Shkruan Qamil Gjyrezi
Dëgjova lajmin e bashkimit të Berishës me Bardhin dhe disa vendime të Këshillit kombëtarë të Rithemelimit. Bashkimi i dy grupimeve politike jashtë P.D.-së zyrtare Berisha-Bardhi, nuk përbën as preçedent politik, por vetëm lajm. Propaganda për ta prezantuar si bashkim politik, zgjatë vetëm 3 ditë dhe është në vazhdën e lojës së filluar që në vitin Shatorë 2021, Berisha non-grata, 8 Janarit, protestës së fundit të 20 Shkurtit, me qëllim për të dobësuar opozitën, PD-në zyrtare dhe mbajtur në pushtet Edi Ramën për interesa personale. Sali Berisha është i akuzuar për korrupsion nga SPAK dhe ka hallin e mandatit të deputetit, kurse Bardhi lufton vetëm për një karrigë në parlament në 2025. Grupimi politik jashtë PD-së i Bardhit, janë të bindur se do të ngelin pa mandate në vitin 2025, prandaj bëjnë bashkime para-politike që ngjajnë me shoqatat jo-qeveritare. Ky grupim nuk njihet ligjërisht dhe përpiqen të imagjinojnë, të shpikin politikë të re, të bëjnë propagandë në sytë e shqiptarëve. Kushtet e Shtatorit 2021, të SHBA dhe Britanisë së madhe për non-gratën e Berishës nuk kanë ndryshuar, prandaj ky bashkim vetëm se rritë mbështetësit e Berishës, Bardhit etj. të përmendur edhe në deklaratën e Z. Blinken dhe DASH. Ku bashkim që i ngjet shoqatave jo-qeveritare ka thellëisht vokacion, anti-perëndimorë, SHBA, Britani etj. Shkuarja e disa deputetëve tek Berisha, nuk sjell asgjë të re, veçse rrit numrin e politikanëve të dështuar dhe që janë kundër reformave. Edhe tentativat e Bardhit e Bocit, për të ‘denigruar’ figurën e gjygjtares Irena Gjoka, me anë të qarqeve anti-shqiptare në Greqi, janë në vazhdën e ndjekur gadi dy dekada nga Berisha, që ka qëndruar në pushtet me mbështetjen e Greqisë ose ka raporte shumë të mira për pushtet personal me shumë politikanë në vendin fqinje. Qëndrimi i shoqatës Berisha, Bardhi e Boçi kundër gjygjtares Irena Gjoka, është qëndrim kundër SPAK, reformës në drejtësi, d.m.th kundër politikës perëndimore, SHBA-Britani e Madhe.