Shkruan Qamil Gjyrezi
Policia ka ndaluar kërkesën e Sali Berishës për të zhvilluar protestë më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë organizohet samiti me liderët e BE!? Sipas policisë organizimi cënon sigurinë kombëtare dhe atë publike, por Damjan Gjiknuri deklaron nga Elbasani PS s’ka marrë asnjë masë për ta penguar. Loja e deklaratave Rama-Berisha me anë të emisraëve të tyre ka filluar nga bashkëpunimi për ndryshimet kushtetuese në vitin 2008.
Bashkëpunimi i fundit ishte në Bashkinë e Shkodrës, ku Rama shiti kandidaten e PS-së Angoni dhe e la të lirë Berishën dhe Spahinë për të blerë vota për Foltoren. Në këtë lojë deklaratash deri me 6 dhjetorë të dy do të dalin të fituar Rama pret udhëheqësit europianë, policia ndalon kërkesën për meting dhe disa mbëhstetës militant që nuk pyesin për shtetin do të marrin pjesë në protestë.
Mund të përdoret ndonjë shkop gome për ndonjë protestues të pa bindur , por Rama dhe Berisha do të realizojnë qëllimet e tyre duke i treguar opinionit europian se në Shqipëri ka gjoja demokraci. Me këtë politikë 30 vjecare lojëra në dëm të ndryshimit dhe largimit të klasës së dështuar politike, ata pengojnë ndryshimin dhe largimin nga skena politike!