Enkelejd Alibeaj po tërhiqet nga politika duke “shitur” mandatin

0

Enkelejd Alibeaj pritet të largohet nga politika gjoja në emër të përplasjes së opozitës, mosgjetjes së gjuhës, humbjes së vulës e kështu me radhë.

Ai ka gjetur një mënyrë spektakolare, “shitjen” e mandatit, duke parë se nuk ka më të ardhme në PD, duke parë se Lulzim Basha rezultoi një flluskë sapuni.

Tashmë shërbëtori i Lulit, i bërë edhe bashkëpunëtori i Ramës dhe Veliajt, pritet të largohet duke dhënë dorëheqjen.

Por dardha e ka bishtin mbrapa. Duke dhënë dorëheqjen si deputet, mjafton të shohim kush e merr mandatin.

Mandatin e Enkelejd Alibeajt e merr Agron Kapllanaj.

Agron Kapllanaj është një nga mbështetësit kryesorë të Lulzim Bashës dhe i akuzuar shpesh edhe nga vetë opozita, jo vetëm nga mazhoranca dhe mediat e pushtetit se vëllai i tij ka përfituar dhjetëra e dhjetëra miliona euro tenderë nga qeveria, nga Rama dhe Veliaj dhe skema është e qartë. 

Ikën Enkelejd Alibeaj dhe vjen Agron Kapllanaj, vëllai i të cilit merr lekët nga pushteti.

Një “shitje” mandati spektakolare. Ikën një ushtar i Lulit, vjen një ushtar i Lulit, i cili paguhet nga paratë e taksapaguesve nga Edi Rama./CNA

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu