Sherr i fortë në Kuvend! Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është ngritur të marrë fjalën pasi ka përfunduar fjalimin e tij kryeministri Edi Rama. Nga vendi, Berisha i bëri thirrjekryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që ta linte të fliste, por kjo e fundit e konsideroi të paarsyeshme, pasi tha se janë me kohë të kufizuar. Berisha u kundërpërgjigj dhe tha se ishte një turp që t’i ndalej fjala.
Por, mes tyre ndërhyri edhe kryeministri Rama. Ky i fundit i tha Berishës se ishte non-grata dhe i padëshirueshëm e nuk kishte të drejtë të fliste. Pro Berishës foli edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka. Ai tha se Rama nuk ishte askushi që të përcaktonte personat që flisnin në Kuvend./DOSJA.AL
