Pas incidenteve të fundit në veri të vendit, ku u sulmuan me granata dore stacioni policor dhe objekti i komunës në Zveçan, Policia e Kosovës tha se do të shtojë masat e sigurisë.
Në deklaratë thuhet se Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në vend, përfshirë veriun e vendit, për të parandaluar incidententet.
“Me planifikimet e parapara do të ketë shtim të aktiviteteve policore për të ofruar më shumë siguri në tërë vendin, për të gjithë qytetarët pa dallim. Planifikimet operative policore do të fokusohen në rritjen e prezencës policore në teren, duke realizuar më shumë patrullime në zona më kritike, më shumë pika kontrolli dhe rritje të bashkëpunimit me qytetarët”, thuhet në njoftim.