Zbulohet karteli i kokainës, arrestohet vajza e politikanit të njohur (FOTO)

0

Një influencuese e njohur nga Maqedonia e Veriut, vajza e një politikani, u arrestua në Mykonos për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që shpërndante lëndë narkotike në ishullin e njohur Grek.

Potothema.gr, raporton se grupi kishte si ‘kapo’, një 34-vjeçar nga Shkupi. Të ndaluar nga policia janë: 21-vjeçarja, 34-vjeçari dhe një DJ i njohur libanez i cili merrte lëndë narkotike nga ‘karteli’ i Shkupit.

Oficerët të Mykonos Security zbuluan se karteli vepronte në ishull duke u shtirur se i shërbenin klientelës së ishullit. Sipas dosjes së paraqitur nga protothema.gr, policia kishte kohë që po vëzhgonte grupin dhe vajzën 21-vjeçare, e cila rezultoi se ishte pjesë e ekipit nga Shkupi.

Zbulohet karteli i kokainës, arrestohet vajza e politikanit të njohur

34-vjeçari, udhëzoi bashkëpunëtorët e tij se ku do të ruanin drogën si dhe mënyrën se si do ta bënin të disponueshme në treg duke mbledhur paratë e shitjes. 21-vjeçarja nga Shkupi nuk ështe e panjohur. Dhe pse mediat greke nuk ia kanë zbuluar identitetin, është bërë e ditur se ajo është influencuese në rrjetet sociale. Babai i saj është politikan në Maqedoninë e Veriut ndërsa nëna e saj është me profesion avokate.

Zbulohet karteli i kokainës, arrestohet vajza e politikanit të njohur

Ndalimi i tyre u bë mëngjesin e së mërkurës. ‘Karteli’ po përgatiste valixhet për t’u larguar nga vendi ku ishin, me qëllim që të humbnin gjurmët. Në hetimet që kryen u gjetën dhe sekuestruan drogë: 437 tableta droge XTC, 220,3 gram kokainë, 270,9 gram metamfetamin, 159,4 gram kanabis, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në grup.

Gjatë operacionit policor, autoritetet arrestuan edhe një DJ libanez, klient i kartelit të Shkupit. 36-vjeçari, banues në Athinë, i cili vjen nga një familje e pasur dhe zakonisht verën e kalon në Mykonos, posedonte 3.7 gramë kokainë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu