Sali Berisha lajmëron poilicinë/ Do ndëshkoheni nëse dhunoni protestuesitqë do rrëzojnë Hajdutin Edi Rama

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar forcat e policisë, një ditë para protestës së 7 korrikut.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se çdo punonjës i policisë do të marrë ndëshkim ligjor, nëse tenton të intimidojë, provokojë ose dhunojë protestuesit.

“Paralajmëroj të gjithë llojet e policive, se çdo presion, çdo qëndrim, çdo përpjekje për të intimiduar, dhunuar, penguar popullin opozitar, do të regjistrohet dhe do të marrë ndëshkim personal të merituar ligjor. Paralajmëroj, të mos provokojnë protestuesit”, theksoi kryedemokrati.

Sipas tij, e nesërmja do të jetë një ditë beteje e vërtetë, pasi opozita zbret në shesh si opozitë e vërtetë pas kaq vitesh.

Berisha shtoi se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen e tij sa më parë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu