, do të jenë një “Vezir” ogurmirë, i cili do të “takohet” me bashkëbanorët dhe trashigimtarët e tij, jo rrallë si dikur, por çdo ditë, duke na bërë të gjithëve të bindemi, se ky burrë e meriton këtë nderim në përjetësi.

 

Heshtja e pritshme e Nanos

Murit me koke nuk i bihet! Sidomos kur eshte i gjate sa Edi Rama! Fatos Nano e di mire kete. Skema e dikurshme e dorezimit te pushtetit ekzekutiv dhe partiak, per ti marre pas disa muajsh ne perfundim te nje turi ne baze veshtire te realizohen serish: jo vetem eshte nje skeme e perdorur dhe riperdorur, pra e njohur, por edhe Edi Rama ndryshon shume qofte nga Pand Majko apo Ilir Meta asokohe.

Te pakten, Nano provoi te rrezoje murin e tij te trete politik brenda rradheve socialiste. Filloi nje tur, i cili e pa ne disa qytete te rendesishme te Shqiperise. Me shume se socialiste, ne salla ishin tubuar kundershtare te menaxhimit politik te PS-se nga Rama. Ne disa tubime, nuk munguan edhe zerat per “mbushje salle” nga PD dhe aleatet e saj. Gjithsesi, nuk do te kete ndonje “pishman” se nuk tentoi serish ne nje perballje, mesa duket te pamundur tani per tani.

Nanos duket se nuk i mungojne aleatet, por jashte rradheve te socialisteve, ku ne rastin me te mire, i kane mbetur “vetem pak ushtare” por asnje oficer. Morali i partise qe krijoi, por edhe drejtoi per nga parimet socialdemokrate evropiane, edhe gjate drejtim te tij ka qene i njohur, te pakten per pjesen me te madhe te antaresise roze: jemi me ate qe sundon kalane!

E pikerisht, kete kala Nano nuk po arrin ta marre dot. Ishte ai qe e ndertoi me duart  e veta, nga themelet deri tek bedenat. Mesa duket nuk kishte menduar se do te gjendej jashte ketyre mureve, prandaj i ndertoi ata shume te larte dhe te forte. Muret mbrohen nga ushtare te mesuar te levizin dhe ti binden vetem nje zeri: atij te komandatit qe udheheq fortesen. Te tjeret, jane brenda mureve, por shume larg tyre, pa patur mundesi as edhe te hedhin veshtrimin jashte. “Mbreti Artur”- Edi Rama, ka vertete nje tryeze te rrumbullaket ku te gjithe ndjehen “si te barabarte ne mes te barabarteve”, por akoma Nano nuk po gjen nje Lanselot, si aleat te mundshem dhe te forte brenda kesaj kalaje. Ushtaret besnik te ish- komandantit Nano, jane jashte mureve si edhe ai, dhe nganjehere hedhin ndonje guricke, por qe nuk i shkakton asnje dem keshtjelles moderne.

Tashme ka zgjedhur heshtjen. Mbase ia kane imponuar apo eshte ndjere i detyruar! Vetem ai e di! Zyrtarisht, turi i nderprere shume jave para vitit te ri, nuk po ristarton per arsye shendetesore te liderit te “Levizjes per Politike Institucionale”, Fatos Nano. Burime te tjera prane ish- kryeministrit bejne me dije se ai dhe perkrahesit e tij po pergatisin skema per marrjen e kalase aktuale, ose ndertimin e nje keshtjelle te re nga themelet. Eshte e veshtire, per te mos thene e pamundur, te parashikosh Nanon. Ai eshte nje nga politikanet me te spikatur, sigurisht bashke me Berishen, dhe asnjehere asnjeri dhe as tjetri nuk  e kane pohuar publikisht se nuk jane te tille, por thjeshte qytetare te ketij vendi. Deklarata mund te konsiderohet patetike, emocionale dhe kurrsesi e dale nga goja e nje politikani profesinist, qe kerkon mazhorancen e shqiptareve pas vetes per ti dhene te drejten e qeverisjes. Mund te konsiderohet gabim, por edhe te vleresohet te pakten nga ana njerezore si afrimitet me qytetaret e te njejtit vend. Megjithate, nese eshte e thjeshte te marresh votebesimin e tiranasve, nuk do te jete e lehte te marresh ate te Shqiperise.

E Nano, vazhdon heshtjen e tij. Ai prej disa kohesh, duket se ka minimizuar edhe “aventurat” e tija brenda dhe jashte shtetit. Edhe me perkrahesit e tij, thuajse nuk eshte pare asnjehere ne publik. Edhe krahu i tij i djathte, Petro Koci, nuk ndjehet mese si iniciator per te dyten here i nje levizjeje “Katharsis” ne PS. Deputetet e tij mbeshtetes ne Kuvend, te pakten ata qe u perjashtuan nga PS-ja pas votes pro Topit, akoma nuk jane pozicionuar ne nje grup parlamentar, edhe pse duket se jane te grishur si nga LSI ashtu edhe PBDNJ.

Mbase eshte nje heshtje reflektimi per te dy palet, jo vetem per Nanon. Zakonisht pas te tilla situatave, ka nje furtune te papare, sic edhe nje paqe te papritur. Edhe pse Nano dhe Rama duken shume larg aktualisht, nje tavoline brenda apo jashte vendit mund ti bashkoje. Precedenti i zgjedhjes se kreut te shtetit, edhe nje rast qe nuk duhet nenvleftesuar ne asnje menyre. Mjafton te konvergojne interesat e paleve ne kete konflikt politik. Nese dy te medhenjte gjejne gjuhen e perbashket, sigurisht nuk do te mungojne “kurbanet” e pajtimit. Do te jete pikerisht ata, te cilet i kemi pare shpesh ne TV, ne deklarata publike, pro njerit epo kunder tjetrit.

Historia e njerezimit ka treguar ne shekuj se eshte shume e veshtire ta marresh nje klaja nga jashte, sidomos me mjete primitive.

Blerti Delija

 

GJAKMARRJA, FANTAZMA E MESJETES NE JETEN TONE

Te jetosh me friken e vdekjes ne cdo moment, ne cdo vend dhe shpetimi i vetem te jete ngujimi brenda mureve te nje dhome, pa dritare, pa shume ajer dhe me hekura. Eshte nje nga perkufizimet e shumta qe i jepet gjakmarrjes, nje fenomeni mesjetar, por qe vazhdon te jetoje ne mes tone, duke mbjelle vdekje dhe ankth per ata qe i shpetojne asaj. Problemi i gjakmarrjes është një problem i mprehtë për të gjithë Shqipërinë, por më e theksuar kjo plagë e shoqërisë është në veri të vendit tonë. Me mijëra familje veriore kanë humbur të afërimt e tyre, me mijëra fëmijë, rrinë pa shkollë të ngujuar apo në një “jetë burg” brenda mureve të shtëpisë me frikën e tmerrshme se gjakësi një ditë do t’u marrë jetën. Asnjë herë jeta e tyre nuk është e sigurt dhe e nesërmja është e pabesë. Më këtë frazë në kokë i ngrysin ditët banorët, të cilët për fat të keq janë në hasmëri. Gjaku shlyhet me gjak, kjo është mendësia, me të cilën ecën zona e veriut. Por, përveç këtij problemi ekziston dhe problem i tjetër, i cili është ai i hakmarrjes, ku gjakësi merr hak te fisi i atij individi që ka kryer krimin. Kështu, edhe pse dikush tjetër që nuk ka asnjë faj për krimin e kryer nëse nuk ngujohet e pret vdekja e sigurt. Fakte dhe histori ngujimi në të gjithë këtë zonë veriore të vendit mund të gjesh me mijëra ku ka dhe nga ato familje, në të cilat nuk ka mbetur asnjë mashkull për shkak të gjakmarrjes. Shteti shqiptar, asnjehere nuk e trajtuar seriozisht dhe me vendosmeri fenomenin e gjakmarrjes, madje e ka zyrtarizuar ekzistencen e tij me nje sere aktesh ligjore dhe nenligjore, sic eshte parashikimi i nje denimi me te rende per ata qe bejne krime ne emer te gjakmarrjes. Ne keto kushte, mungojne edhe statistikat e sakta per gjakmarrjen, por nje numer i konsiderueshem shoqatash te pajtimit, me aktivitet kryesisht ne Veri te Shqiperise, japin shifra dramatike. Mbi 700 familje jetojne te ngujuara ne ate ashtequajturat “kulla ngujimi”. Vetem ne rajonin e Tropojes, raportohen me shume se 290 familje te fshehura nga frika a gjakmarrjes. Me problematike paraqitet gjendje ne lidhje me femijet.Ata detyrohen te braktisin shkollen dhe gjenden nen nje kercenim te perhershem per t’u vrare apo nen nje presion te madh per te marre hak. Rreth 700 femije te Veriut te Shqiperise kane kete problem. Nderkohe, edhe organizmat nderkombetare me aktivitet ne vendin e shqiponjave, jane ne dijeni te ketij problemi dhe jane munduar te ndihmojne ne zbutjen e fenomenit te gjakmarjes. UNICEF ka ndihmuar në tre rrethe të Shqipërisë së Veriut për të garantuar që fëmijët e prekur nga gjakmarrja të arrijnë të marrin arsim. Gjakmarrja i detyron djemtë të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi. Në bashkëpunim më Ministrinë e Arsimit janë hartuar kurrikula të posaçme për ta kryer shkollën në shtëpi. Mbi 200 fëmijë janë riintegruar në shkollë, dhe dhjetëra prej tyre e kanë marrë mësimin në shtëpi prej mësuesve shëtitës. Nga ana tjeter, nje numer i konsiderueshem femijesh shperngulen nga shtepite e tyre per te vijuar mesimin ne nje zone disi te mbrojtur nga shteti ne Polican te Shqiperise se Jugut. Atje ata mbrohen nga policia e shtetit, por vuajne largesine nga prinderit e tyre. Ne keto kushte, jane te shumta familjet qe detyrohen ne ngujohen, por si pasoje e ketij akti, ato arrijne ne kushtet e mungeses se elementeve kryesore per sigurimin e jeteses, duke u zhytur ne nje varferi absolute, teksa meshkujt nga mosha 7 vjec e lart, nuk mund te shohin driten e diellit. Nga dita ne dite shtohet numri i familjeve ne gjakmarrje, te cilat po braktisin edhe atdheun e tyre, ne kerkim te nje jete me me shume probleme, por te pakten larg gjakesit qe i pret me pushken gati. Nje nga viktimat e ketij fenomeni, eshte edhe familja Koci. Rasti me i fundit qe ka goditur kete familje, daton me 12 shtator 2007, kur persona te panjohur nga policia plagosin me arme zjarri ne mes te dites ne afersi te vendit te quajtur “Kafja e Madhe” Bashkim Kocin (E. Kaci). Eshte nje fenomen mesjetar, zanafillen e ka ne “Kanunin e Lek Dukagjinit”, i cili daton para me shume se 550 vjetesh, por rrenjet i ka te ngulura thelle edhe ne realitetin shqiptar te koheve moderne: nje fantazem qe po shkaterron jeten tone! Kjo eshte gjakmarrja tek shqiptaret ne shekullin e XXI-te.

VERONIKE PEPUSHAJ

 

Avokati falas, tashmë edhe në Shkodër. Të miturit dhe personat në nevojë, avokat pa pagesë

Mund të ankoheni edhe kur përfaqësuesit e institucioneve shtetërore shkelin të drejtat tuaja, si dhe mund të përfitoni edhe përfaqësimin e çështjeve përpara gjykatë

Nëse nuk ke mundësi për të paguar një avokat, tani mund të drejtohesh pranë korrespondentëve të

Komitetit Shqiptar të Helsinkit në rrethin ku banon, dhe do të përfitosh mbrojtjen ligjore falas. Personat që u përkasin shtresave në nevojë ose të miturit (deri në 18 vjeç), që nuk kanë mundësi për të siguruar mbrojtje dinjitoze për shkaqe ekonomike, tashmë mund ta gëzojnë të drejtën e përfaqësimit sa më të mirë të tyre ligjor, pa qenë e nevojshme të paguajnë para. Prej pak kohësh, Komiteti  Shqiptar i Helsinkit (KSHH), ka shtrirë aktivitetin e tij në këtë linjë me anë të hapjes së “Klinikës ligjore” ku ndihma ligjore, ose e thënë ndryshe: “Avokatia”, jepet falas. Një shërbim i tillë për momentin përveçse në Tiranë dhe Durrës, është shtrirë edhe në 6 rrethet më të mëdha të vendit, si Shkodra, Vlora, Fieri, Gjirokastra, Korça dhe Elbasani. Rrethe këto ku KSHH-ja ka patur mbulimin e saj edhe më përpara, me rrjetin e korrespondentëve, të cilët kanë denoncuar dhe monitoruar rastet e shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut si dhe rastet e cënimin e mbarëvajtjes së proçeseve zgjedhore.

Qytetarët e Shkodrës që kanë nevojë për këto lloj ndihme ligjore, mund të drejtohen pranë avokatit Artan Reçi, i cili prej shumë vitesh e ushtron këtë profesion në këtë qytet dhe njëkohësisht është edhe korrespondent i KSHH-së për Shkodrën. Mund ta gjeni krejt kollaj pranë Rrugës Don Bosko, të njohur me gjuhën e përditshme si “Rruga e Gjykatës”, ose të kontaktoni me të në numrin 0682315016, ose mund të drejtoheni me letër në adresën, av. Artan Reçi, Dhoma e Avokatisë, Shkodër. Shërbimi avokator që Klinika Ligjore ofron falas, shtrihet kryesisht në fushën penale. Kryesisht për njerëzit në nevojë që nuk kanë mundësi financiare për të përballuar vetë shpenzimet e avokatit. Duhet thënë që një aktivitet i tillë kryhet falë mbështetjes financiare të Komitetit Suedez të Helsinkit. Për më shumë hollësi ndiqni përgjigjet e avokatit.

 

SH. E: Pse u hap klinika ligjore falas dhe cilat janë objektivat e saj?

Av. Artan Reçi: Inicuesit e këtij projekti pranë KSHH-së, shprehen se një nismë e tillë u ndërmor pas disa vëzhgimeve të të organizatave të të drejtave të njeriut, të cilat arrinin në përfundimin se “shërbimi avokator falas në Shqipëri lë për të dëshiruar, si në cilësi ashtu edhe në shtrirjen e shërbimeve që ofrohen”. Këto përfundime si dhe kërkesat e qytetarëve për mbrojtje drejtuar Komitetit Shqiptar të Helsinkit çuan në hapjen e kësaj klinike.

Objektivi kryesor i këtij shërbimi është mbrojtja më e mirë e të drejtave të grupeve të pambrojtura kur ato shkelen nga përfaqësuesit shtetërorë. Ndërsa objektivat specifikë janë:

Zgjerimi dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimit avokator si dhe sensibilizimi i qytetarëve.

Mbrojtja e të drejtave të qytetarëve që i përkasin grupeve vulnerabël kur këto shkelen nga përvfaqësues të institucioneve shtetërore, nëpërmjet asistimit, fuqizimit të tyre me këshillime ligjore dhe adresimin e shkeljeve në institucionet përgjegjëse.

Mbrojtja e grupeve vulnerabël nga shkeljet e të drejtave të tyre kur shkelës janë përfaqësues të institucioneve shtetërore nëpërmjet përfaqësimit të çështjeve përpara gjykatës.

 

ShE: Për çfarë mund të drejtohen të interesuarit tek ju?

Av. Artan Reçi:

Për trajtimin e ankesave dhe të rasteve të paraqitura në KSHH.

Për përfitimin e këshillimit ligjore dhe asistencës ligjore për plotësimin e dokumentacionit për në gjykatat e niveleve të ndryshme.

Për adresimin e ankesave në institucionet shtetërore kompetente.

Për adresimin dhe informimin e qytetarëve për ankesat e tyre në përfaqësues të caktuar të shoqërisë civile.

Për përfaqësimin e çështjeve në Gjykatat e të gjitha niveleve, në rastet e veçanta të shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut.

Për përfaqësimin e çështjeve në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në rastet e përmbushjes së kërkesave.

Sh. E.: Kush përfiton nga këto shërbime falas?

Av. Artan Reçi:

Personat të cilët janë viktima të ushtrimit të dhunës, trajtimeve dhe degradimeve çnjerëzore, nga organet e policisë dhe personeli i vendeve të paraburgimit dhe të burgjeve.

Personat, të cilët janë viktima të diskriminimit nga punonjës të institucioneve shtetërore në përgjithësi dhe romët & egjiptianët në veçanti.

Personat të cilët janë cënuar nga e drejta kushtetuese për një proçes të rregullt ligjor.

Sh. E.: Kush është Komiteti Shqiptar i Helsinkit?

Av. Artan Reçi: Komiteti Shqiptar i Helsinkit është një organizatë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e cila është themeluar në 19 dhjetor të vitit 1990 si “Forumi për Mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut”. Në 22 Mars 1992, organizata u anëtarësua në Federatën Ndërkombëtare të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, duke marrëdhe emrin që ka sot.

KSHH ka si pjesë të misionit të tij mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe rivendosjen e tyre në rastet e shkeljeve të ndryshme. Kjo realizohet nëpërmjet reagimeve publike, letrave drejtuar autoriteteve shtetërore, verifikimeve në vend, këshillimeve ligjore, dhe së fundmi edhe nëpërmjet ndihmës ligjore falas për grupet vunerabël.

Sh. E.: Cilat janëankesat e trajtuara deri tani nga Klinika Ligjore?

Av. Artan Reçi: Aktualisht KSHH ka marrë një numër ankesash të konsiderueshme. Rastet më të shpeshta të drejtimit nga KSHH-ja kanë qenë ato të personave të cilët vuajnë dënimin në burgje, ose ndodhen në vendet e paraburgimit; raste të personave ndaj të cilëve është ushtruar dhunë; raste të personave që pretendojnë se ndaj tyre janë zhvilluar proçese të jo të rregullta ligjore, në kundërshtim me parimet kushtetuese, si dhe kërkesa për monitorime të seancave të tyre. Për të gjitha këto raste, KSHH pas trajtimit dhe verfikimit të ankesave, u është drejtuar institucioneve shtetërore për marrjen e masave dhe verifikimin e tyre, si dhe u është ofruar këshillimi ligjor i nevojshëm. Aktualisht Klinika Ligjore ka filluar përfaqësimin në gjykatë të një çështje për proçes të parregullt ligjor në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

Intervistoi: SOKOL PEPUSHAJ

 

Konsullata e Italise ne Shkoder promotor

Toto Cutugno dhe Greta Koci koncert “Live” ne Shkoder

Askush nuk ka me te voglin dyshim se Konsullata e Italise ne Shkoder, eshte nje faktor shume i rendesishem ne te gjitha aspektet. Por sic e kemi thene edhe heret e tjera, selia diplomatike e shtetit italian ne Veriun e Shqiperise, nuk eshte kufizuar asnjehere ne dhenien e vizave per motive te ndryshme drejt Italise dhe vendeve “Shengen”. Pesha e Konsullates se Italise ne Shkoder ka ardhur duke u shtuar vecanarisht ne organizimin e aktiviteteve kulturore, sociale, artistike por edhe shkencore ne interes te forcimit te marredhenieve ne mes dy shteteve, duke e konsideruar Shkodren si nje ure te fuqishme ne mes Italise dhe Shqiperise. Nuk kane qene te pakta risite qe Konsullata Italiane, e vetmja seli ne Veri- Verilindjen e vendit tone qe na kujton dhe mundeson afrimin me Bashkimin Evropian, ka sjelle qe nga viti 2000, kur fillloi aktivitetin.

Rasti me i fundit i pritshem, eshte ai i koncertit “Live” qe ka marre persiper te organizoje me date 1 maj ne stadiumin “Loro Borici” te Shkodres. Nje nga emrat me te medhenj dhe te padiskutueshem te muzikes italiane por edhe te prezantimit televiziv, Toto Cutugno do te jape nje koncert “Live”, si iniciative direkte e Konsullates se Italise ne Shkoder, sigurisht me mbeshtetjen e Ambasades se Italise ne Tirane dhe Institutit Italian te Kultures por edhe Bashkise Shkoder. E vecanta e ketij spektakli me nje sukses te garantuar, vecanarisht ne qytetin e njohur si filoitalian, ku eshte shume e veshtire te gjesh nje qytetar qe nuk flet gjuhen italiane, eshte prezenca e kengetares tashme te mirenjohur, brenda dhe jashte kufinjeve te Shqiperise, Greta Koci. Organizimi teknik i koncertit i eshte besuar kompanise prestixhoze “LivingRoom”, e cila tashme ka gati edhe skemen per realizimin me sukses te evenimentit te rradhe dhe unikal per Shkodren e Veriun.

Edhe pse eshte akoma shpejt nga data e koncertit, kemi mundur te zbulojme disa detaje. Keshtu, Toto Cutugno do te vije i shoqeruar nga grupi i tij prej 15 personash, nen masa te shumta sigurie, sic edhe kengetarja Greta Koci. Spektakli ne teresi eshte planifikuar te filloje ne oren 19.00 dhe do te zgjase dy ore e gjysem, me nje ritem marramendes dhe gershetim te kengeve me te sukesshme te dy kengetareve. Per rreth nje ore e gjysem, kengetari i njohur italian, do te intepretoje “Live” te gjitha kenget me te suksesshme, te cilat jo vetem kane kaluar kufinjte e Italise, por njihen shume mire edhe ne Shkoder. Kengetarja Greta Koci, e cila tashme e ka tejkaluar percaktimin “zbulimi i vrullshem i nje talenti” duke qene nga kenga ne kenge konfirmim i profesionalizmit, do te interpretoje 12 kenge me nje kohezgjatje te spektaklit rreth 60 minuta. Ne nje shfaqje ku nuk do te mungojne surprizat, ne do te shpalosim vetem njeren prej tyre, duke besuar se organizatoreve nuk do tu ngelet hatri. Cutugno dhe Koci do te kendojne se bashku nje duet shume te njohur, te cilin kengetari italian e ka interpretuar me nje kolege ruse, interpretim qe eshte kthyer ne nje hit te jashtezakonshem. Tashme, po punohet intensivisht per pershtatjen ne shqip dhe interpretimi do te jete italo- shqiptar per kaneqesine te te gjithe amatoreve te muzikes, te cilet sigurisht, do te mbushin stadiumin “Loro Borici” te Shkodres.

Konsullata e Italise ne Shkoder, ka menduar edhe per surpriza te tjera, te cilat sigurisht do te pelqehen me shume nga qytetaret shkodrane por edhe ata qe do te mbushin stadiumin. Per kenaqesine e te gjitheve, eshte menduar qe hyrja te jete falas, pa patur nevoje te shpenzohet asgje, kjo si dhurate e selise diplomatike per te gjithe qytetaret. Sivjet, eshte vetem fillimi i nje tradite, te cilen konsulli italian Stefano Marguccio, i cili ishte promotori dhe mbeshtetesi me i flakte i idese, do ta perserise cdo 1 maj ne qytetin e Shkodres. Duke besuar se nuk nxjerrim ndonje sekret te madh, kostoja totale e organizimit te nje evenimenti te tille, do te jete 110 mije euro, duke treguar se tashme parate kane rendesine me te vogel perballe vlerave te jashtezakonshme artistike qe sherbejne per afrimin ne mes Italise dhe vendit tone, por edhe Shqiperise me Evropen Perendimore dhe BE-ne.

ALDA DELIJA

 

Kush eshte Toto

Emri i tij i vertete eshte Salvatore Cutugno. Ai ka lindur me 7 korrik 1943 ne Fosdinovo te provinces se Mesines. I diplomuar si llogaritar, kuptoi shpejt qe pasioni i tij i vertete ishte muzika. Filloi te interpretoje ne Suedi dhe Finlande per grupin e Guido Manusardi. Ne vitin 1969 themeloi grupin e tij “Toti e Tati”, por famen e tij ia dedikon mbi te gjithe Majk Bonxhornos. Eshte pikerisht prezantuesi i mirenjohur italian qe beson tek ai dhe e lancon “me firme e tij” ne boten muzikore. Arrijne keshtu sukseset e para: “Melankolia blu” dhe “Italiani”, nje himn i vertete per te gjithe boten italishtfolese, “Vetem ne”, fituese e Festivalit te San Remos ne vitin 1980. asojne “Serenata”, “Bijte”, “Emocione”, “Bashke 1992”, kenge me te cilen fitoi Festivalin Evropian te vitit 1990 ne Zagreb, per te mberritur tek “Dua te shkoj te jetoj ne fshat”. Njekohesisht, Cutugno eshte edhe nje autor shume i vleresuar kengesh per disa nga interpretuesit nderkombetare me te medhenj si Sharls Aznavur, Mirej Matje, Frenk Sinatra, Adriano Celentano, Fausto Leali etj. Toto njihet edhe si bashkeprezantues programesh televizive te suksesshme si “Domenika in” (1987 dhe 1991- 1993), “Kenaqesi Raiuno” (1990- 1991), “Konkurs per Kengen Evropiane” (1991), “Sonte do te hidhem” (1992), “Ceshtjet tuaja. Ne vitin 1994 drejton “Totofestival” aneks i festivalin te Sanremos.

Toto Cutugno debutimin e pare ne Festivalin e San Remos e beri ne vitin 1976 me grupin “Albatros” me kengen “Fluturimi AZ504” qe u klasifikua e treta. Vitin qe pasoi, eshte serish ne festival me “Cmimin e madh”. Ne vitin 1991 ka prezantuar Festivalin Evropian ne dyshe me hiljola Cinkuetin. Cutugno mbahet mend si fitues i rregullt i cmimeve te dyta te Festivalin e San Remos ne vitet 1984, 1987, 1988, 1989, 1990. Eshte i dyti edhe ne vitin 1985 kur shkruan kengen “Ne djemte e sotem” te Luis Miguel.

 

Kush eshte Greta

Greta Koçi Ka lindur më 26 shtator 1991 në qytetin e Kuçovës e banon në Tiranë. Më 17 shtator 2007 fillon mësimet në vitin e tretë në shkollën ‘Wilson’ në Tirane.Talenti i saj është shfaqur në moshën 5-6 vjeçare, ku fillimisht ka drejtuar emisionet e fëmijëve në stacionin televiziv të babait të saj Shkodra TV1 në Shkodër. Fillimisht është shfaqur në TV me një videoklip në moshën 7 vjeçare, më pas i është përkushtuar tërësisht këngës. Në moshën 12 vjeçare ka fituar çmimin e parë në konkursin e interpretuesit më të mirë live që u zhvillua në Radio Tirana. Në moshën 13 vjeçare u realizua bashkëpunimi me këngëtarin Erjon Korini me këngën ‘Kush ka faj’ e cila pati sukses të madh. Në vitin 2005 mori pjesë në festivalin e Këngës Magjike 2005 me këngën ‘Kam mall’ të kompozuar nga Florjan Mumajezi dhe tekst të Turian Hyskës.Të dyja këngët e mesipërme kanë qënë hitet e momentit.Në muajin prill 2006, realizoi 3 këngë të reja me tre kompozitorët më të mirë maqedonas: Maki, Darko Dimitrov, Ocko, përkatësisht: Bëj be që stë dua, Dashuri pa shije, Një here po një herë jo  Po këtë muaj ka realizuar dy këngë me kompozitorin Adrian Hila: Zemra për ty ndal dhe Ik nga unë tani. Më 7 tetor 2006 fitoi çmimin e pare në festivalin: Mikrofoni i artë, me këngën: Foli djalit të kompozuar nga Genti Lako. Më datë 2 dhjetor 2006 hedh në treg albumin e saj të parë të titulluar: ‘Mos shiko tjetër’ me ekskluzivitetin e shtëpisë diskografike Eurostar. Më datë 15 dhjetor 2006 promovon albumin në Prishtinë nën ekskluzivitetin e kompanisë Antika. Kompozitori Genti Lako ka realizuar dy këngët e fundit të albumit: ‘Mos shiko tjetër’ me këngëtarin kosovar Labinot Tahiri dhe kengën ‘Kërcim dashurie’. Më 21-23 dhjetor 2006 mori pjesë në Festivalin e 45-të Kombëtar të Këngës në Radiotelevizion me këngën ‘Eja zemër’ të kompozuar nga Genti Lako dhe tekst të Arben Dukës. Me daten 9 mars 2007 – Kenga e saj ‘Kercim Dashurie’ kompozuar nga Genti Lako dhe tekst te Arben Dukes eshte botuar ne nje compilation (permbledhje) ne Sh.B.A me kengetaret me te famshem te botes si, Beyonce, Roxett, U2, etj. Ky compilation eshte shperndare ne te gjitha radiot e botes me te drejte ekskluzive te radio “Ventures”. Më 26 mars 2007 merr pjese ne Festivalin e Kenges Top Fest 4 me këngën ‘Sa më lodhe’ me kompozim te Genti Lako, koreografi të Albi Nako dhe stiliste Rezarta Skifteri. Me datën 27 Maj 2007, fiton çmimin e parë në festivalin ‘Top-Fest 4’ ku u përfaqësua me kengen ‘Sa më lodhe”me kompozim te Genti Lako, tekst:Redi Mazi, Koreografi: Albi Nako dhe stiliste Rezarta Skifteri.Më 26 shtator 2007 Greta feston 16 vjetorin e ditëlindjes, organizuar në ‘BUDA-BAR’, me pjesëmarrjen 150 këngëtarëve dhe artistëve shqiptar, miq e të afërm të familjes. Më 26 shtator 2007 perfundon regjistrimet e kengës së saj më të rë “Më fal nënë” e cila do të interpretohet për herë të parë në Pallatin e Kongreseve ne Tirane në spektaklin “MISS-GLOBE”, më 30 shtator dhe 1 tetor 2007 në orën 19.00. Kjo këngë eshte realizuar dhe në vidioklip i cili ka  dalë në transmetime televizive në fund të tetorit 2007.

 

SHUME ZHURME PER ASGJE

Kolegu yne Arben Lagreta, ka marre pjese ne edicionin 2007 te konkursit evropian te gazetarise per çmimin e njohur – i cili mban emrin e gazetares, shkrimtares dhe intelektuales se shquar franceze Louise Ëeiss (1893-1983) – organizuar nga Shoqata e Gazetareve Europiane ( AJE ).

Sipas informacionit te publikuar kohet e fundit prej kesaj shoqate, shkrimi i tij i titulluar “Shume zhurme per asgje”, botuar ne maj tw vitit 2007, eshte seleksionuar nder 25 me te miret ndermjet qindra pjesmarresve nga i tere kontinenti.

Juria e ketij konkursi perbehej nga Presidentes se saj Véronique Auger – pergjegjese e sherbimit nderkombetar si edhe e redaksise europiane te televizionit France 3, Stephen Bunard – BFM Belgique, drejtues i emisionit “Le Grand Point de Vue Européen”, Angélique Crisafis – zv/presidente e France AJE, Antoine Jacob – korrespondent i “The Guardian” ne France, Peter Kramer  – ish korrespondent i “Le Monde” ne vendet skandinave dhe ato baltike, José-Manuel Lamarque – sekretar i pergjithshem i AEJ dhe gazetar i pavarur, Christophe Midol-Monnet – shef i programeve europiane te radios “France International” dhe kryereadaktor i seksionit europian te “Euroneës” …

Ne foton me poshte eshte fiksuar nje moment nga ndarja e 2 trofeve kryesore ndaj fituesvev te ketij çmimi ne ceremionine e zhvilluar ne Paris.

Redaktori i kulturës

Dje, lexuesi shqiptar u bombardua me lajmin sensacional të disa mediave të shkruara dhe vizive, sipas të cilit, kënga fituese serbe e Festivalit Evropian, tashmë e arshivuar si e tillë, paskësh qenë e vjedhur nga balada “Ndarja” kënduar nga Soni.

Si gjithmonë në të tilla raste, përfundimi nxirrej nga gazetarucë “kompetentë” edhe në fushën e muzikës.Ashtu sic edhe pritej, e gjithë kjo çudi zgjati shumë pak, madje më pak se 3 ditë.Për faktin e thjeshtë se “skupi gazetaresk” tashmë ishte konsumuar,Kori i kronikave televizive të stacioneve televizive të kryeqytetit si dhe gazetat e përditshme një ditë më pas e kishin bërë të vetën.Buka e këtyre ditëve ishte fituar me një lajm që vetëm lajm nuk mund të ishte përderisa dilte absolutisht jashtë fushës së gazetarisë.

Personalisht, pasi i dëgjova disa herë të dyja këngët nuk më duket se kemi të bëjmë me një kopjim.Fakti që vetëm një sekuencë e shkurtër prej vetëm disa sekondash në refren përputhet me të dyja këngët nuk do të thotë se është kopjim.Ndodh jo rralle që edhe në profesionin tonë mund të vërehen reminishenca, e aq më teper me gazetarë të tjerë njëherësh me të cilët nuk jemi ndeshur ndonjëherë në jetë.Kurse përsa i takon fenomenit të vjedhjes së melodive nga ana e këngëtarëve dhe gaxhijeve jo të pakta shqiptare, nuk them ndonjë të re nëse pohoj se jo pak këngë të tyre që po notojnë madje edhe suksesshëm në këtë treg informal, nuk janë tonat por të vjedhura 100 për qind nga vendet fqinjë, përfshi këtu edhe Serbinë e madje edhe Kosovën(!).
Ndaj edhe nuk mu duk i qëlluar edhe rendja e mediave vizive dje si dhe të atyre të shkruara të cilat nxituan të shpaloseshin kush më shumë e kush më pak “patriote” duke pohuar se kënga fituese e Serbisë në Eurofestival ishte ajo e Sonit.

Përderisa vetë kompozitori i saj maqedonas nuk e ka pohuar këtë nuk me duket e udhës që të bëjnë muzikantin gazetarët.Aq më tepër që vetë Soni, që i takon ta ndjejë më shumë se kushdo këtë padrejtësi (nëse vërtet i është bërë – A.L.) u shpreh se fjalën e kanë muzikologët.

Por mendoj se do të kishte një mënyrë tjetër shumë më tepër efikase për të provuar ose jo atë që nxituan ta pohonin si të padiskutueshme orkestra e mediave shqiptare.Ideale do të ishte që në këtë edicion të Festivalit Evropian, Shqipëria të prezantohej pikërisht me baladën “Ndarja” të Sonit. Vjet në ”Top-Fest ‘2006” menjëherë pas interpretimit të saj, askush nuk e priste që kjo këngë do të shëndrrohej në një nga hitet më të dëshiruara shqiptare, madje as vetë këngëtarja, siç edhe u pat shprehur edhe vetë.Ashtu si në jo pak raste, jo vetëm në Shqipëri, kur suksesi duket sikur vjen gradualisht si papritur pas ngjizjes jot ë shpejtë të këngës te publiku.

Kjo po, që do të ndikonte shumë më tepër në mënyrë që muzikologët në Eorofestival të impenjoheshin më seriozisht për të ndarë shapin nga sheqeri pasi të dyja këto këngë do të konkuronin njëra-tjetrën.
Mirëpo ne e kemi te vendosur në mënyrë taksative se në Shqipëri duhet të fitosh festivalin e RTSH-së që të marrësh pjesë automatikisht në këtë eveniment (!!!). Eshte shpikja shqiptare e radhes.Madje bëjnë gabim që nuk ia kërkojnë edhe Parlamentit që ta sanksionojë edhe në Kushtetutë.

Kënga e Frederik Ndocit, pavarësisht nivelit të interpretimit, nuk mund të ngjallte më emocione me një temë të cilën, një pjese të evropianëve të sotëm e shumta mund t’ua tregojnë stërgjyshërit e tyre që mërgonin para më shumë se një shekulli në Amerikë…

Kësisoj askush në Evropë nuk ka përse të mallëngjehet me realitetin shqiptar që i këndon ende gurit të rëndë që peshon më shumë në vend të vet.
Nga ana tjetër eksperienca ka treguar se jo vetëm në Shqipëri, juritë janë subjektive.Mjafton të kujtojmë se i madhi Toto Cotugno kishte fituar plot 5 çmime të dyta në Sanremo deri në vitin 1990, vit në të cilin shpërtheu me këngën e paharruar kushtuar Evropës së Bashkuar me të cilin fitoi edhe Festivalin Evropian të vitit 1990 që u pat zhvilluar në Beograd.
Kjo këngë, ashtu si dhe pjesa dërrmuese e këngëve të tjera italiane pjesmarrëse në Eurovizion, jo vetëm që nuk kishte fituar ndonjë çmim në Sanremo por as që kishte marrë fare pjesë në të.

Ndërkohë, duke iu rikthyer traditës së hershme të Serbisë (ose të ish-Jugosllavisë-A.L.) në pjesmarrjet e saj në Festivalin Europian, më duhet të pohoj jo pa dhimbje se ne duhet të shihemi në pasqyrë dhe të ulim kokën përballë traditës dhe trofeve të arritura në këtë evenimet nga fqinjët tanë.

Kështu, vetëm me këto 3 shembuj që i di vetë dhe që përkojnë me fëmijërinë dhe adoleshencën time dhe të brezit tim, lexuesi le të gjykojë vetë.

Në vitin 1983 kënga jugosllave “Xhuli” u pat renditur e 4-ta në Festivalin Evropian.Kjo këngë pat fituar aq popullaritet saqë, të paktën në qytetin e Shkodrës këndohej dhe fishkëllehej edhe në rrugë nga të rinjtë e atij brezi. Ndërsa në vitet 1988 dhe 1989 Jugosllavia pat fituar përkatësisht cmimin e dytë dhe të pare në këtë eveniment të rëndësishëm muzikor të kontinentit.

E pra atëherë nuk ishin në lojë as aleancat sllave të vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik e as folklorizmat ballkanike për trafik vote për faktin e thjeshtë se këto vende nuk merrnin pjesë në Eurofestival.Ç’ka duhet të edukojë qartë, të paktën një pjesë të medias shqiptare, për atë se emocionet dhe tifozeritë, të frymëzuara mbase edhe nga kjo periudhë e ngarkuar politike ndërmjet dy vendeve respektive, nuk kanë përse të fusin hundët edhe në art.Kjo nuk bie erë as patriotizëm e as nacionalizëm por thjesht injorancë.

ARBEN  LAGRETA

 

 

Në gjurmët e Saraçenëve të shek IX-X në rrethin e Shkodrës

Dokumentet historike, literaturat moderne dhe kërkimet arkeologjike na japin një mundësi të hetojmë mbi gjurmët e atyre okupacioneve që në histori njihen me emrin invazionet arabo-saraçene, mbi përmasat reale dhe mbi shtrirjen e tyre edhe në vendin tonë. Në, një literaturë shkruhet: “Nga Afrika dhe nga Spanja u nisën piratët saraçenë: shkelën dhe plaçkitën Romën në vitet 846-847 dhe e detyruan Papën Leoni IV që të rrethohej me një brez muri, akoma i shikueshëm edhe sot; në 860 saraçenët hynë në Campania; shkatërruan Montekassinon, pushtuan dhe u bënë padronë të Barit, e mbajtën Siçilinë, për dy shekuj. Princët italianë dhe Papa i ndaluan në vitin 911 në Gariliano. Në Provenca, saraçenët bënë në Frassineto (La Garde – Freinet) bazën për navigimet e tyre bregdetare”.1

Të dhënat e burimeve dokumentare të shkruara bizantine, na lejojnë të hedhim një hipotezë, jo pa arsye, për një bazë tokësore e detare saraçene, të quajtur edhe si Saraçenopoli, në Gjirin e Drinit e deri në Grykë Bunë. Këtu nuk do të kishte asgjë për t’u çuditur aq shumë, sepse burimet antike na njoftojnë, edhe për baza të lashta fenikase e egjiptiane. Por, sëpari le të citojmë burimet për temën konkrete.

Në shkrimet e perandorit bizantin Konstandin Porfirogjeneti, shkruhet:

Sulmi i arabëve kundër brigjeve të Dalmacisë.

29… Pas një farë periudhe në kohën e perandorisë së Vasilit (867-886)… erdhën sarasenët, prej Afrikës, Soldani, Sava dhe Kalfa me tridhjet e gjashtë anije dhe pushtuan në Dalmaci kështjellat Butovën, Rosën kështjellën e poshtme, Dekaterin dhe u bënë zotër të tyre. Pastaj erdhën edhe në kështjellën e Raguzës dhe qëndruan aty pesëmbëdhjetë muaj. Atëhere raguzianët  të detyruar i njoftuar perandor Vasilit duke i thënë kështu: “Mëshirona neve edhe mos na lër të zhdukemi prej mohuesve të Krishtit”. Dhe perandori duke i mëshiruar ata, dërgoi patrician Nikita, drugarin e marinës  me njëqind hellandë. Por, sarasenët me të mësuar ardhjen me flotë të patricit drugar të marinës, u larguan duke e brektisur kështjellën e Raguzës, kaluan përtej në Lombardi, dhe mbasi e rrethuan kështjellën e Barit e pushtuan.2 

Në të njejtën temë “Vazhduesi i Theofanit” shkruante:

Pushtimi i Kotorrit nga arabët në vitin 840

52… Vij të tregoj… pothuajse e gjithë Italia, e cila tek ne është përcaktuar si “Romë e Re”, si dhe shumica e krahinave të Siçilisë u sulmuan nga forcat e afërta të kartagjenasve dhe iu nënështruan taksës nga barbarët… sulmuan në të njejtën kohë edhe agarinët nga Kartagjena. Duke caktuar prijësa Soldanin, Sambën dhe Kalfën, të cilët i konsideronin se ndryshonin shumë prej bashkëfisasve të tyre në ligësi dhe në përvojën luftarake, dërguan një flotë kundër Dalmacisë me tridhjetë e gjashtë luftanije, e cila pushtoi qytetet e ndryshme të dalmatëve, si Butomën, Rosën dhe Kotorrin e Poshtëm”. 3

Gjergj Kedreni, shkruante:

13. Plaçkitja e bregdetit të Ilirikut nga arabët (v. 1031)

Me 28 të muajit korrik, ditën e katërt, në orën dy të natës ndriti nga jugu për në very një yll, duke ndriçuar gjith token. Mbas pak vijë lajme mbi fatkeqsitë që mbuluan vendin e bizantinëve. Nga njera anë arabët plaçkisnin Mesopotaminë deri në Melitinë… nga ana tjetër arabët plaçkisnin gjith bregdetin e Ilirikut, deri në Korfuz të cilin e dogjën…”.4

M. von Šufflay, qe me sa duket i pari që vërejti te Saraçenopoli një vendbanim dhe një pikë detare plaçkitëse, si vend strehim piratësh te “Kodra e Saraxhinit”, në malin Kolaj aty te pjesa detare dhe këto i lidhte me inkursionet arabe saraçene të shek IX.5 Si një pikë të tillë Šufflay, shihte edhe Saraqinishten në afërsi të Butrintit, të Gjirokastrës etj.  Nga autorët shqiptarë me këtë temë qe marrë prof. Z. Shkodra, i cili sinjalizonte edhe disa gërmadha të ish fshatit Saraxhin/Sarachinopoli.6 Më me hollësi, u mor Kol Luka (xhaxhai ynë), i cili lokalizonte edhe Saraçinopolin edhe pikën e tyre detare plaçkitëse në Kodra Saraxhin.7

Në atë studim, mjaft voluminoz edhe ne kemi pasur një copë detyrë. Në diskutimet dhe oponencën tonë, jemi të prirur për lidhjen me arabët saraçenë edhe  për tipet si fshati Harapaj afër Durrësit, “Gomna e Harapit” në Zallin e Kirit Shkodër, “Prroni i Saraçenit”, në Dukagjin, ose si “Bajlozi/Harapi i Zi i Detit” në folklor, i cili kërkonte edhe “tim për tim ka i dash me pjekun, tim për tim ka i vashë me zh’djergun dhe haraçin ka nji dukatë ari për tim”.8  Njihet se saraçenët ishin punuesa mjeshtra të lëkurave, samarëve, mbathjes së kuajve/nallbanë, punues të bakrit, bronzit, hekurit, saranxhave dhe vadave të ujit etj dhe një pjesë e tyre sa duket ishte integruar me popullsinë vendase. Mbi këto ish popullsi, sa duket shteti turko-osman solli në vendin tonë sasi të konsiderueshme egjiptianësh/evgjitë dhe endacakësh nga Konja e Saruhani, të cilët ende sot si zakonisht nuk janë të regjistruar etj, por konsiderohen si shqiptarë.

Siç dihet mjaft mirë në Shkodër, Lezhë e në Shën Gjin, edhe sot e kësaj dite, duke mos i ngatërruar me magjypët, ardhacakë të mëvonshëm në kohën e Turqisë, ka një nënshtresë saraçenësh, e madje edhe familie që e ruajnë patronimin si Saraçi. Këto Saraçë, myslimanë e kristjanë dallojnë edhe nga ana antropologjike si ish mbeturina të prejardhjes arabo kartagjenase/nga Tarabulluzi-Tunizia. Ka supozime se si origjinë nga saraçenët ndoshta klasifikohet edhe lagjia e Sarreqit e Shkodrës, e cila e ka prejardhjen nga Sarrexhi/Serreqi i Velipojës, e cila më vonë u shpërngul në Obot dhe që andej edhe në Shkodër. Më 1416–1417, fshati Sarachenopoli në Mede, na del në Regjistrin e Kadastrës dhe Konçesioneve të Venedikut, fl. 94/a, ku kemi edhe Benko Saraçinopoli, i madhi krye dhe Benko Saraçinopoli, i vogli. Për mendimin tonë ndoshta vetë fjala Benko lidhet me Beni/Bin = arab. fisi, i cili lidhet me patronimin e fshatit Saraçinopoli.9 Nga vetë fjala Saraçen e nga mbrapashtesa e saj polis gr. = qytet, ne kuptojmë se aty ka qenë një vendbanim relativisht mirë i populluar. Me kohë ne kemi  hedhur edhe hipotezën se ata saraçenë ishin futur edhe në Shkodra dhe me të lidhej ndoshta edhe theksimi si kështjella Roza (Rohza/Rojtësja) e poshtme, në dallim nga ajo e sipërmja e Kotorrit.

Në qoftë se do bazoheshim se ajo pikë aty kishte shërbyer edhe si vend nisje edhe si mbështetje për pushtimin e qytetit të Barit, edhe ishte prezente qysh nga viti 840, atëhere do t’i binte se kishim të bënim me një bazë detare mjaft mirë të organizuar, jo vetëm si operacione plaçkitëse, por edhe në funksionet e saj të detyrave e obligimeve misionare të islamit të asaj kohe në Europë. Padyshim se kjo pikë ka qenë edhe ndër njohjet e kontaktet e para të albanëve mesjetarë me islamin. Prof. dr. M. Zeqo, ka shkruar: “Kontakti i parë i arabëve në brigjet dhe në tokën e shqiptarëve është në vitin 840. Në shek IX, arabët erdhën në Kotorr, në Raguzë, në Budva dhe në qytetin Roza afër Ulqinit, nga brigjet e Kartagjenenësa me 36 anije. Po në këtë kohë zbresin në Durrës tregëtarët e pare arabë, të cilët sollën edhe fuqinë ndikuese të Kuranit”.10 Gjithsesi ky skjarim e kjo detyrë përfundimtare do i përkiste arkeologjisë, mbasi ka sinjalizime edhe për disa vorre e gurë me mbishkrime arabe aty!

Siç e dimë me okupacionin turko-osman i gjithë vendi ynë u bë një bazë për synimet e okupacionit turko-osman të gadishullit tonë, Europës Qëndrore dhe Italisë dhe për islamizatën e tyre. Mund të kujtojmë se sulmi dhe okupacioni filloi me pushtimin e Otrantos, nga baza e Vlorës. Le të shpresojmë se me antarësimin e Shqipërisë në NATO, të ketë mbaruar përgjithmonë epoka e bazave sekrete detare me funksione mercenare e antieuropiane, ku do të integrohet edhe ajo baza e vjetër e Pasha Limanit, që socialistët & demokratët modernë, aktualisht ia kanë rishitur Turqisë për 30 aspra, po ashtu siç në vitet 60-të të shek XX, i a kishte shitur E. Hoxha ish B.S…

 

Referencat bibliografike:

 

1.      “Il Libro della Storia dell Mondo”, Paris, 1986, f 88-89.

2.      “Burime Tregimtare Bizantine, për Hist. Shqip., për shek X-XV”, K. Bozhori, F.Liçaj, 1977, f 21.

3.      Po aty, f 26.

4.      po aty, f 39.

5.      M. Šuflay, “Städte und Burgen Albaniens Während des Mittelaltern” Wien- Liepsig, 1924.

6.      Z. Shkodra, “Lissus”, 2, 1965, 108.

7.      K. Luka, “Gjeografija toponomastike në dy Kadastrat e Shkodrës në shek XV”, rev. St. Fil. Nr. 1 e 2, 1976, zëri Sarachinopoli etj.

8.      Punim i bot. pjesërisht nga ne.

9.      “Regj. i Kad. dhe Konç. për Rreth. e Shkodrës 1416-1417”, I. Zamputi, 1977, fl./94 a etj.

10.   M. Zeqo, “Islami i parë në Shqipëri”, rev. Spektër, 27 shkurt 1999, f 24

AGRON LUKA

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu