Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me akuzat për udhëtimet e tij jashtë vendit, që sipas kryedemokratit, Sali Berisha shkojnë deri në 22 milionë euro.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet kjo është një shpifje e opozitës.
Rama tha shpenzimi mesatar vjetor në 2010 kur ishte Sali Berisha kryeministër, ishte 251.365 lekë të reja.
Për vitin 2021, ishte 64.972 lekë të reja.
“Shpifja monumentale e miliona € për tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve,po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët. Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë: 2010 – 251.365 lekë të reja, 2021 – 64.972 lekë të reja”, shkroi Rama në Twitter.