SPAK-u duhet t’u bllokoi pasurit; atyre që kanë bërë korriupsion

0

Avokati Idajet Beqiri ishte i ftuar këtë të martë në studion e Euronews Albania, ku komentoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj.

Sipas avokatit të gjithë personat që mund të kenë kryer paligjshmëri në Shqipëri janë të predispozuar të goditen nga Prokuroria e Posaçme.

Ai shtoi se SPAK duhet të hetojë të gjitha krimet e post-komunizmit të bërë nga aktorët politik dhe në rast kur vepra është parashkruar, të sekuestrohet pasuria e personave që kanë kryer krime.
“Problemi është që tani duam s’duam ta pranojmë, nuk është pushim janë në ndeshje. Të gjithë janë në fushë dhe po luajnë, fusha është e rrethuar dhe nuk kanë nga lëvizin. Do t’u vijë radha të gjithëve atyre që kanë bërë krime. SPAK duhet të shkojë te të gjitha ngjarjat kriminale që janë bërë që nga dita e parë që u vendos demokracia dhe të marrin atë që u takon sipas rastit.

Diku mbase është kaluar afati dhe është parashkruar, që do të thotë se nuk do marri dënimin penal, por të paktën të zgjidhet padia civile në procesin penal. Që do të thotë ajo pasuri që është grabitur t’u kthehet qytetarëve shqiptarë, të kthehet në buxhetin e shtetit. Pastrimi i produkteve që rrjedh nga një krim nuk ka parashkrim, pra nëse them se këtë vilë nuk e justifikon dot, ta merr shteti atë në çdo kohë, u kalon taksapaguesve shqiptarë ajo. Dosjet janë të formësuara, por nuk ka vullnet. Madje është dhe vullneti politik që ndikon ndonjëherë te SPAK”, tha Beqiri.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu