Tensione janë shkaktuar në protestë para Kryeministrisë, ku protestuesit kanë çarë kordoonin e policisë.
Kreu i PD, Sali Berisha bëri thirrje që të ndizen qirinj për jetët e humbura, Klodian Rashë, Ardit Gjoklaj, Leart Kurti. Ky ka qenë edhe momenti ku protestuesit janë përplasur me policinë dhe janë ngjitur në shkallët e kryeministrisë ku kanë nisur të ndezin qirinj.
Disa kanë hedhur boja të kuqe në murë e të zi, ndërsa disa kanë tentuar të thyejnë derën e kryeministrisë.
Siç shihet edhe në foto ka pasur edhe shoqërime në polici, për ata që kanë goditur derën e Kryeministrisë.