“Fëmija ishte në breg”/ Deputeti i njohur në vendin ku ndodhi tragjedia: Isha 20 metra larg, urgjentisht të pezullohet çdo skaf!

0

Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku ka qenë prezent ditën e sotme në vendin ku ndodhi tragjediae  rëndë ku humbi jetën 5-vjeçarja pasi u godit nga një skaf.

Deputeti vetë bën me dije se ka qenë prezent 20 metra larg vendngjarjes teksa shprehet se fëmija ka qenë në breg të detit dhe e gjithë ngjarja është zhvilluar në prezenc të familjes.

“Fëmija ishte në breg të detit pranë cadrës. Dukej si cmenduri, si mund të lejohet? Familja ishte prezente, duhej vendim drastik para se të ndodhte. Një tmerr i vërtetë , isha 20 metra larg vendngjarjes.

Është jashtë cdo lloj llogjike, në pamje të parë ka një mirëqenie që një efektiv i thjeshtë s mund ta ketë. Keta janë të papërgjegjshëm, duhet absolutisht marrja e masave për personazhe të tilla, tronditëse e gjitha. I bëj thirrje në mënyrë urgjente, të pezullohet cdo skaf në afërsi të plazheve, këto tangërlliqet për performance, papërgjegjshmëria është e madhe”, tha Çollaku.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu