Senati Amerikan anulon ambasadorin e ri në Shqipëri

0

Senati amerikan nuk e ka miratuar emërimin e David Kostelancik si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Senati i ka kërkuar Presidentit të SHBA, Joe Biden, që të miratojë një kandidat të ri për postin e ambasadorit në vendin tonë.

David Kostelancik u emërua si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Tiranën zyrtare nga Presidenti Biden më 24 Janar 2023, por Senati nuk e ka miratuar këtë kandidaturë.

Kostelancik është diplomat i Shërbimit të Jashtëm të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, grada Këshilltar Ministër. Ai ka filluar të shërbejë si këshilltar për politikën e jashtme të Kryetarit të Shefit të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley, në gusht 2021. Kostelancik më parë ka qenë Zëvendësshef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e SHBAsë në Budapest, në Hungari, ku ofroi udhëheqje dhe udhëzime politike për stafin e misionit prej më shumë se 350 personash.

Ndër të tjera, Kostelancik ka qenë i emëruar në Departamentin e Shtetit Amerikan si Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore –Qendore. Ai ka shërbyer si Drejtor i Zyrës së Çështjeve Ruse, në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike. Gjithashtu, diplomati ka qenë Drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit. Më herët, në karrierën e tij ka shërbyer dy herë në Ambasadën e SHBA-së në Moskë.
Detyra të tjera ku Kostelancik është përfshirë janë Misioni i SHBA në OSBE dhe Misioni i SHBA në NATO, duke u fokusuar dhe në bashkëpunimin e sigurisë me Rusinë, Ambasadën e SHBA në Shqipëri dhe Ambasadën e SHBA në Turqi. Ai ka shërbyer gjithashtu në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke u përqendruar në marrëdhëniet e SHBA me vendet e Evropës Qendrore. Kostelancik është diplomuar në Universitetin Northwestern në Matematikë dhe Shkenca Politike, si dhe Master nga Universiteti i Miçiganit në Studimin e Rusisë dhe të Evropës Lindore.

Po ashtu, ai ka përfunduar Masterin Shkencor nga Kolegji Kombëtar i Luftës në politikën e sigurisë kombëtare. Është njohës shumë i mirë i gjuhës shqipe, ruse dhe asaj turke. David J. Kostelancik është baba i tre djemve të rritur.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu