Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion u miratua në Kuvend në seancën plenare të së enjtes. Komisioni u miratua me 74 vota pro, teksa 6 vota ishin kundër dhe nuk u regjistrua asnjë abstenim.
Deputetët e opozitës që votuan kundër ishin Metaliaj, Salianji, Shehaj, Dhori, Hoti dhe Shehaj.
Pjesë e grupit të punës për këtë strukturë do të jenë ekspertë shqiptarë por edhe të huaj, të cilët do të ndjekin dhe monitorojnë nga afër punimet për secilën nga fazat.
Më konkretisht, ekspertët do të ndahen në grupe dhe do të angazhohen në funksion të temave përkatëse, që lidhen me fushat në të cilët ata janë kompetentë.
Ky komision i Posaçëm do të organizojë seanca dëgjimore me qëllim konsultimi, tryeza pune dhe diskutime publike, duke pasur në fokus zbatimin e reformave, sundimin e ligjit dhe mirëqeverisjen.