Deputeti i Edi Ramës del publikisht kundër arrestit të Sali Berishës

0

Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi i pyetur në lidhje me masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, tha se në kuadrin personal mendon se masa të tilla janë të tepruara.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me moderatoren Nisida Tufa, ai tha se ashpërsimi i politikave penale të paraburgimit janë të tepruara dhe se masa të tilla nuk duhen marrë ndaj personave me kontribut të caktuar.

“I pyetur si politikan këto janë çështje të drejtësisë. Jemi të detyruar t’i zbatojmë na pëlqejnë apo jo.

Ashpërsimi i politikave penale të paraburgimit janë të tepruara.

Njerëz të cilët kanë një kontribut të caktuar, kolegë tanët apo krahut tjetër që publikisht janë aty, nuk ke pse u jep masa dënimi të rënda deri në pamundësi të veprimeve të tyre”, tha ai.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu