Sot Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, me anë të një verifikimi, ka zbuluar faktin se një personazh me profil të lartë politik shqiptar” me iniciale I.M rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Disa media aludojnë se bëhet fjalë për Ilir Metën pasi inicialet korrespondojnë, megjithëse nuk ka ende asnjë konfirmim.
Ky fakt ka rinxjerrë në dritë një deklaratë të vjetër të ish deputetit të LSI, Dritan Priftit kur akuzonte Metën si ish bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Deklarata u ribotua në vitin 2015 në faqen e Facebook “Enigma, mistere dhe lajme”.
Një spiun komunist, që spiunonte shokët e tij që në universitet. U rekrutua nga pedagogu i tij N.K. A ka fakt më tronditës se ky për njeriun nr.2 të shtetit shqiptar. Ka mundur për 25 vjet ta fsheh këtë të vërtetë, në bashkëpunim me Sali Berishën, i cili ka dosjen e plotë të Ilir Metës, por e ka përdorur atë vetëm për interesat e tij.(…)