“Patronazhisti” i Edi Ramës qëllon me vezë eurodeputetin grek

0

Eurodeputeti grek Fredi Beleri është pritur me fyerje dhe sulme teksa doli nga godina e Kryesisë së Kuvendit, si pjesë e delegacionit zyrtar të Parlamentit Evropian që ka ardhur në Tiranë.

Incidenti ndodhi para Kryesisë së Kuvendit, ku një një qytetar pasi e ndoqi i hodhi kos dhe e goditi me vezë.

Beleri nuk ka bërë asnjë reagim dhe thjesht u largua.

Para hyrjes në Kryesi, qytetarë të ndryshëm kanë ofenduar eurodeputetin, i cili nuk ka pranuar tu përgjigjet as pyetjeve të gazetarëve të pranishëm, nëse është takuar me kryeministrin Rama apo jo.

Delegacioni i Parlamentit Evropian të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ka nisur sot vizitën monitoruese në vendin tonë dhe do të qëndrojë deri më 31 Tetor.

Ish-kryetari i bashkisë së Himarës, që nuk e mbajti asnjë ditë këtë detyrë, Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet në zgjedhjet fundit të Parlamentit Evropian, teksa ishte në burg, i dënuar për blerje votash.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu