Mediat raportojnë për marrjen zyrtarisht të pandehur, Beci si Veliaj, tallet me SPAK

0

Në orët e vona të mbrëmjes së sotme, një lajm i minutave të fundit u bë viral në media shqiptare: ‘Benet Beci jep dorëheqjen, zyrtarisht merret i pandehur nga SPAK’.

Por pa kaluar shumë minuta, një reagim rrufe erdhi nga vetë personazhi kryesor, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i cili e mohoi një gjë të tillë, madje me nota humori u tall edhe me SPAK, duke theksuar se këto media kanë nxjerrë sekretin, që ky do të jepte dorëheqjen ditën e nesërme.

Sa është i vërtetë lajmi që Benet Beci është marrë i pandehur nga SPAK, ngelet për ta parë në ditët në vijim, por e sigurtë deri tani është qe kryebashkiaku i Shkodrës, njësoj si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka sigurinë të tallet me SPAK hapur dhe publikisht, edhe pse ndaj tyre ka me dhjetëra akuza të rënda penale, që nga korrupsioni dhe deri te lidhjet e ngushta me krimin e organizuar, për tu zgjedhur në krye të institucioneve që drejtojnë.

Kujtojmë se Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci u thirr paraditen e të premtes, 1 nëntor, në SPAK.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu