Protesta/ Berisha: Shqiptarët japin sot mesazhin se s’do ta lejojnë më këtë regjim

0

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi në hyrje të Kuvendit këtë të Enjte se protesta e e sotme bëhet me qëllim që të japë mesazhin e fuqishëm se shqiptarët nuk do të lejojnë më regjimin e Edi Ramës të qëndrojë në pushtet.

Sipas ish-kryeministrit tubimi i sotëm inauguron procesin e largimit të qeverisë socialiste nga pushteti dhe theksoi se protestat nuk do të ndalen deri në realizimin e qëllimit të tyre – largimi i qeverisë së Edi Ramës.

“Gjithnjë protesta ka skenarin e vetë, e rëndësishme është të japim mesazhin e fuqishëm se shqiptarët nuk do lejojnë më këtë regjim. Kjo është protesta që inauguron procesin e largimit të Edi Ramës nga pushteti dhe protesta nuk do të ndalet deri në realizimin e qëllimeve të saj”, tha Berisha për gazetarët.

Berisha ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë t’i bashkohen protestës në orën 19:00 përballë Kryeministrisë:

“Kundër vjedhjeve të tij që tejkalojnë çdo lloj imagjinate kundër politikës dhe manipulimeve të votës dhe sistemeve elktorale, kundër Ballkanit të Hapur protestojnë fuqishëm mbarë shqiptarët. Dua të shpreh ftesën time për qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë të bashkohen në orën 7 në protestën përballë Kryeministrisë”, u shpreh ai.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu