Kreu Aktualitet Gjiganti gjerman, ZDF shkruan për protestat: Mijëra çdo ditë poshtë zyrës së...

Gjiganti gjerman, ZDF shkruan për protestat: Mijëra çdo ditë poshtë zyrës së Ramës

0
21

Një nga mediat publike më të mëdha dhe më me ndikim në Gjermani, ZDF i ka kushtuar vëmendje protestave që prej dy javësh po zhvillohen në Shqipëri kundër kryeministrit Edi Rama.

Media gjermane shkruan se protestat po intensifikohen dhe se të shtunën mijëra qytetarë u mblodhën sërish në Tiranë për të kërkuar largimin e qeverisë.

“Çdo ditë, dhjetëra mijëra protestues mblidhen para zyrës së Kryeministrit”, shkruan ZDF.

Deri tani në kryeqytet janë zhvilluar 14 protesta masive, ndërsa e 15-ta pritet të nisë sot në orën 18:00. Dhjetëra mijëra qytetarë janë mbledhur çdo ditë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe largimin e ministrave të kabinetit.
Protesta që po shkund Shqipërinë ka tërhequr vëmendjen e mediave më të mëdha ndërkombëtare, si CNN, Reuters dhe tashmë edhe ZDF, e cila e rendit protestën shqiptare mes zhvillimeve që po ndiqen me interes në Europë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu