Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditen shqiptarët

0

Në Maqedoninë e Veriut, Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka numëruar 99.80 për qind të votave nga të gjitha vendvotimet dhe kandidatja e partisë opozitare, VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova, prin bindshëm në garën për të parin e shtetit. Kandidati për president i koalicionit për Ardhmëri Evropiane, presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pandarovski, ka marrë 97.592 apo 18.66 % të votave. Në vendin e tretë është kandidati shqiptar Bujar Osmani.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve raportoi për një pjesëmarrje mbi 47% në votime, rreth 9% më shumë se në vitin 2019. Sipas këtyre rezultateve, presidenti i ri do të zgjidhet në raundin e dytë zgjedhjeve, ku do të shkojnë dy kandidatët me më së shumti vota. Kjo pasi në raundin e parë kërkohet që presidenti të zgjidhet me 50 për qind të votave, me kushtin që pjesëmarrja në zgjedhje të jetë mbi 40 për qind e elektoratit.

Partitë shqiptare janë në garë me dy kandidatë, me Bujar Osmanin Fronti Evropian, nën drejtimin e BDI dhe opozita e bashkuar shqiptare, në koalicionin VLEN, me Arben Taravarin. Bujar Osmani kryeson në Strugë dhe në Komunën e Tetovës, Arben Tavari prin kryesimin në Komunën e Gostivarit në diferencë të ngushtë nga Bujar Osmani.

Këto zgjedhje janë vlerësuar si shumë të rëndësishme për partitë politike, pasi rezultati që do të arrijnë ato do të jetë test për zgjedhjet parlamentare, që do të mbahem më 8 maj, së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00, kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor , Aleksandar Dashtevski, tha se procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrë të rregullt, ndërkohë që opozita shqiptare ka denoncuar parregullsi në disa zona në komunën e Likovës. Të drejtë vote kishin 1.814.317 votues, ndërsa në garë ishin 7 kandidatë.

Renditja

1-Gordana Siljanovska Davkova, kandidatja e VMRO-së, me 362.561 vota apo 40,09 %

2-Stevo Pendarovski, kandidati i LSDM-së, me 180.216 vota apo 19,93%

3-Bujar Osmani kandidat i BDI me 120.803 vota apo 13,36%

4-Maksim Dimitrievski, kandidati i koalicionit ZNAM, 83.761 vota apo 9,26%

5-Arben Taravari, kandidati i VLEN, 83.307 vota apo 9,21%

6-Biljana Vankovska- Cvetanovska, kandidate e partisë ‘E Majta’, 41.167 vota apo 4.55%

7-Stevçe Jakimovski, kandidat i GROM, 8.096 vota apo 0,90%

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu