Garda e Republikës është vendosur “gardh” tek dera e Parlamentit dhe nuk ka lejuar deputetët e opozitës të futen brenda.
“Hapni derën, lejoni të futen brenda ata që nuk janë të përjashtuar”, thonë deputetët.
“Hapeni derën të kaloj sepse nuk jam i përjashtuar”, i drejtohet Saimir Korreshi.
Ndërsa të tjerët dëgjohen duke thënë: “Republikë private e Lindës është kjo”, “Ec, hapu”, “E keni kthyer në burg”.
Momentet janë shoqëruar me tensione mes deputetëve dhe punonjësve të gardës, ku ka pasur edhe përplasje fizike mes tyre.
Shtatë deputetë të opozitës janë përjashtuar nga Komisariati i Etikës pas kaosit në seancën e miratimit të Buxhetit 2024.
Më kërkesë të mazhorancës, janë përjashtuar deputetët Ervin Salianji, Lefter Gështnja, Bledion Nallbati, Asllan Dogjani, Isuf Çelaj, Luan Baçi dhe Xhelal Mziu.