Partia e Lirisë ka denoncuar sërish Bashkinë e Tiranës dhe kreun e saj Erion Veliaj lidhur me përfshirjen në aferën korruptive të inceneratorëve.
Në një dalje nga oborri para bashkisë së kryeqytetit, Sekretarja për Marrëdhënien Publike pranë PL-së, Silva Caka ka akuzuar Erion Veliajn se në mënyrë të jashtëligjshme po refuzon tu japë përgjigje pyetjeve të deputetes Monika Kryemadhi rreth rolit të bashkise në këtë aferë. Caka tha se Erion Veliaj shumë shpejt do të lëshohet nga mbrojtësi.
Deklarata e plotë:
Veliaj vijon të fshihet pas derës së zyrës dhe të shkëlë ligjet këtë do ta evidentojmë sot. Më 12 qershor deputetja Monika Kryemadhi i ka kërkuar një informacion shumë të thjeshtë bashkisë së Tiranës kuptohet duke respektuar cdo despozitë ligjore të statusit të deputetit dhe te ligjit mbi informimin publik . Pyetjet që Monika Kryemadhi apo kërkesa për informacion që i ka drejtuar Bashkisë së Tiranës nuk synojnë asgjë vecse transparencë lidhur me këtë aferë korruptive. Unë për kujtesë do t’ua lexoj edhe nëj herë të 4 kërkesat që Kryemadhi i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës lidhur me aferën korruptive të inceneratorëve.
Së pari i kemi kërkuar informacionin e detajuar se sa tonë mbetje janë depozituar cdo vit kalendarik që nga nisja e kësaj marrëdhënie kontraktuale e Bashkisë Tiranë deri në maj të vitit 2023 shoqëruar me një kopje të dokumentacionit zyrtar që posedojnë i cili vërteton shifrën e deklaruar.
Së dyti informacionin e detajuar mbi pagesat e kryera për cdo muaj apo vit nga pagesa e parë deri në maj të vitit 2023 shoqëruar me një kopje të cdo dokumentacioni apo praktike zyrtare për miratimin e urdhër xhirimeve të kryera.
Së treti i kemi kërkuar një kopje të marrëveshjes së fimosur mes palëvë .
Së katërti një kopje të vendimit të këshillit bashkia, gjithmonë nëse ka për miratimin e kësaj marrëveshjeje financiare mes palëve duke përfshirë edhe relacionin përkatës të përgatitur nga komisionet përgjegjëse pranë këshillit bashkiak Tiranë.
Edhe sot që flasim pavarësisht se kanë kaluar rreth 60 ditë që nga dita kur kjo kërkesë zyrtarë i është bërë Bashkisë së Tiranës dhe që do duhej në bazë të ligjit për informimin publik por njëkohësisht edhe për statusin e deputetit, do duhej që Bashkia Tiranë të ishte përgjigjur brenda 10 ditëve, Erion Veliaj vijon të fshihet në zyrën e tij. Ai që deri dje ishtë papagalli kryesor në mbrojtje të aferës korruptive të inceneratorit të Tiranës, sot hesht në mënyrë të turpshme. Për këto kushte të paligjshmërisë ku gjendet Erion Veliaj aktualisht për refuzimin e ofrimit të informacionit është vendosur në dijeni në rrugë institucionale kryetarja e Kuvendit, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, si dhe depozituar një kërkesë zyrtare sipas ligjit pranë institucionit të komisionerit për të drejtën për informimin. I bëjmë thirrje Erion VEliajt se këtë transparencë që po kërkojmë si parti politike e kërkojmë vetëm për interesin e qytetarëve dhe ai ka detyrimin minimal duke qenë se ëshët i zgjedhuri i qytetarëve të Tiranës të japë informacionin e kërkuar dhe të bëjë transparencën maksimale për qytetarët e Tiranës. Ne thjeshtë dhe vetëm kemi kërkuar informacio, ateherë pse fshihet Erion Veliaj dhe nuk jep asnjë lloj informacioni kur ia vetë ka deklaruar që është në rregull me menaxhimin e mbetjeve. Ne e dijmë që Veliaj e ka një mbrojtës nga pas por mesa duket dhe mbrojtësi do ta lëshojë shumë shpejt sepse data e skadencës së Erionit ka afruar gjithnjë e më shumë. Në përfundim të këtij komunikimi kam edhe një thirrje për prokurorët e strukturës së posacme anti korrupsion ose e thënë ndryshë për prokurorët e SPAK. NE e kemi shumë të qartë që në një vend ku gëlon korrupsioni , ai ëshët galopant dhe kjo është e verifikuar nga institucionet ndërkombëtarë të zbatimit të ligjit unë e kam të qartë që ju jeni me një punë tejet intensive e megjithatë ëse zyrtarët nuk vijnë në dyert tuaja për të dhënë shpjegime atëherë ju iu lind e gjithë e drejta ligjore, keni gjithë eksluzivitetin ligjor të vini ju në dyert e tyre, të filloni ju të pyesni në Bashkinë e Tiranës nga Erion Veliaj i cili është drejtuesi i kësaj bashkie deri tek punonjësi i rangut më të ulët se cfarë është bërë me paratë e shqiptarëve , taksat e tyre , se si është ngritur e gjithë skema korruptive e inceneratorit të Tiranës.