Revista amerikane: Tigri i Arkanit, krimineli boshnjak sot punon si DJ në Beograd

0

Një revistë amerikane së bashku me disa gazetarë investigativë kanë publikuar një hetim të detajuar mbi një nga krimet e shumta të luftës të kryera tridhjetë vjet më parë nga “tigrat e Arkanit”.

Personi në foton e mësipërme është Sërdjan Golubovic ose sic njihet ndryshe DJ Max, një ndër më të famshmit në Serbi. Ai gëzon mbështetjen e mijëra njerëz në Beograd për muzikën që ai krijon.

Sipas një hetimi të revistes të famshme amerikane “Rolling Stone” rezulton të ketë qenë një ushtarë gjatë vitëve 1992 në Bosnjë. Sic shihet në këtë foto ai godet me shkelma një prej tre kufomave. Është pikërisht kjo fotoja e tmerrshme që publikoi revista gjatë luftës në Bosnjë dhe u bë e mundur identifikimi i ushtarit serb.

Një nga kufomat është boshnjake ndërsa dy të tjerë jane shqiptarë. Gruaja, trupi i së cilës Golubovic godet është Tifa Sabanovic. Civilët e tjerë të vrarë ishte një çift shqiptar, Hamide dhe Abidrami Pajaziti.

Pas 30 vitesh Golubovic vazhdon të lëvizë i lirë, madje duke performuar në festivalet më të mira muzikore në Serbisë.

Në shkrimin e “RollingStone” theksohet se Serbia ka hetuar një numër të kufizuar serbësh për mizoritë e kryera në të gjithë Ballkanin, por edhe ato hetime janë ngadalësuar vitet e fundit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu