Çfarë do të ndodhë nëse Erdogani i humbet zgjedhjet?

0

Shkruan Foreign Policy

Në Turqi, me 14 maj do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, në të cilat Erdogani dhe Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e tij (AKP), që udhëheqin 20 vitet e fundit, mund të bjerë nga froni. Gjatë kësaj kohe, Erdogani dhe AKP kanë lënë një gjurmë të thellë në vend, duke zgjeruar rolin e  islamit në një shtetet tradicionalisht shekullar dhe ndikimin e Turqisë jashtë vendit. Por, vitet e politikës ekonomike joortodokse dhe tërmeti i madh i muajit shkurt e kanë groposur besimin të qeveria, gjë që i ka shtyrë shumë votues të vënë në pikëpyetje kompetencat e administratës.

Pas dy dekadash, është e vështirë të mendohet largimi i Erdoganit.

Anketat sugjerojnë se atë mund ta mundë kundrakandidati opozitar, por është rrënjosur mendimi se ai do të bëjë gjithçka që nevojitet për të qëndruar në pushtet, duke shfrytëzuar përparësinë e pozitës së tij që t’i fitojë zgjedhjet, qoftë edhe me një rezultat të ngushtë, ose t’i kundërvihet ndonjëfarë rezultati që mund të jetë i papërshtatshëm për të.

Largimi i hershëm i Mustafa Kemal Ataturkut

Një pjesë e madhe e nervozitetit rreth luftës për postin e presidentit turk dhe asaj sesi do t’i përgjigjet Erdogani atyre, është rrjedhim i historisë politike turke. Vështirë të mendohet se Erdogani do ta pranojë me lehtësi humbjen, sepse kjo do të ishte diçka pa precedentë – asnjë president turk kurrë nuk e ka humbur pushtetin në mënyrë direkte. Jo vetëm që Erdogani është presidenti i parë turk i zgjedhur nga populli dhe jo nga parlamenti, por ai gjithashtu ka udhëhequr transformimin e vendit nga sistemi parlamentar në atë presidencial.

Ndërsa shumë prej 11 paraardhësve të Erdoganit erdhën dhe u larguan pa kurrfarë zhurme, disa prej të cilëve – si edhe vetë ai – mbështeteshin madje në mënyrë masive nga parti politike të mëdha, gjithsesi kanë qënë të prirur të qëndronin më gjatë në pushtet derisa ushtria i ka zëvendësuar ose kanë vdekur në mënyrë të papritur.

Një përjashtim nuk është inkurajues.

Themeluesi dhe presidenti i parë i Turqisë, Mustafa Kemal Ataturku, vdiq sa ishte në detyrë në një moshë relativisht të re, 54 vjeçare, ndoshta për shkak të mënyrës së vështirë të jetës. Pasuesi dhe njeriu më i besueshëm i tij, Ismet Inonu shërbeu për 12 vjet, derisa Partia Popullore Republikane (CHP) – të cilën e drejtuan ai dhe Ataturku- u mund në vitin 1950 nga fraksioni i vetë asaj, Partia Demokratike, në zgjedhjet e para relativisht të lira dhe të ndershme në Turqi.

Demokratët kritikonin shtetin prepotent dhe shekullar dhe lavdëronin sipërmarrjen e lirë private, ndërsa politikanët si puna e Erdoganit mbështeteshin si demonstrim i lidhjes së natyrshme mes qendrës së djathtë politike dhe demokracisë në Turqi.

Zëvendësime, dënime me burg dhe me vdekje

Vendimi i Erdoganit për të mbajtur zgjedhjet me 14 maj, në përvjetorin e fitores së demokratëve ndaj CHP-së, ka si synim të theksojë këtë lidhje. Inonu, i cili në vitin 1950 ishte 50 vjeç, pranoi humbjen e madhe të partisë së tij, por gjithsesi vendosi të mos tërhiqet nga politika. Vazhdoi ta udhëheqë CHP-në edhe për 22 vite të tjera, derisa në Konventën dramatike të partisë në vitin 1972, e largoi përfundimisht Bulent Eçeviti, i cili kaloi pothuajse një dhjetëvjeçar në pritje si trashëgues i tij. Inonu vdiq një vit e gjysëm më vonë.

Megjithëse asnjëherë nuk arriti të bëhej president i Turqisë, Eçeviti do të mbetet figura kryesore në politikë edhe për tre dhjetëvjeçarë, duke drejtuar CHP-në derisa ajo u ndalua për shkak të grushtit ushtarak të shtetit në vitin 1980. Më vonë udhëhoqi partinë trashëgimtare të CHP-së.

Kryetari i demokratëve Xhelal Bajari ishte president për një dhjetëvjeçar, derisa u zëvendësua me grusht ushtarak shteti në vitin 1960. Pas kësaj u gjykua dhe u dënua me vdekje, së bashku me disa ministra të qeverisë. Megjithatë dënimi u zbut për shkak të moshës së vjetër. Bajari dhe shumë nga demokratët e mbijetuar kaluan pjesën më të madhe të pesë viteve në vazhdim në burg. Bajari jetoi 103 vjet dhe vazhdoi të ndikojë në politikë nga prapaskena për shumë vite pasi doli nga burgu.

Ata demokratë që nuk ishin në burg në fillim të viteve 1960, themeluan Partinë e së drejtës të cilën e udhëhoqi Sulejman Demireli. Demireli u tregua një politikan dinak dhe e ruajti kontrollin mbi partinë dhe pasuesit e tij për pothuajse katër dhjetëvjeçarë.

Ish gjeneralët dhe admiralët bëhen presidentë

Zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në vitet 1960 dhe 1970, u zhvilluan mes fraksioneve të qendrës së djathtë dhe grupit të qendrës së majtë që mbështeteshin nga Bulent Eçeviti. Gjithsesi, ushtria mbeti nën kontroll.

Kushtetuta e miratuar pas grushtit të shtetit të vitit 1960 nënvizonte se presidentët duhej të zgjidheshin nga parlamenti me një mandat shtatëvjeçar, ndërsa mandatet e njëpasnjëshme ishin të ndaluar. Tre presidentë nga kjo periudhë: Xhemal Gurseli, Xhevdet Sunaj dhe Fahri Koruturku, ishin gjeneralë ose admiralë.

Pamundësia për të zgjedhur presidentin e ri pas përfundimit të mandatit të Koroturkut në vitin 1980, për shkak të konflikteve të fraksioneve politike, ishte një prej shumë faktorëve që e nxitën ushtrinë për të nisur një tjetër grusht shteti atë vit, me shpërndarjen e parlamentit, miratimin e kushtetutës së re dhe zgjedhjen e një gjenerali tjetër Kenan Evrenit, si presidenti i shtatë i Republikës turke. Rregjimi ushtarak shpërndau CHP-në dhe Partinë e së drejtës; gjithashtu u’a ndaloi Demirelit dhe Eçevitit të merreshin me politikë.

Në teori, kjo mund të bënte të mundur shfaqjen e fytyrave të reja në skenën politike turke, por Demireli dhe Eçeviti si dhe disa politikanë të tjerë, i rikthyen të drejtat e tyre politike me referendumin e vitit 1987.

Gjatë mungesës së tyre, qendra e majtë qëndroi e bashkuar nën drejtimin e djalit të Inonusë, Erdal, i cili nuk e kishte karizmën e Eçevitit, ndërsa qendrën e djathtë e dominoi partia Atdheu (“Vatan”), e udhëhequr nga miku shumëvjeçar i Demirelit, Turgut Ozali, fitorja e të cilit kundër partive që mbështeste ushtria në zgjedhjet e para pas puçit në vitin 1983, erdhi si paralajmërim për gjeneralët. Kur Evreni doli në pension në vitin 1989, Ozali u bë presidenti i parë civil që nga viti 1960.

Skandale korruptive dhe termeti shkatrrimtar

Kur Demirali rihyri në politikë, nuk u pajtua me faktin se aleati i tij i dikurshëm Turgut Ozali dominonte skenën politike, e kësisoj hyri në garë nën flamurin e Partisë së rrugës së drejtë. Në vitin 1991, Partia e Atdheut humbi kontrollin në parlament në favor të koalicionit që udhëhiqej nga Demireli. Kur Ozali vdiq nga infarkti në zemër në vitin 1993, para së të mbyllte mandatin, Demireli arriti të zërë postin e presidentit. Por, deri në momentin kur mbaroi mandati i Demirelit në vitin 2000, ai nuk mund ta vazhdonte mandatin, sepse kjo kërkonte ndryshime kushtetuese dhe mbështetje politike që ai nuk e kishte. Partia e tij ishte tejet jopopullore, ndërsa rivali i tij i vjetër, Bulent Eçeviti, tani ishte kryeministër.

Demirelin e trashëgoi kryetari i Gjykatës kushtetuese Ahmed Nexhed Sezer, i cili ishte i pranueshëm nga shumica e fraksioneve politike, përveç politikanëve që përfaqësonin interesat islamiste dhe të kurdëve, të cilët ishin nën presionin e gjykatave.

Largimi nga shteti shekullar nacionalist, të cilën e mbështeste Sezeri, i detyroi shumë votues fetarë dhe kurdë të mbështesnin Erdoganin dhe partinë e tij të sapoformuar AKP në zgjedhjet parlamentare të vitit 2002. Erdogani ishte kryetar bashkie i Stambollit dhe anëtar i Partisë së mirëqënies, derisa ajo u ndalua, dhe ai u hoq nga detyra në vitin 1998. Statusi i tij prej autsajderi i mundësoi të përfitonte, sepse skandalet korruptive dhe tërmeti shkatrrimtar e varrosën besimin e votuesve në elitën politikë të atëhershme.

Si e “shtyu mënjanë” kryeministri presidentin

Partitë e lidhura me Eçevitin, Demirelin dhe Ozalin u mundën plotësisht në zgjedhje, ku vetëm dy parti, AKP-ja dhe CHP-ja e rinovuar, arritën të hyjnë në parlament. Asnjë prej partive të cilat dy vite më parë votuan për Sezerin nuk hyri në parlamentin në të cilin Erdogani u inaugurua si kryeministër në vitin 2003.

Në fillim Sezeri u shfaq si pengesa kryesore e Erdoganit dhe e AKP-së për kryerjen e funksionit të pushtetit, duke vendosur në mënyrë konstante veton ndaj ligjeve të miratuara nga parlamenti dhe duke bllokuar emërimet për pozitat kyçe në shtet.

Kur Sezeri në vitin 2007 përfundoi mandatin, AKP-ja e zëvendësoi me një prej kandidatëve të saj, Abdulla Gylin. Me Gylin në pushtet, AKP-ja arriti të forcojë pushtetin mbi burokracinë dhe sistemin e drejtësisë. Por, fuqia gjithsesi u përqendrua te Erdogani dhe aleatët e afërt të tij dhe jo te Gyli.

Në një rast me rëndësi, kur shefi i Dhomës turke të avokatisë po mbante një fjalim në të cilin kritikonte qeverinë, Erdogani doli në mënyrë demonstrative nga salla dhe sëbashku me të edhe presidenti. Nuk ishte befasi kur Erdogani vendosi të kandidonte për president në zgjedhjet direkte presidenciale në Turqi në vitin 2014, ndërsa Gyli u tërhoq mënjanë pa luftë.

Erdogani e transformoi kabinetin e presidentit.

Gjatë mandatit të tij të parë, kur për shkak të detyrës i duhej të ndërpriste lidhjet me partinë e tij, ai ndërhyri shpesh në marrjen e vendimeve nga ana e qeverisë dhe u suall si partiak, gjë për të cilën ekspertët juridikë pohuan se është e ndaluar.

Disa modele për të hequr dorë paqësisht nga pushteti

Nëpërmjet referendumit të vitit 2017, të cilin e mbështeti Erdogani, u miratuan ndryshimet kushtetuese të cilat eleminuan funksionin e kryeministrit dhe e shndërruan Turqinë në sistem presidencial, për të cilin Erdogani pohonte se do të siguronte drejtim efikas. Gjatë mandatit të dytë, Erdogani shfrytëzoi autoritetin e fituar për t’u përzier në disa sektorë të shoqërisë, të cilat deri atëherë kishin mbetur deri në njëfarë mase autonomë, duke ndryshuar katër drejtorë të Bankës qendrore në pak vite.

Presidentët turq të vendosur në atë post pas grushteve të shtetit ose me mbështetjen e ushtrisë mundën t’i adoptonin institucionet me vullnetin e tyre, por u mungonin partitë politike që t’i lidhnin me opinionin publik. Ndërkohë që presidentët që drejtonin parti politike gëzonin mbështetjen e qytetarëve, por kurrë nuk kishin ndikim kaq direkt në institucionet shtetërore.

Erdogani është unik për atë se ka kontrollin shtetëror dhe një numur të konsiderueshëm ndjekësish që kurrsesi nuk duan ta shohin të heqë dorë nga pushteti. Nëse humbet në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, kjo do të ndodhë ndoshta me një ndryshim të ngushtë votash.

Në moshën 69 vjeç, ai do të ishte relativisht i ri në krahasim me ish krerët e Turqisë në perëndimin e karrierave të tyre politike.

Thënë shkurt: Erdogani ka disa modele sesi të heqë dorë qetësisht nga pushteti. I vetmi president turk i cili dorëzoi detyrën me vullnet teksa kishte fuqi dhe ndikim të krahasueshëm me këtë që ka sot Erdogani, ishte Ismet Inonuja në vitin 1950.

Por tranzicioni pas tij doli se ishte një proces i vështirë.

Kundër Erdoganit parti të ndryshme nga pikëpamja ideologjike

Partia demokratike dhe pasuesit e saj e luftuan Inonunë dhe CHP-në. Në vitet që erdhën pas fitores së demokratëve ata konfiskuan pronat e CHP-së dhe ndoqën penalisht njërin  prej djemve të Inoinusë për vrasje me motive të dobëta. Gjithashtu demokratët organizuan grupe të pasuesve të tyre që sulmonin tubimet e Inonusë.  Grushti i shtetit i vitit 1960, që eleminoi nga pushteti demokratët, ndodhi atëherë kur u duk se partia demokrate po tentonte ta mbyllte CHP-në.

Momentalisht, opozita turke e akuzon shpesh Erdoganin se është dikator i korruptuar, gjë që lë të hapura mundësitë që ai ose familja e tij të përballen me ndjekje penale pas largimit të tij eventual nga detyra. Natyrisht që këto akuza Erdogani i merr seriozisht, krerët e opozitës janë dënuar me gjoba dhe janë dënuar për shkak të këtyre deklaratave.

Në mënyrë që të zbuten frika e Erdoganit nga humbja dhe gjithë atyre që mund të tërheqë ai pas vetes, partitë opozitare turke duhet të evitojnë deklaratat për dënimin e presidentit dhe duhet të përpunojnë një mesazh pozitiv i cili zgjedhësve tu shpjegojë hapat pozitivë që do të ndërmarrin ata kur të vijnë në pushtet. Kjo ishte një pjesë e strategjisë së CHP-së në fushatën e suksesshme për kryetar bashkie të Stambollit në vitin 2019.

Sfiduesi kryesor i Erdoganit, kreu i CHP-së Kemal Kilixharogllu ka marrë famë si kritizer i keqpërdorimeve të pushtetit nga AKP-ja. Qëkur është emëruar, ka përzier programin pozitiv me premtimet se do t’i japë fund korrupsionit. Është fokusuar në çështjet e ndihmës financiare dhe përkujdesjes sociale, duke theksuar se do ta ndërpresë fluksin e parave që shkon drejt klikës së fuqishme të sipërmarrjeve të mëdhenj që mbështesin AKP-në.

Të jesh i pari që arriti fuqinë e kërkesave të vizionit me fantazinë

Fakti nëse ky balancim do të mund t’i motivojë zgjedhësit për të mos forcuar vendosmërinë e Erdoganit për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, mbetet për tu parë. Koalicioni i gjërë i Kilixharogllusë ishte i domosdoshëm, sepse ende nuk është shfaqur ndonjë personalitet turk dominues që mund të ishte konkurencë e Erdoganit. Me një fjalë, nuk kemi ndonjë Eçevit kundër Demirelit, apo ndonjë Inonu kundër Bajarit. Pjesërisht kjo sitiuatë është edhe produkt i vetë Erdoganit.

Politikanët frymëzues, si puna e kryetarit të bashkisë së Stambollit Ekrem Imamogllusë, apo Selahatin Demirtasit, kryetar i partisë kurde demokratike, kanë qëndruar mënjanë, për shkak të ndjekjeve penale dhe burgosjeve. Erdogani mbetet i pari që arriti kaq fuqi kërkese, vizioni dhe imagjinate.

Puna është nëse mundet ai të ideojë atë që të jetë ai i parë që heq dorë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu