Taulant Balla i drejtohet Vokshit: Je bisht i ‘non gratës’, nuk ekziston në këtë sallë

0

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka pasur një përplasje në distancë me deputeten Albana Vokshi, e cila është krah Sali Berishës.

Teksa Balla kërkoi nga Gazment Bardhi që të uleshin dhe të diskutonin mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ndërhyrja e Vokshit nuk është pritur mirë nga deputeti socialist.

Balla u shpreh se ajo është kot në sallën e Kuvendit, pasi është bisht i “non grata”-s duke iu referuar Sali Berishës.

“Me ty nuk flas, ti je bishti i ‘non gratës’. Flas me këta që kanë zgjedhur të jenë pro misionit euroatlantik. Ti nuk ekziston. Kot je në këtë sallë, për mua nuk ekziston”, iu drejtua Balla-Vokshit

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu