Zeusi dhe Siriusi
Si paratest i pasimazheve të paszgjedhjeve të 3 korrikut 2005, Nano nisi… ikjen drejt Greqisë. Në qiellin e “zemëruar” socialist, ku Zeusi dukej se ish zemëruar me bijtë e vet, lindi një yll, Edi Rama. Por ky yll që doli në horizont të politikës në vjeshtë, Nano e pikasi që paska qenë Siriusi, yll i cili sipas mitologjisë greke i sjell njerëzimit vetëm fatkeqësi.
Tanimë ish kryetari, pas dy vjetësh në opozitë me pozitën dhe opozitën, ka riskuar duke humbur ish miq e duke fituar ish armiq. Në Malin e Ides, Ati i socialistëve qëndroi pak, vetëm një vit. Nga atje lëshoi bubullima, vetëtima, shi e breshër, pikërisht mbi bijtë e vet. Sot i ka dhënë start vetes duke e akzuar botërisht Ramen për një çorientim të opozitës më keq se në vitin 1992. Zeusi rozë e sheh drejtimin dyvjeçar si rrugë drejt Hadit të partisë më të madhe opozitare. Dhe vërtet deri më sot, qeverisja e fortë e Berishës, opozitën e Ramës e ka lënë vetëm në shoqërinë e Perëndisë së Botës së Nëndheshme.
“Interesat e mia personale nuk janë më të rëndësishme se ato të 7 milion shqiptarëve”, – ka deklaruar Nano.
Në kohën kur Rama mendonte për një izolim katatorik të Nanos, thjesht jo nga palëvizshmëria, por ndoshta nga mungesa e populizmit dhe pamundësisë së riprodhimit të emocioneve në eksperienca sërishmi politike, ai arrin të zgjedhë Presidentin e Republikës, duke shpëtuar shqiptarët nga krizat zgjedhore të përsëritura, me një kosto humbjeje rreth 300 milion euro dhe kthimin shumë “kilometra” pas në rrugën e integrimit Euro-Atlantik.
Ndoshta Edi Rama e ndjente veten disi të shpërblyer nga fitorja e bashkisë së Tiranës, por ama shpërblimet thuajse gjithherë shërbejnë asgjë më shumë se sa për të kuptuar veten sa i aftë je. E nëse bashkia e Tiranës ka funksionuar më së shumti si një “shameshin” ku janë marrë vendime të ngushta për interesa personale e klane, partia kërkon analiza serioze, programe, besueshmëri se opozita e sotme nuk do të përsërisë opozitën e djeshme, duke bllokuar reformat dhe progresin.
Synimi i Zeusit rozë duket se është jo përçarje e së majtës, as frenimi i punës së mirë të së djathtës, as krijimi i një partie të re, por ndërprerja njëherë e mirë edhe në Shqipëri e politikës së konflikteve, duke marrë përsipër një mision politik kombëtar për të dyja kampet. I humburi të pranojë humbjen dhe ta lejojë fituesin të punojë. Nano duket se ka emocione të ftohta për gjithë punën e kryesocialistit Rama që përmblidhet në përpunimin e programit bazë përmes një libri me titull “Për PS-në e shekullit të ri”. Ai e kupton se në krah të Ramës sot janë pak të majtë që zbriten një e nga një shkallët që kishin ngjitur nga pesë e nga dhjetë dhe në krah të tij janë shumë më tepër, madje edhe ata që kishin thirrur “Nano ik!”. Vlerat e theksuara të pavlefshmërisë, si kur ndodh përkrahja e mbështetja, si kur ndodh prekja e mosfunksionimit normal edhe të krahut tjetër politik, sikur haluçinacionet për Zeusin rozë apo Yllin ndriçues shfaqen, në të vërtetë janë evidente. Kështu që marrëveshjet e hapura duket se po kthehen në ledhatime. Zeusi e nxjerr Yllin në horizont, për të trembur miletin.
Sokol Pepushaj
Amerika, po te njohi te njohi dhe zoti
Thirrjet e Lëvizjes për ‘Vetëvendosje’, duket se patën suksesin e vet, që gjatë kësaj fushate zgjedhore, qytetaret e Kosovës ti bojkotojnë zgjidhjet manipuluese. Madje këto thirrje të Lëvizjes për ‘Vetëvendosje’, mbartnin një arsye të vetme (që kanë të bëjnë më tepër me paknaqësit politike qe viteve te fundit janë rritur mjaftë si pasojë e liderëve aktual gënjeshtar), për të mos dalur ne zgjedhjet e nëntorit të këti viti. Jo gjithsesi mund të kërkohet një shpjegim i domosdoshëme, se cilat janë arsyet e mos votimit, të mosdaljen së kosovarëve në zgjedhjet e nëntorit. Janë të tjerë dhe të tjera ato-ata qe duan të dinë se pse ndodhi kështu?!.
Janë ata dhe vetëm ata te interesuarit e qëllimit, që duan një lexim ndryshe realitetit në Kosovë. Pra, janë ata qe realitetin e Kosovës duan ta justifikojnë përmbarimisht, dhe të mbyllur skajshmërisht pas thirrjeve të linçuara te lëvizjeve politike. Të gjithë e dimë se këto zgjedhje të nëntorit, në fakt mund te nominojnë gënjeshtaret e pavarësisë apo edhe seleksionimin e ekipit të ri të të korreptuarve politik në Kosovë.
Shikuar ne sfondin real të politikës aktive këto zgjedhje, ishin më shumë se jozgjedhje, sepse pjesëmarrja e ultë e mbi 37/38 %, e votuesve të përgjithshme në Kosovë, tregojnë se këto zgjedhje nuk konçiduan në normalitetin e zgjedhjeve të duhura, të mbajtura.
Mëgjithse këto zgjedhje ishin alibi e fortë, për disa lider që tash e sa kohë janë te identifikuar si solidar të përpikt te regjimit ndërkombëtar në Kosovë, të njohur si ‘unmik-stan’, pa të cilët vërtetë se nuk do të mund të kishte sukses asnjë manovrave politike e solidarve, e liderve politik shqiptar.
Kuintesenca e zgjidhjës politike për Kosovën rezultoi e demshme, madje politika aktuale e institucioneve tona te improvizuara, edhe me katër palë zgjedhje te organizuara nga regjimi i UNMIKSTANIT, nuk përafroi asgjë të mirë për Kosovën. Madje regjimi i UNMIKSTANIT, bashkë me bashkpuntoret e korruptuar shqiptar, i zgjati edhe më tej vuajtjet popullit tonë dhe gjithashtu i mundësojnë Serbisë, të luaj me ofertat e saja politike, që gjithsesi kishin për qëllim rrënimin e vullnetit politik e kombëtar te shqiptarëve të Kosovës.
Demokracia qe tetë vite e me përpara nuk është në veprim, nuk mund te ngadhënjejë në Kosovë, sepse çdo ditë e më shumë na japen shembuj të tjerë se si funksionon fundi ajo demokraci, brenda një sistemi meshavinë mes lindje-perendim (i përzier e i pa definuar me çfarë?).
Pra, ky regjim meshavinë edhe këto ditë zgjedhjesh, na japi koptimin e vet të veprimt politike te antidemokracisë. Këto veprime kulmuan në këso zgjedhjesh, ku legjitimohet një klasë politike, me votues te pakt dhe me bojkotues të shumtë. Nuk mund ta nxjerrim te dobishme, te shëndetshme një analizë mbi legjitimitetin e akterve politk, nëse edhe po të donim ashtu të mundshëm, se ky legjitimitet politik për pushtet i marrë në kësi zgjedhjesh është i denjë dhe meritor. Një numër i vogël i votuse në zgjedhje, nuk jap të denjtit, nuk jap pushtet meritor, por gjithsesi i vazhdon jetën një pushtet i cili arriti të ruaj vetëm ata pak votues kanakar. Në surprizën e bojkotit të madh nga etnitetit qe dominon si nacionin politik, dhe i cili gjithashtu synon të ketë shtetin, nuk mund të ndërtohet asgjë e fuqishëme. Kjo vetëm se përfaqëson teorin e vetëmashtrimit apo edhe me keq definon vetëmohimin tonë politikë.
Qe kjo te mos ndodhë realisht mendoj se ka mundësin të ndryshimit, duke e rikthyer votuesin e dëshpruar ne vendin e votimit, si besues politik tek akteret e ri, që ne skenen politike janë dëshmuar më pak mashtrues apo korruptues. Dua te besoi se mosndrrimi i akteret politik, më shumë se arsye të tejera, ka quar ne jozgjedhje dhe në një përqindje më të ultë të votuesve zgjedhor.
Gjasat dhe shpresat e Pavarësisë
Është e vërtet se gjasat dhe shpresat e shqiptarve për zgjidhje fatlume te statusit të Kosovës, janë dobësuar. Janë dobësuar gjasat dhe shpresat e shqiptarve nga lideret e tyre politik, të cilët me pazotësin e tyre, kanë hargjuar energjin politike në kohezion me interesat serbe. Gjasat dhe shpresat e shqiptarve më shumë janë ushqyer nga lider te tjerë, të huaj se sa qe ato mund tu vinin nga lider te brendshëm. Verbaliteti politik i liderëve tanë dhe mos veprimi politik, i ka mundësuar Serbisë te faktorizohet edhe ndërkombëtarisht, megjithse ajo bëri luftë dhe terror shtetëror mbi Kosovën.
Madje demi më i madh Kosovës, i vije nga verbalizmi politik i liderëve të saj, te cilet me sjelljet e tyre kanë shpëtuar Serbinë te denohet edhe ndërkombëtarisht ne gjyqin nderkomëtar te Hagës. Madje këtu duke i futur edhe koncesionet politike te liderëve tanë që u janë bërë Serbisë, të cilët i kanë zbehur mjaftë gjasat dhe shpresat e shqiptarve për zgjidhje të mirë për statuesin e Kosovës. Tani kemi të huajt si: R. Holbrukun, i cili na sygjeron për veprim të matur, të qartësuar në lidhje me pavarësin e Kosovës. Madje ai na inkurajon botërisht qe të vetëshpallim këtë pavarësi të vendit, në mënyrë që të mund të na njohin te Mëdhënjtë e Botës, sidomos vendi i tij, Amerika po te njohi te njohi dhe zoti.
Bekim Rexhepi
Jozefina Topalli, risia e politikes shqiptare
Pak kush mund ta mendonte se ndersa merrte rrugetimin ne politiken shqiptare ne vitin 1996, Jozefina Topalli do te arrinte atje ku eshte sot. Ne fakt, nuk me shume se per postin e larte te Kryetares se Kuvendit te Shqiperise, per Topallin mund te flitet per dimensionin qe i ka dhene figures se gruas shqiptare ne politike. Per ata qe e kujtojne, ishte nje karriere qe startoi natyrshem por edhe me vrullin qe e karakterizonte dhe vazhdon ta karakterizoje edhe sot “Zonjen e hekurt” te politikes shqiptare. Ne nje “fushe shahu” ku vijojne te dominojne ne mazhorance te thelle gjinia mashkullore, karriera e Jozefina Topallit merr dimensione te tjera.
Politika eshte art. Kete e ka kuptuar mese miri qe ne ditet e para te inkuadrimit ne rradhet e politikes dhe madje, nga viti ne vit, e ka perfeksionuar paraqitjen e saj ne te gjitha drejtimet. Duke ardhur nga Shkodra, perfaqesuese nder te paktat e nje te djathte te vertete, natyrshem fuqine e saj Topalli do ta bazonte tek qyteti i lindjes. Dikush, haptas apo nen ze, e ka konsideruar se “Shkodra eshte kthyer ne zoterim te Topallit”, se “cdo emerim behet nga ajo dhe me deshiren e saj” etj. shprehje te pakuptimta per nje figure politike. Nese nje politikan nuk do te kete mbeshtetje ne vendlindjen e tij, nese atje nuk ia besojne voten, por edhe nuk i japin mundesine te perzgjedhe (gjithmone ne baze te votes!) perfaqesuesit me te spikatur, ai do te kthehej ne nje figure te rendomte, si pjesa me e madhe e deputeteve ne Kuvendin e Shqiperise!
Politika eshte art, por edhe force! Force per te ecur perpara, mbeshtetur ne koncepte te qarta, me bindje ne ate qe kerkohet dhe qe duhet te realizohet. E kete force, Topalli e tregoi qartas gjate viteve qe pasuan 1997-en. Ishte nder te vetmit drejtues te larte te opozites dhe PD-se, qe organizonte takime dhe mitingje ne “nje zone te ndaluar” asokohe, sic ishte Vlora dhe zonat perreth. Mblidhte demokrate dhe jo vetem, por jo ne emer te opozites, por edhe karizmes se saj si politikane, edhe pse ne hapat e pare te karrieres.
Edhe “brenda llojit”, Jozefina Topalli natyrshem tregoi force dhe profesionalizem politik gjate viteve te opozites. Pas kryetarit Sali Berisha, ajo u kthye ne numrin 2 te PD-se, njekohesisht edhe te grupimit opozitar. Nuk ishte rastesi qe ne votime ne Kuvend per postin e nenkryetarit, i cili duhej ti takonte te djathtes- opozitare, Topalli mundi edhe nje figure shume te njohur si i ndjeri Pjeter Arbnori, “Mandelen e Shqiperise”. Mund te konsiderohet nje fitore dyfishe, pasi ne drejtim te saj, konverguan shumica e votave jo vetem te opozites, por edhe te mazhorances se majte. Tashme, ngjitja e natyrshme ne rangjet e larta te politikes shqiptare, ishte e pashmangshme, pas krijimit te nje profili te qarte te djathte, si pak kush ne rradhet e opozites se atehershme.
Te gjithe e kujtojme kontestimin e hapur qe Topalli i beri para rreth 5 viteve, emrimit te Theollori Sollakut ne krye te organit te akuzes shqiptare. Madje, nuk ngurroi te votonte kunder edhe pse Sollaku u paraqit si produkt politik i “dinosaureve” Berisha- Nano, aq me shume kur prokurori i pritshem vinte si ish- keshilltar ligjor i ish- presidentit demokrat. Sigurisht, askush nuk mund te mendoje se Topalli ishte nje orakull, qe do te parashikonte 5 vite me pare, se Sollaku nuk do ta meritonte zgjedhjen ne ate post. Faktet kokeforta treguan se nuhatja politike e nenkryetares se Kuvendit ne ate kohe, ishte e fuqishme. Sollaku u shkarkua nga detyra, duke patur thuajse te njejtin fat si paraardhesi i tij Arben Rakipi.
Shkelqimi i “yllit” te Jozefina Topallit dhe shpalosja e plote e dimensionit te saj, u konstatua pas ardhjes ne pushtet te mazhorances aktuale, me 3 korrik 2005. Askush nuk ka dyshimin me te vogel per meritat e saj ne kete sukses te arritur pas 8 viteve opozite te Partise Demokratike dhe aleateve te djathte. Ishte nje pune dhe perpjekje graduale ne kete riardhje jo te lehte te pushtet, ku Topalli pati nje peshe specifike mjaft te larte.
Sipas mendimit tim, per vete staturen por edhe “background”-in e saj, vendi me i pershtatshem per Topallin, do te ishte ne krye te diplomacise shqiptare, si ministre e jashtme. Nje grua ne drejtim te dikasterit te jashtem te Shqiperise, aq me teper me imazhin e krijuar dhe kuruar me shume kujdes ne vite nga politikania e njohur, do te sillte me shume per vendin se cdo minister tjeter, pa permendur emra. Megjithate, konjukturat politike, sollen nje risi ne jeten e Kuvendit te Shqiperise: Nje grua per here te pare ne jeten e parlamentarizmit tone, do te vihej ne drejtim te Tempullit te Demokracise! Edhe pse me eksperiencen e akumuluar si nenkryetare e Kuvendit, ardhja ne krye te parlamentit, nuk ishte nje barre e lehte per nje grua, por jo per Topallin. Ajo triumfoi mbi disa mocione te opozites per shkarkimin e saj, diti te ruaje ekulibrat e mazhorances ne Kuvend, por edhe te respektoje ne kufinjte e ligjit dhe rregullores edhe opoziten. Si politikane profesioniste tashme, ajo krijoi dimensione te reja per pozicionin e Kryetares se Kuvendit. Jo thjeshte nje “speaker” ne foltoren me te larte te parlamentit, por edhe nje diplomate e denje per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian. Jane me dhjetera takimet me homologe te vendeve te BE-se, prej parlamenteve te te cilave duhej te ratifikohej Marreveshja e Stabilizim- Asocimit me Shqiperine. E nese sot, kjo marreveshje eshte ratifikuar sot nga gjysma e vendeve antare te BE-se, nje merite te pamohueshme ka edhe aktiviteti i kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli.
Nje vlere tjeter qe i shtoi parlamentarizmit shqiptar, eshte dimensioni njerezor, i stimuluar edhe nga fakti i te qenit grua, nene, bashkeshorte. Imazhi i kryeparlamentares u kthye ne percjelles i perpjekjeve per te minimizuar drejt shuarjes i fenomeneve te tilla si dhuna dhe shfrytezimi i femijeve, por edhe i grave. Topalli perdori te gjitha mjetet ligjore per te arritur sensibilizimin e shoqerise dhe faktoreve rilevante.
Nje analize politike, gjithmone duhet mbeshtetur ne fakte dhe argumenta. Cdokush ne demokraci, ka te drejte te shprehe lirshem mendimet, opionionet por edhe ato, qe sipas tij mund te perbejne kritika. Qyteti i Shkodres, po ndryshon pamje, pavaresisht se ka mendime te ndryshme per investime ne kete apo ate zone elektorale. Te gjithe deputetet e qytetit, jane te zgjedhur, perfaqesues dhe mbeshtetes te mazhorances aktuale dhe qeverise Berisha. Nuk besoj se duhet te perbeje shqetesim, nese Jozefina Topalli, deputete e nje pjese te qytetit, te jete e afte te sjelle me shume fonde dhe investime ne zonen e saj. Ne fund te fundit, nese ka interesim te deputeteve te tjere, kjo eshte gare ne kuptimin e mirefillte te fjales: te gjithe jane te lire te trokasin dhe te kerkojne, aq me shume ne dyert e nje qeverie qe ka te njejten ngjyre me vete te zgjedhurit. Mesa duket, ka nje faktor ne kete mes, qe luan rol percaktues. Eshte kembengulja dhe perkushtimi i nje deputeti, me shume se posti qe mban Topalli si kryetare Kuvendi. Ne kete pozicion, krahasuar me deputetet e tjere, nuk rezulton te kete me shume privilegje as edhe vota e saj te kete nje peshe me te madhe specifike se e kolegeve te tjere te mazhorances. Te jeni te sigurte se e njejta situate investimesh do te ishte ne Shkoder edhe nese Topalli do te ishte thjeshte deputete dhe nje tjeter i zgjedhur i qytetit ne postin e saj. Kjo eshte forca e dimensionit te krijuar me kujdes, durim por edhe me sakrifica politike nga Jozefina Topalli, deputetja e Shkodres, me pas edhe kryetarja e Kuvendit te Shqiperise. Art por edhe force! Keto jane rregullat e politikes ne mbare globin, aty ku ka demokraci. Force komunikative, depertuese por edhe imponuese, jane te tjera cilesi qe duhet te misheroje nje politikan i suksesshem.
Blerti DELIJA
Krimi në familje
Rastet e krimit në familje sa vjnë e shtohen përditë. Çdo rast ka një parahistori, duke nisur tek ato më të thjeshtat, xhelozitë, e duke përfunduar tek më “tragjiket”, lidhjet jashtëmartesore. Duke mos njohur fare trajtimin e rasteve të tilla në rrafshin psikologjik, por duke e trajtuar fenomenin si një fyerje që bie ndesh me frymën fisnore në shoqërinë shqiptare, rastet kur gratë vriten për lidhje jashtëmartesore, janë me mijëra, sidomos 20 vitet e fundit.
Ja disa nga rastet e vrasjeve makabre dhe të pashëmbullta në kulturën dhe historinë e botës së qytetëruar, kur politika jonë çirret përditë se dëshiron të integrohet, por që në të vertetë bën të kundërtën.
Shazivar Hysenaj, 40 vjeç, nga lagja Romë e Fierit, ka hyrë në banesën e ish dhëndërrit të tij, Elez Mane dhe vret vëllain e dhëndërrit me gjithë grua, Altin dhe Hatixhe Mane. Ka plagosur dhëndërrin me tre fëmijë, Elis e Drita Mane, resektivisht 12 dhe 2 vjeç dhe Genc Alushin 15 vjeç. Arsyeja; se dhëndri i ktheu vajzën në shtëpi. Në fund vrau veten.
Ne fshatin Priskë e Vogël, në periferi të Tiranës, Pellumb Neli vret në shtratin bashkshortor të shoqen ,Nafien dhe baxhanakun e tij Armand Mehmetin. Mbeten jetimë dy fëmijë dhe autori përfundon në Qeli. Arsyeja; tradhëti bashkëshortore.
Hajredin Turtulli, ne lagjen Kombinat, pas një sherri banal, vret, në sy të 5 fëmijëve, bashkshorten e tij, Myrvete Turtulli. Ndërsa ai ndodhet në qeli, 5 fëmijët, nga 1 deri 15 vjeç, kane mbetur pa asnjë përkrahje.
Në kthesën ë Kamzës, Besim Sopoti, pas prishjes së martesës, vret me kallashnikov gruan e tij, Englantina, dhe vjehrrin Hiqmet Beqiri si dhe plagos rëndë vjehrrën Vasilika Beqiri. Më pas vret edhe veten. Bilanci tre të vdekur një i plagosur.
Luljeta Rama, ne Kashar, 50 vjeç, vret me çifte bashkshortin e saj, Muhamet Rama, për të shpëtuar të birin, i cili, në mëngjesin e 15 prillit, kanoset për vdekje nga i ati, që pretendonte se djali i tij i ka vjedhur 30 mijë lek të vjetra.
Ne patos, Fatmir Sulejmani, 41 vjeç, mbas 17 goditjesh me thikën e guzhinës, vret të shoqen, Xhulietën, 37 vjeç dhe plagos të bijen më të madhe, Desdemonën 20 vjeç, pasi gruan e gjeti duke fjetur me «të fejuarin» e Desdemonës. Pas ndërhyrjes, për të shpëtuar të jëmën dhe motrën, plagoset me 8 thika vajza e dytë Imena, 16 vjeç, qe më vonë vdes në spital. Mbeten jetime dhe dy vajza të tjera.
31 vjeçari nga Vlora, Dhimitraq Zeqo, (rom) vret dy vajzat e tij te vogla, plagos bashkshorten dhe më pas tenton të vrasë veten. Arsyeja; I alkolizuar dhe xhelozia për gruan 27 vjeçare. Pas dy ditësh bashkshortët varrosin fëmijët etyre të vrarë.
Muke Caka, nga fshati Osojë i Skraparit, vret me kazmën që po punonte gruan e tij sepse «Sipas tij, e tradhëtonte që prej 10 vjetësh me samarxhiun e fshatit…”
Prindërit kishin 8 femijë nga 8 deri në 21 vjeç.
Për xhelozi apo lidhje jashtë kurores të gjithë vriten në Shqipëri, me përjashtim të pak atyre rasteve ku personazhet largohen përgjithmonë nga Shqqipëria dhe përpiqen të krijojnë një jetë tjetër ku ligjet e Kanunit nuk i gjejnë dot.
Një rast i tillë është edhe Age Dukaj, e cila ështe në shënjestër të ligjeve te egra të Kanunit për tu vrarë. Age Dukaj, më 31 dhjetor 1990, kur i vdiq burri, i quaturi Pal Dukaj, mbeti e vejë. Ajo si grua pa burrë u lidh me një person, të quajturin Pjerin Kola. Marëdhëniet kësaj gruaje iu zbuluan në vitin 1998. Ajo në vënd që të vishej në zi sipas zakonit dhe të mbante nderin deri në vdekje, tashmë kish thyer gjithë kodet e fisi ish “koritur”. Fëmijët e saj nuk mund të vrisnin nënën, por as të duronin “turpin”, kështuqë të tre, Lezina Murrizi, Vjollce Bujaj dhe Gazmend Dukaj, sot nuk jetojnë në Shqipëri. Pas zbulimit të lidhjes jashtë Kurorës së Kishës, Age Dukaj ish drejtuar për ndihmë në organizatën e Pajtimit të Gjaqeve në qytetin Shkodër dhe tek avokati Bujar Hoti. Nuk kish arritur të marrë mbrojtje ligjore.
Në vitin 1998 vëllai i burrit të vdekur, i quajturi Mirash Dukaj e kishte paralajmëruar se do e vriste nëse ishin të sakta fjalët që dëgjonte. Ajo gjithnjë mohonte, por vjen vera e vitit 2000, ku falë respektit të mirë që kish Tone Narkaj, motër me ish burrin e saj, i tregon të ketë kujdes pasi meshkujt e fisit Dukaj tashmë kishin vëndosur ta vrasin bashkë me të dashurin Pjerin Kola. Por 15 tetori 2002 ishte edhe më i zi. Tone Narkaj, i thotë se pesë vëllezërit e saj janë betuar në vrasje. Kështu jeta e kësaj gruaje të pafajshme është e kërcënuar më pushkatim. Ky kërcënim e ndjek sa të jetë gjallë. Avokat B. Hoti na thotë se Age Dukaj fatmirësisht nuk jeton prej shumë vitesh në Shqipëri.
Këto janë ligjet e zeza të Kanunit mesjetar që femrat i vrasin dhe familjet i shpërbëjnë. Është pra një shoqëri e stresuar e paekuilibruar, me një shtet që vetëm mashtron e krijon konflikte për të mbajtur karriget e pamerituara dhe njerëzit nën skllavërim, duke u bërë problemorë dhe qesharak në sytë e perëndimit.
Sokol Pepushaj
Rehabilitim politik për Padër Anton Harapin
nga Albert Vataj
Përveç se një festë e madhe mbarëkombetare, 95-vjetori i themelimit të shtetit shqiptar është edhe një moment reflektimi i thellë. Nga periudha thuajse njëshekullore, 45 prej tyre i kaluam nën diktaturën më të egër që pat njohur kontinenti i vjetër. Pas përmbysjes së saj, një nga trashëgimitë më të mnershme që i mbeti kombit, ishte manipulimi historik, armë në duart e pinjollëve të diktaturës, e njëkohësisht, një turp për të gjitha mendjet e shëndosha.
Shumë prej kriminelëve të Luftës Civile, që përfshiu shqiptarët në vitet e fundit të Luftës së Dytë Botërore u shpallen dëshmorë e shumë dëshmorë u shpallën kriminelë. Një fat të tillë pat edhe shqiptari i madh, figura më e rëndësishme e kulturës kombetare pas vdekjes së Fishtës e Konicës dhe ekzilit të Nolit, At Anton Harapi. Mbi të u hodh papushim baltë e egërsi nga propaganda komuniste. Enver Hoxha do t’i mburrej ambasadorit jugosllav në Tiranë Josip Gjergjias se e vramë edhe Anton Harapin. Sigurisht diktatori – vegël e provuar e sllavëve, mburrej se kishte vrarë më të shquarin e bashkombasve tanë të asaj kohe. Ana e turpshme që na sjell në kohët moderne e që s’na lë të harrojmë, është fakti se kjo mburrje sot e kësaj ditë përdoret si argument historik. Ajo mburrje vijon të mbetet krejt thelbi shkencor i historiografisë komuniste dhe e historianëve të saj mjeranë, batakçinj e të provuar si të vënë në shërbim të interesave sllave. Kur në një natë me shi, prag agimi, të vitit 1946, i rrethuar nga skuadra e pushkatimit po ecnin drejt vendit ku ai do të shkonte drejt shtëpisë së Atit, prelati i madh po ruhej fort se mos bënte pis zhgunin e Shën Françeskut nga stërkalat e baltës e shiut, një oficer partizan i thotë: Prift, ç’ke që ruhesh kaq shumë, se për pak tek balta do të përfundosh përgjithmonë. E pasuesi i Shën Tomës me qetësi do t’i gjegjej: Tanë jetën kam kenë i panjollë dhe due me dekë si i tillë. Sot pas 56 vitesh, ai na rezulton bash i panjollë, siç na rezulton Enver Hoxha, ekzekutori i tij, si figura më e urryer e të gjitha kohërave. Nëse veprimtarinë antishqiptare e kriminale të diktatorit e kemi dënuar me rezolutë parlamentare, po me rezolutë duhet të rehabilitojmë Anton Harapin. Rishkrimi i Historisë nuk bëhet me retorikë, por me akte konkrete. Mazhoranca e djathtë nuk duhet të hezitojë për një gjë të tillë. Sigurisht është në nderin dhe detyrën e saj politike, por edhe në dobi të pajtimit real kombëtar, rivendosja e Harapit në piedestalin e martirëve të kombit. Dokumentet dhe dëshmitë e shumta kane hedhur poshtë çdo akuzë rreth kesaj figure që Shqiperisë i dha gjithçka e në këmbim mori veç një batare me plumba. Pak prej nesh e dinë se në vitin 1912, ai ishte përkthyesi i besuar i Ismail Qemalit në takimet diplomatike me ministrin e jashtëm të Austro-Hungarisë kur vendosej mëvehtësia dhe identiteti europian i shqiptarëve. Meritat e tij janë të shumta, krejt jeta e tij është vlerë kombëtare. Ai që nder themeluesit e letërsisë moderne shqiptare me romanin “Andrra e Pretashit” dhe “Valë mbi Valë”, filozof i mirëfilltë me veprën e tij “Vlerë shpirtërore” dhe polemist i pakundshoq ndër shqiptarë. Në ato pak vite të parlamentarizmit shqiptar, me gazetën “Ora e maleve” u bë zëri më i fuqishëm i opozitës demokratike, të kryesuar nga Gurakuqi, Fishta, Noli, Mjeda etj. Shkolla shqiptare, në traditën e saj i njeh atij rolin e pedagogut të shkëlqyer, oksidentalit e themeluesit të pedagogjisë moderne shqiptare. Armik i papajtueshem me feudalizmën dhe injorancën, ne luftë të pakompromis me pseudointelektualet e hallmes e hoshafit, mehmurët dhe shakllabanat nostalgjikë të sulltan Abdul Hamitit, vitet 30 e fillimi i viteve ’40 në kahjen e tyre përparimtare dhe europianiste janë të lidhura pazgjidhshmerisht me emrin e At Anton Harapit dhe revistës “Hylli i Dritës”. Gjithashtu Instituti i Studimeve Shqiptare, që përmblidhte në vetvete krejt ajkën e mendimit shqiptar, e lidhur më së shumti me emrin e fratit shirokas, mbeti e vetmja Akademi e mirëfilltë e Shqipërisë, një ikonë që sa herë e kundrojmë, na jep më të qartë shemrën akademike që ngriti komunizmi e që punët e mira s’dimë as t’ia numërojmë, jo se s’duam, se s’po ka. Ndonjë vit më vonë për të theksuar karakterin kombëtar të këtij Instituti, në saj të deshirës së tij u thirr Instituti Shqiptarë i Studimeve, i cili na la një sërë veprash që zënë vend nderi në kulturologjinë shqiptare. Vetëdija e tij qe profetike, që herët pat kuptuar se ai dhe bashkëpunëtoret e tij do të ishin gurët e themelit të njasaj binaje që do të thirrej Shqipni. Janë pikërisht themelet ato që mbajnë në këmbë ngrehinën në mot të keq. Përfshirja e Shqipërisë në Luften e Dytë Botërore, ose më saktë pushtimi nazifashist, ndryshe nga ç’na është thënë në 45 vjet, tek Kleri Katolik, rojë e përjetshme e shqiptarisë dhe vlerave të saj evropiane, gjet rezistencën më të ashpër intelektuale. Konti Çiano, në kujtimet e veta i përkufizonte françeskanët që asokohe kishin si Provincial At Anton Harapin si kundërshtaret kryesorë ndaj politikës së tyre kolonializuese dhe për këtë frati që ishte krejt asht u internua në Itali. Pas kapitullimit të Italisë me 8 shtator 1943 vendin e tyre në Shqipëri e zunë ushtritë naziste, të cilat për interesat e tyre strategjike e shpallen vetën si kalimtarë dhe de jure i njohën Shqipërisë sovranitetin dhe simbolet. Një nga ato simbole ishte edhe vendi i kryetarit të shtetit, Regjenca, me katër përfaqësues nga katër besimet fetare në vend. Kronikat historike na e përcjellin atë moment si mjaft kaotik, ku shqiptaret duheshin shpëtuar nga përndjekjet e nazisteve, por edhe për përpjekjet e njerëzve me vizion që ta shpëtonin atë nga kthetrat e komunizmit. Pas një dilemë të fortë, si një nga njerëzit më me autoritet në vend, dhe me lejen e Vatikanit, ai pranon të bëhet regjent, me kusht që të mos firmosë asnjë dënim me vdekje. Sa futuriste atëhere e sa aktuale sot, ngjan kjo kauzë e françeskanit të madh. Në atë pozicion, ai ka shpëtuar me qindra shqiptarë, e ndoshta edhe ndonjë që nuk duhej. Agjitpropi komunist e quajti atë si filogjerman ose më keq filonazist, megjithëse sa qe gjallë, ai konsiderohej adhurues i kulturës anglezë, e jo vetëm kaq. Në arkivat e Rajhut janë gjetur dokumente që vërtetojnë këtë fakt, dhe për këtë arsye ai ishte gjithmonë i survejuar e i ruajtur nga Gestapo, sepse ai nuk ngurronte të shprehej hapur që fatin e vendit të tij e shihte të lidhur me fuqitë perëndimore që po fitonin luften. I ngarkuari fuqiplotë i Rajhut për Ballkanin, Herman Neubacher, në kujtimet e tij të botuara tash së fundi rikonfirmon preferencat e At Antonit për Anglinë dhe demokracitë perëndimore. Në fjalimin e tij para Këshillit të Naltë, kur pranoi postin e kreut të shtetit, tha: “I gjindur perballë kesaj kerkese kuptova se ose duhej me ba një marri ose me diftu një dobsi, e zgjodha të paren, sepse asht e pamoralshme me diftu dobësi, kur kombi ka nevojë”. Sot nuk kemi asnjë vështirësi për të kuptuar që marria e Anton Harapit qe patriotizëm i kulluar. Në perfundim të luftes, kur ushtritë gjermane po tërhiqeshin, miqte e tij e keshilluan të largohej nga vendi, por ai s’pranoi, duke arsyetuar se “gjithmonë ballafaqas për Shqipni punova, kurrë s’i bana kujt keq, nuk lypi shpërblim, por as dënimi nuk ka pse më pret”. Puritanizmi i Harapit nuk do të përputhej me ligësinë e skorjeve të kombit. Sot është 29 Nëntori, data ideologjike e çlirimit të Shqipërisë, e caktuar nga Enver Hoxha, sipas kërkesës së jugosllavëve. Le të festojnë, por do të ishte e ndershme që shumë nga ata veteranë, që si të vetmin akt luftarak të jetës së tyre kanë pjesëmarrjen në skuadrat e pushkatimit të nacionalisteve shqiptarë, së bashku me liderët politikë që i përfaqësojnë, të lypin falje publike, të pendohen, të luten, se ndoshta shpirti i hershëm kristian i këtij populli mbase i fal. Rehabilitimi zyrtar politik për Anton Harapin duhet të bëhet, jo për t’i dhënë atij çka i takon, po pikësëpari se për të ka nevojë ndergjegjia jonë.
Ne qiellin pa re mes endrres dhe realitetit…
“Koha rrolli ashtu vetetiu,dhe dashje pe dashje vitet kaluan duke mbajtur neper shpatulla miliona endrra te mbare njerezimit.Dhe vjen nje kohe,nje dite,nje moment kur duhet te vendosesh per veten tende.Udhet e tua marrin nje drejtim, duhet te marrin nje drejtim.Pa dyshim fati yt do te jete nje linje e gjate neper rruget e kesaj bote,i cili do te kryqezohet me te paprituren,perplaset me muret e labirintheve qe doemos te shpien dikund.Pas nje monologu te gjate me veten,je gati….duhet te jesh gati.Dikur ti je treguar zemergjere duke u ulur kembekryq teksa bisedoje ngeshem me boten,prite kohen.Por ajo sot nuk t’a kthen me te njejten monedhe,kerkon te te rrembeje nxitimthi e te te çoje aty ku ti nje nate pa dashje ia rrefeve.”sa do te doja te kisha çelsin e sirtarit te endrrave te mia,qe te mund ti realizoj te gjitha endrrat sa hap e mbyll syte pastaj:-i the nje nate kur gjoja monologoje me veten,e ne fakt po ia thoje asaj .Me te njejtin refren kalove nje periudhe ne te cilen gjithcka sillej reth teje,ku ti nuk ishe me vetja jote,dhe dokumenti i identiteti tend shenonte me germa te medha “NJE I KRISUR DREJT GJITHCKAJE”Identitet tashme i pavlefshem,fallso,absurd.Tani ti duhet t’i perkasesh gjithckase e jo gjithckaja ty.Gjithçka mban diçka tenden e ti ke te fiksuar ashtu vetevetiu ne memorien tende nga nje imazh te gjithçkaje e te gjithkujt shpesh edhe pa identitet.Imazhe keto qe te shfaqen perpara ne te qindtat e sekondit.Pa dyshim,koha ta lejon nje luks te tille,eshte aq bujare…
Nje ze brenda teje kerkon te te flase,kerkon te komentoje ,cdo vegim te atyre imazheve qe me nje kronologji perfekte shpalosen perpara teje si per te treguar se ato tashme nuk jane me pjese e jotja.Ato qe dikur i sundoje,tani nuk bejne me pjese ne mbreterine tende te kristalte.Sa i dobet eshte njeriu!Rri kembekryq e ben thjeshte rolin e spektatorit tek sheh nga tribuna ku edhe per pak sekonda sundon fronin e tij.Skena eshte shume e thjeshte,e perceptuar me mijra here,e pare me miliona,e çuditerisht e kuptuar asnjehere.Eshte njesoj sikur ai mbreti qe ne betejen e tij me te madhe e parandjen humbjen,e ne fund kur e sheh me syte e tij,pranon me ne buzeqeshje te hidhur se tashme periudha me e lavdishme e mbreterise se tij ka mbaruar,rendesine e se ciles do ta ver ne pah koha.Koha,kjo aleate besnike ne kohe te lavdishme e njekohsisht trathetare e pashpirt ne kohe rrenimi .Tashme po mbydhet nje mbreteri qe nuk do te shkelqeje me kurre.Por jeta eshte e tille,nje mbreteri bie nje tjeter ngrihet pak me tej.Jane mbreteri te tilla qe mbreterit veteshpallen mbreter por shkurorezohen nga koha.Gati-gati eshte si nje enderr te cilen ta prene ne mes.Nje refen qe deri dje ishte lajtmotivi i jetes tende e ndersa sot shnderrohet papritur ne nje relike qe kerkon ta ruash me fanatizem.Tani cdo gje u tjetersua,madje dhe vete jeta mban nje tjeter shije,shijen e papercaktuar.Dikush te thote qe nje rruge e gjate te pret tani,e ti i bindesh si kalama me mendimin se ky “disushi” e ka marre para teje nje udhetim te tille,mbart me vete pervojen.Te tjeret nuk jane si ti,ti do te behesh si te tjeret e disa te tjere do te behen si ti.Pak e ngaterruar per t’u kuptuar,por keto jane thjeshte ligjet e jetes qe duhet ti ndjekesh me perpikmeri.Je thjeshte nje individ qe duhet t’i zbatosh asgje me shume.Le pastaj kush i kupton gjithe ato ligje .Thjeshte behesh i ndergjegjshem qe tani ti nuk je me ti ose ……deri tani ti nuk ishe ti e tani e ndjen se ndergjegja jote ka nisur te funksionoje me se miri.Krijon keshtu ne dialog me veten.Imagjino qe me perpara hidheshe sa ne nje kontradikte ne nje tjeter dhe dialogu ishte gjeja e fundit qe te shkonte ne mend qe te beje.Atehere thjeshte nuk arrije te kuptoje veten ,dhe te gjeje gjuhen e perbashket.Ja pra dolem te ajo qe thame;qe dikur nuk ke qene vetja jote ndersa tani papritur u shnderrove ne personin tend komplet.Je ti i teri ,pa komplese pa kontradita….Ajo bote qe dikur te dukej kaq e vogel dhe mendoje se e kishe te shtruar nen kembet e tua sot te ngjan super e madhe,gati-gati e paarritshme,e pakapshme por jo e panjohur.Vizionet e saj i imagjinove me mijera here por duhet thene pak me ndryshe,pak me abstrakte se kjo qe tani ke para vetes.Tani ndergjegja jote te kujton qe asgje qe ke para vetes nuk te perket ty,duhet ta fitosh vete.Duhet ti japesh nje drejtim gjurmeve te tua,ne rrugezgjidhje labintheve pa emer dhe mbi te gjitha duhet te fitosh nje identitet te ri,nje identitet qe te te identifikoje ne kete bote.
Dikush nje dite te tha qe do te vije nje moment kur dicka do te trokase lehtas ne porten tende,aq lehte sa mezi do ta ndjesh.Ti do te mendosh qe kjo trokitje do te jete thjeshte ne pershperitje e fatit,por jo kete radhe gabohesh.E perseri ai dikushi te thote qe kjo eshte ajo trokitja qe vjen vetem nje here ne jete.Te mesoi se gjithmone duhet te jesh gati kur ajo te vije.Eshte endrra jote qe te troket,endrra e jetes tende e cila te fton te nisesh drejt saj.Cdo njeri nje kete jete ka ne mision qe duhet ta kryej,tani eshte radha jote.Eshte momenti qe te krijosh identitetin tend….E kujton cdo fjale ne detaje….cdo gje qe dikur te dukej pa domethenie sot shnderrohet ne te verteten tende.Keshtu nisesh drejt endrres tende duke marre me vete fjalet e atij personi qe gjithmone per ty perfaqesoi vete boten,persosmerine dhe te bukuren.Dhe me nje mienjohje te heshtur i thua FALEMINDERIT……faleminderit qe me tregove se diku e dikur ekziston edhe endrra ime…..faleminderit qe je me mua….
Dhe nisesh per tek endrra jote me shpresen qe nje dite te rikthehesh duke e bere ate enderr realitet.”
Te gjitha keto i mendon vetvetiu ndersa aeroplani zhurmshem pershkon qiellin qe ate dite mrekullisht ishte qene pa re.Ndoshta gati pa vetedije gjendesh me nje cope leter dhe nje laps perpara dhe natyrshem rrjedh:
E zeza mbi te bardhe
Derdhet,vershon,sfidon boten
Ndjenjat gozhdohen
Ulen kembekryq mbi fleten e bardhe
Me nje kuptim abstrakt
Kujtimet ndjekin levizjen e dores
Dhe kerkojne te marrin jete…
EMIRANDA LUKAJ
per gazeten
“shqiperia etnike”, MILANO
Kosova dhe “Xhihadi” islamik
nga Tonin Gjuraj, Ambasador i Shqipërisë në Izrael
Vërejmë me keqardhje se po spekulohet me Kosoven në arenën ndërkombëtare. Një shkrim i kohëve të fundit botuar në gazetën “post” i Caroline B. Glick me titull “Islami dhe shteti komb”, shpërndan ide të gabuara për Kosovën. Ajo shkruan mes të tjerave: “Sot SHBA dhe BE po urdhërojnë krijimin e një shteti palestinez dhe krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Pra hiqen paralele mes këtyre dy shteteve. Në të vërtetë nuk ka asgjë të ngjashme mes këtyre dy shteteve, por ama spekullohet vetëm se kanë të përbashkët fenë islame. Izraeli kundërshton një zgjidhje të imponuar, por qeveria izraelite i ka dhënë një mbështetje të fortë parimeve të Grupit të Kontaktit, një prej të cilave thekson miskthimin e Kosovës në gjendjen e para vitit 1999.
Kosova që në vitin 1999 i ka vendosur mirë ipstitucionet e saj shtetërore, nën mandatin e OKB-së. Të pavarura nga Serbia. Perëndimi tashmë e din se Kosova ishte përvetësuar që në vitin 1918 nga ish Jugosllavia. Kundër rezistencës kosovare, duke shkelur të drejtat për të vetëvendosur e për rrjellojë edhe ligjet ndërkombëtare. Kosova, megjithëse përbëhet 92% nga kosovarët, në vitin 1989, autonomia që kishte, iu hoq në mënyrë jokushtetuese nga Serbia. Pas vdekjes së Josif Brox Titos në vitin 1990, situata përkeqësua, duke arritur kulmin e saj në vitin 1998 me genocidin simbol të krimeve kundër njerëzimit. Është pikërisht ky genocid që na shpjegon uniken e çështjes së Kosovës. Për më tepër se një shekull, genocidi dhe dëbimi në masë i njerëzve të pafajshëm, e transformuan Kosovën në një rast unik. Represioni nën regjimin e Millosheviçit u materializua në ekstremitet. Mbi 12.000 civilë u vranë dhe mbi 1.500.000 u zhvendos si rrjedhojë e një spastrimi etnik nga ushtria serbe me 1998-1999. Mbi 3000 sot janë të humbur. Ja pra, Serbia i ka humbur të gjitha pretendimet morale e ligjore për Kosovën. Kur një shtet shfaq diskriminim kaq të hapur kundër një grupi etnik, nën sundimit e tij, e drejta e këtij grupi për vetvendosje, përfshin të drejtën e ndarjes. Kjo është një e drejtë për t’u ndarë nga Serbia, një e drejtë për pavarësi, siç thotë edhe paketa e Ahtisarit. Shqiptarët e Kosovës nuk mund të detyrohen të kthehen nën sundimin e Serbisë. Unë përdor termin “Shqiptarët e Kosovës”, pasi termi “Myslimanët e Kosovës”, siç thotë Glick, ka nën vete një propagandë. Pse të mos thuhej atëherë “Ortodoksët e Serbisë”. Nuk mund të ketë qëllim islamik në çështjen e Kosovës. Është gabim themelor ta barazosh etninë me fenë.
Përsa i përket deklaratës se “myslimanët e Kosovës janë të financuar nga Sauditët dhe se ata kanë lidhje me “xhihadistet globalë”, është thjesht një mashtrim. “Xhihadistët” është fjalë e koduar e përdorur pikërisht nga serbët, jo nga perëndimi. Kosova mbështetet fuqishëm nga Uashintoni, Londra, Parisi, Roma…, ndërsa kryeministri shqiptar Sali Berisha ka deklaruar: “Kosova dhe kosovarët kanë zgjedhur Brukselin”.
Nuk është koinçidencë që Kosova u lirua nga NATO, një strukturë e fuqishme dhe demokratike e shteteve me një popullsi shumica kristiane. Ka një kohëzion social dhe një harmoni fetare në Kosovë. Sot, kryeparlamentari atje, Kolë Berisha, është katolik. Ka edhe një parti Demokratike Kristiane që bën pjesë në përpjekjet për të arritur pavarësinë. Shqiptarët e Kosovës janë shumë më europianë se çdo popull fqinj nga rajoni ballkanik. Të tjera sondazhe e kanë bërë të qartë se pjesa më e madhe e popullsisë kosovare mbështet anëtarësimin në BE dhe NATO. Çdo diskutim mbi shtetin e pavarur të Kosovës, duhet përqëndruar mbi natyrën demokratike. Click gabon kur ajo i kërkon qeverisë së Olmertit “të rishpallin menjëherë dhe me zë të lartë kundërshtimin për pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Logjika e saj për kundërshtimin e krijimit të shteteve myslimane, nuk ka logjikë të aplikohet në çështjen e Kosovës, pasi ajo nuk është dhe s’do të jetë shtet mysliman. Përpjekjet për të nxjerrë ndryshime mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës, janë të gabuara. Sigurisht që ka ndryshim sub-kulturor, si në të gjitha kombet e tjera, por shqiptarët e të dyja palëve ndajnë të njëjtën kulturë, etnik, histori, gjuhë, tradita, mite dhe legjenda.
Përgjigja më e mirë, gjithsesi, për të gjitha spekullimet, mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, është dhënë nga raporti Greer Fay Cashman në raportin te “Post”, “Strehimi nga nazistët në Shqipëri”, ku theksohet se Shqipëria shpëtoi çdo hebre në token e saj gjatë holokaustit dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve që shpëtuan hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishin myslimanë. Brenda këtij konteksti ekzistojnë marrëdhëniet e mrekullueshme ndërmjet shqiptarëve dhe hebrejve. Kështu që nuk asnjë fakt për deklarata ngacmuese të bazuara vetëm në trashëgiminë fetare.
Duhet të duash vendin, ndryshe nuk do as veten
Intervistë me kryetarin e komunës Kelmend Ndue Lelçaj
Pyetje: Gjithkush kalon nëpër Kelmend merr me vete përshtypje të mira. Të gjithë pranojnë se ka resurse. “Lufta” për kryekomunar ka qenë e ashpër. Edhe ju keni kandiduar tre herë, normalisht me premtime. Sot që jeni kryetar ç’mund të thoni?
N. Lelçaj: Në të vërtetë them ato që kam përsëritur përgjatë fushatave. Kam kandiduar në vitin 2000, në 2003 dhe në 2007-ën. Të tria radhët kam fituar se facto, por de juro së fundmi. Është një zonë ndryshe nga të tjerat. Përshtypjet e mira lidhen me traditat, doket, zakonet, me bukuritë natyrore. Ndërsa resurset janë të kudondodhme. Nëntoka ka minerale, mbitoka ka pyje, kullota, bjeshkë si kërkund tjetër, bimë kuarative. Veçse pasuria më e vlertë janë banorët kaq të mirë, ku është zona me disa fish më pak kriminalitet se çdo tjetër e Shqipërisë. Unë e ndjej veten mjaft të përgjegjshëm për justifikimin e besimit jo thjesht se nuk dua të mos u shërbej si atyre që më votuan, ashtu edhe të tjerëve, por edhe kur kam parasysh se Kelmendi rri mirë në tradita, në histori, në kulturë, pse jo edhe në diasporë. Asnjë vend tjetër në Shqipëri nuk ka një diasporë si ky truall. Të mrekullueshme. Ata kur vijnë duan t’i prekin ndryshimet, duan t’i shohin mirë të afërmit.
Pyetje: Ju keni fituar nën siglën e PDK-së. Sa është numri i anëtarëve të kësaj force politike?
N. Lelçaj: Në të vërtetë kam përfaqësuar koalicionin e djathtë. Në Kelmend paçka se janë rreth 300 të anëtarësuar në PDK, të tërë janë demokristianë. Këtu nuk dua të më keqkuptojë asnjeri. Në Kelmend kemi edhe një komunitet të vogël musliman, në Llac, të cilët nuk kanë patur përgjatë shekujve asnjë diferencim. Atëherë si mund të diferencohen, fjala bie të majtët që janë pak. Demokristian do të thotë Flamur i pastër i moralit dhe bashkëjetesës për mua. Edhe për forcën politike të përfaqësoj.
Pyetje: Keni punuar në arsim përgjatë gjithë jetës suaj. A ndjeni vështirësi në një përshtatshmëri tjetër të vepruari.
N. Lelçaj: Një proverb amerikan thotë: Nëse Zoti më pruri në tokë, mësuesi më ngriti nga toka në qiell”. Po, ashtu është, kushdo ka patur mësues ka marrë dijet, kulturën, profesionin; pra elementet bazë për të hulumtuar e ecur drejt titujve shkencorë, për t’u “ngritur në Qiell”. Unë nuk ndjej asnjë vështirësi. Mjafton që rreth vetes të kesh njerëz me kultura e mbi të gjitha me moral të pastër. Pasi, të mos harrojmë, edhe themelet e Amerikës mbi moralin qëndrojnë fort. Fillimisht duhet të duash vendin, se ndryshe s’mund të duash as veten.
Pyetje: Sivjet ka patur vatra zjarri në Kelmend. Ka persona që i vendos vetë ato?
N. Lelçaj: Zjarret po bien ngado, në Greqi, Amerikë, në Europë. Për mua më e rëndësishme është që gjithkush të ndërgjegjësohet, që ligji të jetë funksional. Asnjë fakt të tillë nuk është i mirëqënë, megjithëse bashkëpunimi me Ndërmarrjen Pyjore dhe Policinë e Rendit ka qenë permanent. Sido të ketë qenë, ne do jemi të vëmëndshëm verën e ardhshme. Nuk do dëshiroja një shkrepse a çakmak, atje në pyll, ku në fund të fundit dikush është dëshmitar; Perëndia.
Pyetje: Si të djathtët ashtu edhe të majtët flasin mirë pa Famulltarin, Gazzea. Ju ç’marrëdhënie keni?
N. Lelçaj: Pader Sergio Gazzea është një shembull ndoshta tepër vështirë i përsëritshëm. Tashmë nuk është një prift italian, por kelmendas në kuptimin e plotë të logjikës. Shqipëria vitet e fundit ka patur nevojë për përkrahje, pasi kemi patur një të shkuar si mos më keq, me diktaturë, me persekutime të pamundura për t’i thënë në rreshtat e një interviste. At Gazzea krahas rritjes së moralit të besimit, ka operuar në këtë zonë edhe në ngritjen e ekonomisë, ku janë tepër shumë ndihmat, por mbi gjithçka ka ndihmuar në dëshirën dhe interesin e vetë banorëve për t’u bërë të përgjegjshme të punojnë vetë, për veten, komunitetin, Kelmendin, pse jo edhe për Shqipërinë. Edhe ne jemi pjesë dhe kontribues në arritjen e shumë parametrave për të merituar besimin e BE-së dhe Amerikës për integrimin në strukturat Euro-Atlantike. Një monitorim, besoj se Kelmendin do ta vendoste në tapet nderi. Pra, dua të them se megjithë ndonjë avashllek tonin, meqë zgjedhjet përsëriten, meqë punët duan një fillim të mirë për ta patur të qartë rrugën nga do shkok, tashti e mbrapa ne si komunë do të rrisim shumë bashkëpunimin me famulltarin. Unë e shoh se ai bashkëpunon suksesshëm me gjithë komunitetin, kështu që pushteti vendor duhet të jemi shumë të interesuar.
Pyetje: Ç’mund të na thoni diçka më konkrete për punët e synimet?
N. Lelçaj: Ato punë që kemi bërë në disa muaj shihen. Janë ura, shkolla, mirëmbajtje rrugësh etj. Por problem kemi shëndetësinë. Ministri Nard Ndoka në kuadër të reformës dhe rritjes së shërbimit shëndetësor kam bindjen se do të bëjë ato që ne kërkojmë me të drejtë. Kemi nevojë edhe për mjete borëpastruese. Kemi nevojë edhe për ndihmën e diasporës, të cilën ma premtuan kohët e fundit që isha në USA. Pra, nevojat i kemi, por unë kam mendimin se duhen edhe projekte për punë më të madhe, të cilat do ia paraqesim qeverisë e normalisht do kërkojmë edhe përmes mediave fonde për këtë zonë që meriton shumçka, pasi është një perlë e pasurive të Shqipërisë. Ku tjetër, do pyesja unë mund të ketë më shumë interes fjala vjen, për turizmin veror, dimëror, për skiatorët, për të apasionuarit pas speologjisë, për alpinistët, për këtë ujë që e them padyshim konkuron kudo në botë…
intervistoi: Ndue Pepushaj
Deputetët na duhen me imunitet!
Nga: Henri ÇILI
Rasti i parë: ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, krahas gatishmërisë, që shfaq për t’u hetuar nga organi i Prokurorisë, deklaroi se hetimi i tij është i motivuar politikisht nga ana e kryeprokurorit aktual Theodhori Sollaku, të cilin ka kohë që qeveria e kualifikon si të lidhur me “krimin” apo si “vegël të opozitës”! Imagjinoni sikur ministri Basha dhe deputetët e tjerë të shumicës, bashkë me ministrat të mos kishin imunitet, një “prokuror i lidhur me krimin” dhe “vegël e opozitës”, sikurse ata kërkuan në fillim të mandatit qeverisës po vetë, se sa mundësi do të kishte një “prokuror i tillë” për të abuzuar me hetimet ndaj tyre, për të cilat do të kishte dorë të lirë.
Rasti i dytë: opozita aktuale, në çastin e nisjes së hetimeve për ministrin Basha në një gjest po aq deklarativ sa ai i shumicës aktuale në javët e para në pushtet, tha se deputetët e saj “hiqnin dorë vullnetarisht nga imuniteti”. Imagjinoni sikur, pak javë më vonë, kur siç po duhet sheshit, prokurori aktual Sollaku do të shkarkohet dhe në vend të tij do të kemi me sa duket një prokuror të maxhorancës, ky prokurori i ri që me siguri opozita do ta quajë “prokurori i qeverisë”, t’i gjente këta deputetë pa imunitet. Ai do të kishte mundësi me pashë të abuzonte në hetime të drejta apo të padrejta ndaj tyre.
Ja dy raste, jo thjesht teorike, por shumë praktike, të cilat rikonfirmojnë edhe një herë pagabueshmërinë e etërve të konstitucioanlizmit, të cilët e mveshën deputetin, përfaqësuesin e popullit, me imunitet, e konsideruan një njeri me cilësi të veçanta, për shkak se ai bart sovranitetin e popullit. Çështja e imunitetit të deputetëve vjen dhe shtrohet me një falsitet dhe populizëm të paparë në Shqipërinë tonë, sikur të ishim një aneks i Evropës, ku mund të zhvillohej “demokracia krijuese” e atyre që janë në elitën politike të vendit. Jo vetëm që është e pamundur kushtetutshmërish, të hiqet imuniteti i deputetit, madje dhe sikur kjo që të e mundur formalisht, kjo nuk do të qe më një kushtetutë në frymën e demokracisë liberale, por se sa i dëmshëm do të ishte heqja e këtij imuniteti në të gjitha drejtimet. Heqja e imunitetit ndaj deputetit, qoftë dhe ndaj veprave që kualifikohen si “korrupsion”, do ta shndërronte deputetin në një qenie ordinere, pa asnjë mundësi as teorike për të vepruar, folur dhe votuar sipas ndërgjegjes së vet. Sovraniteti i popullit nuk do të mund të ushtrohej, ashtu i lirë dhe me vullnet të plotë, nëse përfaqësuesit e tij nuk do të kishin imunitet. Me deputetë pa imunitet, edhe prokurori më i fundit, apo gjykatësi më periferik do të kishte mundësi të kishte një pushtet të paparë mbi parlamentin dhe eventualisht të abuzonte me të. Opozita dhe shumica do të ishin njësoj të rrezikuar ndaj asaj që mund të quhet “korporata e drejtësisë” apo nga përdorimi politik i korporatës së drejtësisë nga njëra palë kundër tjetrës. Imuniteti dhe procedura aktuale e heqjes së imunitetit plotësisht e mjaftueshme për vendosur ligjin dhe për të luftuar korrupsionin. Deputetët, të cilët bëjnë ligje që drejtojnë jetën tonë të përditshme, kanë të gjithë përgjegjshmërinë e duhur, që me vullnet të lirë, me votim të fshehtë t’i hapin rrugën drejtësisë për të hetuar vepra të pandehura si të kryera nga një koleg i tyre. Na duhet demokracia dhe për ta bërë të munduar atë, një prej kushteve të saj është imuniteti i përfaqësuesve të popullit.
Energjia elektrike, demtimi jo vetem i bisnesit
Parashikohej qe pas ardhjes ne pushtet te mazhorances se drejtuar nga PD dhe kryetari i saj, Sali Berisha, te mbaheshin nje pjese e madhe e premtimeve, mes te cilave edhe ai per zgjidhjen e problemit te furnizimit me energji elektrike. Per te qene realiste, permiresime ka patur, por kryesisht te verejtura ne shtimin e oreve me drita te abonenteve familjare. Per pjesen tjeter, kryesisht bisneset brenda dhe jashte Zonave Industriale te perqendruara, energjia ka qene ne nivele te kenaqeshme edhe para 3 korrikut 2005.
Fenomeni i mesiperm duket se ka favorizuar dhe vijon te favorizoje kryesisht qytetet e medha dhe te rendesishme te vendit. E njejta gje, nuk mund te thuhet per zona apo rajone te tjera, te cilat mund te konsiderohen ne rrugen e zhvillimit, fale me shume se politikave te qeverise qendrore dhe asaj vendore, guximin dhe humanizmit deri ne sakrifice te bisnesmeneve te vecante.
Problemi eshte kthyer ne fenomen dhe madje shqetesues jo vetem per bisnesin, jo vetem per qindra punonjes qe rrezikojne mbijetesen ekonomike, por tashme edhe per sindikatat, te cilat mbrojne keto interesa si detyre e tyre funksionale. Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Prefektures Shkoder, tashme i kane rene kembanave te alarmit. Kryetari Albert Tukaj ka evidentuar si rast konkret ate te filialit te firmes prestixhoze “Berttoni” ne Puke, e cila jo vetem po pengohet dhe demtohet nga mungesa e energjise elektrike, por edhe punonjesit qe jane ne rrezik te humbjes se nje vendi pune, i cili eshte me shume se jetik per ta.
Behet fjale per investimin me serioz te ndermarre ndonjehere ne rajonin e Pukes dhe iniciator i tij eshte i mirenjohuri bisnesmen shqiptar, Paulin Radovani, i njohur per humanizmin e tij te spikatur dhe te njohur tashme. Jane 200 punonjes, te cilet kane siguruar jetesen e familjeve te tyre, duke u punesuar ne filialin e “Berttoni” per prodhimin e kepuceve me material te porositesit. Duke qene investimi me i rendesishem si dhe duke zgjidhur probleme te thella sociale dhe ekonomike te rajonit ndoshta nder me te varferit e Shqiperise sic eshte Puka, furnizimi ritmik dhe i rregullt me energji, eshte kushti themelor per nje proces normal pune. Me heret, ne faqet e “Shqiperise Etnike”, eshte pasqyruar ky investim, i cili u ngrit ne mirekuptim te plote me pushtetaret vendore atje si kryebashkiaku dhe nenprefekti i Pukes, drejtuesit e Zyres dhe Inspektoriatit te Punes etj. Rendesia e nje investimi te tille, si nje dallendyshe e pare per rajonin, eshte vleresuar edhe nga Konsullata e Italise ne Shkoder dhe vete konsulli Stefano Marguccio, ishte ai qe e vizitoi fabriken, duke shprehur edhe konsideratat e larta per bisnesmenin Paulin Radovani.
Fabrika e Pukes, e ngritur ne mes bukurive te rradha natyrore dhe me standarte vertete bashkekohore, perballet me problemin e energjise elektrike. Pervec te tjerave, mungesa e energjise sjell edhe mosrealizimin e kontratave te parashikuara me porositesit, pse jo duke patur si pasoje nje stepje edhe te investimeve te tjera te mundshme ne kete rajon me probleme te thella papunesie. Furnizimi me energji elektrike, nuk eshte me shume se 5 ore ne dite dhe kjo ne nje orar te papershtatshem per prodhimin normal te fabrikes. Per situaten e krijuar, jane vene ne dijeni autoritetet me te larta te rajonit te Pukes, te qarkut te Shkodres, por edhe presidenti Topi, kryeministri Berisha, ministri i energjitikes Ruli, ai i Punes dhe Ceshtjeve Sociale Barka dhe shume e shume ministra e drejtues te tjere te larte te shtetit shqiptar.
Ceshtja mendojme se mund te zgjidhet fare lehte, nisur edhe nga shembulli i Shkodres. Nje linje e dedikuar per energjine elektrike per fabriken e kepuceve ne Puke, nuk eshte ndonje investim i madh dhe i paperballueshem, sidomos krahasuar me impaktin qe ka me punesimin e mbi 200 familjeve pukjane, rrjedhimisht duke zgjidhur problemet imediate per nje qytet me popullsi te vogel.
Kjo situate e krijuar ka ngjallur edhe reagimin e natyrshem te Bashkimit te Sindikatave te Pavarura per Prefekturen Shkoder, te cilat kane sensibilizuar publikisht por edhe permes letrave instancat me te larta te shtetit shqiptar.
Institucionet pergjegjese, kane garantuar trajtimin me seriozitetin e duhur te ketij problemi, madje duke dhene edhe afate konkrete per zgjidhje ne nje kohe sa me te shkurter. Gjithsesi, nje rast i tille, i cili per te miren e rajonit te Pukes, te riktheje normalitetin ne mese 200 familje pukjane, te sherbeje per te krijuar nje klime me te mire per bisnesin, vecanerisht ne zona qe jane ne rrugen e zhvillimit. Stimulimi i bisnesit dhe partneriteti me te, eshte thelbesor ne krijimin e premisave per nje zhvillim te qendrueshem te shume trevave, te cilat qofte nga pozita e disfavorshme gjeografike, por edhe nga lenia ne harrese e strukturave shteterore, kane nevoje te jene ne fokusin e investimeve dhe investitoreve.
Sokol Pepushaj
Energjia bërthamore: Pse jo!?
Nga: Adri NURELLARI
Që vendi ynë ecën me dy marshe të ndryshme kjo gjë duket qartë nga disniveli i jashtëzakonshëm eko-nomik, nga standardet e skajshme të jetës, nga stili i jetës me ekstremet e veta që variojnë nga makina luksi e pushime në vendet me ekzotike të botës, tek një segment masiv i shoqërisë që mbijeton me një bujqësi me vegla mesjetare. Dhe kuptohet që ky lloj oligarkizimi i shoqërisë shqiptare manifestohet edhe në mënyrën e ligjërimit dhe përfaqësimit politik, ku duket qartë që ka një elitë tmerrësisht të shkëputur nga konteksti apo interesat dominante të shoqërisë shqiptare.
Ky hendek që sa vjen e thellohet midis realitetit shqiptar dhe elitës politike manifestohen në shumë forma, por njëra ndër tyre është edhe debati publik dhe mënyra sesi shtrohen apo trajtohen çështjet që dominojnë rendin e ditës.Rasti më i fundit është ai i energjisë bërthamore, ku qëndrimi i mbajtur nga opozita i ngjan më shumë një qëndrimi ekstravagant ambientalist të Evropës së Veriut, sesa qëndrimit të një opozite të majtë në kushtet e një vendi të varfër në zhvillim e sipër. Zelli i madh për t’u shkëputur nga një e kaluar socialiste të diskredituar dhe të dominuar nga personaliteti dhe mjeshtëria e spikatur e Nanos, ka shtyrë lidershipin aktual që të promovojë një të majtë të re, duke u përpjekur që të inkuadrojë në Shqipëri rrugën e tretë, ose Blerizmin. Mirëpo kjo gjë po bëhet duke përkthyer mot à mot pa e shqipëruar në harmoni me realitetin apo kontekstin shqiptar. Për ata që e kanë ndopak haberin nga kjo fushë, dihet mirë që ambientalizmi dhe agrarja vështirë se pajtohen në politikë. Kjo, sepse bujqit duan gjithnjë e më shumë kullota dhe toka buke të përdorura me rendiment të lartë, kurse ambientalistët duan gjithnjë e më shumë pyje nëpër këto kullota e biodiversitet gjithnjë e më të lartë të përhapur në sa më shumë territor dhe përdorim sa më të kufizuar të pesticideve, insekticideve apo plehrave kimike që janë vendimtare për rendimentin e lartë të tokës. Pra, është e vështirë se mund të pajtohen këto interesa të kundërta në politikë, paçka se në Shqipëri ka një sterile dhe amorfe të titulluar parti agrare dhe ambientaliste. Dhe duke u kthyer tek Blerizmi, është normale që atje rruga e tretë të përqendrohet tek ambientalizmi në shoqërinë e parë botërore që u shkëput nga bujqësia, duke u industrializuar dhe më tej sot duke qenë në një shoqëri kryekëput shërbimi, ku jo më me tokën, por as me industrinë nuk janë të lidhur më njerëzit. E si mund të merret kallëp një realitet politik i kontekstit britanik dhe të transplantohet në shoqërinë shqiptare, e cila ende varet në mënyrë bindëse nga bujqësia e vetëm dekadën e fundit ka nisur një proces të mirëfilltë urbanizimi. Prandaj ambientalizmi alla Tony Blair është mish i huaj në një të majtë që e ka bazën elektorale te segmentet konservatore rurale shqiptare. Dhe kësaj përpjekje për ta bërë Partinë Socialiste të blertë, meqë edhe Xhuveli nuk e bëka sa duhet këtë punë, me fat i doli në shteg një nismë e ekzekutivit për të stimuluar përdorimin e energjisë bërthamore në Shqipëri. Dhe e gjithë artileria e rëndë e PS-së dhe oborrit përkatës është vënë kundër energjisë bërthamore, sikurse luditët dikur kundër makinerive e teknologjisë. Në fakt, vendi ynë ka vend për ambientalizëm dhe nëse PS-ja ka zgjedhur ambientin përkundrejt zhvillimit, kjo është punë për këtë forcë politike. Por kur flitet për ambientin jam i sigurt që përpara frikës nga centrali bërthamor ka shumë më tepër prioritete të prekshme si erozioni, prerja e pyjeve, smogu i qyteteve (shkaktuar në një pjesë të mirë nga gjeneratorët), mostrajtimi paraprak i mbeturinave urbane apo kërcënimi i biodiversitetit të faunës dhe florës shqiptare. Sulmi nihilist ngjyer jeshil që po i bëhet energjisë bërthamore dhe arritjeve të shkencës në këtë fushë, është me të vërtetë vite dritë larg realitetit shqiptar, por gjithashtu përmban edhe spekulime faktesh, pasi jepen fakte të njëanshme dhe nuk pasqyrohet e gjithë panorama. Ndërkohë që qëndrimi i PS-së ndaj termocentralit të shumëdebatuar të Vlorës ka qenë krejt ndryshe. Ajo që duhet vënë në dukje është se një pjesë e mirë e komunitetit shkencor ndërkombëtar është shumë i bindur se energjia bërthamore është jo vetëm efikase, por edhe shumë më e gjelbër dhe e qëndrueshme se format e tjera të prodhimit të energjisë, si termocentralet që e mbushin qiellin me tym e hidrocentralet që kryejnë një mutacion drastik në terrenin, florën e faunën përreth. Kjo është arsyeja pse sikurse tregojnë të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, 17% e rrymës sigurohet nga energjia bërthamore; Franca dhe Lituania sigurojnë tre të katërtat e energjisë nga centralet bërthamore, Belgjika, Bullgaria, Hungaria, Sllovakia, Kore e Jugut, Suedia, Sllovenia sigurojnë mbi 1/3-ën, ndërsa Japonia, Gjermania e Finlanda sigurojnë 1/4-ën e totalit të prodhuar. Dhe kuptohet ndjeshmëria apo përkushtimi ndaj ambientalizmit i vendeve si Zvicra, Suedia apo Finlanda është shembullore në gjithë globin. Pra, pa hyrë në detajet teknike që iu takojnë profesionistëve të fushës, analogjia e shumë vendeve të zhvilluara dhe të përkushtuara ndaj ambientit dëshmon se shkenca e ka bërë të mundur sot që energjia bërthamore të shfrytëzohet pa penalizuar rëndë ambientin. Kundërshtimi ndërkombëtar ndaj përdorimit të energjisë bërthamore ka më shumë të bëjë me një shqetësim strategjik ndaj sigurisë sesa ndaj ambientit në vetvete. Së pari, në historinë bashkëkohore, e sidomos gjatë Luftës së Ftohtë, opozita kundër përdorimit të energjisë bërthamore vinte nga lëvizjet pacifiste e kishte të bënte më tepër me frikën që shkaktonte përdorimi ushtarak i kësaj industrie. Teknologjia që i shërbente pasurimit të uraniumit fare lehtë mund të përdorej për të prodhuar pluton për bomba bërthamore. Edhe sot shumë nga rezervat ndaj kësaj energjie ka të bëjë me faktin që nuk ka garanci për qëllimet finale të disa vendeve që po zhvillojnë kapacitete të prodhimit të energjisë bërthamore, si Irani apo Koreja e Veriut. Mirëpo për qëllime grabitqare as që mund të kihen dyshime për vendin tonë, kur dihet se me sa shumë zell jemi ndër vendet e para në botë që ka shkatërruar tërësisht lëndët helmuese luftarake, minat kundër njerëzve apo edhe teknikën dhe municion konvencional ushtarak, paçka se jemi në një situatë e rajon aspak të volitshme ndaj vendit tonë. Së dyti, ka të bëjë me sigurinë teknike të këtyre centraleve dhe këtu lidhet me panikun e shkaktuar nga aksidenti i Çernobilit në vitin 1986. Dëmi i shkaktuar nga një aksident i tillë është me të vërtetë i jashtëzakonshëm, por me avancimet e teknologjisë sot dhe me ndjeshmërinë, përkujdesjen apo monitorimin e autoriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare ndaj sigurisë teknike sot, një përsëritje është pothuaj e pamundur. Aksidenti vinte jo thjesht si rezultat i pamundësive teknike për të garantuar sigurinë, por edhe me dekadencën tipike që po pësonte Bashkimi Sovjetik si dhe me një neglizhencë të theksuar të sovjetikëve ndaj ambientit. Mjafton që të përmenden katastrofa ambientale si ato të pellgut naftëmbajtës në Baku apo transformime të tjera gjiganteske ekologjike si i lumenjve Amur e Sir Darja apo detit të Aralit, për të kuptuar se një vend totalitar i imunizuar ndaj presionet ndërkombëtare nuk e kishte për gjë që të tregohej shpërfillës ndaj ambientit e sigurisë teknike. Mirëpo sikurse e detyruan Bullgarinë të mbyllte reaktorët atomik të vjetruar me standarde të dyshimta sigurie, edhe neve, që jemi ushtarë ku e ku më të bindur të BE-së, padyshim që do të na imponoheshin standarde e kushte jashtëzakonisht të rrepta për të garantuar përdorimin e energjisë bërthamore nga çdo aksident të mundshëm. Së treti, ka pasur të bëjë me mënyrën e trajtimit të skorieve dhe faktit që shpesh vendet e zhvilluara i plandosnin këto skorie për pak para në vendet e botës së tretë apo ish-kolonitë. Shqipëria është aktor i dobët në nivel ndërkombëtar, dhe shumë i varur nga standardet e imponuara nga organizatat ndërkombëtare dhe vendet Perëndimore, andaj as që mund të mendohet që vendi të abuzonte me skoriet nëse do të ndërtonte centrale bërthamore. Prandaj duke qenë se bëhet fjalë për një sektor nevralgjik si energjia dhe se bëhet fjalë një nismë afatmesme që mund t’i japi vendit tonë një avantazh të krahasuar në ekonominë ndërkombëtare dhe duke ditur se mundësitë e vendit tonë për avantazhe të krahasuara janë tmerrësisht të kufizuara, unë mendoj se çështja e energjisë bërthamore duhet të zhvishet nga zelli politik i momentit e trajtohet me më shumë gjakftohtësi e largpamësi nga opozita.
DASMË SHKODRANE NË MINETONKA…
Dr. Maltin Repishti martohet me zonjushën nga Miçigani, Loreta Misliu, e para krushqi shqiptaro-amerikane midis Detroitit dhe Mineapolisit
nga Shefqet MEKO, Minneapolis, SHBA
Në Mineapolis është freskët. Troket koha e dasmave. 4-5 muaj më parë Maltin Repishti do të njoftonte shokët dhe miqtë e vet: “Rezervoni datën 12 Gusht. Është dasma ime…Ftesa vjen më pas”. Kjo dasmë nuk do të kishte vëmendjen e autorit, nëse ajo do të ishte thjesht një ceremoni dhe pritje formale. Kjo dasmë ishte shumë më tepër se dasmë, shumë më tepër se një gëzim familjar, shumë më tepër se një moment që ndryshon një jetë. Kjo ishte dasmë që shpalosi jo vetëm botën e madhe shkodrane, por ishte një një moment kulmor në jetën e djalit të vetëm Maltin Repishti. Është kjo dasmë që themelon një familje moderrne mes dy të rinjve me rrënjë në Shqipëri, por me një evolucion bashkëkohor modern: Zonjusha Misliu sapo ka mbaruar kolegjin, ndërsa Maltin Repishti është një doktor në profesion që u shërben përdite qindra pacientëve amerikanë. Ai shënon të parin djalë nga Shqipëria që të punojë si mjek prestigjioz në shtetin e Minesotës. Çdo shqiptar është krenar për të, ndërsa vetë Maltini mbetet një modest i përhershëm. Ndërkohë, komuniteti shqiptaro-amerikan në Minesota dëshmon një ringritje të vlerave në shoqërinë e hapur amerikane. Edhe ne shqiptarët dimë t’i ofrojmë kontribute dhe cilësi këtij kontinenti të njeriut dhe ëndrrave…
Mysafirët erdhën prej gjithandej: nga Kanadaja, Nju-Jorku, Çikago, Detroid, Kënektikat, pa llogaritur këtu gjeografinë e miqve dhe kolegëve të Dr. Repishtit. Ndërsa mblidhemi tek shtëpia e bollshme e Maltinit, njihemi me njëri tjetrin, takojmë miqtë e shtrëngojmë duart me njerëz të mirë. Zonja Lejla Repishti, ose siç e njeh gjithë Shkodra, nëna Lali, mamaja e Maltinit, duket se shfaqet në çdo cep të shtëpisë. E qeshur dhe me një soditje shkodrane, na përshëndet ngrohtësisht. “Ky gaz qoftë i përhershëm nënë” urojmë nënë Lalin, dhe ajo përcjell një buzëqeshje që zotëron kudo. Dr. Skot është koleg dhe mik shtëpie . Ai bashkë me të shoqen janë të parët që janë midis dasmorëve shqiptaro-amerikanë. Ndërkohë një djalë të bie në sy dhe të duket sikur është vëllai i dhëndërrit. Është një trup mesatar dhe njeri i qeshur që e quajnë Petrit Ndrio. “Mua më gjeni në Çikago…Nëse keni nevojë, ja kartvizita ime…” Dr. Ndrio është nga Lushnja, thotë se i dedikon shumë Maltinit që e takoi pas vitesh të mundimshme, në perëndim të Amerikës… Daja Selamiu ka ardhur prej ditësh nga Kanadaja me gjithë familjen, për të martuar nipin, ndërsa Vokona, motra e Maltinit me një vështrim që ndrit në gjithë fytyrën e saj, pret buzagas miqtë dhe shokët e vëllait të vetëm që martohet sot në mes të Amerikës.
“Erdhëm nga larg për t’i thënë mirsjevjen në “shoqërinë e të martuarve” shokut tonë të fëmijërisë” –thonë gati me një gojë Dritan Hoxha që ka fluturuar nga Kanadaja dhe Gilman Muçaj biznesmen në Kënektikat.Djemtë e Shkodrës duan të bëjnë humorin e vet, ndërsa Maltini përpiqet të jetë midis të gjithëve. Ai paska kaq shokë dhe miq cilësorë, që e bëjnë më kuptimplote dasmën që nuk është thjesht dasmë, por edhe një kuvend burrash të hareshëm. “Bota qënka e vogël, ja mblidhemi këtu në Mineapolis kaq shumë shqiptarë”-u them djemve moshatarë nga Shkodra. “Çfarë po thu hej burrë. Bota është e vogël për njerëz të mëdhenj si Maltini e shokët e tij. Për të vegjëlit ose të veckëlit vocërrakë, nuk ka botë fare, ose është shumë, shumë e madhe”- thotë me humor shkodran Gilman Muçaj, njeriu i biznesit privat në Amerikë, shoku i fëmijërisë së dhëndërit. “Vetëm një njeri si Maltini të bën të marrësh një rrugë kaq të largët, ndërhyn në bisedë Sokol Kongoli, një tjetër shok i Maltinit ,që ka ardhur bashkë me gruan nga Nju-Jorku.-Ky është mik që meriton çdo sakrificë…”. Sokol Kongoli, që është martuar me një vajzë nga Ulqini dhe kanë dy djem, është një tjetër shembull i potencialit intelektual shqiptar në shoqërinë e hapur amerikane. Ai managxhon një biznesi në shërbimet gjuhësorë duke ndihmuar që Amerika të vijojë komunikimin me të gjitha rracat, kombet dhe kulturat që ka në gjirin e vet. “Përkthejmë dhe shërbejmë në çdo gjuhë, jo vetëm në shqip”-thotë Sokoli duke qeshur. Të gjithë ne nën çatinë e Maltin Repishtit, që nuk pikon kurrë…Dëgjon shqip dhe anglisht, shkodrançe dhe korçarçe, dëgjon të zgjohen miqësi të vjetra, dëgjon të njihen të panjohurit duke pyetur për të njohurit…Kështu, pa ndonjë protokoll zyrtar, por thjesht për të gëzuar këtë moment, bashkohemi të gjithë në një anije luksoze që na shëtit gjithë mbrëmjen e të shtunës nëpër liqenin e Minetokës.Kënga shqiptare, por edhe muzika moderrne, bëjnë që anija të dridhet mes valëve dhe valleve tona. “Ke bërë mirë, i them Maltinit, vetëm nëpër dallgë mund të zbuten vallet dhe thirrjet e gëzuara shqiptare”. Ai që ende vijon dhe koordinon dasmën përmes celularit thotë: “Miqtë duhen nderuar dhe respektuar…Ky udhëtim në liqen është kryesisht për mysafirët shqiptarë , nesër do të jetë për të gjithë…”. Krushqia është përzjerë.Të gjithë sikur jemi të dehur nga gëzimi i dasmës që fillon nëpër valët e këtij liqeni që nuk e di pse me kujton liqenin e Shkodrës ku nuk vozitëm kurrë në anije si kjo. Atë liqen që i jep bukuri Shkodrës, por edhe e përmbyt shpesh pa mëshirë. Kujtoj atë liqen ku njerëzit i janë gëzuar Shirokës, por edhe janë mbytur duke kërkuar “botën e lirë”…Atë liqen të ndarë në mes që mbetet në soditjen konstante të Kalasë së Rozafës. Ndëra sjell në mendje liqenet tona, te ajo tokë ku u lindëm dhe fëmijëruam, dhimbshëm vërej që Shqipëria çdo liqen apo det e ka të ndarë më dysh me fqinjët. Dysh mes fqinjëve të egërr e përherë të pabesë. Kështu është çdo liqen në Ballkanin e trazuar. Liqeni i Pogradecit (Ohrit) është i ndarë në mes, Liqeni i Prespës i ndarë në mes, Adriatiku i ndarë në mes, deti Jon po ashtu….Çdo gjë e ndarë, çdo gjë me kufij… Por në këtë anije martese duket se nuk ka kufij, ka vetëm hapësirë, një hapësirë të lirë ku është edhe shkodrani edhe korçari, edhe pogradecari edhe tiranasi, edhe elbansalliu dhe lushnjari,… çdo gjë e mirë shqiptare vozit në anijen e çiftit të ri Lori e Maltin: çifit i mrekullueshëm që dinë të bashkojnë madhërishëm të mirën e gëzimin njerëzor…
4-5 orë aheng dhe këngë rreth një liqeni ky jetojnë pasanikë dhe multimilionerë të Minesotës. Vjen dikush aq larg dhe thotë: unë do të bëj një dasmë, sikurse edhe juve zotërinj. Madje më të mirë, më me nerv dhe ndjenjë … Unë vij nga Shkodra. Më thonë Maltin Repishti…! Ky djalë kurrë nuk mendoi sikurse autori shkruan. Ky djalë është spontan dhe krejt i këndshëm në çdo bisedë. Është dëshira dhe kryenaria ime shqiptare që më bën të fantazoj. Pse jo! Kombet bëjnë histori jo me të varfër, por me të mënçur dhe të pasur.Jo me mburracakë e gjoksin “gropë” , por me djem xhevahirë si Maltin Repishti. Ndaj kjo dasmë është më shumë se dasmë në historinë dhe të ardhmen e komunitetit shqiptaro-amerikan në Minesota. Kam darkuar disa herë me Maltninin. Në çdo takim kam zbuluar anë të reja të këtij njeriu që nuk bart thjesht vlera shkodrane apo shqiptare, por në atë që kam arritur të kuptoj, ai bart vlera universale njerëzore dhe intelektuale, që pak kush mund ta arrijë…Ndaj, ndihem mirë që ky djalë plot ëndrra dhe pasione, bashkon vlerat me një familje që vjen nga “Parisi i vogël” i Shqipërisë, nga Korça e kulturës dhe kurbetit historik, që gjithsesi tregon çdo të thotë familje dhe traditë. Bashkim e Drita Misliu erdhën në SHBA vetëm 7 vjet më parë dhe kuptuan se kyçi i suksesit është kultura dhe edukimi, ndaj mbështetën si prindër të rrallë shkollimin e vajzës, që rasti e solli të njihej e dashurohej me një doktor nga Shkodra. “Ruaji fëmijët nga kjo liri pa kufi Shefqet, jepu diçka nga ai zjarri shqiptar që na ka mbajtur gjallë dhe Faik bej Konica na e ka bërë të qartë…” më thotë babai i Lorit, Bashkim Misliu, cili është një tjetër shembull se çdo të thotë të jesh ai që je në këtë vend ku nuk ka kufij dhe diktat për sa kohë je ai që do të jesh…
***
Njeriu ka disa momente në jetë.Por ato sikurse është thënë janë vetëm tre momentet themelore: kur lind gëzon të tjerët, kur martohesh gëzohesh ti dhe shumë të tjerë, kur vdes: ti s’di se ç’ndodh …Pra dasma e një njeriu që don vërtet të fillojë një jetë të re, me shpresa dhe ëndërra, është momenti i vetkontrollit të gëzimit dhe krenarisë tënde. Ndërsa gëzoj këtë moment martesor të çifit të ri, nuk mund të mos kujtoj martesën time 18 vjet të shkuara, ku duhet të bëhej lista gati një vit më parë për të arritur te një dasmë normale. Ndërsa Maltini më tregonte për problemet e dasmës së vet, unë revokoja dasmën time dhe ky djalë me siguri qeshte ndërsa flisnim në telefon…Ka të drejtë të qesh, se edhe unë qesh me paradokest e të kaluarës shqiptare, ndërsa gëzoj këtë dasmë që do të kujtohet për kohë të gjatë…
***
Ciceroni shekuj më parë ka thënë: “Pranga e parë e shoqërisë është martesa, tjetra janë fëmijët tanë dhe më pas gjithë familja dhe gjërat që na bashkojnë…”.Ne të gjithë i jemi gëzuar këtij “prangimi” si një ligjësi universale. Dasmat tona janë spektakle të këngës e valles ku gëzojnë të gjithë pranë çiftit të ri. Kështu ka qënë, kështu do të jetë… Është një mëngjes i shkëlqyer për çiftin Repishti. Deklarimi i tyre zyrar si burrë dhe grua u bë në nja nga mjediset më luksoze dhe më të pasura të këtij metropoli: Kullat Karlson në Minetonka. Secili erdhi me atë dëshirë për të përjetuar inagurimin zyrtar të çifit.Nuk ka tabaka që të imponojnë pijen, ka një liri ndryshe për secilin. Një protokoll i thjeshtë, por domethënës. Mysafirët duhet të shoqërohen deri tek vëndi ku duhet të ulen dhe ndjekin ceremoninë zyrtare.Është një përcjellje aristrokate që bëhet nga një grup i posaçëm. Radha e parë është për familjarë dhe vetëm famijarë. Njerëz të posaçëm përcjellin çdo çift tek amfiteatri i martesës. Një muzikë e lehtë shoqëron çdo ardhje. Çdokush që shoqëron miqte në amfiteatër është shqiptar. Respekti është i njëjtë për secilin. Nuk ka “mysafir special”, të gjithë janë të tillë: specialë… Dhe ja, nusja vjen si në përralla me një karrocë të ëndrravë me kalë të bardhë. Një karrocë princërore sjell Lorin tek krahët e Maltin Repishtit. Babai i vjazës, Bashkim Misliu, përcjell atë prej karrocës deri tek dhëndri i qeshur. Bukuria e saj e bardhë pushton hapësirën midis dy kullave të arta. Ajo zbret shkallët drejt amfiteatrit të martesës me Maltin Repishtin. Lori Misliu, bukuria yjnore e kësaj dite, mbështetet lehtë tek babai i vet , ndërsa hedh hapat e fundit të vajzërisë së saj…Është ky moment i bukur, ku babai mban lotët burrërisht dhe ia dorëzon vajzën atij që i përket. Një moment i pushtetit të ndjenjave prindërore që vetëm prindërit i kuptojnë, pa lotë gëzimi, lotët janë fshehur thellë në zemra, lotët janë mbuluar nga shkëlqimi vezullar i kësaj dame monument për çiftin…
“O dhëndër ku vete kështu,
Der tek nusja kam pak punë…”
Zëri i Mentor Xhemalit, artistit të madh shqiptar, sikur kumbon në këto dy kulla madhështore ku kurorëzohet martesa. Babai nuk qan, të dyja nënat, Ixhlal Repishti dhe Drita Misliu, shikojnë të lumturuara krijesat e tyre, ndërsa dhëndërri qesh dhe merr lehtë përkrahu nusen e vet… Çifti hedh hapat e parë të martesës…Së thelli shpirtit vjen një këngë…Si ngashërim gëzimi..Kënga jonë të bën të qash, por këtu nuk njihet e qara… Lotët nganjëherë janë të bukura, por i ruajmë brenda, që të respektojmë miqtë dhe gëzimin familjar…Lotët janë edhe shprehja më e plotë e gëzimit, por në këtë dasmë nuk pati të tillë vetëm sy të ngazëllyer nga gëzimi fatlum…Nëna e Maltinit qesh, qesh hijshëm, kështu edhe nëna e nuses, kështu edhe babai, kushërirat, kështu qesh edhe motra e dhëndërrit që ka ardhur nga Kanadaja, qesh edhe daja, edhe nipi, qeshim të gjithë ne, ndërsa çifti ngjit shkallët e kurorëzimit bashkëshortor…
Një kohë që ndrit. Diell që ndrit në këtë moment… një shatërvan madhështor në sfond. Një hark-ylber sikur bekon me ngjyrat e bukura çiftin Repishti…Një zë solemn ndiqet emocionueshëm nga çifti dhe dasmorët: “… ju deklaroj burrë dhe grua…” Duartrokitje.Shatërvani vijon të përcjellë ujë të kristaltë në lartësi dhe hapësirë duke krijuar magjishëm fiongon ylber të kësaj martese… Dhe çifti puthet para të gjithëve. Është puthja më e bukur publike.Të gjithë duartrokasim këtë moment, ndërsa çifti na përshdëndet përmes një buzëqeshje pasputhjes, që përcillet në hapësirën e kaltëroshe të qiellit. Ndërsa ndjek këtë moment, më kujtohet Jakov Xoxa që shkruante qysh në kohë të diktaturës së kundërputhjes:
” Një urë lidh dy brigje/ Një e puthur mbyll dy shtigje…”
Kjo reminishencë e letrave shqipe, më bën të shkoj rrufeshëm tek e shkuara jonë, që është memorje për dhjetra çifte në këtë dasmë. Por befas, çifti i porsaputhur lëshon dy pëllumba të bardhë në qiellin e kaltër, ndërkohë që qindra flutura të bukura pushtojnë amfiteatrin e martesës… Ky fluturim magjik na çon të gjithëve me vështrim nga qielli i pastër…Dy pëllumba të bardhë e shumë flutura plot ngjyra të ndezura, sikur vallzojnë tangon e çifit…Nuk ka një simbiozë më të bukur se kjo për një çift që hedh hapin e parë në jetën bashkëshortore… Ndaj vargjet poetike “Premtim” duket se këndohen e shkruhen në hapësirë nga qindra flutura krahëhapura rreth të sapomartuarve dhe dasmorëve:
“Për gjithë jetën do të shëtis me ty,
në pyjet me gjelbërim dhe brigjet me rërë
dhe kur jeta në tokë do të shkojë diku,
në parajsë, gjithashtu, unë do të të jem pranë…”
***
Pragdarka e dasmës ka filluar. Dasmorët janë shpërndarë lirshëm pranë amfiteatrit që kurorëzoi çiftin. Është një moment për të njohur, miq, shokë dhe kolegë të Dr.Repishtit. Një orkestër luan dirket melodi të ndryshme që shpërndojnë gjithandej një puhizë gëzimi.Secili zgjedh pijen e preferuar dhe ka filluar kështu dasma e shumëpritur. Çifti rikthehet nga shëtitja e parë me karrocën e princërore dhe pasi takojnë shokë e miq, bashkohen me familjet dhe të afërmit dhe bëjnë fotografi. Kolegët e Maltinit duket se janë krenarë për të. Ata futen në biseda për të mësuar më shumë për “sekretet” e djalit nga Shkodra. Duke e parë qartë këtë kërshëri u them: “Maltini ka një sekret të thjeshtë: punën dhe mirësinë…Kjo e bën të ketë sukses dhe ta duan të gjithë…”. “Ke të drejtë, ne e shohim këtë përditë tek puna dhe arritjet e tij…”- thonë kolegët duke qeshur.
Por nuk janë vetëm kolegët. Në këtë dasmë, mjeku ka ftuar edhe ish-pacientë të vet. Duket se ata janë edhe më të lumturit në këtë ditë. “Doktori më shton jetë dhe shëndet sa herë që më viziton- thotë Lerri, një pacient i Dr.Repishtit. Ai di të më respektojë dhe është ky respekt “kura” e parë dhe domethënëse që më jep doktori im…Dhe për më tepër, unë jam i ftuar në dasmën e tij…Jo të gjithë janë si Dr. Repishti. Ai është i veçantë…”. Natyrshëm ndihesh mirë ndërsa dëgjon komente të tilla e trokas gotën e gëzimit në këtë dasmë. “Të trashëgohet çifti…” Është ky urim domethënsës që përsëritet e përsëritet…Ca tabaka të mbushura plot me “mikromeze-fantazi” lëvizin midis grupeve të dasmorëve. Dielli lëviz drejt perëndimit. Dy kullat e larta duket se nuk bëjnë hije kund, por sikur derdhen madhërishëm në gotat e pijeve tona…Nuk ka hije në dasmë si kjo, ka vetëm dritë dhe shkëlqim. Gazmend Xhelilaj është një pjesëtar i komunitetit i ftuar nga Dr.Repishit. Ai është bashkë me Silvën dhe vajzën e tyre dy vjeçare Ina, që di edhe shqip edhe anglisht. Ata sapo janë kthyer nga Shqipëria. “Dasma jote solli dasma të tjera…E hoqe këmbën zvarrë”- i them duke qeshur Gazit. Ai qesh. Gazmendi është martuar 3 vjet më parë diku pranë liqenit të Minetokës.. Përpiqemi të heqim paralele mes dasmës së tij dhe kësaj që gëzojmë këtë moment, por dy dasma nuk janë kurrë të njëjta.
Tingujt e muzikës na gëzojnë thellë në shpirt. Është një dasmë që të shlodh ndërsa sheh madhështi, luks dhe bujari shkodrane. Mbi të gjitha çifti vjen si një dritë e gëzim feksës. Ndërsa futemi në sallonin e dasmës, vallzimi i parë u përket atyre që na sollën në këtu: Lori dhe Maltin. Prej këtij momenti të gjithë duket se janë të dehur ende pa pirë… Maltin Repishti uron gëzim për secilin dhe tavolinat kanë përplasur gotat …
Është një moment ku duam të themi shumë, por edhe duam që dasmorët të gëzojnë dhe dëfrehen. Shoku dhe miku i Maltinit, Dr.Petrit Ndrio nga Çikago kërkon të thotë shumë e më shumë nga sa lejon protokolli i kësaj dasme. Në pak minuta ai thotë shumë: “Ne ikëm të dy nga Shqipëria, por ikëm ndryshe. Maltini pat fat do të fluturonte drejt Amerikës, ndërsa unë i pafati mora rrugën më këmbë e kalova kufirin nëpër ferra drejt Greqisë… Ishte dhimbje dhe mundim, por burrat i provon mundimi dhe vuajtja, jo thjesht qefi dhe jeta e rëhatshme…Ne ishim shokë dhe u ndamë dhimbshëm, por pas vitesh gjetëm njëri tjetrin në San Diego dhe, prej atij momenti unë mësova nga Maltini se si të filloj karrierën në shëndetsi…Burri i mirë mbetet i mirë- ky ka qënë dhe është dhëndrri i kësaj dasme Maltin Repishti…Të trashëgohet çifti!”
Vokona Repishti, motra e Maltinit sjell një moment dhimbje e gëzimi në dasmë. Motra e mirë e dhëndërrit nuk mund të rrijë pa sjellë këtu babain tyre, Xhavit Repishti. Në pak radhë të shkruara në anglisht dhe shqip, ajo bën sallën të drithërohet, ndërsa babai i ikur nga kjo jetë, vjen magjishëm në dasmë përmes lotësh mallëngjimi. “…Babai nuk arriti këtë ditë, por ai është këtu dhe gëzon këtë dasmë sikurse secili nga ne…Ai është këtu sepse e deshte aq shumë djalin e vetëm, njeriun e shpresës dhe suksesit Maltinin…Ne gëzojmë këtë moment, por edhe me dhimbje që nuk mundemi të trokasim gotat me babain e dhëndërrit…Gëzuar e gëzime paçi ju të gjithë…Ky ishte edhe urimi-dëshirë i babait që mungon fizikisht në këtë dasmë…Por gjithsesi ai është këtu dhe na thotë: Gëzuar!”
Maltini do të më fliste shpesh për babain ndërsa i shërbente në shtëpi. ” I shtova aq vite jete sa munda, por ajo sëmundje ishte e rëndë…”- më thoshte Maltini një vit më parë ndërsa kishte njeriun e dashur. Dhe instiktivisht ai do të sillte kujtime me babain e vet ish-pedagogun në shkollën veterinare ku është diplomuar autori i këtyre radhëve. Unë nuk pata shans ta njihja nga afër, por ish-kolegët e mi gjithmonë përcollën mendime të shkëlqyera për Xhavit Repishtin. “Ne dëgjonim çdo mbrëmje “Zërin e Amerikës” qysh kur unë isha fëmijë….” Do të më thoshte një darkë Maltini. Natyrisht tashmë ky zë akoma është në efir, por ne që jetojmë këtu nuk kemi nevojë ta dëgjojmë më… “Nuk e njoh djalin e Xhavit Repishtit, do të më shkruante nga Tirana, As.Prof.Xhevdet Bashllari (veteriner dhe gazetar), por besoj se i ka ngjarë babait të tij, që ka qënë një njeri i shkëlqyer i frymëzimeve të avancuara rinore qysh në atë kohë të errët…”.
“Gëzuar…Të trashëgohet çifti…”- më shkund nga kujtimet Dritan Hoxha. Është miku dhe kolegu i Maltinit. Tan Hoxha duket se të përcjell atë fytyrë mendimtare të Shkodrës. Ai ka punuar 10 vjet si pediatër në Shkodër dhe tani ka rifilluar jetën në Kanada. “Mos humb kohë, ktheju zanatit si Maltini…” i them duke bërë shaka…Ai qesh. Ka një djalë dhe bashkë me gruan duket se janë të lumtur në Kanada…. “Eja këtu se do të shohësh se Kanadaja është aq prapa në disa anë… Ai qesh dhe shkodrançe më thotë: “A je i marrë a ban vetë…”
12 gusht 2007. Dasmë moderrne me tone shkodrane. 25 km në lindje prej këtij vëndi, aty në Mineapolis, ka dhënë gjuhën shqipe për amerikanët shkodrani Arshi Pipa. Në Universitetin e Minesotës ai ka qënë një personalitet i gjuhës dhe kulturës shiptare. Zoti Pipa mësoi shumë amerikanë të flasin shqip, madje ish-studentë të tij amerikanë u bënë edhe dhëndurrë të Tiranës. Ai kurrë nuk ëndërroi se pikërisht këtu, në pjesën më të pasur të Minesotës , një shkodran do të bënte një dasmë moderrne, madje duke u martuar me një shqiptare-amerikane. Pipa nuk u martua kurrë… Nëse do të jetonte, Prof. Pipa mbase do të ishte i ftuari special i kësaj dasme, por ai nuk do ta besonte se kjo do të ishte sa dasmë amerikane aq edhe shqiptare…Pipa nuk arrinte të njihte mprehtësinë e guximin për ndryshim të brezit që rrënoi diktaturën e Enver Hoxhës. Maltin Repishti ishtë një nga këta djem të revoltës dhe rilindjes demokratike në Shqipëri. Pas fitores së parevokueshme, ai e pa të ardhmen e vet në SHBA. Erdhi me shumë ëndrra e vullnet të paepur dhe vetëm me disa dhjetra dollarë në xhep. Dhe shihe dasmën që bën sot më 2007… Jo, Arshi Pipa mbase mund ta gëzonte këtë dasmë, por nuk do ta kuptonte kurrë…
***
“Mirëmbrëma, mirëmbrëma Shkodra jonë
A ke bukë, a ke bukë me na dhanë?…
Sa ka deti, sa ka deti ujë e ranë…”
Ne që kemi kujtime dhe mbresa me Shkodrën e shkodranët, e kemi kënduar këtë këngë sa e sa herë… Më duket se kjo këngë prelud përcilled nga tavolina në tavolinë…Dhe kthehet jehonë si himn i gëzimit në këtë dasmë…Ka qënë Shkodra loke, monument i kulturës, lashtësise dhe historisë shqiptare, që gjithmonë na ka dhënë diçka. Na ka bërë për të qeshur, kur kemi qënë të mërzitur, na ka ngopur kur “s’kemi pas gja me ngranë…”, na ka ngrohur kur kemi qënë në “bukurinë që vret” të Migjenit të madh. Shekulli i Migjenit ka ikur. Brezi i ri i Migjenit tashmë është plakur, ose ka vdekur. Migjeni nuk mendoi se “bijt e shekullit të ri” do të shpërthenin furishëm kaq larg Shqipërisë, diku në Perëndim, në Amerkë…
Ndërsa këngët kanë qënë këngë dhe dëshirat kanë qënë dëshira,sot ato i prekim dhe jetojmë. Është një shkodran, një djalë me emrin unik Maltin Repishti, biri i vetëm i Xhavit e Ixhlal Repishtit, që shpalos gjithë këtë bujari dhe mirësi në një dasmë lluksoze, të bollshme, të këndëshme dhe plot urime të bardha, ku bashkohen familja, krushqia, shokë, miq dhe kolegë…Një familje e madhe, në një dasmë të madhe. Një dasmë për të gjithë ata që dinë çdo të thotë mirësi dhe botë shkodrane. Sërish sjell në mend vargjet domethënëse për këtë ditë:
“Për gjithë jetën do të shëtis me ty,
në pyjet me gjelbërim dhe brigjet me rërë
dhe kur jeta në tokë do të shkojë diku ,
në parajsë, gjithashtu, unë do të të jem pranë…”
Sot martohet Maltin Repishti! Jetë të lumtur çifit! Qofshi përherë të lumtur dhe të trashëgoheni Lori dhe Maltin!
Me rastin e 95 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare Shqiptare, artistë shqiptarë dhe të huaj në një ekspozitë të përbashkët në Romë
Ekspozitë që do të kthehet në muze në ambjentet e ambasadës shqiptarë në Romë
Me inisiativën e piktorit shqiptar Alfred Mirash-Miloti dhe me dashamirësinë dhe impenjimin e vetë Ambasadorit shqiptar në Romë SH.T Llesh Kola me rastin e 95 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë në mjediset e një nga hoteleve më luksoze të Romës “Grand Hotel Pasco del Principi” është hapur një ekspozitë e arteve figurative me pjesmarrjen e piktorëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali si dhe me pjesmarrjen e piktorëve italian, algjerian, iranian, libanez, peruan etj
Ambasadori shqiptar në Romë SH.T. z Llesh Kola i cili ndryshe nga paraardhësie e tij po afron bashkëkombësave të tij të zhvillojnë aktivitetet e tyre. Vetë fakti që kjo ekspozitë do të kthehet në një muze në ambjentet e ambasadës pas 26 nëntorit flet më së miri për një gjë të tillë.
Edhe prof. Massimo Guastella, docent i historisë së artit në Universitetin e Lecces ka ftuar miqtë e tij artistë, të cilët me kënaqsi marrin pjesë në këtë event të rëndsishëm.
Mjeshtri Uccio Biondi, artist me famë, megjithë impenjimet e tij në ekspozita personale e kolektive në galeri e muze, ka qënë ndër të parët që ka pranuar ftesën për ekspozitën n ë Romë. Në veprat e tij hapi i parë është i natyrs grafike dhe vizatimi i fotomodeleve vjen në mënyrë të përpiktë. Ngjyra dominuese është e kuqja, që merr një kuptim simbolik, si një shenjë në kërkim të një demokracie të re. E kuqja është shenjë vizive i një zgjimi te ri.
Ali Nassereddine, libanez, pikturon me ngjyra të qarta mesdhetare, duke kujtuar kështu vendin e tij dhe lojrat e fëmijërisë, të pikturuara me kujdes edhe poezite në grafit.
Enza Santoro me veprën e saj shprehet për temat e identitetit, përkatësisë, turpit dhe këndvështrimeve.
Cammillo Sassano artist-designer dhe fotograf, i cili jeton në Amerikë, merr pjesë me një foto në bardh e zi të titulluar “Giochi pericolosi”, (Lojra të rrezikshme), një shkrepje delikate dhe misterioze.
Anna Borghi pohon:” Jam gjithnjë e më tepër e bindur për nevojën e një përballimi përfundimtar e aktiv në botën e artit. Përballim me mjeshtrat antikë, me sendet, por mbi të gjitha me bashkohësinë tonë dhe me njerëzit, që ecin e përshkojnë historinë bashkë me ne.
Davide Corona i seleksionuar për të marrur pjesë në ekspozitën “Profilo arte 2007” sjell një punim që i përket kërkimeve të tij të fundit, e ku studion historinë e artit në mënyrë gazmore dhe ironike.
Shumë artistë shqiptarë janë studentë në akademitë italiane ose kanë studiuar në Firenze, Milano, Roma, ose në Akademinë në Tiranë. Të gjithë ekspozojnë në Itali dhe në Europë.
Alfred Kedhi jeton për artin, ecën me një bllok skicash nën krah dhe vizaton gjithnjë e kudo: në metro, në tren me idet e tij te reja e kurajoze.
Armando Xhomo jeton prej vitesh ne Firenze. Nese hyn në studion e tij kudo sheh kuadro e skica, akuarele, vizatime e punime në vaj. Ai spjegon me kujdes pejsazhet e kërkimet e tij. Punimet e fundit trajtojnë temën e pejsazhit urban të trajtuar me liri.
Skulptori Helidon Xhixha nga Durrësi, i cili punon kryesisht në Milano, Dubai e Nju York ka ekspozuar në shumë vende. Sjellim si shembull skulpturën e tij “Kali në Vrapim” i ekspozuar para stabilimenit Ferrari, në Maranello. Kur e takojmë flet për veprat e tij, ndër të cilat e fundit është e lartë 15 metër dhe do të vendoset në Nju Jork, afër vendit të Kullave Binjake.
Everest Tikvina, artist që jeton e punon në Firenze, pas përfundimi të studimeve për skulpturë pranë Akademisë në Firenze, prej vitesh ka realizuar skulptura monumentale në shumë bashki të Italisë.Qëllimi i tij nuk është të predikojë të vërtetën, por të shtroj pyetje: pyetje mbi dhimbjen e të tjerëve.
I riu Parlind Prelashi pikturon, bën video art e fotografi. Në ekspozitën e fundit të tij, në Brindisi ka prezantuar një video me 12 minuta ku tregon historinë e një familje në veri të Shqipërisë. Në foton që ekspozon në Romë paraqet një shkrepje bardh e zi në një moment të fortë e sensibël.
Artisti Alkan Nallbani, është shumë biografik në kujtimet e tij dhe thotë: Nga ajo kohë vjen edhe lidhja ime e fortë me temat e jetës shqiptare, por protagonistët janë anonim; secili prej nesh mund te gjejë vehten në këto figura njerëzore që komunikojnë me pejsazhin rrethues.
Ghazi Kanani artist iraken me një punim në vaj të titulluar tregon gjithshka pr jeten e tij kurioze dhe sesi kerkon te gjeje anën befasuese në gjithë aspektet e saj.
Allal Khelfaloui te “Enderra” pikturon vendin e tij, Algjerinë me ngjyra të kaltra, te kuqe dhe e bardha si sfond që rrethon pejsazhin e kujtesës së tij.
Albana Temali që sot jeton në Bolonjë, prej vitesh per pasion pikturon, fotografon e ekspozon ne Itali e jashte saj. Ne ekspozite sjell “Vjeshten” ku me ngjyra te gjalla pikturon kodrat e Toskanes. Prej vitesh impenjohet ne promovimin e artisteve shqiptare nepermjet internetit dhe si korrespondente per shtypin shqiptar.
Vladimir Llakaj docent i Akademise në Tiranë, i diplomuar ne Bolonje dhe ne Rome, ekspozon një pejsazh plot me penelata ekspresive të qytetit të Beratit, qytetit unik ne botë e antik me rreth 2300 vjet jete.
Alessandro Buccoliero pikturon gjithe Firencen me simbolet e tij ne menyrë pop-art, me ngjyra shumë të forta dhe të ndara, të cilat krijojnë një harmoni surreale.
Xhovalin Delia regjisor e piktor prezantohet me “Njeriu si krijues e krijes”, si bashkësi në raport me veten e çka e rrethon, si njesi në ndervartesi reciproke dialektike me gjithësinë përtej të “Mirës” e të “Keqes”.
Zafina Vasa me një pikturë të dendur e të dëshëruar ku ngjyra luan gjithë lojën , duke krijuar në mënyrë të lirë kufijtë e pejsazhit të saj emocional.
Mark Gera qe vjen nga një familje artistësh shkodranë jeton në Torino pikturon në mënyrë personale e pothuaj infantile, por kontrollon me sens krijues shumllojshmëri ngjyrash si në pikturat kompozime figurative apo ne ato astrate.
Ferdinand Bjanku, nga familje artistësh shkodranë kohët e fundit është impenjuar në fushën e fotografisë edhe si fotoreporter i shtypit shqiptar: Ai sjell në ketë ekspozitë një nga fotografitë e fundit të realizuara në qytetin e tij te lindjes në Shkodër ” Këmbana e Katedrales së Shkodrës” duke evokuar keshtu lirinë fetare të fituar pas rënies së diktaturës në Shqipëri.
Studentët Albien Alushaj, Arber Elezi e Dhimitraq Kote, studiojnë në Firenze në Akademine e Arteve te Bukura dhe jetojnë në këtë qytet plot me artistë dhe muzeume. Ambasadori Llesh Kola i ka ftuar personalisht ne këtë ekspozitë duke u demostruar kurajo duke konsideruar se studiojnë duke bërë sakrifica për një të ardhme prej artistësh.
Alfred Mirashi Milot nuk është vetëm organizator i ekspozitës por edhe pjesmarrës i saj me një punim -dittico të kuq të titulluar “Angolo Mediterraneo” ku mbi telajo janë celësat e vizatuar në sens simbolik që ftojnë botën e sotme të hapë dyert e të jetojë në paqe pa frikën e përballimit me “te ndryshmen”. Pas vlerësimit të fundit që i është bërë në Milano me cmimin “Profilo arte 2007” ështe edhe prezent në katalogun me titull “100 artisti per un’indagine sull’arte in Italia”shkruar nën kujdesin e Philippe Daverio e Jean Blanchaert, (botim Rizzoli) dhe që gjindet sot në të gjithë libreritë në Itali. Ekspozitat e ardhme të tij do të jenë në San Pietroburgo, Madrid e New York. Disa vite më parë ekspozita personale e titulluar “Le veneri di Milot” në Maschio Angioino, Napoli u organizua nen kujdesin e kritikëve Francesco Poli e Eduardo Cicelyn
Këto vepra të artistëve bashkëkohore pas datës 26 nëntor 2007 do të jenë të ekspozuara përherë në ambjentet e ambasadës shqiptare në Rome dhe së afërmi në sitin zyrtar të saj.
NAMIK MEHMETI, (GAZETAR) FIRENZE ITALI
Gadishulli Apenin “ngjyroset” kuq e zi
Ishte nje nentor i pazakonte per komunitetin shqiptar ky i sivjeteshmi per mbare gadishullin Apenin. “Un Novembre rosso – nero” (nje Nentor kuq e zi) e titulluan nje sere gazetash e revistash italiane, muajin me te rendesishem per komunitetin tone ne kete vend. Me dhjetera aktivitete nga me te ndryshmet te organizuara nga “Lidhja Nazionale shqiptaro-arberesh” dhe LSHB-kuvendi i Italise ne bashkepunim te ngushte me shoqatat dhe komunitetet lokale ane e kend, qe nga arbereshet e Kalabrise dhe Siçilise ne Jug e deri tek komunitetet shqiptare te veriut ne kufi te Frances, Torino ne kufi te Austrise, Bolzano apo ne kufi te Sllovenise, Trieste.
Gjithesesi, kremtimi e 95 vjetorit te pavaresise kulmoi ne rajonin Marche, pikerisht ne qytetin Fermo, ku nje sheshi ju dha emri i Heroit tone Kombetar e pas nje ceremonie solemne, ne prani te rreth nje mije te ftuarve, u vendos magjishem busti i tij.
Ne fjalimin e rastit, kryetari Lidhjes shqiptaro-arberesh e njekohesisht n/kryetar il LSHB, z. Alban Kraja, rievokoi per te pranishmit rolin vetmohues ne historine e Kontinentit tone te vjeter te popullit shqiptar ne pergjithesi e te Heroit tone Kombetar Skenderbeut ne veçanti, te cilin ai e cilesoi njekohesisht dhe Hero te Italise e mbare Europes. Me kete rast ai i dhuroi 10 kopie te librit te tij mbi Skenderbeun, bibliotekes se qytetit bregdetar Fermo.
Ne fjalen e tije pershendetese, ambasadori i Shqiperise ne Rome z. Llesh Kola, vleresoi lart rendesine qe evenimente te tilla kane per jo vetem per komunitetin shqiptar ne Itali por dhe per imazhin e te gjithe Kombit tone. Me kete rast shkelqesia e Tij z. Kola i dorezoi z. Alban Kraja medaljen e mirenjohjes, per merita te veçanta ne mbrojtje te figures se shqiptarit ne Itali.
per zyren e shtypit, informacionit dhe maredhenieve me publikun
Vitore Stefa
Dosja sekrete e Ahmet Zogut Nr. 945/III që dënoi 73 komunistë
Të duket disi e pabesueshme se nga 73 komunistët e parë që ndiqeshin në të gjithë Shqipërinë, nga Zyra sekrete e Mbretërisë nga viti 1935 deri me 10 shkurt të vitit 1939, kur pjesa më e madhe u dënuan nga gjykata politike e asaj kohe 29 komunistë ishin nga trevat që më vonë do t’u bëjshin simbol i Antikomunizmit, pra nga Shkodra, Malësia e Madhe dhe vetëm 1 nga Dibra e 2 nga Gjakova. Nëse nuk do të figuronte edhe sot në Arkivin e Shtetit dosja me numër 945/III pak kush do ta merrte për të vërtetë këtë shënim tonin sot gati 70 vite nga ajo kohë. Gjithsesi ne duke u bazuar në dosjen e sipërshënuar po “riprodhojmë” vetëm emrat e atyre burrave të akuzoheshin si komunistë nga trevat e Shkodrës, Malësisë, dhe nga disa troje të Shqipërisë së Veriut, të cilët janë:
1. Zef Mala nga Shkodra
2. Ethem Boriçi nga Shkodra
3. Qemal Draçini nga Shkodra
4. Ramiz Xhabia nga Shkodra
5. Abdyl Bega nga Shkodra
6. Ndue Gjela nga Thethi, banues në Shkodër
7. Mark Uli nga Shtoji i Ri, banues në Shkodër
8. Faik Boshnjaku nga Shkodra
9. Gjergj Zagora nga Shkodra
10. Gjon Shpataraku nga Shkodra
11. Vasil Marku nga Shkodra
12. Ndoc Mazi nga Shkodra
13. Hajrulla Kastrati nga Shkodra
14. Vojo Kushi nga Shkodra
15. Branko Kadia nga Shkodra
16. Pashuk Ilia nga Shkodra
17. Vasil Shanto nga Shkodra
18. Gjovalin Luka nga Shkodra
19. Vasil Llazari nga Shkodra
20. Ilo Panduku nga Shkodra
21. Voin Grabova nga Shkodra
22. Çun Jonuzi nga Kastrati
23. Gjeto Keqi nga Kastrati
24. Spaso Trimcev nga Shkodra
25. Sadik Bekteshi nga Shkodra
26. Tuk Jakova nga Shkodra
27. Emin Duraku nga Gjakova
28. Sadik Stavaleci nga Gjakova
29. Nazmi Koxhaxhiku nga Dibra e Madhe
Vlen të theksohet se në dekumentet e shërbimit sekret kanë figuruar edhe emri i Zef Hotit (nga Hoti i M. Madhe), por për arsye se ishte vrarë në luftën civile të Spanjës në vitin 1937, ai nuk mund të përfshihej në gjygje, gjithashtu edhe emri i komunistit Ali Kelmendi nga Gucia e Malësisë, nuk ishte disponibël në gjygje, për arsye se ky kishte vdekur… Në listën e dëninmit të bën përshtypje se pjesa më e madhe e këtyre të akuzuarve si komunist janë me arsim fillor, dhe fare pak me arsim të lartë apo të mesëm, gjithashtu mosha e tyre në përgjithsi ishte e re apo shumë e re, ku një nga këta ishte vetëm 15 vjeç, çfarë tregon se shumica ishin mashtruar nga propaganda komuniste, që ka fjalët e bukura e veprat e këqia… Këta burra nga Shkodra, Malësia e tjerë u gjykuan së bashku me 44 të akuzuar të tjerë si komunist nga e gjithë Shqipëria. Trupi gjykues përbëhej nga Abedin Xhiku – Kryetar, ndërsa antarë të gjygjit ishin Et’hem Hado, Hysen Sula, Shan Vila dhe Lan Kraja, ndërsa Prokurori i Çështjes ishte Dhimitër Goci. Vendimi i dënimit u muar nga Gjygji politik me daten 10 shkurt të vitit 1939. Të dënuarit komunistë dërgohen të kryejnë dënimin në një burg të kohës në Berat. Ky dënim zgjati fare pak, pasi u amnistua pas datës 7 prill 1939, nga pushtuesi fashist (nga mëkëmbësi i mbretit Viktor Emanueli, Françesko Jakomoni). Është interesant të thuhet se Kryekomunisti i mëvonshëm Enver Hoxha, nuk figuronte as në listën e të dënuarve si komunist, dhe as në listën e shërbimit sekret të mbretërisë që ndiqte komunistët e kohës, ku drejtuesi i shërbimit sekret ishte shkodrani Zef Kadarja. Në fakt duket se Enver Hoxha ishte një agjent sekret i mbretërisë, pasi ishte i priviligjuar si student në Francë ku nuk mori asnjë vit, ishte Sekretar në Konsullatën Shqiptare të Belgjikës e deri Profesor pa arsim në Liceun e Korçës. E ndërsa Zef Kadarja i ruajti “Nderin” agjentit të tij, Enver Hoxha, ky kur erdhi në pushtet i mori jetën ish shefit të tij. Ashtu siç u mori jetën edhe pjesës më të madhe të komunistëve të parë nga Shkodra, Malësia e tjerë. E natyrisht edhe kjo eksperiencë i hidhur, influencoi sado pak në antikomunizmin e mëvonshëm të trevave që fatkeqësisht kishin importuar të parët farën e kuqe e të keqe të komunizmit, farë që ende nuk është “KUAR” edhe sot plotësisht në Shqipëri pas rreth 70 viteve…
Ndue Bacaj
Kongresi i Manastirit, 14-22 nëntor 1908
Nga datat 14 deri 22 nëntor të vitit 1908, me inisiativën e shoqërisë “BASHKIMI” në qytetin historik të Manastirit (sot nën Maqedoni me emrin Bitola) u mblodhën përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare dhe shoqëritë jashtë trojeve tona. Programi për unifikimin e alfabetit ishte bërë që në gusht me thirrjen: “Jo me pushkë e barut, por me pendë e letra.” Me 14 nëntor ju përgjigjën thirrjes rreth 400 shqiptarë, ku 150 nga këta u konsideruan delegatë, dhe në bazë të kritereve vetëm 52 nga këta kishin të drejtë vote. Fillimisht mbledhja zgjodhi kryetar Mit’hat Frashërin (djalin e patriotit të njohur Abdyl Frashëri) dhe nënkryetarë përfaqësuesin e shoqërisë Biblike, Gjergj Qiriazin. Në këtë kongres merrnin pjesë shumë patriotë e veprimtarë të njohur si Luigj Gurakuqi, Fehmi Zavalani, Gjergj Fishta, Sotir Peci, Shahin Kolonja, Çerçiz e Bajo Topulli, Mihal Grameno, Abdyl Ypi e tjerë. Duhet thënë për hirë të së vërtetës se autoritetet turke nuk penguan kongresin, madje ditën e parë përshëndeti edhe Prefekti i Manastirit, me një politikë më liberale që kishin proklamuar Xhonturqit. Pas tre ditëve diskutime u vendos të zgjidhet komisioni i Alfabetit. Komisioni kishte në përbërje 11 antarë me kryetar At Gjergj Fishten. Komisioni pas shumë diskutimesh (në mes disa alfabeteve të shoqërive shqiptare e tjerë), vendosi me shumicë të miratojë si alfabet unik të shqiptarëve, Alfabetin që kemi sot me 36 shkronja, pra në përgjithësi atë latin. Gjergj Fishta e mbrojti këtë alfabet jo pa vështirësi, pasi alfabeti me germa arabe apo greke, kishte mbështetje zyrtare nga Stambolli. Duhet theksuar se vëzhguese në këtë kongres kishte qenë edhe misionarja amerikane Fineas Kenedi, e cila shkruante se këtu u mbajtën shumë kumtesa, por ajo e poetit Gjergj Fishta nga Shkodra ishte më e mira dhe i bëri dëgjuesit t’u rridhnin lotët. Një e veçantë që vlen të thuhet ishte edhe pjesëmarrja e të vetmes delegate grua, Parashqevi Qiriazi që vinte nga shkolla e vajzave Korçë, madje kjo ishte e para femër shqiptare që merrte pjesë në një forum të tillë kombëtar. Kongresi përveç alfabetit miratoi edhe një program kombëtar me 18 pika, që kishin karakter politik, ekonomik, kulturor e shoqëror. Gjithsesi edhe pas kongresit qël përfundoi me datën 22 nëntor 1908, Alfabeti që kemi sot kaloi pengesa e vështirsi të natyrave të ndryshme shtetrore e shoqërore, por ky alfabet triumfoi…
Ndue Bacaj
Me rastin e 95 vjetorit të “Ditës së Zë-Vendimit të Mëvehtësisë”, “Ditës së Flamurit” dhe “Kongresit/Kuvendit të Vlorës, 28 nëntor – 7 dhjetor 1912. Me rastin e 70 vjetorit të botimit përkujtimor të revistës Leka, “Për 25 vjetorin e Ditës së Lirisë Kombëtare, kushtuar atdhetarëve të vërtetë”
“Mëvehtësia, liria dhe mosvartësia” në anën e padukshme
Agron Luka
(vijon)
Shtrohet çeshtja, ky ishte një qëndrim dhe veprim i unifikuar e i kordinuar taktiko-diplomatik i një kryeqendre të lëvizjes patriotike, apo një qëndrim personal, apo më shumë një udhëzim i vetë diplomacisë turke?! Sipas tekstit të H.Sh. cit. f 358 dhe sipas disa dëshmive të personave aktivë të kolonisë shqiptaro-vllahe të Bukureshtit etj, rezultonte se Ismail Qemali, akoma edhe midis datave 5 nëntor-19 nëntor, ngurronte midis shpalljes së autonomisë dhe indipendencës, sepse, përveç të tjerave, ai orjentohej edhe nga gjendja e trupave turke në frontet ballkanike, nga fronti i Shkodrës dhe sidomos nga ai i Janinës, ku si komandant ishte Esat Pashë Janina, një shqiptar i turqizuar. Vetëm më datën 19 nëntor 1912, pasi ishte siguruar në Vjenë, Ismail Qemali deklaroi nga Trieste: “menjëherë pas mbërritjes time në Shqipëri do të shpall pavarësinë e Shqipërisë dhe do të zgjidhet një qeveri e përkohëshme”. (HSh. Cit. f 358)
Kur e pyetën I. Qemalin në Bukuresht, se “si qëndronte problemi i Janinës dhe kufinjve politikë të shtetit shqiptar”, ai i bishtëroi përgjigjes së drejtëpërdrejtë duke thënë: “e rëndësishme do të ishte të ngrinim flamurin kombëtar dhe pasi të ja bënim të njohur Evropës, pastaj do të shikohej edhe puna e kufinjve… I. Qemali dhe L. Gurakuqi kishin të hartuar një farë Projekt-Rezolute, qysh para se të vinin në Bukuresht. Shënimet e kësaj Projekt-Rezolute i mbante Gurakuqi dhe pasi bisedimet morën fund, ai i përmblodhi në Bukuresht në disa pika dhe në një Rezolutë dhe e shkroi në tre kopje dhe të gjithë ne që ndodheshim atje vumë nënëshkrimet me rradhë. Nga këto Rezoluta, një e mbajti vetë I. Qemali, një “Shoqëria Bashkimi” dhe të tretën Nikolla Naço…” (“lufta për Çlirimin Kombëtar në vitet 1878-1912”, 1962, f 471-478, Kujtimet e A.S. Drenova, Z. Stavre, Dh. Zografi etj)
Gjithsesi, ka ardhur koha që sidomos tekstet që përmbajnë dokumentacionin historik dhe atë të diplomacisë, të mos na serviren e diktohen me recetat interpretative shtampë. Veçanërisht ka ardhur koha e botimve pa ato cungimet e përzgjedhjet e hequra me kllapa pika-pikat e famshme, si përshembull korpusi “Mendimi Politik e Shoqëror i Rilindjes Kombëtare Shqiptare” (Përmbledhje artikujsh nga shtypi), nga Zihni Haskaj etj.
Ismajl Qemali në sy të turqve: “…Ismajl Qemal Beu iu shpreh korespondentit të Londrës të fletores “L’ Echo de Paris”: Piksëparit pohoj se, në kundërshtim me ç’ka më padit Stambolli xhon turk, unë s’kam qëllim aspak të ndërtoj Shqiperinë një shtet të pavarur nga rrënja. Kam (ndërmend t’a ndërtoj) vetëm ndër megje të Perandorisë dhe nën mbrojtjen të një Konstitucioni të njënjishëm, (vetëm kështu) ka ngjasa se mund të bëhet kombi ynë” (Leka, 1937, Vëll 2, cit. f 403)
Komentet, besoj se janë të tepërta.
Berlin, 16/09/1912. Korespondenti i fletores gjermane “Wossische Zeitung”, në Stamboll i mori një intervistë politikanit Dervish Hima, i cili deklaronte: “Gjendja është qetësuar… lëvizja shqiptare nuk ka pasur kurrë qëllime indipendence ose të shkëputjes nga Turqia. Kush e ka thënë këtë është një shpifës. Shqiptarët vetëm kanë dashur rënien e Komitetit Xhonturk të Selanikut dhe përmirësimin administrativ. Sjellja e ushtrisë turke në Shqipëri ka qenë shëmbullore”. (po aty sipër cit.)
Kështu pra, edhe Dervish Hima në gusht 1912! Sipas këtyre deklarimeve do të dilte se një pjesë e mirë e atyre kryengritjeve të fryra dhe gjoja të deklaruara komplet si antiturke, të përgjakshme për pavarësi etj, na paskan qenë pjesë e kuadrit dhe luftës politike midis vetë partive turke rivale dhe se në këtë luftë politike ishin ndarë edhe përkrahësit shqiptarë. Sipas H. Prishtinës lëvizjet dhe sidomos kryengritja e 1911-1912, ishte e orjentuar për “rrëzimin e xhon turqve” dhe e kishte si parullë politike, se xhon turqit ishin më të këqinj se absolutizmi i Abdyl Hamidit” etj, por, “kryengritja u sabotua nga Riza Beg Gjakova, Isa Beg Boletini dhe nga shumë fanatikë fetarë sepsa ata e kishin mendimin se ne nuk mund të ndahena prej osmanlive e nuk e duem as autonominë, se këto janë fjalë kuftri e se të tanë hallin e kishin me mësye e me e lirue Sulltan Hamidin prej burgimit në Selanik”. (Cit. sipas “Lufta për Çlirimin Kombëtar 1912-1878, f 423-427, nxjerrë nga H. Prishtina, “Nji shkurtim Kujtimesh mbi Kryengritjen Shqyptare të vjetit 1912”, Botim i Dytë, Bari 1925)
Historiografia enveriste dhe ndonjë monografi-letërsi, (S.L., “Isa Boletini”, bot. 1971. Autori ishte kritikuar edhe si antiqamilist!) e kishte trajtuar këtë çeshtje thjeshtë si një lloj shpifie personale të Hasan Prishtinës në drejtim të Isa Beg Boletinit, mirëpo ja se çeshtja, siç shihet, na paska qenë shumë më e thellë. Hasan Prishtina, ka treguar të vërtetën historike dhe ajo kurrsesi nuk mund të lahej me një ibrik ujë. Kjo vijë filo-sulltaniste ishte e gatuar qysh me “Komplotin e Taksimit”, në Stamboll…
Vlorë, 28 nëntor 1912. Nga Proçes-Verbali, “Mbledhja e Parë e Kuvendit të Përgjithshëm Kombëtar”:
“Z. Mustafa Asim Kruja Efendiu, kërkon që të tregohet mirë çeshtja e sotshme e Shqiperiës e gjendja e saj përpara mendimit e qëndrimit t’Evropës.
Z. Ismail Kemal Beu tha: “…Shqipëtarët, ndonse besnikë kurdoherë tek Mbretëria Othomane, nuk e kanë harruar kurrë as gjuhën as kombësien e tyre e prova më e mirë janë përpjekjet e kryengritjet që u bënë herë pas here e sidomos në këta katër vjetët e fundit për të ruajtur të drejtat e zakonet e tyre. Qeveria Othomane nuk e vështroi kurrë interesin e saj e nuk deshi kurr t’ua shpërblejë me të mirë shqipëtarëvet shërbimet e mëdha që i bënë Turqisë. Në këtë kohë të fundit rrëfeu ndopakë dëshirin që të mirrej vesh me kombin t’ënë, po prapë nuk vuri të gjithë vullnetin e mirë e nuk mori të gjitha masat e nevojshme për të paqësuar e për të kënaqur shqipëtarët. Në këtë e sipër krisi lufta me të katrë Mbretëriet e Ballkanit, të cilat kërkonin përmirësime e të drejta për vllezërit e tyre të një kombi e një bese. Më vonë e harruan qëllimin e parë, e pas që lufta u vajti mbarë, u muarën vesh për copëtimin e ndarjen e Mbretërisë Othomane, e pra edhe të Shqipëniës. Shqipëtarët, të cilët kishin marrë pjesë në luftë, më fort se si ushtarë, si të zotët e vendit për të shpëtuar vehten e tyre, kur pan se ushtria e Turqiës u munt e se Mbretëria Othomane nuk mund të qëndronte më, vrapuan të mirrnin masat që koha kërkonte… Pas që nuk mbetej më as ndonjë shpresë për t’a shpëtuar Shqipëriën me armë, e vetmja udhë shpëtimi ishte ndarja e Shqipëries nga Turqia”…
(Po aty sipërcit. f 422-423; Gazeta “Përlindja e Shqipëniës”, Vlorë, Vjet’ i II, Nr. 6, 7,8,9,10,11)
Shikoni e gjykoni vetë pra, edhe nga goja e I. Qemalit, se si ishin lënë “liria kombëtare”, “shpëtimi”, “indipendenca”, “flamujtë”, “kufinjtë politikë të Shqiperisë”, për minutin e fundit, kur ushtria turke e shpartalluar në të gjitha frontet ishte rrasur në Shqipëri, së bashku me Kryekomandën e Përgjithshme dhe Kryekomandantin Kara Seit Pasha në Berat dhe ishte në grahmat e fundit të rezistencës… Shikoni se si trajtohet edhe çeshtja e luftës nacional-çlirimtare e popujve fqinjë ballkanikë e cila vetkuptohet se nuk kishte si të ishte në funksion të çeshtjes osmane e shqiptare. Ajo që bie në sy me të parën për cilindo vërejtës qoftë edhe për një kurioz diletant, do të ishte çeshtja: pse Ismail Qemali nuk e përmendi në këto Proçes-Verbale dhe në Kërkesat zyrtare drejtuar Evropës dhe Turqisë, aspak atë Shqiperinë me shtrirjen e saj në katër vilajetet sipas ndarjes administrative osmane?! E dinte se ishte paravendosur tjetër gjë?! E pra, qysh nga koha e 1878 e deri te 1912, nëpër një pjesë të madhe të botimeve letrare, shqipetarët ishin deklaruar me një Shqiperi jo vetëm me 4 vilajete, por edhe me plot 5,5 Vilajete, ndërsa në botimet e kërkesat zyrtare as që shënoheshin kund shqiptarët dhe Shkypenija/Shqiperia! Pse ky realitet kaq i trishtuar, kaq zhgënjyes, i orjentuar gjithmonë sipas qerres së diplomacisë turke?! A nuk ishte dashur të reflektohej!
Historia dhe film-historia “Nëntori i Dytë” na kishte treguar se në Lushnje, kishte një telegram arrestimi “gjallë a vdekur”, për I.Qemalin dhe njerëzit e tij, por pastaj siç e thotë historia reale, pas pak orësh erdhi urgjentisht një kundra telegram ku thuhej se, “I.Qemalin me gjith shokët e tij t’i nderoni” etj, nga ku nënkuptohej se ai ishte me një mision diplomatiko-patriotik, që komandohej nga Stambolli, Kryekomanda e Beratit, Komanda e Janinës etj. (Shih “Lufta për Çlirim Kombëtar 1878-1912”, f 479-485, Kujtimet e Qemal Kara Osmani, Këshilltar dhe Kryesekretar i Kryesisë së Shtetit të Kuvendit të Vlorës) Historiografia dokumentare e Demokracisë, që në pjesën më të madhe riboton materialet e historiografisë së kohës enveriste, mezi ka botuar një gjysëm pohimi të një telegrami të komandantit të Janinës, Esad Pasha, dt. 25 nëntor 1912, që i drejtohet Shtatmadhorisë dhe Kryekomandës së Ushtrisë Osmane, “për qëndrimin ndaj I. Qemalit dhe planeve të tij”, ku nënvizohej: “…Megjithkëtë, meqënëse I. Qemali ka ardhur nga Stambolli, duhet që qeveria perandorake të ketë pak a shumë dijeni mbi ionisiativën që ka marrë ai dhe t’a ketë dhënë gjer diku pëlqimin e saj lidhur me këtë inisiativë. Prandaj për sa më sipër jemi në pritje të urdhërit tuaj”. (Teuta Hoxha, “Ismail Qemali, Përmbledhje Dokumentesh 1888-1919, bot. 1981, ribot. 2002, Dok. Nr. 194, f 252-253) (vijon)
***
Sipas historiografisë dhe teksteve tradicionale që na kanë servirur deri më sot, krijohet ideja se Akti/Proçes-Verbali i shpalljes së Mëvehtësisë/Indipendencës u shpall verbalisht, u përpilua me datën 28 dhe po atë ditë u firmos nga ata delegatë që ishin aty prezentë. Kështu e shkruante edhe libri “Shqypenija më 1937”, Vëll I, 1937, f 36: “U redaktua vendimi i shpalljes të vetqeverimit në gjuhë shqip e turqisht dhe u nënshkrua prej të gjith delegatve q’u ndodhën në mbledhjen e parë si vijon: … jepen formulimet e redaktuara në shqip e në turqisht ku vërehet se formulimi shqip ndryshon disi tekstualisht nga ai turqisht, pastaj vijnë firmatarët. Mirëpo këtu duheshin sqaruar hollësisht disa realitete e jo të rrumbullakoseshin. Në fillim të Mbledhjes së Parë, u zgjodh si Kryetar, i paracaktuari Ismail Qemali dhe pastaj si shkronjës/mbajtës të Proçes-Verbalit u zgjodhën Luigj Gurakuqi dhe Shefqet Daiu. Në botimin zyrtar “Shqypenija më 1937”, L. Gurakuqi dhe Sh. Daiu na prezantoheshin edhe si “sekretarë”, por t’a sqarojmë, janë sekretarë mbajtës-protokolli e jo si sekretarë të Kryetarit të shtetit. Në fillim të mbledhjes së parë të Kongresit/Kuvendit/ose “Mexhlizit të Vlorës”, u vendos që në votimet, përfshirë edhe atë të shpalljes së pavarësisë, çdo kaza, sipas ndarjes administrative osmane/ose ngastrë në termin e improvizuar shqip, të kishte vetëm një votë të vlefshme përfaqësuese, pavarësisht se sa delegatë kishin dërguar ose do të dërgonte çdo kaza në Vlorë. Këtu konstatohet qartë se, në vend të shprehjes me delegatë përfaqësues së hapësirës së kufinjve me 4 vilajetet, ishte vendosur që përfaqësimi të bëhej nga disa kaza të përzgjedhura që ndodheshin në këto 4 vilajete. Shihet se nuk ishin përmendur fare se cilët do të ishin kufinjtë politikë të atij shteti të ri. Në realitet shteti i ri, do të zyrtarizohej për herë të parë me termin e ri gjeografiko-etnik-politik Shqypenia/Shqiperia për përdorim të brendëshëm dhe si vetvetiu do të mbeste Albania tradicionale për vetprezantimin e jashtëm. Kishte një ndryshim jashtzakonisht të madh nga Lidhja e 10 qershorit 1878, që në origjinal quhej “Xhemieti Ihtilahti Islamie”, 34 vjet më parë. Në Prizren, zyrtarisht nuk ishte kërkuar aspak as autonomia, delegatët kishin vetëm përfaqësim mysliman, nuk ishin përmendur fare as shqipëtarët e as Shqipëria në dokumentet zyrtare si Kararnameja e Talimati, atje flitej për 5,5 vilajete dhe në emrin e përfaqësimin e të gjithë myslimanëve të Ballkanit, nuk kishte marrë pjesë as Vilajeti i Janinës dhe as delegatët e myslimanëve të Vilajetit të Shkodrës, madje as vetë Abdyl Frashëri etj. Historia e re e “korigjuar” e Shqipërisë së Demokracisë, siç edhe e vjetra, e bën si një fakt të kryer se në “Lidhjen e Prizrenit” ishte kërkuar dhe shpallur autonomia! (“Historia e Popullit Shqiptar”, Vëll. 2, bot.2002, f 513) Me sa duket kjo “histori” ka pasur parasysh dhe ka përgjithsuar ndonjë shprehje të ndonjë telegrami apo proteste të ndonjë krahu a dege të veçantë. Dokumentet historike vërtetojnë se as më 1878 e as në vitet vazhdim nuk ishte kërkuar e shpallur zyrtarisht ndonjë autonomi.
Siç dihet fare mirë numri i delegatëve, me datën 28 nëntor 1912, ishte shumë i paplotësuar, mbasi një pjesë nuk kishin arritur akoma, një pjesë e kishin njoftuar ardhjen paradhënie me telegrame, ishin bërë disa delegim-përfaqësime, ndërrime etj. Ne sot nuk e dijmë e nuk disponojmë ndonjë listë të përgjithshme të kazave, që u kishte dërguar ftesa pjesmarrjeje Ismail Qemali, si ishin përzgjedhur kazatë etj. Dijmë vetëm se lista e disa kazave është kjo: Berati, Dibra, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Ipeku (Jakovë-Plavë-Guci), Kruja, Lushnja, Ohri-Struga, Shijaku, Tirana, Korça, Vlora, Shkodra, Përmeti, Kosova, Peqini, Gramsh-Tomorrica, Tepelena, Kavaja, Çamëria, Ipeku, Mati, Kollonia e Bukureshtit. (“Shqypenija më 1937”, f 34-35) Kaq kaza kishte Shqipëria në 4 vilajetet?!
Lista e prezantimit të kazave dhe e delegatëve, të datës 28, sipas revistës Leka, Vëll II, 1937, që citonte “Përlindjen e Shqipëniës” së 1914, ndryshon nga numri e nga rradhitja e kazave dhe delegatëve që ka botimi zyrtar i qeverisë zogiste “Shqypnija më 1937”, në f 34-35. Simbas këtyre paraqitjeve mund të krijohet edhe një përshtypje e gabuar sikur të gjithë delegatët kishin qenë prezentë atë ditën e 28 nëntorit 1912. Dihet se shumë delegatë erdhën me vonesë dhe mbasi ishin marrë vendimet më kryesore, ndërsa një pjesë e madhe mungonin nëpër mbledhjet. Qysh në votimin e ditës së parë, u vendos që çdo kaza të ketë një votë, por disa kaza mbetën jashtë edhe pa asnjë votë, kurse shohim të firmosin disa delegatë të së njejtës kaza, në kundërshtim edhe me vetë vendimin e marrur. Shohim përshembull disa përfaqësues vlleho-shqipetarë dhe përfaqësues të Beratit, që kanë firmosur me shumicë. Kështu ndodhi që në Aktin/Proçes-Verbalin e prezantuar si të dt. 28 nëntor 1912, nuk ka delegatë e kaza nga Kosova, Çamëria, Janina, Dibra etj. Mbetën pa firmë përfaqësimi edhe disa përfaqësues të shquar, ku spikat Isa Boletini, që mund të firmoste edhe si delegat i Kosovës, i kazasë së Mitrovicës dhe kazasë së Shalës së Epërt të Bajgorës, i cili kishte arritur vetëm një ditë me vonesë, ose i famshmi Myftiu i Dibrës Vehbi Efendiu, që mund të përfqësonte disa kaza të Dibrës së Madhe dhe të Dibrës së Vogël etj! Isa Boletinit, siç na thonë, Ismail Qemali i ofroi postin e ministrit të luftës, por ky e refuzoi… Mbeti pa firmë përfaqësimi edhe ndonjë krahinë e tërë brenda një vilajeti! Pse?! Shohim se ka edhe një lloj diplomacie për të përdorur diku një përfaqësim në rrang kazaje e diku edhe përfaqësim në rrang vilajeti, megjithse ky termi vilajet nuk ishte përdorur në tekstin e Mëvehtësisë. Këtu duhet theksuar se edhe vetë materialet e “Përlindjes së Shqipëries” janë përmbledhje të redaktuara dhe deri më sot nuk disponohen ose nuk dihet që të jenë përdorur Proçes-Verbalet origjinale të “Kongresit të Vlorës” nga arkivat. Ku janë ato, kanë humbur?! Pse nuk i ruajti vetë diplomati me aq eksperiencë I. Qemali?! Pse film-historia, fajëson dhe ja lë këtë në derë shkronjësve, me gojën e I. Qemalit: “Na i ruani mirë këto dokumente se do të na mallkojë historia pastaj”!
Ndërkaq, ka edhe diçka tjetër kontradiktore e dyshuese. Në Proçes-Verbalin për “Mbledhjen e Dytë”, 30 nëntor 1912, shkruhet: “Si u këndua e u pëlqye Proçes-Verbali i mbledhjes së përparshme, shkronjësi Z. Gurakuqi kërkoi që të mos nënshkruhet ditë për ditë po të lihen të gjitha për në funt; në këtë mënyrë edhe delegatët e ri që erdhën e ata që do të vinë përpara se të mbarohet Kuvendi do të mund të shënojnë emnin e tyne nën këto shkresa të përkujtimshme. Të gjithë delegatët e pëlqyen e e pranuan mendimin e Z. Gurakuqi” (Rev. Leka, Vëll I, cit f 425)
Pra, siç konstatohet fare qartë, duket se Proçes-Verbali i ditës 28 nëntor 1912, qe rilexuar e pëlqyer, aprovuar (nënkuptohet edhe nënëshkruar?) më 30 nëntor 1912, e madje mbase ka pasur edhe ndonjë firmatar tjetër. Pa asnjë dyshim shkronjësi i Proçes-Verbalit të ditës së parë dhe të dytë ka qenë Luigj Gurakuqi. Në “Mbledhjen e Tretë”, dt 1 dhjetor 1912 (Nuk dihet se kush dhe pse i ka vendosur datat sikur i përkisnin fillimit të muajit nëntor?!) shkruhet: “Shkronjësi Z. Luigj Gurakuqi këndoj Proçes-Verbalin e mbledhjes të përparshme, që u pëlqye, pastaj luti të flasin me rradhë, pse ndryshe shkronjësit nuk mund të bëjnë detyrën e tyre. Kërkoi edhe dy shkronjës të tjerë për ndihmë, e u zgjothnë Z.Z Mustafa Kruja e D. Berati. …U vendos që zgjedhjet të mos bahen gjer sa të mos vijnë delegatët e Janinës, të Gjinokastrës, të Çamërisë e të Tepelenës…” (po aty cit. f 427)
Në një nga emisionet e komentatorit të autorizuar të Demokrasicë, Z. Blendi Fevziu është pohuar që edhe Akt/Proçes-Verbali origjinal i firmosur më 28 nëntor 1912 ka humbur dhe se disa kopje nga një faksimile i patën bërë me ngjyra me porosinë e Nalt Madhnisë Tij Mbretit të Shqiptarëve Ahmet Zog I. Vetëm një nga ato faksimile kemi sot. E vërtetë është kjo?! Po si do të shpjegohej kjo “pakujdesi kaq e vogël”, kur edhe “Mbledhja e Bukureshtit” qe hartuar në tre kopje?! Më duket se ky është vërtetë një nga ato unikalitetet tona… pa folur pastaj se ç’respekt e çfarë interpretimi meritohet kur humb edhe flamurin edhe “Dokumentin e Shpalljes së Pavarësisë” pas më shumë se 5 shekuj okupacion nga më barbarët e regresivët e historisë së këtij vendi!
Për flamujtë e improvizuar, të siguruar me mjete rrethanore dhe forma të sajuara të shqiponjës, se më 28 nëntor 1912 sipas dëshmitarëve okularë kishte disa flamurë të vegjël e ndonjë të madh, se Ismail Qemali as i kishte rënë më përpara atij krahu për një flamur zyrtar e të unifikuar kombëtar, për “Himnin Kombëtar” me melodi e tekst të kopjuara nga Asdreni, sipas “Himnit të Transilvanisë” nga autori origjinal Ciprian Parumbesku etj, nuk kemi pse të zgjatemi, kemi shkruar herë të tjera gjerë e gjatë… Ajo që duhet nënvizuar është humbja e flamurit të Aladro/Aleandro Kastriotit, të cilit iu dha një përparësi nga vetë I. Qemali, si “flamuri i Gj. K. Skënderbeut sovranit të fundit të Shqipërisë”, në krahasim me atë të kolonisë së Bukureshtit e të Marigo Pozios…
Për Aleadro Kastriotin, çuditërisht historia jonë vataniste, zogiste e enverhoxhiste e la në heshtje faktin se një grup intelektualësh myslimanë, ortodoksë e katolikë kristianë, në Qershor 1902 i kërkuan Sulltanit Abdyl Hamid II: “Në emër të Kombit Shqipëtar…kërkojmë nderin e Shqiperisë dhe qetësin’ e Mbretërisë. Si Halif që jeni, Kurani u ngarkon të dëgjoni zën’ e kombit që ndodhet nënë hijen Tënde. Ja kombi shqipetar, sot, ju bie ndër këmbë të Madhërisë Suaj, t’i ndihni dhe ta shpëtoni nga kjo rojtje e zezë që ndodhet sot. Ne kërkojmë për pesë vilajetet tanë: Shkodrën, Kosovën, Manastirin, Selanikun dhe Janinën, një tjetër qeveri…të mbetemi një komb i pandarë, i qytetëruar në Mbretërinë Tuaj…të gjith shqipetarët duan me një zë për kryeshtetëtar, të dashurin e tyre Aladro Kastrioti dhe flamurin e tia..” (Rev. Leka, 2, 1937, cit. f 348-349. Cit. sipas “Drita”, Nr. 13, 1902)
Dhe tashmë e kemi mësuar fort mirë se si ia kishte dredhur Sulltan-Halifi edhe më 1878, asaj “Xhemieti Ihtilahti Islamie/alias “Lidhja Shqyptare e Prizrendit”, ku në vend të fjalës Shqiperi, në një moment lojrash diplomatike, propozonte fjalën Rumeli… se si e drodhi edhe më 1908, kur sëbashku me Sadrazëmin Ferid Pasha Vlora, nga Kanina a nga Konja, me xhon turqit dhe me kolaboracionistët shqipetarë, na dhanë Nenin 8 të Kushtetutës, ku shqiptarët u quajtën si otomanë…
Ka qenë mjaft e çuditëshme se si ngjau që një pjesë e mirë e shtypit vendas dhe e shtypit të huaj etj, e lajmëruan “indipendencën shqiptare” si një shpallje autonomie, ku ruhej sovraniteti dhe suzeraniteti i Sulltanit otoman. Kam përshtypjen se kjo ishte bazuar tek formulimet me rezerva, tek taktika e pritjes dhe te Marëveshjet e Fshehta… Në një telegram, të dt. 29 nëntor 1912, që Kryeministri turk i dërgonte Ministrisë së Punëve të Brendëshme të Turqisë e udhëzonte atë ministri dhe agjentët e saj që, “…t’a kontrollonin pavarësinë që realisht të ishte si një lloj autonomie nën protektoratin e Turqisë”. (“I.Q., Përmb. Dok. cit, f 266-267, Dok. Nr. 211)
“Qeveria e Vlorës”, nuk i qëndroi besnike as neutralitetit, ajo funksiononte qysh në fillim me një lloj dypushteti. (HSh. f 370 cit.), I. Qemali ishte në marveshje me Qeverinë Otomane dhe me Komandën e Ushtrive Otomane në Berat e në Janinë (HSh. f 371). Ai raportonte pothuajse çdo ditë me anën e telefonit dhe telegrafit, madje edhe me dt. 28 nëntor 1912, komunikoi direkt edhe me komandantin e armatës së Janinës, ku e njoftonte: “për vendimin e shpalljes së mëvehtësisë dhe e siguronte se në kushtet ekzistuese kjo rrugë i përgjigjej më mirë interesit të vendit, të Turqisë dhe të ushtrisë”. (I.Q, “Përmb. Dok.” cit. f 265-266, Dok. Nr. 210) Po kështu flitet se I. Qemali fshehurazi kishte ardhur edhe në Shëngjin dhe kishte pasur kontakte edhe me Hasan Riza Beun e Esat Pashë Toptanin. Më 29 janar 1912, Qeveria e Vlorës mori vendim që me çdo kusht të mbrohej Janina etj dhe duke kërkuar caktimin e kufinjve në jug, propozonte si vijë kufiri lumin Kallamas, siç ishte vizatur më 1878. Nga veriu ushtria turke e komanduar nga Valiu dhe Komandanti turko-arab Hasan Riza Beu, luftonte për mbajtjen nën pushtim të Shkodrës dhe zonës së saj që e quante edhe si mbrojtje, por që në të njejtën kohë nuk e njihte fare Qeverinë e Vlorës, as Pavarësinë e as “Flamurin shqipetar” dhe shpresonte në fitoren ushtarake të Turqisë, në disa “Marëveshje të Fshehta” të Bllokut Qëndror, deri në zgjerimin më të madh të konfliktit me hyrjen e aleatëve austro-gjermanë… Siç e nënvizonte HSh. f 376: “Ishte krijuar kështu një aleancë jo zyrtare e Qeverisë së Vlorës me komandat turke”. Por, nuk kishte munguar as aleanca zyrtare dhe as marveshjet e fshehta sekrete…Pas një qëndrimi që luhatej “kundërshtues-asnjanës-oportunist” nëpër disa lloje kombinacionesh, më në fund I. Qemali e kishte pranuar në parim dhe në praktikë “Planin për Princin turk dhe Marveshjen e Fshehtë me majorin Beqir Grebeneja, që mbahej edhe si përfaqësues i rreth 270.000 turqve kolonë në Thesali… “Me princin mysliman sigurohej një farë stabiliteti politik në vend, ku shumicën e përbënte popullsia myslimane e lidhur në pjesën më të madhe me paragjykime fetare…Përmbajtja e vërtetë e Marëveshjes midis I.Qemalit dhe B. Grebenesë mbeti sekrete si sekret shtetëror…” (HSh. cit. f 408)
Gjendja dhe morali i popullit shqiptar aso kohe, sidomos i pjesës së shumicës, ishte mjaft disfatist, karakterizuar nga një dëshpërim i thellë dhe një kaos total, si t’a krahasojmë me “Kohën e Trazirave të 96-97-98-tës”, ose me gjëmën pellazge me rrahjen e gjoksit dhe shkuljen e mjekrës e gërvishtjen e fytyrës me rastin e vdekjes së Baba Stalinit, apo me kujën e zinë masive tragjikokomike të vdekjes së E. Hoxhës…
***
Z. Mustafa Asim Kruja, në një letër që i shkruante nga Amerika, Ahmet Zogut, pohonte se “i kujtohej data 28 nandor 1912, ku në radhë të parë na kishte qenë edhe Ahmet Beg Zogolli, djaloshi që posa kishin fillue me i cemun misteqet”. (I. Ushtelenca, “Diplomacia e Mbretit Zogu I-rë”, 1912-1939, bot. 1995, f 14-15) Mirëpo, ja që Mustafa Kruja nuk e ka pasur edhe aq të fortë kujtesën. Kur “Ismail Qemali e zuri për qafe dhe e puthi në ballë Ahmet Muhta Beun, Zogun e Matit”, siç e vërtetojmë pak më poshtë, ishte data 7 dhjetor 1912 e jo 28 nëntor 1912, siç shkruhet. Këtu ngrihet një pikë çuditëse e madhe, pse nuk e kujtoi Mustafa Asim Kruja/Merlika se nga vajti e në cilin proçes-verbal gjendet ajo “firma e Zogut, në Aktin që i jepte Pavarësinë Shqipërisë”?! (I. Ushtelenca, cit. f 39)
Sipas monografive e biografive zogiste në evenimentin patriotiko-diplomatik të 28 nëntorit 1912, thuhet se kishte marrë pjesë edhe Ahmet Zogu, si përfqësues i Matit. Dr. prof Ilir Ushtelenca (në librin “Diplomacia e Mbretit Zogu I-rë” 1912-1939, bot. 1995, f 33-37, f 38-40 dhe f 39), duke cituar biografin e autorizuar të oborrit, H. Bernshtejn (“Mbreti Zog kallxon historinë e tij”, f 3-4), pasi përshkruan origjinën “fisnike të families së famshme shqiptare Zogu”, që zanafillonte me plaçkitësin e karvaneve Abdurrahman Bej Zogu në kohën e Sulltan Muradit II, pasi shkruan për lidhjet gjenetike me Topiajt-Toptanët dhe me Kastriotët si bashkpatriotë nga Mati etj, hidhet te “fjalimi historik” që na paskish mbajtur Zogu në Kongresin e Vlorës, që i përlotoi të gjithë delegatët, shkruan për pjesmarrjen e Zogut në Kongresin e Vlorës më 1912 me një ushtri modeste etj, duke deklaruar pa teklif: “Firma e delegatit kolonelit shtatëmbëdhjetë vjeçar të Matit në Aktin që i jepte Pavarësinë Shqipërisë, ish ajo e delegatit më të ri në moshë”.
Sado që i shqyem sytë, në Aktin/Proçes-Verbalin e Shpalljes së Mëvehtësisë “të korigjuarin origjinal” (shih “Historia e Popullit Shqiptar”, Vëll. 2, bot. 2002, f 513) nuk e pamë askund firmën e Ahmet Zogut, në atë Akt! Po çfarë “korigjimi” ka bërë kjo Histori, vetëm se ka shtuar nja tre-katër firma bejlerësh të fundit pa asnjë rëndësi, të cilët nuk i kishte kapur faksimileja, apo se ka botuar një pikturë, ku I. Qemali në ballkon solo, po zë peshk me kallam flamur dhe me Skënderbeun, si një melek me kalë fluturues e me Përkrenaren me kokë sqapi dybrirësh/Dhulkarnejn?! Nga gazetat e kohës dimë një lloj tjetër fotoje, si dhe një imitacion tjetër të Marubbit me një foto të 28 nëntorit 1913, botuar nën kujdesin e Jozefinës…
Siç e lexojmë edhe në librin ” Shqipnija më 1937″, (Vëll. I, bot. 1937, f 11, f 35, f 37 etj) shkruhet se në Vlorë me 28 nëntor 1912, me përfaqësuesit e Matit, kishte marrë pjesë edhe një person me emrin Ahmet Muhtar Beu (Zogu), i cili mbahet se ishte Ahmet Zogu. (f 35 cit.)
E zezë në të bardhë, në f 11-12, te kapitulli, “Data historike mbi jetën e Mbretit”, shkruhet: “Zogut… i arriti ftesa e I. Qemalit dhe me 25 djem të zgjedhur e t’armatosur u nis për në Vlorë, ku kërkohesh me ngutësi që të merrte pjesë në Kongresin Kombëtar që do të caktonte fatin e Shqipris. Më 28 Nëntor 1912 Zogu, pas një udhëtimi plot peripetirash, arriti në Vlorë dhe si përfaqësonjës i Matit u ndodh në mes të delegatve, që proklamuan indipendencën Kombëtare dhe pastaj për të mbrojtur Matin dhe Flamurin Kombëtar u kthye në folene e Tij”.
Ndërkaq, po të konsultojmë përmbledhje “Proçes-Verbalet”, sipas gazetës “Përlindja e Shqipëniës”, te “Mbledhja e Shtatë”, konstatojmë se “delegacioni me Zogun e famshëm të Matit” na paska arritur në Vlorë me datën 07/12/1912: “Lajmërohet të ardhurit e delegatëve të Ohrit Hamdi Beu dhe Dervish Hima; nga Starova Z. Hajdar Blloshmi dhe Mustafa Efendiu edhe nga Mati Z.Z. Ahmet Muhtar Beu, Riza Beu dhe Kurt Agai”! (rev. Leka, 2, 1937, f 431)
Me datën 2 dhjetor Ahmet Be Mati, sapo kishte kaluar Elbasanin e ishte në rrugë për në Vlorë, dhe kjo vërtetohet edhe nga një telegram që Aqif Pasha i drejton Qeverisë së Vlorës. (“I.Q, Përmb. Dok.”, cit. f 277-278, Dok. Nr. 224)
Atëhere pse kjo gënjeshtër kaq e madhe historike, mbi qenien e Zogut me 28 nëntor 1912 në Vlorë! Pse ka heshtur historiografia e Demokracisë?!
Gjithashtu, në këtë Proçes-Verbal nuk shohim se ka pasur ndonjë lloj fjalimi, diskutimi apo “roli historik” nga djaloshi i sapoardhur! Ahmet Muhtar Beu ishte identik Ahmet Zogu?! Një muhtar e kolonel 17 vjeçar! A mos ka qenë kjo firmë në atë “Aktin Përfundimtar”, të cilin e kishte paralajmëruar shkronjësi Luigj Gurakuqi?! (Shën: njëlloj Akti të dytë me disa nga firmat e më shumë delegatëve përfaqësues bashkë me disa të dyta të 11 anëtarve të Komisionit, rezulton se ka pasur sipas një faksimileje edhe në “Kongresin e Abece-së” në Manastir më 1908. Shih nga ne A. Luka, gaz. “Shqip”, 9 shtator 2007, f 43, “Qoshja e errët e ABC-së”)
E po ç’të ishte pra, ai pohimi i firmës së Ahmet Muhtarit Beut/Zogut nga Bershtejni, që mund të ishte hedhur edhe me dt. 7 nëntor 1912, një lloj lajthitje formulimi, një gënjeshtër e vet kallzuesit apo, apo një dokument i zhdukur i humbur?! T’a ketë rikopjuar këtë dokument Mustafa Asim Kruja?! Në realitet tek Bernshtajni, shohim edhe gjithfarë improvizimesh, lidhur me disa kujtime e rrëfime të Ismail Qemalit, që ky ia kish dhënë direkt 17 vjeçarit Zogu, në lidhje me “familien e famshme Zogu”, se si “gjyshi i Zogut Xhemal Pashë Zogu, na kish qenë edhe si mësuesi i parë i Ismail Qemalit”, se si plaku mjekërbardhë e diplomati i shquar, Ismail Qemali i kish dhënë edhe “hairin e stafetën” Zogogllit e kështu me radhë për të vazhduar më tej me kultin e individit “Shpëtimtarin e Kombit e të Shqypenijes, Reformatorin Gjenial”etj, novela letërsi-histori.
Ditën e fundit, të Kongresit të Vlorës, dmth me dt. 7 dhjetor 1912, ne lexojmë vetëm për disa polemika midis Z. K.Meksi dhe Z. I.Kemal Beu, se si duheshin konsideruar delegatët, si deputetë, si senatorë apo si këshillonjës, se si duhej konsideruar ajo “Kryepleqësia” e famshme sipas “modelit autokton pellazg”, si Senat apo si Conseille d’Etat? Kryetari, sqaroi se duhej konsideruar si “Mandatareja – Ndëkëmbësja e Kuvendit”, meqënëse “nuk dihet se ç’na sjell e nesërmja”. Siç e dimë mirëfilli se pushteti faktik i kësaj Qeverie të Vlorës ishte “nga Qafa e Llogarasë deri tek Ura e Mifolit”…
Po ashtu në listat e delegatëve të Gjirokastrës, te botimi i Zogut “Shqypenija më 1937”, figuron edhe një Hysen Efendiu. A ishte ky ai Hysen Hoxha, delegati i Gjirokastrës, që në “filmin historik”, Nëntori i Dytë, na i kish dalë para I. Qemalit në Mifol, gjatë kalimit të Vjosës me varkën e Dhimitri Qarrit? (Edhe varka edhe karroca e Dh. Qarrit, të cilat e kishin transportuar triumfalisht edhe një herë tjatër në Vlorë në kohën e Hurrietit, plakun faqebardhë Ismail Kemal Vlora, për fat të keq nuk janë ruajtur) A thua të kish qenë bash ky Hysen Efendi Gjirokastra, xhaxhai, Baba Çeni, i Enver Hoxhës, që për paksa mund të kishte hyrë edhe brenda në Akt si firmatar?
Unë për një gjë mund t’ju garantoj me siguri se Hysen Hoxha, nuk ka mbajtur ndonjë Fjalim dhe se nuk ka qenë në pritjen te bregu i Vjosës, sepse delegatët e Gjirokastrës kishin arritur në Vlorë me datën 03/12/1912, në kohën e “Mbledhjes së Katërt”, ku shkruhet: “Sot ardhë delegatët të Gjinokastrës, emërat e të cilëve janë këto: “Myfit Bej, P.Poga, Jan Papadhopulli, Hysen Ef. Gjinokastra edhe Veli Bej Klisura”. (Cit. f 428) Ku linte Petro Pogëllari, të ligjëronte tjetërkush, sepse siç e përshkruante M. Grameno (“Antikat Kombëtare”) “haka nuk i hahej, qe i papërtuar”. Më duket se me “idenë” e Baba Hysen Hoxhës, Azis Pasha Vrioni i financave dhe Petro Poga i drejtësisë shpikën edhe ato kajmetë e famshme te kovaç Galipi dhe kësisoji e zgjidhën, për herë të parë në historinë e njerëzimit, “problemin ekonomik” të miletit… Kishte të drejtë M. Grameno, kur e fillonte: “Kur kujtoj Mexhliset e Vlorës, ethet e këtij vendi më janë më të ëmbla.. -.Kush është për të firmosur se koha shkoi? -Asnjë ollmas effendëm, se çbën Beu është punë e mbaruar se vallahi bilahi, në ka njeri që na e bëri Shqiperinë është një, Ismail Qemalë… –Epo, mirë çeshtjen e kajmeve, e lëmë për mexhlisin tjatër…”
Mund t’ju garantoj me dokumente se Ismail Qemali takohej e merrte urdhëra fshehtas nga korrierët e Kara Seid Pashës, se bëri edhe disa “Marëveshje të Fshehta”… Ai arriti gati deri aty sa për pak mund t’a sakrifikonte edhe atë pjesë të kontributit që i mbeti. Këtu absolutisht nuk e kemi fjalën “për t’a nxjerrë në mëzat” apriori, siç e shprehte M. Grameno, por për të gjykuar mbi bazën reale të atyre “Marveshjeve të Fshehta” dhe jo për t’ia falur paradhënie, sido që të kenë qenë ato, si “kryevepra diplomatike”! Pastaj ishte edhe puna e çifliqeve, ullishteve, minierës… Më duket se historiografia shqiptare e bëri I. Qemalin shumë herë më konspirativ se sa e mbante ai veten nëpër shkrimet, raportimet e deklarimet e tia! I. Qemali e mbylli jetën në Itali, ku një fantazist, i sajoi edhe një helmim letrar nga ana e agjentëve të shërbimit sekret italian… Në vitet 1918-1919, kur po parapregatitej edhe Konferenca e Paqes, I. Qemali shprehej: “…lipset me ç’do mënyrë të fitojmë Kosovën, Manastirin, Janinën në gjithë Çamërinë… Unë të dua Shqipërinë nën regjimin republikë federale për popullin shqiptar… (“I. Q., Përmb. Dok. cit, f f 425, f 426 Dok. Nr. 367)
Duke e krahasuar aktivitetin dhe pikpamjet e kaluara të I. Qemalit, mund të themi se pikpamjet e tija kishin pësuar një evolucion, ndryshe mbetet që “regjimi republikan federal” të ishte një lloj kameolonizmi apo ndërrim ngjyre puplash për kamuflazh. Këtë lloj stratagjeme diplomatike e kishte përdorur Zogu I, kur i kishte deklaruar Gazi Qemal Ataturkut: “Në thelb edhe unë jam përkrahës i Republikës, po aq sa është edhe Shkëlqesia e Tij Gaziu. Gaziu të jetë i sigurtë për këtë, por kushtet na detyruan të sigurojmë unitetin e brendëshëm, prandaj vepruam në këtë mënyrë, duke zgjedhur monarkinë”. (shih, G. Shpuza, “Ataturku dhe Shqiptarët”, bot. e përmirësuar 1994, f 87 dhe burimin e cit. të deklaratës bërë të dërguarit të Ataturkut) Për më tepër Zogu nganjëherë linte edhe ndonjë përshtypje ateisti dhe këtë e shkruan vetë Ilir Ushtelenca: “Mbreti Zog, pavarësisht se bir prindësh myslimanë, ishte ateist” dhe për t’a përforëcuar këtë citon edhe një përfaqësues diplomatik britanik: “Mbreti Zog I, tregohet antifetar dhe s’ka asnjë simpathi për fenë, në çfarëdo forme qoftë ajo dhe në çdo situatë” (f 223 cit; R.M. dela Roka, “Kombësia dhe Feja në Shqipëri, 1920-1944”, Tiranë 1944, f 62-63)
Kështu do të na dilte se ateisti, pak fetari ose mbreti Zog I, se kishte për asgjë jo vetëm të sajonte historira të rreme, por të bënte edhe betim në rrenë si monarkist me të dyja duart!
Duhet theksuar me forcë se Indipendencën, shtetin dhe kufinjtë politikë, praktikisht na i dha Evropa, mirë e keq, më shumë se sa bëmë ne vetë. Por aso kohe absolutisht nuk flitej për “drejtësi”, sepse fitimitari shpërblehej dhe humbësi ndëshkohej edhe me territore, madje edhe me fshirje komplete nga harta. Ishte Evropa, dhe jo Turqia e as diplomacia e ngordhur e saj, që e vendosi në parim Shqipërinë Indipendente, flakë për flakë, qysh më 17 dhjetor 1912, kur më në fund mezi e belbëzuam atë të shkretën fjalë fatale: “Ndarje nga Turqia”. Ishte krijuar një lloj koncepti aq i keq, sa pikërisht më 28 nëntor 1912, Internacionalia Socialiste e Evropës në Bazel e njihte të drejtën e popullit shqiptar për autonomi, por jo nën strehën e opiumin e Turqisë, por në një konfederatë evropiano-ballkanike. Ishte “Ultimatumi” evropian ai që i përzuri okupatorët malazezo-serbë nga Shkodra dhe jo ushtria e Hasan Rizait, as “kapot” mercenarë shkodranë që nuk e donin as autonominë dhe as 100-200 lopët e Sulça Beg Bushatit, bashkë me redifët e Esat Pashë Toptanit… Për të fshehur dhe deformuar të vërtetat historike përkthyesi ushtarak Ali Ohri i librit “G. Berri, Rrethimi i Shkodrës”, arriti deri aty sa e fallsifikoi banalisht edhe bisedën midis Hasan Riza Beut dhe disa krerëve të parisë myslimane të Shkodrës etj!
Pasi qeveria bolshevike e denoncoi Traktatin e Fshehtë të Londrës të 1915, qarqet zyrtare dhe e gjith historiografia shqiptare kanë bërë një zhurmë të madhe për këtë padrejtësi të Antantës, që megjithatë, asnjëherë nuk u tentua të ekzekutohej, as pas fitimit total të luftës! Miëpo ishte dhe është “harruar” se, edhe “Blloku Qëndror”, ku ishte edhe njerka jonë Turqi e disa nga politikanët dhe “heronjtë” tanë, kishin një turrë me Marveshje të Fshehta! Padyshim lëvizjet dhe marveshjet e fshehta për qëndrimin e ribashkimin me Turqinë, kishin nxitur e provokuar reagimin e Antantës. Një nga protagonistët e qëndrimit nën Turqinë dhe të marveshjeve të fshehta, Hasan Riza Pasha është dekoruar me “Medalie Për Veprimtari të Lartë Patriotike Shqiptare të Klasit I”, nga ish Presidenti Z.Sali Berisha! Në vendin e Hasanit, të cilin e vranë shërbimet e fshehta xhon-turke, kishte ardhur në Shkodër pak më vonë direkt personalisht Kara Seid Pasha… A mos duhet edhe për këtë një lloj Medalie, sepse ky, në dallim nga Hasani, sëpaku siç thonë e kishte lejuar flamurin shqiptar në Berat? Sipas kësaj llogjike janë edhe disa “ushtarakë të shquar” në rradhë, si Guxoni, Pariani, Jakomoni, Konti Çiano, Hausdingu…
Sigurisht ne nuk jemi kundra që t’i mirëkuptojmë edhe pasojat, specifikat e aleancat shpirtërore e ideologjike të një okupacioni aq të gjatë kolonial, forcat e tërheqies reciproke gravitacionale, lidhjet gjenetike e martesore, emëruesin e përbashkët fetar islam etj, madje edhe simpatitë fashiste-naziste…, por jo që të arrihet deri në nivele e imponime ekstreme, dhe për më tepër kur këto ekzaltohen edhe në kohën e sotme! Katër herë t’i ndërrohet varri Hasan Riza Pashës e të dekorohet aq lart, madje edhe si “Qytetar Nderi” i Shkodrës! Asnjë monument për Malësinë e flamurin e saj, për Dedë Gjon Lulin e të birin dëshmor… Dhe asnjë lloj falënderimi për luftëtarët shqiptarë që luftuan vërtetë kundra Turqisë, asnjë lloj historie se realisht ishte Evropa që i detyroi të largoheshin ushtritë turke. Ishte Evropa që i detyroi me Ultimatum të largoheshin edhe ushtritë malazezo-serbe, të cilat e pushtuan Shkodrën, pasi e thyen rezistencën e ushtrisë turko-osmane dhe të redifëve/rezervistëve shqiptarë myslimanë të Esat Pashë Toptanit!
Më 1 shtator 1928, ditën e shtunë, pak përpara orës historike 9,12 minuta kur feldmarshalli Zog ishte vetshpallur si “Mbreti i Shqyptarëve”, kishte bërë betimin me dorën e majtë në Bibël dhe me dorën e djathtë në Kuran! (shih, B. Fevziu, gaz. “Korrieri”. 20 shkurt 2002, f 12-13 etj) Për Blendi Fevziun, “shpallja e Zogut Mbret, dhe të gjitha dredhitë e tij diplomatike përbëjnë kryevepra të diplomacisë, por edhe të dinakërisë politike të shkollës së vjetër orjentale” (cit, f 12) Kjo mënyrë të gjykuari vlen edhe për Ismail Qemalin?!
At Gjergj Fishta OFM, “Poeti Kombëtar e Nderi i Kombit”, ndër të tjera, shkruante për Ismail Qemalin: “Qeveria e Përtashme e Vlonës ka ra, pse po thonë qi Beqir Aga pat qitë gjalmat… Por na do t’i lutena Zotit, qi kurr ma mas sodit mos t’premtojë me u vue në qeveri të Shqypnisë edhe ndonji tjetër njeri i lig e i pafuqishëm si Smajl Qemali…Ma teprë na do t’lusim Zotin qi kurr të mos i premtojë me u vue n’Qeveri t’Shqypnisë një njeri, qi ftyrën ta ketë t’shtrueme me shojë kundrash: pse nuk kuqen kurrë; e qi ta ketë barkun prej lastikut, pse nuk mbushet kurrë” (Cit, sipas “Diellit, bot. edhe te “Hylli i Dritës”, “Qemal Beu, një plak më një barrë mend, që ngriti një paçavure”, 1-3, 1913; Gaz. Shqiptare, 14 shkurt 1999, f 13″)
Por, “Zogu i Shqypes”, siç ia nxirrte edhe etimologjinë gjyshi i “Konferencës së Pezës”, i famshmi Ndoc Çoba (Rev. Cirka, Nr. 44, 27 Prill 1937, f 109-110) thuhet se ia kaloi Ismail Vlorës në të gjitha edhe në grabitjen e pasurive shtetërore e të haseve sulltanore…
Gjergj Fishta, Zogun I, “L.M. e Tij Mbretin” e kishte cilësuar si Sulltani i Bardhë (krhs edhe Sulltan Selepin e At. F. Nolit) dhe për të shkruante kështu: “Na Shqyptarët në të kaluemen kemi pasë shum mbreten, përkujtimi i të cillëve asht i idhtë për ne. Kjenë sulltanat e kuq e kje sulltani i bardhë. Të parët nuk lanë mbas vedit veç rrenime e përdhosje; i mbrami u shty ma përtej me veprën destruktive n’ata shka plozhtësija e të parëve e la si e pat gjetë. Me i pi gjakun popullit e me luejtë me fatin e tij kje mendësija e sulltanit e e të gjith sulltanave të parandejshëm. Shqypnija Ethnike u coptue e zhangla-zhangla uu hodh të huejve pa kurfarë dhime. Maruen sa vilajete e mbet veç nji skelet Shqypnije; iu fal Shen Naumi e kje tuj u zhdukë edhe Vermoshi si bakshish evarije për tradhtin e 1924. Pse Mbretent e sidomos Mbreti qi patëm kje kasap, kje vampir, nuk kje prindi i popullit, nuk kje si aj bariu qi ka kujdes e dhimje e qi ndjen se nuk asht mbret vetëm pse populli asht malli e çifliku i tij per me u gërrye…”(“Hylli i Dritës”, Korrik-Shtatuer, 1940, Nr. 7-9, f 298-302, art. i Drejtimit/Drejtorit P. Gj. Fishta OFM Akademik i Italisë)
Nuk e kemi cituar të plotë pasazhin, sepse Fishta kishte disa hije për vete, dhe kësisoji do të acaroheshin aleatët pluralistë të qeverisë… Fishta në vend të Sulltanit të Bardhë, aso kohe preferonte gjenialët Duçen dhe Hitlerin… Mua më duket se etiketimi si “vampir gjaku e kasap mishi”, do të shkonte më mirë për monstruozin Hoxha, që i la në hije të gjithë pararendësit shqiponjatarë…
Ishte thënë nga E. Hoxha, për 28 nëntorin 1944, se u bë si “dy herë Dita e Çlirimit”… Mirëpo, siç e dimë kjo datë as herën e parë më 28 nëntor 1443, nuk qe një “Ditë Çlirimi”, as herën e dytë më 28 nëntor 1912 nuk ishte një “Ditë Çlirimi” nga okupacioni turko-osman dhe as herën e tretë nuk ishte “Dita e Çlirimit”. Është mjaft e çuditëshme e paradoksale që Republika e Shqipërisë as sot e kësaj dite nuk e ka caktuar sëpaku një ditë thjesht kalendarike a emërtuese si “Dita-data e Çlirimit nga Turqia”, apo si “Dita kur doli këmba e fundit e ushtarit turk”!? Madje as që ka ekzistuar e as ekziston fare ky koncept! Sapo shteti shqiptar filloi të ecë sapak edhe këmba-doras, puna e parë që bëri ishte lidhja dhe ratifikimi i “Traktatit të Miqësisë, Rrojtjes dhe Dashurisë së Përjetëshme me Turqinë dhe popullin vëlla turk”, dhe më e bukura është se këtë as nuk e shkruan në histori e as në historinë e diplomacisë, as në kohën e sotme me të cilën po vazhdohet me “Avazin e Mukës”! Vetëm te një broshurë e rregulluar/përshtatur e titulluar “Ataturku dhe Shqiptarët”, përmendet disa dhjetra herë “miqësia e dy popujve vëllezër, lidhjet e gjakut dhe lidhjet martesore, uniteti ideologjik e shpirtëror shqipetaro-turk”etj! Ky autor pretendon se ka shkruar edhe një tip Traktati, për shek XXI, “Shqiperia ç’ka qenë, ç’ është e ç’nuk mund të bëhet”, ku “justifikon” dhe mohon çfarëdo lloj autonomie lokale kulturore e ekonomike, në emrin e një autoritarizmi imponues të shumicës! “Pas do të na kini tërë jetën”, deklaronte valiu i Durrësit te film-historia “Nëntori i Dytë” dhe kjo realisht është aq e vërtetë, sa ç’është edhe e vërteta tjetër…madje edhe në Europë nuk hyjmë pa hyrë Turqia!
Një mik më kumtoi se Luigj Gurakuqi dhe Dom Nikoll Kaçorri nuk figurojnë fare në obeliskun monumental të Vlorës! Epo natyrisht e meritonte më parë Baba Çeni! Në fakt dihet se ideatori, përshkruesi e porositësi i Monumentit të Vlorës ishte Enver Hoxha dhe këtë e ka futur edhe në Veprat. Hoxha, ideologu, udhëheqësi klasiku ideologjik i Botës, pushkatuesi e varësi në konop i popullit shqiptar, autori i luftës së përjetëshme të klasave deri në Komumën Botërore, nuk mburrej me Baba Halilin, babanë e tij çoban dhensh, por me xhaxhain Baba Çenin, që kishte zbuluar ligjin ekonomik botëror, me kajmetë e kovaçit të Vlorës dhe pastaj me lidhjen e maceve, edhe për pastërti edhe për të kursyer buxhetin…
Thuhet se shqiponja e flamurit që qe publikuar ditën e 28 nëntorit 1944 te Buletini i ZP së asaj dite, ku janë edhe Enveri me Ismailë, kombinon me atë “të depiluarin” e Mejdanit të 28 nëntorit 1998!
Me ortakërinë e heshtur, me “Diplomacinë e Takies”, me antarësimin dhe integrimin në korso me Orjentin si një “fakt i kryer”, me veprimet konspirative natën pa hënë, me aprovimet “sy me sy” e me hipokrizi, pa asnjë parametër ligjor e demokratik, pa referendume, pa ratifikim, pa diferencuar pjesën tjetër që nuk e ka këtë lloj pasioni etj, nuk besoj se do të mund të shkohet fort larg, aq më tepër kur gënjejmë sheshit se tërë shpirtin e idealin e kemi ruajtur për “antarësimin dhe integrimin e ardhshëm me Evropën”, sapo t’a fusim pak kokën edhe në NATO…
Brezat e rinj të alban/shqiptarëve që do të vijnë, me siguri se do të nxjerrin mësimet e duhura nga këto histori tragji-komike. Hajdutët e historisë dhe faqe zinjtë nuk do të mund t’a mbajnë më këtë histori të fallsifikuar e të masakruar, siç e nënvizonte prindi im Gj.Luka më 1947, në një studim të titulluar “Rreth shpalljes së Pavarësisë 35 vjet ma parë”.
Cilët intelektualë “sulmojnë” Kadarenë?…
nga Mark Bregu
Në Filozofi, në një kapitull të quajtur, – “Ligji i njohjes” thuhet shprehimisht: “Sa më shumë ta njohësh një njeri, aq më shum je i detyruar, ta duash ose ta urresh”. Në fillimin e proçeseve demokratike, dhe, pikërisht mbas Tetorit të vitit 1990 kur Ismail Kadare u largua nga Shqipëria, opinioni shqiptar në përgjithësi, dhe ai intelektual në veçanti, kush në heshtje, kush në mënyrë të deklaruar, e dënoi veprimin e tij dhe, se ai u largua pikërisht në momentet ë kritike ku prania e tij ishte më se e domosdoshme. Ky opinion vjen në vështrimin e parë dhe ngjason si i pranueshëm, por, duke ndjekur (me syrin e mprehtë të vëzhguesit të vëmendshëm), ky arsyetim e ndryshon trajektoren. Me këtë arsyetim kam qenë dhe unë, shkruesi i këtyre rreshtave, dhe madje, para afro 12 vjetëve kam bërë një shkrim kritik ndaj Kadaresë, ndonëse, me shkrimtarin e Madh, asgjë nuk më afron në fushën e Letrave, (me përjashtim të moshës), jam, një javë më i madh. Ismai Kadare është një shkrimtar të cilin e ka lartësue vepra, dhe që “sulmohet” nga dy kategori intelektualësh. Të parët, janë ata, të cilët, ndjenja e inferioritetit i ekzalto deri në atë masë sa, ta quajn, komunist, konformist, anti shqiptar, etj etj.
Për të dhënë një version sa më real për Kadarenë, duhet lexuar veprat që ka shkruar në periudhën e diktaturës, por, zbërthimi i tyre nuk mund të bëhet nga çdo shtresë intelektualësh, sepse, jo të gjithë mund ta kuptojnë sfidën Kadarejane ndaj çensurës, që diktatura i vuri mbi kurriz çdo shkrimtari dhe artisti.
Sot, kundër Kadaresë, “këndon” kori i fanatikëve, të cilët urrejnë çdo prirje Perëndimore të shkrimtarit të Madh. Ata, në pa mundësi me dalë hapur si anti Europian, mundohen t’i “faturojnë”, komunizmin, dhe të gjtih mëkatet e diktaturës! Duke shfletuar, dhe rilexuar (pas afro 29 vjetësh), Librin: “Ura me tri harqe” të shkrimtarit tonë të Madh, dhe duke rifreskuar kujtesën, konkludoi se Ismail Kadare, në Librin e sipërpërmendur, me shum art dhe finesë, na sjell përmes personazhit të tij, mjaft të spikatur, murgut Gjon Gjorg Ukcama, nga Veriu i Shqipërisë, xhamën e madhe që i solli Shqipërisë pushtimi osman. Do të mjaftonte ky citim për të vërtetuar konservimin e urrejtjes së krahut më fanatik dhe më anadollak të të ashtuquajturës “inteligjencë”, apo klasë intelektuale. Duhet vërejtur me kujdes, ligjërata e murgut – Gjon në trajtesën që i bën kësaj kronike të zezë: “Shpejtoj ta shkruaj këtë kronikë, sepse kohët janë të turbullta, dhe e ardhmja është errur si asnjëherë tjetër. Pas ngjarjeve ngjethëse të Urës njerëzit dhe ditët vërtet janë qetësuar disi, por diçka tjetër e zezë duket në horizont: Shteti turk.
Hijet e minareve të tij por arrijnë dalë ngadalë gjer këtu. Është një paqe ogurzezë, më e keqe ses çdo luftë. Kishim shekuj që ishim fqinj me tokën e vjetër të grekëve dhe ja, pa kuptuar, tinëzisht si një një ëndërr të keqe, u gjetëm, një mëngjes, fqinjë me perandorinë e osmanëve.
Pylli i minareve të saj nxinë tejembanë. Kam parandjenjën se do të ndërrojë së shpejti fati i Arbërit. Sidomos pas asaj që ndodhi këtij dimri, kur mbi urën e porsa mbaruar u derdh për së dyti gjak: këtë herë gjak aziatik.” (Ngjarja në mars 1377) sipas autorit. Ky fragment i trajtuar nga Ismail Kadare është një tregues mjaft konkret për dhunimin që osmanët i bënë tokës arbënore, duke rrënuar kishat mijëvjeçare, dhe çuditërisht mbi themelet e tyre ndërtuan minaret. A nuk ishte ky një pushtim i dyfishtë?! Për të mos e marrë këtë tregim, si një “përrallë” apo pjellë e fantazisë së Kadaresë, do të ofrojmë një shembull mjaft konkret. Në Nandorin e vitit 2000, ndërsa gërmonin për të rindërtuar xhaminë në një fshat (në Shpat të Elbasanit), aty, u ndeshën në themelet e një kishe ortodokse të shek. XII. Kjo ngjarje sensibilizoi të gjithë zonën. Të rijtë intelektualë të zonës, në mirëkuptim të plotë me pleqtë, vendosën që në vend të xhamisë – uzurpuese, të ndërtohej Kisha, dhe ashtu u bë: 5000 banorë tëzonës, ju kthyen besimit të të parëve. (Citim nga: Gazeta: “Koha e Jonë” – Nandor 2000).
Të gjithë shkrimtarët e përmasave të mëdha, duke filluar me të Madhin – Faik Konica, Fajar Zavaloni e sa e sa të tjerë, me sens Perëndimor, u etiketuan si armiq reaksionarë, ndonjëherë, dhe “agjentë” të Vatikanit! Është pikërisht kjo psikozë e sëmurë, që “pushtoi” rë gjitha strukturat e Shtetit Shqiptar, që nga Qeveria e Vlorës, e në vijimësi, pasojat mbeten gjithnjë të dukëshme dhe evidente. Demel’lleku, taraflleku, e plot vese të tjera të trashëguara nga pushtimi pesë shekullor osman, na bëjnë të pangjashëm me popujt e tjerë të Ballkanit, dhe mjaft të ngjashëm me aziatikët!…
Nuk besoj se mund të ketë fyerje më të madhe se sa, klasifikimi i Shqipërisë – vendi më me korrupsion në gjithë Rajonin! Do të ishte krejtësisht absurde në se këtë “faturë” do t’ia “delegojmë” vetëm sistemit komunist – totalitar. Ai, vërtetë që e inkurajoi (sidomos hajdutllekun), duke aplikuar një varfëri të skajshme, por, gjithsesi, rrënjët duket kërkuar më thellë. Judiferenbizmi i Qeverisë, dhe konformimi i fërmentuar për afro një gjysëm shekulli, janë dy faktorë që e pengojnë “makinën” shqipëtare për të hyrë në “Autostradën ” Europiane. Të mësuar me parulla sllogane, diplomatët tanë, japin “leksione” në forumet ndërkombëtare duke “rrahur gjoksin”, por harrojnë se bota moderne i ka kaluar këto proçese, shekuj më parë.
Qeveria dhe shteti shqiptar, në radhë të parë duhet të jenë transparentë me Popullin, dhe më parë se të japë premtime, duhet të jetë i bindur në realizimin e tyre.
U premtua se do të rriten pensionet në masën (100 për 100) mbrenda mandatit Qeverisës, kanë kaluar dy vjet dhe pensionet në Qytet janë rritë vetëm 9% (kur Qeveria është në mes të mandatit). Janë ngritur çmimet në të gjitha ushqimet dhe perimet në mënyrë galopante, nga 30-40%. U premtua vënia në efiçencë e “bonave të privatizimit”, dhe ky premtim mbeti vetëm si një “sllogan” fushate! Çmimet e ujit dhe të dritave rriten çdo ditë, dhe me të njëjtën kosto, si për “super të pasurit”, ashtu dhe për të varfërit, ndonëse ishte premtuar ndryshe!
Rrugës Durrës – Kukës – Kalimash i vehen në dispozicion qindra milionë Euro, ndërsa rrugët në qytete mbyten nga balta dhe ujërat e zeza. Kjo mënyrë qeverisjeje më duket mjaft e ngjashme me kohën kur (me barkun bosh), prisnim ditën, kur do të shkonim në “komunizëm”.
Askush mos të çuditet por, jam i bindur se kjo përsëritje ciklike e këtyre fenomeneve, do ta bëjë rininë të braktisë Atdheun, ndërsa intelektualët dhe shkrimtarët e formatit të Kadaresë, do të vazhdojnë ta përjetojnë me dhimbje këtë “skenë” të pangjashme. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i lutemi Zotit, t’ju ndriçojë mendjen politikanëve dhe Pushtetarëve, që të bëhen më të ndjeshëm ndaj bashkëqytetarëve që bujarisht jua dhanë votëbesimin.
Do të jetë në nderin e Presidentit dhe të Kryeministrit nji rishikim gjendjes së mjeruar të pjesës më të madhe të popullsisë, e cila rënkon si i “plagosuri”, nën peshën e taksave dhe çmimeve të pa përballueshme, dhe një papunësie të skajëshme. Askush të mos aludojë se kam dalë nga “skema” e shkrimit, sepse, fenomenet vijnë të lidhura me njëra – tjetrën. Kur, Atdheut i ikën truri dhe zemra, (që në rastin tonë është forca e krahut), at’herë na pret atrofizmi”, dhe pas kësaj – vdekja si Komb. Pikërisht në kohën që po shkruaj këto radhë, pashë në një stacion televiziv, një skenë që rezonon mjaft mirë me shkrimin: mbi 40000 persona të larguar nga ish-vendet komuniste të Lindjes kishin shkuar në Angli, dhe punonin ndër ferma. Kaq shum ishte ngarkuar një qytet, sa që të ardhurit (të cilët punonin në ferma), ishin akomoduar ndër çadra. Të binte në sy intervista e një ish arsimtari Hungarez i cili (duke pastruar lakra), u shpreh se merrte një rrogë katërherë më të madhe se sa ajo që kishte marrë kur ishte arsimtar në vendin e tij.
Kush do të mund të bëjë “humor”, me tragjikomedinë e atij sistemi që lamë pas, dhe që akoma ka fanatikë që vazhdojnë (pa u skuqur aspak), t’iu bien “daulleve” të komunizmit. Ishin pikërisht këto daulle, që për afro një gjysëm shekulli, buçisnin në veshët e shqiptarëve, por kishte nga ata veshë “të hollë” që nuk i duruan dot.
Një ndër këta është dhe shkrimtari ynë i shquar Ismail Kadare, ndaj, dhe mesazhet e tij të njëpasnjëshme nuk duhet të bien në veshë të shurdhër.
Asnjëherë nuk është vonë për t’korigjuar gabimet apo fajet, dhe asnjeri nuk mund të pretendojë se është i “imunizuar” përjetësisht nga këto fenomene.
Urojmë për një ringjallje të shpresave, përmes një reforme efikase në zbutjen e mundëshme të këtyre fenomeneve. Pushtetarë dhe Qeveritarë: Kujdes. Shqipëtarët janë të lodhur, jo nga puna, por nga jeta e vështirë.
Nje ze i fuqishem nga Veriu dhe per Veriun Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV) mbush 5 vite jete
Me 5 dhjetor 2002 do te krijohej ne Shkoder Unioni i Gazetareve te Veriut (UGV) si nje bashkim i natyrshem i gazetareve te mediave ne Veriun e Shqiperise por edhe i korrespondenteve te mediave qendrore ne kete treve te vendit. Per here te pare ne historine e gazetarise dhe medias, do te krijohej nje shoqate, qellimi i te ciles ishte mbrojtja e te drejtave dhe interesave te gazetareve. Dy vite me pas, shoqata ndryshoi emrin ne Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV) por njekohesisht intensifikoi edhe aktivitetin e saj. Ne kete hapesire te shkurter kohore, Unioni e shenoi emrin e tij si botues i Fjalorit Enciklopedik “Gazetare dhe publiciste shqiptare”, i pari dhe deri tani i vetmi ne llojin e tij. Botimi i ketij Fjalori, eshte merite e vecante e Prof. Dr. Hamit Borici, “babai” i gazetarise shqiptare dhe njekohesisht “Antar nderi” i UGPV-se ne bashkepunim me nje staf te tere qe punoi intensivisht per perpilimin e tij. Nje tjeter nisme e Unionit, ishte edhe fillimi i botimit te gazetes “Veriu Observer”, nje botim ky qe krijoi risi te verteta ne tregun mediatik shqiptar.
Gjate 5 viteve aktivitet, Unioni ndermorri nje seri iniciativash, mes te cilave ate per rregullimin e tregut mediatik shqiptar, duke kerkuar edhe publikisht ne media krijimin e “Urdherit te gazetarit”, qe i paraprin edhe kthimit ne profesion te njohur zyrtarisht te gazetarit. Njekohesisht, ne keto 5 vite jete, jane me qindra aktivitetet e organizuara apo te bashkeorganizuara nga UGPV me shoqata apo grupime te ndryshme, per te ndikuar ne shkembimin e eksperiencave por edhe ne trajnimin e gazetareve dhe njerezve te medias. Shoqata ka mundesuat ne keto vite pjesmarrjen ne kurse kualifikimi brenda dhe jashte vendit, te nje numri te konsiderueshem te antareve, duke u kthyer ne nje institucion te vertete ne sherbim te persosjes profesionale te gazetareve.
Ne mbyllje te ketyre 5 viteve aktivitet, nuk mund te leme pa evidentuar me krenari te ligjshme, se ne asnje rast, gazetaret dhe punonjesit e mediave nuk jane cenuar ne detyren e tyre. Ne ato pak raste sporadike, reagimi i UGPV-se ka qene i fuqishem dhe i menjehershem, jo vetem permes deklaratave per shtyp, por edhe takimeve te ndryshme dhe sensibilizimit te organizmave kombetare dhe nderkombetare. Nuk kemi munguar asnjehere te tregojme solidaritetin e sinqerte me te gjithe koleget, brenda dhe jashte vendit, ne cdo rrethane te krijuar. Jemi munduar dhe besoj ia kemi arritur, te ofrojme por edhe te krijojme partneritete dhe bashkepunime me faktore te rendesishem si ne rangun vendor e rajonal, por edhe ate qendror.
5 vite jane pak, fare pak per nje grupim apo shoqate. Ne kemi hedhur thjeshte hapat e pare, por duke treguar me force se jemi perfaqesues te nje kategorie, e cila jo vetem meriton respektin, por perhere e me shume po tregon force profesionale. Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV) permbledh ne vetvete pjesen derrmuese te gazetareve aktive ne rajonin e Veriut dhe Veri- Lindjes se vendit. Tashme pervec Shkodres, ne kemi deget dhe kontaktet tona ne Malesi te Madhe, Lezhe, Puke, Kukes, Tropoje, Tirane etj. Tashme ne jemi nje realitet, i prekshem nga cdo cep i botes edhe permes internetit ne adresen tone www.ugpv.org. Nuk eshte rastesi qe ne morine e shoqatave qe ekzistojne ne Shqiperi, te kesaj kategorie, Unioni eshte i vetmi qe ka nje adrese ne internet, pasi mendojme se kemi cfare te tregojme per vete dhe aktivitetin tone. Ne kete ditelindje shume te rendesishme, e ndjejme per detyre te falenderojme te gjitha ata qe na kane mbeshtetur ne rrugetimin tone, per interesin e perbashket, perparimin e metejshem te shoqerise dhe komunitetit. Nje falenderim te vecante per pushtetaret vendore dhe qendrore gjate ketyre viteve, per trupat diplomatike, organizmat vendas dhe te huaj te cileve thjeshte u themi :Faleminderit! Meriton nje vleresim maksimal nga Shoqata jone, gazeta “Shqiperia Etnike” dhe botuesi Sokol Pepushaj, te cilet me bujari cdo here i ka lene hapesire problematikave te trajtuara nga UGPV, por ne rastin e festimit te 5 vjetorit te shoqates, i la nje vend shume te rendesishem publicitetit te pergatitur.
Jemi te ndergjegjshem se kemi bere vetem detyren tone ne sherbim te komunitetit dhe nese kemi gabuar ndonjehere, asgje nuk mund te na largoje deshiren tone per te kontribuar dhe bashkepunuar me te gjithe, sic edhe kemi besuar dhe besojme ne mirekuptimin tuaj.
Ne nisje te ketij rrugetimi, qe besojme se do te jete mjaft i gjate, ne kerkojme serish bashkepunim dhe mirekuptim, gjithmone ne interes te komuniteteve ku ne veprojme. Ne lindem si nje ze i fuqishem nga Veriu dhe per Veriun. Besojme se dicka kemi arritur, por si gjithmone vleresimin e presim nga ju te nderuar bashkeqytetare kudo qe te jeni! Pranoni mirenjohjen tone te thelle dhe gezoni bashke me ne!
Zyra e Shtypit e UGPV-se |