SPAK-u po kryen shërbimin e madh

0

Shkruan Zef Ndreka

Korrupsionin 32-vjeçar në Shqipëri po e ndëshkon SPAK-u, dhe vetëm ai. Po ndodh realisht ajo që kanë pritur shqiptarët me vite, por që nuk erdhi asnjëherë si zgjidhje nga organet e drejtësisë së vjetër shqiptare apo nga politika.
Politikanët dhe pushtetarët tani kanë filluar të dridhen, të mendojnë si të shpëtojnë prej bëmave të tyre, krimit e korrupsionit.
A do i shpëtojnë SPAK-ut?
Nuk besoj. Sepse SPAK-u dhe Gjykata e Posaçme kanë bërë hapat e matur e të sigurtë me prova, me akuza konkrete ndaj zyrtarëve të lartë, dhe ish zyrtarëve.
Ndëshkimi i krimeve dhe korrupsionit janë pikërisht arësyet përse u krijua.
Lind pyetja:
Përse kërcënohen vetëm nga disa segmente të politikës SPAK-u, Gjykata e Posaçme dhe BKH?!
Përse shantazhohen dhe denigrohen prokurorë e gjyqtarë të këtyre institucioneve kushtetuese?!
Pavarësia në punën e tyre dhe vendosja e drejtësisë është baza e një shteti në demokraci.
A duhen penguar aferat me ish Klubin Partizani?
Po ato miliona euro tek CEZ-i?
Po 4 të vrarët e pafajshëm tek Kryeministria dhe dhjetra të tjerë të Gërdecit?
Ashtu, siç duhet hetuar e plotë edhe dosja e inçeneratorëve, e Rrugës së Kombit, e shitjen se detit në favor të Greqisë, dhe qindra privatizime korruptive me pasuritë e nëntokës, të Hec-ve, të pronave në bregdet, etj.
Vazhdimi me kurojo dhe profesionalizëm i hetimeve të korrupsionit dhe krimit të pushtetarëve dhe ish pushtetarëve duhet të jetë edhe mbështetja nga partitë politike, siç realisht reagoi PD-ja për vetingun e politikanëve.
SPAK-u edhe pse duhet inkurajuar, gjë që spo ndodh nga politika, ka mbështetjen Amerikane në radhë të parë dhe do hetojë për të sekuestruar pasuritë e vjedhura këtij vendi.
Sigurisht nuk është e lehtë, por jo e pamundur.
Hapat e parë janë të guximshme dhe të forta. Autoriteti i SPAK po rritet dita ditës, ashtu siç rritet edhe mbështetja nga Britania e Madhe dhe BE.
SPAK-u po kryen shërbimin e madh ndaj vendit dhe shqiptarëve.
Në të vërtetë, puna e SPAK-ut dhe mbështetja e tij, do ta antarësojë Shqipërinë në BE.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu