Gazetari Mentor Kikia, ka komentuar një nga temat më të nxehta të ditëve të fundit në politikë, udhëtimet e kryeministrit Edi Rama me charter, ku ka akuza se ka kryer 137 udhëtime dhe shpenzuar miliona euro.
Kikia është shprehur në emisionin “Open” se kryeministri Edi Rama duhet të bëjë transparente të gjitha shpenzimet e tij në udhëtime.
Gjatë debatit për sponsorizimet e udhëtimeve nga komapni, Kikia ka bërë edhe një krahasim “epik” të Ramës me këngëtaren Enca Haxhia.
“Do të duhet të kishin raportuar mbi numrin e fluturimeve. Nëse hakcerat kanë të tjera të dhëna le ti hedhin në tavolinë sepse i shërbejnë transparencë. Për fluturimet ka standarde. , Nëse mund të thuash që avioni ku hipi ku unë bën 200 mijë euro, por jo ka çmime standarde,. Për çfarë arsye kompania të sponsorizon udhëtimet? Mund ti kesh krijuar lehtësira. Si mund të jete reklamë, kush është ky Enca që shkon në Dubai”, tha ai.