Meqenëse pashë një video të Zj.Nancy VanHorn të ngarkuarës me punë si përfaqësuese e USA-s në Ambasadën Amerikane në Shqipëri që në gjuhën Shqipe ju kërkonte shqiptarëve se çfarë vendi duhet të vizitoj, çfarë ushqimi duhet të provoj dhe çfarë libri duhet të lexoj që të njoh më mirë Shqipërinë dhe shqiptarët, unë po e “ndihmoj” me këto 8 minuta video të një zonje tjetër amerikane Profesoreshës ne Universitetin e Indianapolis, zonjës Lory Amy.
Kur të kesh kohë zonja Nancy harxhoi 8 minuta duke dëgjuar këtë video të një bashkatdhetarje tënde dhe do qartësohesh shumë më shumë se nga takimet e çdo qelbësire politikane të Shqipërisë.
Por po munde dëgjoje vetë se po e dëgjuan pinjollët e mostrave komunist që paraardhësit tuaj kanë punësuar në Ambasadë prej vitit 1991 do përpiqen ta fshehin ose ta fshijnë fare këtë video që flet qartë më shumë se sa çdo raport apo kabllograme leshi që disa zyrtaruc të pjerdhur të administratës së USA-s që kanë qenë të emëruar si Ambasador në Shqipëri kanë dërguar tek “ skllevërit” e Sorrosit që kanë kapur prej fyti Departamentin e Shtetit tuaj prej kur ishte Bardhak Obama President.
Ndërsa unë si një nga 5 milion qytetarët shqiptarë nuk do të harxhoja asnjë rresht për të të shkruar se çfarë duhet të shikosh, të shijosh e të lexosh se për të tilla “ këshilla” ke plot servilë, mashtrues e hajdut të politikës, medias apo bizneseve që do ti ofrojnë me shumicë saqë do mërzitesh e do harrosh perse ke ardhur e për çfarë paguhesh nga taksat e qytetareve amerikan.
Unë si një qytetar i Shqipërisë do të “këshilloja” se çfarë nuk duhet të vizitosh, shijosh, lexosh , promovosh, dekorosh, takosh e pomposh si mender udhëheqës të këtij vendi që quhet Shqipëri sa kohe që do jesh me punë në Ambasadën Amerikane në Shqipëri.
E nderuar, Zj.Nancy
Sa më larg t’ju qëndrosh hajdutëve të pushtetit dhe qeverisë, aq më shumë do ti bëni mirë shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Sa me larg të mbash mendër politikanët spurdhjakë të opozitës, që nuk i pjerdh askush në popull, aq më shumë do ta ndihmosh demokracinë.
Sa më pak të takosh qelbësirat e ish-diktaturës komuniste që kanë kapur prej fyti kupolën drejtuese të Gjykatave dhe Prokurorisë falë dhe ndihmës së ish paraardhesve të tu, aq me shumë do ta ndihmosh drejtësinë.
Sa më pak të takosh drejtues mediash që paguhen me klering e me miliona euro nga paratë e taksave shqiptare nga Qeveria dhe janë thjesht skllevër të pushtetit të radhës duke lëpirë mendaren e kujtdo që është në qeveri, aq më shumë do të kontribuosh për lirinë e shtypit dhe të mendimit.
Shqipëria vuan akoma nga sindroma e të dashuruarit dhunuesit, mashtruesit, hajdutët dhe harbutët që vijnë nga e kaluara bastarde e diktaturës dhe në 34 vite janë të shpërndarë si copa mu…. në çdo cep të shtetit e pushtetit, politikës, drejtësisë e medias, falë edhe dakordsisë në heshtje ose me pohim me gjeste të vendit tuaj që për shqiptarët ka qenë ëndërr.
E nderuar, Zj.Nancy
Po mundët pasi të largohet pak vapa, meqë flisni edhe Shqip dilni në këmbë e me makinë dhe takoni sa më shumë shqiptarë të thjeshtë që të njihni me rrënjë e dhëmballë shqiptarët bastard që protokolli zyrtar jua do të takoni.
Për të ngrenë hapni sytë e mos frekuentoni lokalet si Egzona e Beqajt, resortet agroturistike të Oltës, lokalet luksoze pas TEG-ut, në Lalz, në Palas, tek kodra e Diellit e të tjerë të kësaj sëre apo në pronësi të disa deputetëve e ministrave apo ish ministrave se ngaqë kanë çmimet e larta, pak njerëz “guxojnë” të shkelin aty dhe kam frike se do helmohesh ngaqë ata gatuajnë rrallë e nuk i hedhin kurrë ushqimet që ju ngelen sepse janë mësuar që vetë të hanë gjellë qensh e nga babëzia kursejnë në maksimum.
E Nderuar, Zj.Nancy
Për të lexuar do të rekomandoja të harxhoje 2-3 ditë kohe tek Autoriteti i Dosjeve të ish organit famëkeq të sigurimit të Shtetit për të njohur me detaje historinë e Shqipërisë të 80 viteve pra nga viti 1944 e deri sot dhe do kursenit edhe shume dekorata si ajo qe i dhatë Dvoranit, Sadushit, Krajës, Pandës, Rakipit, Xhafës, e shumë të tjerëve ish-xhelat të rrëgjimit fundërrinë komunist dhe do kënaqeshit kur të shihnit se çfarë kokrra spiunësh të ish sigurimit, UDB e KKB kanë qeverisur dhe vazhdojnë të qeverisin Shqipërinë në këto 34 vite mender demokraci nën kujdesin tuaj
E Nderuar, Zj.Nancy
Për vizitë do të “këshilloja” që të mos shkosh tek piramida e rilindur e diktatorit ku ishte sekretari Amerikan Blinken sepse do asfiksohesh nga era qelbësirë e regjimit të kaluar e parfumosur me erën e haleve të sotem që janë pinjollë të atyre qelbësirave.
Dhe mos shko kurrë në përurime investimesh publike se do të legjitimosh vjedhjet monstruoze të mostrave të pushtetit siç bëri Yri Kim me anijet rrangallë të Bangladeshit që ju kushtojnë shqiptarëve mbi 70 milion euro pa u ndezur kurrë prej 2 vitesh
Ps: Mos harxho asnjë sekondë edhe me birbot e SHQRCV, OJF, OJQ se për fat të keq në Shqipëri janë të gjithë të infektuar qysh në vezë dhe janë disa qen e disa kone që lehin sipas kësteve që marrin nga pushteti.
Të uroj suksese e mbarësi Zj Nancy
Dhe mos ma merr për keq e mos mu mërzit Zj, Nancy se unë nuk të bezdis as për viza as për llotari, as për foto e as për kafe e raki siç do të bezdisin plot lëtyra qe mendojnë se behet faktorë dhe “lidera” duke postuar foto me çdo të huaj.
Meqë Beqaj është pak i arrestuar atëherë po të them unë; suksese në jetë e nderuar zj, Nancy.