Nga aleanca me CIA-n e ushtrinë, te manipulimi mediatik: si u përdor USAID për destabilizimin e qeverive

0

Shkruar nga Roberto Vivaldelli

Vendimi i administratës Trump për të pezulluar veprimtarinë e USAID, Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, dhe për ta vendosur atë nën kontrollin e Departamentit të Shtetit, është shoqëruar me zbulimin se roli i saj shkonte shumë përtej asaj të një agjencie të thjeshtë të “ndihmës humanitare”, siç e kanë portretizuar shumë media ditët e fundit.

Për dekada, siç e ka kujtuar vetë Shtëpia e Bardhë, agjencia ka menaxhuar fonde të mëdha publike me pak transparencë, dhe duke financuar projekte të diskutueshme. Ndër shembuj e shumtë të abuzimeve përfshihen 1.5 milionë dollarët e dhënë për të promovuar diversitetin, barazinë dhe gjithëpërfshirjen në Serbi, 70.000 dollarë për një koncert të DEI në Irlandë, 47.000 dollarë për një opera transgjinorësh në Kolumbi dhe miliona të tjera që kanë shkuar për OJQ-të e lidhura me organizatat terroriste.

Po ashtu rezulton se USAID ka financuar projekte në lidhje me Aleancën EcoHealth, e cila ishte e përfshirë në kërkimet në laboratorin e virologjisë në Wuhan të Kinës, dhe që siguronte edhe ushqime për luftëtarët e lidhur me Al-Kaedën në Siri. Skandaloze ka qenë edhe mbështetja për kultivimin e lulëkuqes së opiumit në Afganistan, ku miliona dollarë janë harxhuar për sistemet e ujitjes, plehrave kimike dhe pajisjeve bujqësore, nga të cilat ka përfituar në mënyrë indirekte regjimi i talebanëve.

Por shkeljet nuk përfundojnë këto. Mike Benz, një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit nën administratën e parë Trump, e cilësoi USAID gjatë një interviste si një krah të vërtetë operacional të politikës së jashtme të SHBA-së, shpesh në bashkëpunim me CIA-n dhe National Endoëment for Democracy (NED).

Kjo e fundit është një agjenci e angazhuar në operacionet e ndryshimit të regjimit dhe ndërhyrjet politike në vendet e huaja. Sipas Benz, USAID dhe NED punojnë së bashku në programe të shumta që synojnë të ndikojnë mbi politikën e brendshme të vendeve të huaja.

Një shembull është Konsorciumi për Forcimin e Procesit Politik, një iniciativë e përbashkët midis Departamentit të Shtetit, USAID-it dhe NED, e cila thuhet se ka luajtur një rol qendror në censurën në internet dhe promovimin e ligjeve kundër të ashtuquajturit “keqinformim”.

“USAID i financon OJQ-të për të detyruar qeveritë e huaja të miratojnë ligje për censurën, duke ndaluar qarkullimin e informacionit, që në fakt mbrohej nga Amendamenti i Parë në Shtetet e Bashkuara. Departamenti i Shtetit shkruan direktivat e politikave, ndërsa NED i zbaton ato në terren. Por asnjëra nga ato nuk do të ishte e mundur pa financimin e USAID-it”- shton ish-zyrtari.

Madje Benz citoi një dokument top-sekret të vitit 2022, në të cilin një gjeneral pranoi se ushtria amerikane preferon të punojë me USAID-in dhe jo me Departamentin e Shtetit, pikërisht sepse agjencia ka qasje tek të gjerë në financimin e operacioneve sekrete. “Shumë njerëz mendojnë se USAID i shpenzon fondet për projekte të zgjuara, por realiteti është akoma më cinik. Këto nisma shërbejnë për të destabilizuar qeveritë që cilësohen të papërshtatshme”- shton ai.

Për të mbështetur tezën e tij, Benz citoi edhe dokumente nga Instituti Republikan që zbulojnë se si, pas humbjes së një kandidati pro-amerikan në zgjedhjet e vitit 2018 në Bangladesh, USAID dhe NED financuan disa aktivitete të komunitetit LGBTQ+, festivale vallëzimi dhe koncerte të muzikës rep për të nxitur protesta në rrugë dhe për të shkaktuar trazira.

Strategji të ngjashme thuhet se janë përdorur në Kubë, me programe të Diversitetit, Barazisë dhe Përfshirjes (DEI) të përdorura për të thelluar ndarjet racore dhe për të nxitur demonstratat antiqeveritare. “Në vitet 1960 dhe 1970, skandalet më të mëdha shtetërore përfshinin CIA-n.

Sot, operacionet më të këqija të fshehta kalojnë përmes USAID-it. Çdo projekt i USAID-it ka një qëllim të dyfishtë. Nëse ai ndërton diku një sistem vaditjeje, kjo ndodh për të kontrolluar burimet ujore. Nëse ofron ndihma ushqimore, synon të ketë ndikim në popullatë. Nëse financon reformat demokratike, do të diktojë ligjet në dobi të interesave amerikane”- argumenton Benz.

Po ashtu, USAID është përdorur për të ndikuar mbi politikën e brendshme të Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Kryetari i parlamentit gjeorgjian Shalva Papuashvili, Ëndrra Gjeorgjiane bëri akuza të ashpra në platformës X, duke thënë se agjencia shpenzoi “41.7 milionë dollarë, nëpërmjet OJQ-ve politike, për të ndikuar në zgjedhjet në Gjeorgji”.

Në Ukrainë, pezullimi i financimit të USAID-it ka një ndikim shkatërrues në median vendase. 59.2 për qind e gazetarëve kanë frikë nga mbyllja ose zvogëlimi i ndjeshëm i mediave të pavarura. Deri vitin e kaluar, më shumë se gjysma e mediave ukrainase financoheshin nga Shtetet e Bashkuara, dhe 85 për qind e gazetarëve thanë se mediat e tyre nuk do të mbijetonin pa ndihmë shtesë.

Tani, 84 për qind e gazetarëve po kërkojnë fonde alternative nga Bashkimi Evropian. Një aspektet tjetër i diskutueshëm ishte financimi i Zinc Netëork, një grupim “anti-dezinformuesish” që synonte gazetarët dhe politikanët amerikanë, përfshirë Max Blumenthal, Vivek Ramasëamy dhe kongresmenin republikan Andy Biggs.

Ata por edhe shumë personalitete të tjera amerikane në favor të negociatave të paqes, janë sulmuar si agjentë të Kremlinit. Prandaj, vendimi për ta shpërbërë USAID-in nuk është një çështje thjesht burokratike, dhe as një sulm i Trump dhe Musk ndaj “ndihmave humanitare” por përfaqëson një pikë kthese që mund të ripërcaktojë rolin e Shteteve të Bashkuara në operacionet e ndikimit nëpër botë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu