Caktohet data e zgjedhjes së Presidentit, emri përzgjidhet një ditë para votimit

0

Raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit të republikës do të zhvillohet me 4 Qershor, të shtunën në orën 18.00.

Partia Socialiste deri në orën 12: 00 të po kësaj dite duhet të depozitojë kandidaturën e më pas do të shqyrtohet nga komisioni ligjeve që do ti dërgoj kuvendin raportin përkatës.

Në ora 18:00 parlamenti pritet të mblidhet në seancë të posaçme nga ku zgjidhet presidenti me vetëm 71 vota pas ezaurimit pa kandidat të tre raundeve të para.

Të premten pasdite PS do të mbledhë kryesinë nga ku do të diskutohen kandidaturat.

“I dhamë kohë opozitës, pas dështimit të atij raundi bëmë një diskutim për të marrë afatin 7 ditor. Patëm dakordësi për propozime vetëm nga opozita. Lidhur me një propozim të ardhur nga opozita që palët u munduan ta përmirësojnë dhe falë asaj dakordësie, që mund të ishte e gabuar, duke parë se opozita nuk e shfrytëzoi në të mirë të procesit, mund t’i kishim ezuaruar më shpejt”, tha Taulant Balla. a.b

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu