Shkruan Zef Ndreka
Kanë kaluar më shumë se dy vite që herë pas herë, kemi shkruar për të informuar miqt, shokët, kolegët, pse jo edhe gjithë votuesit se agjenti i sofistikuar i Berishës, ishte dhe është Lulzim Basha, i cili sa të jetë gjallë, do të jetë thjeshtë dhe vetëm një zgjatim i hijes politike të Berishës!Na duket vetja si të bezdisshëm duke përsëritur disa herë dhe duke thënë publikisht: Plani undercover i mashtruesit Basha me babait e tij shpirtëror, ishte i lexueshëm: të mbanin peng në dy copa PD siç e mbajtën, të faktorizonin Berishën në betejen me gringot, të ndanin kullat dhe gjenë e vjedhur dhe të vazhdojnë të mbajnë bashkërisht PD pronë të familjes ku bën pjesë dhe djali shpirtëror, të cilit Babai do të bëjë çmos ti rregullojë ndonjë karrike parlamenti. Mbase edhe me ndihmën e Ramës! Sepse, mbajti peng dhe mashtroi një grup jo të vogël, dhe tani “meriton” një benefic që i shkon shumë për shtat, nga zbatimi i atij plani.
Kaq e thjeshtë është skema e tyre!
Tani kur dëgjon nga portali i Bashës se do jemi fraksion i jashtëm i Berishes, si do ta presin degët e PD-së në gjithë Shqipërinë këtë taktikë?!
Po ç’fraksion zeza do jetë ai grupim nqs do të arrijë të jetojë dhe çdo të bëjë Basha që e vertetoi se ka pazgjidhshmërisht fatin politik me atë të Berishës?!
Paralajmërimi se nuk do të rregjistrohen si subjekt politik dhe do te mbetën fraksion i jashtëm i Berishës, është thjesht një mënyrë për të dëgjuar dhe mësuar veshët e njerëzve për bashkimin që do të ndodhë si “domosdoshmëri për të mundur të keqën e madhe, Ramën”! Është loja dhe pazari më i thjeshtë, por njëkohësisht aq dhe i ndyrë.
Berisha-Basha është një kastë monopoliste, me rrënjë shumë të thella e të ndërthurura dhunshëm por dhe aq natyrshëm me njëra tjetrën, sa duhet të jesh i verbër që të mos shohëshe kuptosh se janë thjesht e njëjta çorbë.
Janë e njëjta çorbë e lidhur pazgjidhshmërisht nga fije pa fund besimesh, synimesh e interesash.
Të gjitha këto rëndojnë në kurrizin e shqiptarëve dhe demokratëve.