Si lidhet Charles McGonigal me projektin në ishullin e Sazanit

0

Prej disa ditësh në mediat ndërkombëtare është raportuar për planet për investime të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit.

Kushner po planifikon të transformojë ishullin e Sazanit, i përdorur deri më tani vetëm si një bazë ushtarake, në një eko-resort luksoz të markës “Aman”.

Por gazetarja Fatjona Mejdini ka denoncuar se në “Aman Group” rezulton të jetë emëruar në vitin 2022 si drejtor global për çështjet e sigurisë Charles McGonigal, ish-zyrtari i lartë i FBI-së.

Ky i fundit është dënuar nga Gjykata federale e Washington-it për lidhjet me Rusinë dhe korrupsionin për llogari të qeverisë shqiptare.

Gjithashtu, ajo thekson se rrjeti i hoteleve “Aman” drejtohet nga oligarku rus, Vladislav Doronin.

“Çfarë ju kujton emri Charles McGonigal?! Pas një kërkimi shumë të thjeshtë online më rezulton se në 2022-shin është emëruar si drejtor global për çështjet e sigurisë në Aman Group. Në fakt kjo është dhe kompania që sipas Bloomberg do të investoj në eko-hotelin luksoz në Sazan. Për më tepër rrjeti i hoteleve Aman drejtohet nga i ashtuquajturi oligarku rus, Vladislav Doronin. Ky i Sazanit duket një projekt shumë ambicioz vërtet…”, shkruan gazetarja në rrjetet sociale.

Si lidhet Charles McGonigal me projektin në ishullin e Sazanit

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu